BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shënime të shkruara larg Shqipërisë!

Shënime të shkruara larg Shqipërisë!

Më duhet të them  qysh në fillim atë ç’ka shkruan i Madhi At Zef Pllumi: “Kurrë nuk e kisha menduar që Shqipëria, një vend kaq i vogël, të kishte kaq shumë rrugaçë”! Kështu e ka katandisur këtë vend përrallor që e “skaliti” Mëma Natyrë me mjeshtërinë më të madhe, që e beri të Bukurën e Dheut, por që politika dhe politikanët e këtij vendi e katandisën si të tillë, vetëm për një grup ta pangopurish dhe jo për të gjithë. Të “Bukurën e Dheut”, politikanët, sot e kanë shndërruar Shqipërinë në të “shëmtuarën e dheut”! Ky, është një realitet  që shihet me sy, preket me dorë, shijohet me tërë hidhësirën e saj, në rrokullimën që ka marrë..  Prandaj unë jam i qetë të shkruaj dhe me nerva të ftohta, që kam rënë në qetësi nga “temperatura” e lartë politike që e sfidon të nxehtin e tmerrshëm, që edhe bukën e kam marrë me vehte e që gjeta belanë..!.Në këto ditë të nxehta vere, si asnjëherë tjetër, e mpleksur kjo edhe me krizën e çmimeve, me pandeminë e ulur këmbëkryq, ç’do kush, ka nevojë që të pushojë disa ditë të marri pak jod apo pak ajër të pastër në mal, të shkojë jashtë tek fëmijët apo të afërmit e tij... Po i shkruaj këto shënime larg Shqipërisë, mbasi nuk e teproj,të them që në Shqipëri, edhe dhjetë ditë apo dhjetë muaj të kalosh në bregdet, në mal, e kudo, nuk ke pushuar. Është e pamundur që atje të çlodhesh, të largosh stresin, ankthin, t’i shpëtosh infeksionit politik, që të streson,  të “lajthit”  të përçan, ku  nxitet me tërë forcën e politikës urrejtje për disa dhe “dashuri” për disa të fantaksur të politikës, që të bën egërsirë, që të fyen e të bën të flasësh me vehten,  e në fund, të vret..! Është e padurueshme  të dëgjosh disa media vizive apo të shkruara që i sipas preferencave, ca i kanë të “nënës” e të tjerët të “njerkës’ sikur hajdutë e përçarës, nuk janë të gjithë por një pjesë, janë vetëm ata që ka inat media, dhe me hir apo me pahir, bëhen të pabesueshëm...Edhe  kriza,  edhe  temperaturat e motit,, edhe  pandemia, janë “lule”, , përpara asaj më të tmerrshmes, më tragjikes, më lemeritëses që tek ne, quhet politikë, që merren të gjithë pa përjashtim,  që e “ligjërojnë” ata që janë në pushtet. që e “bastardojnë” edhe më shumë ata që janë në opozitë dhe në përfundim, ata që e vuajnë, janë njerëzit e ndershëm, ata që vuajnë për bukën e gojës, që nuk kanë asnjë fije shpresë për të ardhmen se diçka do të bëhet, që në pamundësi t’i japin zgjidhje problemeve dhe halleve, kalojnë në depresion..Është kjo politikë, janë këta politikanë, të majtë e të djathtë, sidomos të këtyre viteve të fundit ata që krizën e thellojnë, që pandemisë i rritin infeksionin në shkallën më të lartë, që temperaturën e motit e çojnë në njëqind gradë, minus apo plus, që edhe banesat e qytetarëve, edhe ato të bagëtive i kanë kthyer në të braktisura.. Temperatura, i rritin spekulimet me çmimet, me mashtrimet, me përrallat,që nxisin qytetarët të egërsohen, të përçahen, të jetojnë me frikë, të ikin nga “sytë këmbët” nga Shqipëria. Mashtrimi i të gjithëve është bërë natyrë e dytë, burim fitimi!.Ata që nxitin përçarjen mes qytetarëve, që nxisin “dashuri” për disa politikanë “të mirë” dhe urrejtje për disa të tjerë “të këqij”janë politikanët ,jo të një ngjyre, por të të gjitha ngjyrave, të zezë, rozë, blu, të kuqe, gri, etj. Vetëm përçarja, është mjeti më efikas i politikanëve për të qëndruar në pushtet, që ata të mos jenë kurrë në një mëndje. . Qytetarët, do të bashkohen, do të mos