BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po

Koronavirusi tashmë është kthyer në një ritual mediatik dhe politik, ku vendin e yjeve të spektaklit e kanë zënë politkanë, mjekë, sharlatanë, forume mediatike dhe media të ndryshme, të cilët po shfrytëzojnë maksimalisht këtë fushatë për të mbushur me reklamë hapësirat e tyre.

 Media të djathta dhe të majta shfaqin çdo ditë lajme pexhorative të cilat godasin psikikën humane me shifra vdekjesh apo infeksionesh. “Rritje katastrofike infeksionesh, shtohen vdekjet, vendi drejt katastrofës”, e shumë tituj të tjerë  mbjellin panik mbi popullsinë ndërkohë që në të njëjtën ditë shfaqin reklamat e minitrisë së madam Manastirliut, e cila ka zgjidhur qesen për të mbjellë terrorin mbi popullsinë e pambrojtur nga kjo valë agresive dhune. 

Superstari i kësaj fushate kryeministri ynë i nderuar, i cili pasi dështoi teorinë e kufomave që do të ngelen pa varrosur dhe pirgjet me të vdekur, ka dalë në prapaskenë duke nxjerrë mininiyjet e sanitarosharlatanizmit. 

Këto prostituta politike të vëna në shërbim të terrorit mediatik, në vend të përballen me sëmundjen  në terren mbytën ekranet, faqet e internetit dhe rrjetet sociale si aktorë pornosanitarë, duke vazhduar me argumente diletanteske për sëmundjen që do na kafshojë dhe do na çojë në kasaphanë. 

Kontradiktorë, militantë, të çekuilibruar dhe aspak profesionalë vihen në luftë opinionesh me kundërshtarët e koronavirusit, duke u shndërruar në lehqenëri absurde dhe të paprinciptë duke dalë jashtë kontekstit të tyre profesional. 

Të dështuar me teorinë e izolimit, të dështuar në përballimin e koronavirusit, të dështuar në aferën e maskave, të dështuar në efektivitetin e shëndetësisë shqiptare përballë kësaj sëmundje, banda e sanitarollapaqenëve dëshpërimisht kërkon rrugën e shpëtimit në audicionet mediatike.

 Diku del njëfarë Skënder Brataj, diku del ylli vezullues Pipero, diku del Rakacolli apo Çomo dhe kështu me radhë pafund mjekë të panjohur që koha i bëri yje mediatikë që vetëm broçkullisin duke shfaqur sharlatanizmin e tyre profesional në formë terrori mbi popullsinë. 

Të gjithë në unison sulmojnë këdo që mendon ndryshe nga ta dhe ylli Supernova i Surrelit. Asnjë nuk duhet të flasë ndryshe nga çfarë predikojnë shpikësit mediatikë të kësaj sëmundje që efektin e saj potencial duket se e ka nga publiciteti i sponsorizuar nga qarqe të dyshimta se nga fuqia e saj reale. 

Në gjithë botën janë mbledhur kokat e shkencës, mjekë virologë, nobelistë, të cilët  kontestojnë masakrimin që po i bëhet popullsisë dhe ekonomisë botërore. Janë qindra emra që kanë zbardhur të vërtetën e manipulimeve me shifrat që i është bërë kësaj sëmundje. Vetë Anglia rishikoi shifrat e vdekjeve pasi ka pasur manipulime skandaloze. 

Në Itali janë hapur me vendim gjykate procesverbalet e Komitetit Teknik dhe nuk ka dalë në asnjë dokument të jetë kërkuar mbyllja totale e gadishullit, gjë që solli shkatërrimin ekonomik të vendit. Nuk duam ti hyjmë  fakteve dhe  shifrave, pasi kjo gjindje asteroide ka gjetur zgjidhjen, se kush mendon ndryshe është armik konspiracionist. 

Bllokimi i analizave dhe kurimeve nga spitalet private tregon qartë se ky grupim njerëzish që menaxhojnë këtë situatë janë vetë pjesë e një konspiracioni botëror antinjerëzor. Për ta mbyllur dua të sjell një deklaratë të njëfarë mjeke, që më shumë duket se vjen nga e shkuara e  kampeve naziste të përqëndrimit, sesa nga radhët e të betuarve të Hipokratit.

Linda Shosha: “Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk egziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen. Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte , tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan”.

Kjo këllirë në çdo shtet normal duhej përzënë nga puna me ceremoni, pasi komunikimi i saj sadist është prezantimi i një doktrine agresive që ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe këtë fushatë pseudopandemike me debilokorifenjtë e përzgjedhur si imazhi mediatik i kësaj fushate. Artikulimi i kësaj monstre tregon qartë se në çmjerim ka rënë shëndetësia shqiptare.

Fatkeqësi kombëtare.

Supernova kryeministër padyshim ka buzëqeshur nga maja e Surrelit  dhe ka bërë  gati promovimin në krye të Komitetit Shkencor.

Koha për gallatë kovidiane.

Këtu mund të gjeni ligjëratën e kësaj këgëtareje kovidiane:

https://www.syri.net/sociale/359276/mjekja-publikon-mushkerite-e-pacienteve-me-covid-kush-jeni-more-palaco-qe-nuk-hellip/