BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Shëndetësia, e infektuar nga sistemi “COVID-1990”!

Shëndetësia, e infektuar nga sistemi “COVID-1990”!

... Dhe qysh atëherë, gjendja jo vetëm nuk po përmirësohet, por po përkeqësohet. Sikur shte-tarët tanë në këta tridhjetë vite të merreshin me “armi-qtë” e dukshëm në shëndetë-si, siç po merren të gjithë sot me “armikun” e padukshëm diçka do të ishte bërë, por... Nuk them që të mos merren, përkundrazi, të merren edhe më shumë, por duhet që të mos vendosin vijë ndarëse midis “armikut” të padukshëm dhe atyre që duken e na së-murin përditë. Vitin e kaluar, ambasadorit gjerman, do t’i mbetej në mendje shprehja që kishte dëgjuar apo që ja kishin thënë tek Spitali “Nënë Tereza” që: “Mjerë ai që vjen në dyert e kësaj shëndetësie”! Ah more i nderuar ambasador, për kohën e pakët të qëndrimit tuaj në këtë vend vetëm me këtë shprehje që dëgjuat u çuditët, por sikur të kishit qëndruar edhe pak më shumë do të kishit dëgjuar edhe “Mjerë ai që vjen në dyert e kësaj drejtësie”; “Mjerë ai që vjen në dyert e kësaj adminis-trate”; “Mjerë ai që troket në dyert e arsimit të të gjitha niveleve”. Mjerë, mjerë, mjerë... dhe mjerimi shoqëron kudo e cilindo në çdo zyrë që të trokasësh. Këta janë “shtigje” ku të gjithë e të të gjitha moshave, do të kalojnë. Por meqë jemi tek mjekësia, të shohim se ku qëndron mjerimi. As më shumë e as më pak është e njëjta me situatën që po përjetojmë sot, me “COVID-19”! Na rra kjo “?amë” epidemi dhe më shumë se na ka infektuar me virusin, na ka çoroditur mendjen. Virusi me “uniformën e gardistëve të kuq kinezë” dhe me “citat e Maos në dorë” nuk e kishte më shumë inatin me ne shqiptarët sesa me “imperializmin” dhe “kapitalizmin” që trumbetonin me të madhe fytyrën “humane”. Vetëm virusi COVID-19, bëri të mundur të vërtetojë atë që ata nuk ishin aq “humanë” sa paraqiteshin, prandaj edhe u doli shpejt “kallaji”. Sado që ne, na mbajti me “hatër”, nuk kishte çfarë të na bënte më shumë. Qeveritë kanë ardhur e kanë ikur, kanë premtuar e kanë marrë angazhime, por infeksioni vazhdon. E veçanta është që në pamje, duket sikur shteti po lufton me këtë “armikun” e fundit të padukshëm, por në fakt, përmirësimi nuk po duket. Inves-timet qesharake ne fushën e shëndetësisë, korrupsioni në çdo qelizë të këtij sistemi, mungesat në personelin mjekësor, i japin edhe me shumë “forcë” virusit “COVID-19”. Qendrat shëndetësore, dikur në çdo fshat, sot, ose janë zhdukur ose janë katandisur si dikur hauret e bagëtive. Edhe atje ku ka qendra shëndetësore, në qytete, ka mungesa në personelin shëndetësor. Ata që e ndiejnë më shumë janë pensionistët, të cilët e kanë të pamundur ta përballojnë shëndetësinë me një pension qesharak. Më shumë se na ka infektua ky “?amë” virus, na ka çoroditur. Më kot ?asin specialistët e ca më pak politi-kanët që: “Këtë muaj presim të rritet kurba e infeksioneve, prandaj të forcojmë masat parandaluese”. “Në fund të muajit tjetër, pres-im të ulet kurba e infeksionit”; “Me rritjen e temperaturës, virusi nuk do të ketë atë forcën e ?llimit dhe do të “takojë kurbën zero”” etj. etj. Edhe faj nuk kanë sepse as nuk e shohin dhe as nuk e dëgjojnë, i cili sidomos tani në temperaturat