urrejnë e do të bëhen të qeshur, vetëm atëherë kur të bëhen politikanët të tillë,  kur këtë dashuri  ta kenë politikanët, kur  këtë buzëqeshje, ta kenë politikanët. Por, as më shumë e as më pak, a mund të kenë dashuri e qetësi mes katër apo pesë “Ujqërve” që shqyejnë një “kërmë” siç është katandisur Shqipëria, që kush e kush të rrëmbejë më shumë?. Në këtë rast “të lumtur” janë vetëm ata qëndrojnë larg kësaj “skene”, që vetëm llafosin “barrë e kashtë”, që flasin sipas “midesë” së tyre e bëhen “trima” me llafe por që askush nuk i jep zgjidhje, sepse në ç’do vend  ku “egërsirat” shqyejnë, nuk afrohet askush!...  Sikur edhe në majë të shkëmbit të qëndrosh, larg Shqipërisë, të duket “lule” edhe përpara bregdetit në Shqipëri, ku rrugaçët e shtetit të veshur me uniformë policie, sikur të mos i mjaftonte tregtia e drogës me gomone, të vrasin edhe fëmijën e pafajshme që luan në breg të detit në sytë e prindërve.. Larg Shqipërisë, është plagë e madhe që të mungon vendlindja, por nuk sheh “të fortët” e Shtetit që të marrin jetën edhe për një pëllëmbë vend, edhe për një shegzlon,edhe për një shishe ujë që kushton dhjetë herë më shtrenjtë nga qumështi,  sepse vetëm burimet e ujit që i ka dhënë natyra, nuk i bëjnë dot “pronë” politikanët, sepse ç’do gjë të gjallë, e kanë “sikterisur”!. Të vjen më shumë se për të qeshur, kur palot e politikës, fajësojnë njëri tjetrin që edhe qytetet, edhe fshatrat kanë mbetur gërmadhë.. Larg Shqipërisë, në ç’do vend të shkosh për të pushuar, të huajt,  të vijnë në ndihmë e të ndihmojnë të të krijojnë kushte sa më të mira dhe nuk të shohin me egërsi, sikur do të të përpijnë, sikurse të sheh pronari që ka zaptuar bregdetin, që edhe Mjeku të sheh me egërsi, sikurse prokurori, gjykatësi, politikani apo një idiot i administratës...Në Shqipëri,  toka është e  xanun”  për shqiptarët dhe e “pa xanun” për të huajt, jo vetëm bregdeti, por ç’do pëllëmbë tokë, nuk është për atë që i takon, nuk ka një varr ku të prehet sepse nuk ka të paguajë, nuk ka për t’u ushqyer, nuk ka shkollë,  ku edhe në fshatin Drenovë, që kam shkruar me dashuri, fshatin e Asdrenit, autorin e Himnit të Flamurit, shkolla që është e mbyllur!. Në këto kushte rruga më e lehtë është që shqiptarët, t’ia mbathin nga Shqipëria, një orë e më parë...Në Shqipëri, edhe Historia po deformohet,edhe pasardhësit e atyre që kanë luftuar për Shqipëri, shikohen si kriminelë edhe ata që duan  të bëhen pasardhës veterani,kanë frikë se i pushojnë nga puna,  sepse edhe varret e Heronjve po shkatërrohen sepse kjo politikë e këta politikanë, kërkojnë të sjellin kriminelët në pushtet, drogaxhinjtë, hajdutët e të babëziturit..! Kjo është politika që është ndjekur nga ky Sistem e këto Qeveri që janë, kanë qenë e bile, edhe ata që do të vijnë, siç kërkojnë të vijnë ata që e ngritën këtë “katrahurë” Sistem!. Tek shkruaj këto rreshta, as unë, as të tërë ata njerëz që kanë fëmijë u ther në shpirt, kur “i forti” i Shtetit ta vret edhe në breg të detit,, nuk mund të përmbajmë lotët, sepse,hipokritët e politikës  që bëjnë “shou” e bëhen të “dhembshur” bërë të tilla asnjëherë që kanë shkaktuar tërë këto tragjedira me jetë njerëzish me fukarallëk, me mjerim... Për  pasojat që kjo politikë e këta politikanë  kanë shkaktuar e vazhdojnë të shkaktojnë,  unë, më hollësisht i analizoj në  Librin  tim, “Kur Shqipëria u pushtua nga shqiptarët” dhe fjalën Pushtim, që  e kisha në thonjëza, vendosa që t’ia heq,  sepse është me të vërtetë pushtim, që ka pushtuar gjithçka atë që Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk ja ka bërë  asnjë