
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK


Urbani i linjës së kombinatit ishte i ngarkuar . Si të mos mjaftonte rebeshi i shiut që bezdiste xhamat e urbanit me pikat si breshër të ngara nga era , por edhe breshëria e fjalëve të posaxherve cilët të besdisur nga fëshkëllimat e stuhisë nga jashtë që u nervozonte çadrat, ende po u fShënjestrimi i kryeministrit... futur nga brenda , gjuha i hakërehej politikës a thua se, ishte faji i saj i vërshimit të lumit nëpër bulevard .
- S'kanë faj rrugët. E duhan me kohë t'u rish mbi kokë, që t'i bëjnë derman motit të çakorduar . Më zi se moti janë bërë deputetët . U bien daulleve në komisionin e ekonomisë, sa kaluar tastjera xhazi i kanë kthyer tavolinat,
- u shkreh njëri nga pasaxherët .
- Ata e kanë më qimet se s'u laget këmba . Kripën e kanë të thatë . Ua ka lagur trunë pasurija , ndaj i lëshojnë zjarr shuplakat nëpër tavolina , i bien pragut të dëgjojë dera , se po i vete festja vërdallë nga SPAK , ia pat i dyti .
- Qan hallin e kalorsit se i varen këmbët , vazhdoi me të vetën i treti .
- Po ua mbledh lëmçkën drejtësia , s'po gjejnë vrimë ku t'i fshehin, pasurinë ndaj tregojnë grushtat ,
- ngulmoi i pari .
- U hedh dhe ngaj një kockë kryeministri dhe ata u bënë telef duke thyer me dhëmbë e nofulla . S'është punë komisionesh parlamentare , se ia kemi parë hajrin ka 32 vjet , janë sa për të larë e të lyar , dhe na hedhur hi syve ne , se pushtetarin se kanë gërvishtur gjëkundi . Tani që po i dridhet toka nën këmbë , shpikën mos bindjen civile , peshqit e mëdhenj . Rithemeluesi ia filloi nga Durrsi për të mbledhur militantët që t'i lëshojë rrugve për mos bindje civile për t'ju larguar gjyqeve të drejtësisë . Andej e thërret drejtësia për të dëshmuar, këtej rithemeluesi bën karshillëqe me gjyqe mitingjesh . Mos o zot, në ç'dorë politikanësh na ke ! Nga se u ka zënë prapanica kallo në kariget e parlamentit , tani i bëjnë mullare përpara foltores , që të venë në punë b..., se goja i ka zënë lesh me komisionet parlamentare si një e drejtë kushtetuese që këta do ta venë në vend, deri edhe në futje në grevë urije . Ruaja mendjen, o zot se çfar s'po na shohin sytë me deputetë të shndruar në njerëz marimangë që zvariten nëpër muret e parlamentit , në ndezës flakadanë , fërshëllima , ore do të dëgjojmë ndonjë fjalë burri të mënçur, apo vetëm papagaj që lëshojnë tinguj në ajër, duke përsëritur të njëjtin teks të pronarit të tyre !?- me nervat llastik s'kishte së pushuari i dyti.
-Tani marveshja për refugjatët Meloni - Rama , do t'ja futi këmbët në një këpucë kryeministrit...,- ironozoi i treti .