e larta, është tërbuar edhe më shumë. Askush nuk e di se ç’do të ndodhë në të ardhmen sepse kemi të bëjmë me një “armik” të tipit “cigmacin” dhe askush në botë nuk po ja gjen “huqin” e jo më ne. Për të mos u larguar nga epidemia mund të themi që shteti, për të treguar që është i “angazhuar” më “armikun” e padukshëm çdo ditë dalin me radhë që nga Manastirliu, Rakacolli Tomini, Najada, Silvana e ku ta di unë duke na numëruar “rastet”, “x”raste  në  Tiranë, “y”  raste në Durrës, e “raste” në të gjithë Shqipërinë. “Raste” pafund. Nuk bëjnë keq, përkundrazi bëjnë shumë mirë, sepse nuk është e lehtë kjo situatë, por secili të bëjë punën e tij dhe të jo të mblidhen të gjithë e të numërojnë “rastet”, por të shohin edhe “rastet” shumë herë më të shumta të atyre që vuajnë pasojat e kësaj shëndetësie të infektuar. Përpos kësaj epidemie edhe më shqetësuese është harresa nga politika e armiqve “të dukshëm”, ku poli-tikanët e të gjitha ngjyrave, si specialistët sot kanë folur e ?asin për shëndetësinë sikur atë “do ta bëjmë falas”, “po merren të gjitha ma-sat për një shëndetësi bashkëkohore” etj. etj. që nuk ia vlen t’i përmendësh përderisa janë jashtë çdo realiteti. “Bir Selman i nënës cilin të qaj më parë”! Të gjithë janë për të “qarë”, por ja të marrim njërin prej tyre. Po marrim transportin ndërqytetas. Më shumë se katër muaj qëndroi i mbyllur ky sektor. Por a ishte kjo një masë e efektshme? Absolutisht që jo. Të infektuarit apo “rastet” siç i quajnë politikanët e specialistët po shtohen edhe më shumë e më së shumti në qendrën e shëndetësisë, në QSUT dhe pasojat i vuan transporti publik, sidomos ai ndërqytetas. Kjo masë i dha një hov të madh matrapazëve dhe spekulantëve për të ?tuar. Të gjitha makinat e vogla u kthyen në taksi që një Zot e merrte vesh se sa paguanin “të mjerët” ku nga Tirana për të shkuar në Korçë dy persona duhej të paguanin pensionin e njërit prej dy të moshuarve. Më këtë masë, u “punësuan” edhe policët sepse edhe ata “Allah” thërrasin. E sa e sa të tjera ka por nuk ja vlen të merresh e t’i përmendësh sepse këtu, ky sistem funksionon mbrapsht. Në radhë të parë secili duhet të kujdeset për vetveten e për të tjerët. Por në autobuzët e transportit drejtuesi i automjetit ka borxh të të “marri shpirtin” dhe jo të marri aq pasagjerë sa ka edhe vende, por mundë-sisht të vendosi edhe dy?shin e kapacitetit që ka automjeti. E si mund të mbajnë distancën qytetarët fjala vjen në Gjirin e Lalëzit, kur ata i tërheq jo vetëm deti, por edhe për të parë nga afër presidentin. Kjo kulturë na shoqëron dhe kultura, nuk rrënjoset as me aksion dhe as me “revolucion”, por me evolucion, pra duhet kohë e gjatë...Po largohemi nga “Zona e infektuar” dhe midis qindra e mijëra shembujve, po marr vetëm njërin prej tyre. Pa e hequr “maskën” nga goja, shkojmë tek mjeku mu në qendër të kryeqytetit. Ai, një mjek i aftë, viziton pacienten, i jep barnat dhe e këshillon të bëjë ?zioterapi po atje. Kalojnë tre muaj dhe ?zioterapia, nuk po ?llon. Ka ?lluar për ata që paguajnë në qendrën shëndetësore të shtetit. Barnat, nuk rimbursohen nga shteti “social” dhe pacientit i duhet të paguajë gjysmën e pensionit mujor. Mjekja ?zioter-apiste këshillon që para këtij shërbimi