pushtues i huaj të cilët ata, duken “lule” përpara pushtuesve shqiptarë . Të vij tani tek Jonada e Vogël që do ta kujtojmë për shumë kohë si ç’do njeri të pafajshëm që e vrasin kriminelët, sepse Jonada, nuk është e para. Ajo, ju shtri dheut nga kjo politikë, nga këta njerëz të kësaj bastard politike që nga njëra anë kanë vrarë e kanë futur ne Dhe, dhjetra e qindra të pafajshëm me politikën e tyre , sot, rrëmbejnë një tufë me lule dhe shkojnë në familjen e Jonadës e shkojnë atje si “prindër” bashkë me  Kryepolicin që punëson drogaxhinj, Turp më të madh, nuk ka njohur historia, siç po sheh, këtu në Shqipëri!. Edhe mua e kujtdo i vjen turp me qëndrimin që mban ky Kryeministër, që me politikën e tij e të atyre “sejmenëve” që mban pas, ka shkaktuar sa e sa “viktima” me politikën e babëzisë, të hajdutërisë, të të pangopurve.!.E mira do të ishte që Kryeministri të fshinte e të mos “kikërrinte” në faqe të Dheut,kjo qeveri e këta ministra, të korruptuar deri në gen..Më e keqja është që kriminelët qëndrojnë në pushtet, që “vrasin” jo vetëm me armë, në sa e sa raste të tilla, jo vetëm me gomone, por edhe me bukën e gojës, me çmimet, me “gogolin” krizë që edhe vetë kriza e sotme, as pandemia, nuk janë aq“gogolë”krahasuar me këtë politikë antinjerëzore që qeveritarët mburren e kapardisen.. Por, Kryeministri, këtë, nuk e bën dot sepse është pjellë e këtij sistemi që e sajuan  në fillimet e tij ata që sot “i qajnë hallin” Shqipërisë, që rrëmbejnë nga një tufë lule e shkojnë tek familja e Jonadës. Kryeministri, këtë nuk e bën dot, sepse nuk e kanë bërë as të parët e tij që sot hiqen “Engjëj” me gjakun e një vajze të pafajshme, për pak pushtet të qelbur, për pak “dinjitet” personal! Çudi e madhe kjo, kur më agresori, më i pashpirti, ish Kryeministër,autori i sa e sa viktimave me politikën e tij të mbrapshtë, sot hiqet ‘Ëngjëll’ e na rrëmben lule në dorë! “Ujku” që kollofit qengjin, më pas i çon  lule!.  Sa tragjikomike! Pas,  i shkojnë disa rrëmujaxhinj që pretendojnë për një “copë” karrige, që e bëjnë edhe më pis këtë politikë..Si do të mund unë ç’do njeri i ndershëm, të respektojnë një ish President i larguar pak ditë nga Presidenca, që ditë për ditë del në Konferenca shtypi dhe me një fjalor prej një rrugaçi të rëndomtë, vetëm akuzon Kundërshtarin e tij Kryeministër, për korrupsion galopant, për kriminel, për paaftësi e shumë e shumë të tjera. Dakord deri këtu,që Rama, të gjitha i meriton., Po ti more ish Kryetar shteti, a nuk ndjen një grimë përgjegjësi që keni qenë në majë të “Kupolës” këta tridhjetë e dy vite? Ve, sapo hoqët kostumin e përveshët mëngët, jo për të dhënë ndihmesën tuaj, por nxisni sherre, i fryni zjarrit, e kundërshtarët politikë ju duken si “shtanga” për t’i flakur !. . Të ngrihet leshi i kokës përpjetë kur ky ish President, vendoset në gjuhën e një “Ogiçi” e të shpifi lart e poshtë që Rama,  “fshihet prapa fustanit të grave”! Unë nuk mund ta akuzoj këtë ish President për spiun të Sigurimit të shtetit, por të paktën për korrupsionin, nuk ka gojë të flas! Kohët janë të tilla që i besueshëm është i korruptuari deri në palcë, që korrupsionin e lufton i korruptuari, që moral për të mos grabitur të bën hajduti!.  E mira e të mirave do të ishte që të gjithë ju politikanë të ikni nga Shqipëria e të shkoni të përrallisni andej nga Togua, apo Republika e Kiribatit ku nuk ju njeh kush! Bëni ç’farë të duani, por vetëm me ndjenjat e këtij populli mos luani që edhe ç’do humbje jete që ju shkaktoni e dhjetëfishoni dhimbjen me politikën që ndiqni dhe si të tillë, jeni njësoj të dëmshëm...