BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Shëmbëlltyra “model” e shkeljes së Kushtetutës, ligjeve, etikës etj. etj.

Shëmbëlltyra “model” e shkeljes së Kushtetutës,

…Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që ligësia që i buron nga shpirti, i ka “pushtuar” trurin dhe atëherë mund të themi që ky njeri është i pandreqshëm ose duhet ndëshkuar… Fatkeqësia është që ky njeri është Presidenti i Republikës, që i ka shpallur “luftë” të gjithëve, që nga Amerika e deri tek analisti Frrok Çupi që e akuzon si “agjent të serbëve”! Njerëzit, atë ç’ka kanë të përbashkët, është ajo që të gjithë lindin pa komplekse, nuk lindin as të liq apo të mirë, nuk lindin as mashtrues as hileqarë, nuk lindin as hajdutë dhe as mëkatarë. Me vese të mira apo të liga, ata bëhen në jetë, duke i shfaqur ato qysh në adoleshencë. Karakterin e tyre, të pranueshëm apo të papranueshëm do ta vlerësojë më vonë shoqëria, shkolla, qëndrimi ndaj punës e mbi të gjitha jeta në punë shoqëri e familje. Njerëzit në jetë, marrin një rrugë të caktuar, rrugën e “perëndisë” të themi, apo rrugën e “djallit”! Psikologët, i njohin mirë këto probleme dhe ajo ç’ka dua të theksoj është që shoqëria, duke njohur mirë jetën dhe aktivitetin e secilit, i pranon ata në gjirin e vet ose i veçon. Nuk e kam fjalën për të sëmurët psikikë. Ka njerëz që korrigjohen në jetë ka edhe të tjerë që nuk marrin fare “pykë”! Më e keqja akoma është kur njerëz të pandreqshëm, shoqëria i vendos në detyra që nuk e meritojnë duke i sjellë asaj dhe vendit, dëme kolosale. Ka dekretuar e zhdekretuar zgjedhje, ka sjellë përçarrje në popull duke qenë “simbol i unitetit”, ka shkuar në “satër” tërë ambasadorët amerikanë e ata të BE-së, që nga Bochardt, Vlahutin e deri tek Yuri Kim e Soreka për “futjen e hundëve” në punët e brendshme të Shqipërisë duke i akuzuar si “gangsterë”, ka përçarë institucionet demokratike e ka sjellë shqetësime të shumta brenda e jashtë vendit, siç na njeh edhe Diplomati i njohur Fatos Tarifa, në letrën që i dërgon Presidentit. Me thirrjet e tij për rrëmbimin e sfurqeve dhe kosoreve, botës i kujtoi vitin 1510, kur krerët e sindikatave gjermane i bënin thirrje anëtarëve të saj të mprehnin çomanget dhe sfurqet për të përmbysur regjimin feudal. “Njëshi” apo “kreu i shtetit” gjatë tridhjetë viteve të tij në politikë, ka treguar që është i pandreqshëm dhe ndaj tij, të gjithë janë “mëkatarë”! Pandreqshmërinë e tij e ka treguar gjatë tre dekadave të qëndrimit në politikë në të gjitha funksionet e larta që ka mbajtur. Kur them që ai është i pandreqshëm, nuk kam parasysh gabimet në punë apo në detyrë, sepse cilido politikan, në çfarëdo detyrë që të kryejë do të bëjë edhe gabime apo faje dhe kjo siç themi ne, janë të natyrshme në natyrën njerëzore që shprehet në atë që rëndom thuhet “gabime njerëzore”! Por ky president i vendit, nuk vuan nga gabimet si të gjithë të tjerët, ai mbi të gjitha vuan nga ajo që quhet shpirtligësia, të cilën këtë e ka shfaqur në të gjitha detyrat që ka kryer si Kryetar Partie, si Kryeministër, si Ministër i Jashtëm, si Kryetar Kuvendi dhe së fundi si Kreu i Shtetit. Por, a është ky faji i tij? Zoti, këtë njeri kështu e ka “gatuar”, por në të njëjtën kohë, u ka thënë shoqërisë, organeve të drejtësisë të pushtetit etj. etj. që “merrni masa dhe “sipas kokës, i vendosni edhe festen”! Por jo, këto organe drejtësie, që nuk janë aspak të tilla dhe këto organe të pushtetit që drejtojnë jetën e vendit, kanë