të bëhet edhe matje e kalciumit të kockave në klinikë private, sepse shteti nuk ka nga këto shërbime. Me këtë shërbim përfun-don edhe gjysma tjetër e pensionit mujor. Përveç këtyre, pacientes i duhet të përdori një vitaminë D-3, por më parë duhet të bëjë një tjetër analizë po në atë klinikë private. Pacientja do të marri borxh tridhjetë e pesë mijë lekë të tjera (shtetit, kështu i pëlqen, të ?asim me lekët e vjetra). “Kënaqësia” e pacientit, kur mori vesh që njërin nga ilaçet e rimbursonte shteti, u “shua” menjëherë kur dëgjoi farmacistin: “Ju kushtojnë 84 mijë lek”! “Po mirë sikur njëri nga këta ilaçe rimbursohet”. “Po është e vërtetë. Ky ilaç pa rimbursim kushton 34 mijë lek, me rimbur-sim, kushton 33 mijë lek. Urra! Rroftë shteti social për “sakri?cën” që bën për shtresat në nevojë, për pensionistët! Ç’të bëjë tjetër pacienti përveçse të marri përsëri borxh? Për të qeshur kur je për të qarë! Rimbur-sohen vetëm aspirinat dhe disa ilaçe fare të papër?llshme me një shumë qesharake. As analizat nuk bëhen në spitalin shtetëror në mungesë të reagensëve. Ka mungesë reagensësh apo shteti u vjen “në ndihmë” spitaleve private në kurriz të të mjerëve? Kjo e dyta është e vërteta. A do të vijë një ditë e t’i gjendët ilaçi këtij “infeksioni” tridhjetëv-jeçar, duke lënë në fushatën parazgjedhore “mjekësinë falas”? Nuk është një e dy, por janë me mijëra që u bie rasti të vijnë në dyert e mjekësisë. Pensionistëve dhe shtresave në nevojë nuk u del pensioni as për ilaçe nga ato të skaduarat. Po të tjerat për të jetuar? Po sikur të shkojë në dyert e gjykatës për ndonjë çështje prone? Po sikur...? Mos o Zot për ndonjë hall tjetër megjithëse këtu çdo ditë është e mbushur me halle. Të kuptohemi drejt. Është mëkat, të ?asësh për paaftësinë e mjekëve të të gjitha profesioneve. Çfarë kanë më shumë mjekët e huaj nga tanët? Përkundrazi, nuk kam interes t’i bëj qej?n mjekëve, por ata janë shumë më të aftë edhe nga të huajt, por mënyra se si ata i trajton shteti, ky është ndryshimi. Borxhi sa vjen e rritet, shëndetësia, sa vjen e përkeqësohet. Mos ka ardhur koha që të bëhet një reformë e thellë në sektorin e shëndetësisë? Kur them reformë, nuk kam parasysh si reformën në drejtësi e të vazhdojë me vite, sepse shëndeti nuk pret zotërinj shtetarë. Asnjë shërbim, asnjë analizë nuk bëhet në qendrat shën-detësore, duke ?lluar nga spitali qendror, sepse ka mungesë aparaturash, mungesë reagensësh edhe për një analizë të thjeshtë etj. etj. Më mirë do të ishte të mos kemi fare spitale shtetërore, por vetëm private sepse qytetarët, atje drejtohen me gjithë gjendjen tyre ekonomike me një pension sa për t’u quajtur pension. Të gjithë sektorët e tjerë janë po në atë gjendje që është edhe shën-detësia, prandaj faji, duhet kërkuar gjetkë që politikanët e dinë fare mirë, por nuk u intereson mbasi nuk ka si të shpjegohet që ndërsa borxhi rritet e rritet, gjendja ekono-mike rëndohet, mirëqenia sa vjen e ulet, investimet po ashtu, që shteti i di më mirë që mjekësia jonë është jo për shtetarët, por për “të mjerët”që këta, me borxhet që marrin të pasurojnë shtetarët. E keqja jonë më e madhe është që shteti, nga ky “vesh” nuk dëgjon, aq më pak tani që veshët i kanë zënë “çmërs”.