- Ku gjuan shënjestra e kryeministrit, radarve të tyre nuk u kap rezja . Shpirti i shqiptarizmës duhet të promovohet kudo në botë . Është e vetmja gjë që na bën krenarë dhe lartëson nga të tjerët ; besa , bujaria , fisnikria , trimëria , janë virtute të shqiptarit për të cilat duhet të hapen dyertë e futjes me të drejta të plota në BE . Reformat e tjera për arritjen e standarteve evropiane kërkojnë mbështeteje llogjistike e financiare nga BE-ja, sepse hapi jonë është i vogël për të kapur atë të ekonomisë evropiane . Marrveshja për hebrejtë, ugurët, afganët dhe tani ajo e Meloni - Rama për rrefugjatët afrikanë , tregon shpirtin e mirënjohjen e shqiptarve , vlera që kryeministri shqiptar po i bën evidente në botë , lerë prrallisjet e rithemeluesve me demek se do të rruajë pushtetin e vet përmes servilizmit me ndërkombëtarët . E provuam 50 vjet ku na çoi mbyllja në telat me gjemba . Vetëm diktatori me ''mbështetja në forcat e vete '', e ka shtypur dhe gjunjëzuar këtë popull , kauzë që kërkon të ngrerë dhe lidershipi i sotëm i rithemelimit, por që s'pi pilafi më ujë , sepse është e njëjta daulle e 32 vjetve , shkopinjtë e së cilës ua kanë shklyer rrathët dhe mos bindja civile, ka për t'ju kthyer mbas koke për t'i lënë si peshkaqenë që vetëm SPAKU mund t'ua mbështjellë kokën në rrjetë, në të kundër mjerë në cironkat me këta ujqër që s'kanë të ngopur . Frika e tij , i ka kallur datën aq sa s'po lenë gur pa lëvizur, vetëm e vetëm të marrin peng SPAKUN me ato SKAPET e tyre , për të mbajtur peng drejtësinë . Ka vdekur ajo kohë e pengjeve sepse reformimi i drejtësisë udhëhiqet nga tjetër kush , që ka marrë veton e kushtutshmërisë për të ndjekur nga afër . Për më tepër shënjestrimeve të kryeministrit për të rreformuar drejtësinë dhe promivimit të kostitulacionin shpirtëror shqiptar me gjithë vlerat, tashmë janë në sytë e gjithë botës , megjithë përpjekjet e lidershipit të rithemelimit për të shpëtuar kokën e tij përpiqet të krijojë trazira parlamenti apo mos bindje civile në gjithë vendin , në emër vallaha të shkeljes së kushtetutës për mos ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, kur qartazi ato kërkojnë të ngrihen, vetëm e vetëm të bëhen pengesë për punën e SPAKUT , se sa për të luftuar korrupsionin qeveritar, shqiptarët i kanë parë në 32 vite ç'kanë nxjerrë në dritë me komisionet e tyre të famëshme hetimore parlamentare''. Koha e këtyre kokave ka vdekur . Veçse militantëve të korruptuar, askush nuk ka për t'i shkuar nga pas . Kusuret tona , në vend të vihet vesh këtyre përmbytjeve dhe sa e sa të tjera halle populli , të vritet mendja për të gjetur mundësi buxheti , deputetët e rithemelimit , bien daulleve nëpër tavolina, për hallin e madh që i ka zënë me kryetarin e tyre, për ta shpëtuar nga SPAKU , - nuk e zinte vendi në sendiljen të tretin pasaxher që kishte ngritur veshët e gjithë urbanit . EH ! Po ky pyesin andej nga flasin këto zëra njerëzish, rithemeluesat !? Nga se nuk kapin dot rezen e shënjestrimeve të kryeministrit , përpiqen përmes mosbindjeve civile të ngrenë kauza të ngritura si kundërvënie mbi kauzën e mazhorancës , pa qënë në gjëndje të ndërtojnë një kauzën të vetën, që të krijojnë frymën mbështetëse të gjithë elektoratit . Shënjestrimi i kryeministrit godet me qitje të largët , për të ndërgjegjësuar BE për integritetit e shqiptarve mbartës të vlerave të mëdha humane , njerëzore, atë që si rrallë mund ta gjesh ndër popujt në botë . Të vegjël vërtet. Po ndonjë ndikim në ekonominë në BE siç është 27-shja e grupimit , por vlerat humane të këtij populli, kanë qënë dhe janë , për të marrë shëmbull. Shprehje më e gjallë e këtij humanizmi është dhe marrveshja Meloni -Rama , pavarsisht skepticizmit të skeptikve , të cilët nuk shohin më larg se hunda e vet .
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