preferuar që për tridhjetë vite ky personazh, “t’i lozi si “arrin” të gjithë, t’i sjelli vërdallë e të dali mbi të gjithë si “triumfator” apo si “demon” i të keqes mbi të mirën, mbi të ligjshmen, të antiligjit mbi ligjin. Kjo është një “praktikë” e re që ka futur presidenti si në kohën e Shakespeare, kur ai shkruante: “Në këtë botë të ngjallme e shpirt boshe, u dashka që virtyti, t’i kërkojë ndjesë vesit”! Nuk është vetëm kjo, por, në të njëjtën kohë ai ka bërë edhe shumë bashkëpunëtorë. Unë, nuk kam ndërmend të analizoj të tëra bëmat e tij sepse këto, janë të pafund, por do të përmend vetëm disa prej tyre. Në kohën kur ishte zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm dihet se si ai veproi me ish-sekretarin e tij Almir Rapo që u arrestua dhe dënua nga drejtësia amerikane e më vonë i shpëtoi burgimit të përjetshëm si i penduar i drejtësisë. Sepse u mor në mbrojte nga ish zv/kryeministri. Këtë, e dinë mirë të gjithë. Më vonë, për “merita” u bë kryetar Kuvendi. Jo pak kohë u harxhua nga Kuvendi sikur të mos kishin punë tjetër duke u marrë me “komplotin” ndaj dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mëhill Fufit. Ishin të vërteta këto apo ishin “fake” organet e drejtësisë le ta gjejnë dhe le ta vërtetojnë, por nga kjo drejtësia deri më sot nuk është vënë asnjë “pikë” mbi “i”, por kjo është një çështje tjetër. Edhe në këtë funksion, ka shumë “merita” dhe si “shpërblim” nga kolegët e tij të kafes e të “ngjalave” i dhanë çelësat e Presidencës, atje ku merret shembull për “unitetin” e këtij populli të përçarrë shumë më keq se në kohën e “sadrazemit” dhe ky “Njësh” këtej e tutje do të quhej si “Njësh” që qëndron “këmbëkryq” mbi palët dhe secilit krah të politikës, me një të “lëvizur të gishtit” i tregon vendin dhe me një të “lëvizur të kokës” i bën të qëndrojnë “sus”! Siç e shpreha më lart, unë nuk kam ndërmend të bëj analizë, por dua të theksoj që nuk është fajtor presidenti ynë aktual, por janë të gjithë këta të majtë e të djathtë që i kanë “krehur bishtin” që e kanë marrë për “model” qeveritari, deputeti apo drejtues institucioni, pavarësisht dëmit që i ka sjellë Shqipërisë në arenën kombëtare e ndërkombëtare, qytetarëve të këtij vendi etj. etj. duke duruar “mbroçkullat” e kësaj politike tridhjetëvjeçare dhe më keq akoma këto sa vijnë e po thellohen. Së fundi, “rilindasit” dhe disa opozitarë të mbledhur nga fundrat e listave të deputetëve të zgjedhjeve të kaluara, vendosën ta shkarkojnë presidentin e nderuar. Ky Kuvend, ky Komision Hetimor, kjo mazhorancë dhe kjo Gjykatë Kushtetuese, presidentin nuk e shkarkojnë dot as sot, as mot as kurrë! Ilir Metës, po t’i japi jetë Zoti e ta pyesë “Sa kohë doni të qëndroni President”, ai do t’i përgjigjet “Do të qëndroj deri në vitin 2062 dhe po të jem mirë me shëndet, do të qëndroj edhe njëzet vite të tjera, deri në vitin 2082, për inat të socialistëve”! Po pse? Përgjigjen për këtë, na e jep vetë Konstitucionalistja e cila thotë: “Shkarkimi i tij do të varret nga Gjykata Kushtetuese, nëqoftëse shumica e tyre do të kenë simpati për Presidentin atëherë ai nuk do të shkarkohet”! Si ta kuptojmë këtë? Nuk kanë rëndësi shkeljet e ligjeve, të Kushtetutës, të etikës, por rëndësia qëndron tek simpatia, sipas pazareve që kanë bërë këta politikanë, deri edhe me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka rëndësi ligji, as Kushtetuta, por “rroftë simpatia” sepse megjithëse presidenti Kushtetutën nuk e heq nga goja, atë e ka shpallur “non grata” me kohë bashkë me mazhorancën që nuk e shkarkojnë dot. Në tërë aktivitetin e tij politik, presidenti ka zbatuar parimin kinez: “Armiku i armikut tim, është miku im”. Së fundi ish k/ministri Sali Berisha, u shpall nga DASH “person non grata”. Këtë njeri për tërë fatkeqësitë që i ka sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve përveç “sahanlëpiranalistave” e ka marrë në mbrojtje edhe Presidenti! Përse? Për gjithçka që i bashkon të dy, por vetëm për asnjë të mirë, me qëllim që nesër, të ketë në krah saliistët. Presidenti kështu, merr në mbrojtje Sali Berishën jo për gjë tjetër, por që të ketë një njeri të “ndershëm” ku të mbështetet. Është fakt i pamohueshëm që ky ia kalon shumë herë Berishës nga shpirtligësia. “Këto akuza thotë ai që ndikuan në këtë vendim të DASH janë gatuar në zyrat e shtetit kleptokratik të Ramës”! Që të arrinte deri këtu nuk mund të imagjinohet, SHBA mund të ketë shumë të këqija, por raportet që ajo përgatit për secilin vend nuk imponohet nga askush as nga qeveritë dhe as nga opozita, por kanë struktura të posaçme të besuara dhe të mirinformuara dhe gjithçka ka përgatitur i ka pranuar edhe presidenti... Këtë e di shumë mirë edhe një buf kënete, e jo të mos e dijë një president, por është shpirtligësia që e detyron t’i kundërvihet Amerikës si në të tëra rastet e tjera. Këto vendime, thotë janë marrë në zyrat e shtetit “kleptokratik” të Ramës dhe është e çuditshme që e thekson, “kleptokratik” që siç duket ky përcaktim i shkon për shtat sikurse i përgjigjet edhe Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij me kënge e valle nga Presidenca më këngën “hedhin valle tre hajdutë”! Gjithmonë ka marrë në mbrojtje më negativët... Këtë frymë ai ka futur edhe në organet e drejtësisë dhe ndonjë që nuk iu bind si Dvorani, dihet se si e ka vazhduar. Presidenti, gjatë katër viteve të qëndrimit të tij si president, i ka shpallur “non grata” edhe Amerikën edhe BE-në edhe Ramën. Po si është e mundur që ky njeri “i mbinatyrshëm” të “bëjë” ligjin mbi të gjithë? Për të mbrojtur aferat e tij korruptive, gjithmonë e ka “shitur” Amerikën për të mbrojtur një të dënuar tashmë nga drejtësia, Llallën! E vazhdoi më pas me të tjerë ambasadorë. “I them Amerikës që unë jam President i Shqipërisë dhe po të ketë nevojë të më vrasi, të më hedhi një raketë tek “Mali me Gropa” që të mos dëmtojë të tjerët dhe puna merr fund”! Nga kjo që të bën për të “qarë” për të mos dëmtuar të tjerët, kërcen përpjetë dhe egërsohet: “Amerika ka raketa, por ka edhe Rusia”! Pa ta provojë Amerika! Po nga ana etike? Ta dëgjojmë: “Unë nuk merrem me atë qen bir qeni, (Ramën) se ai e di fuqinë time, se po të dua unë, ai të gjejë vrimë ku të futet”! “Shteti, është marrë peng nga një bandë banditësh”! “Unë, po të dua mbledh në shesh 10 milionë njerëz, por mos më detyroni që t’i mbledh”! “Rrini urtë ju policë, sepse përndryshe do të përfundoni nën këpucët e Mubarakut..”! E sa e sa të tjera, por duke e ditur forcën sa e ka, që rrezik të mos i bindet as Blushi që mban ordinancë, tregohet “bujar” dhe popullin e lë të qetë, jep ndonjë dekoratë. Partinë, që dikur pretendonte për 20, 30 mandate ja mori “lumi” dhe sot lufton siç e ka zakon për një mandat që t’i bëjë pesë e të “qetësohet”! Nuk është në rangun e Ten Hsiao Pinit kur Maoja i thoshte “I shkurtër por flori është”! Vetëm ngjyra dhe gjatësia i bashkon me Tenin mbasi ai ishte reformatori që bëri epokë…