BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorë?!

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo

Shëtitorja buzë Jonit në qytetin e Sarandës është bizhuja më e bukur për qytetin bregdetar. E vlerësuar nga sarandiotët dhe tërë ata që zgjedhin këtë qytet për të kaluar pushimet, ajo është bërë tanimë vend pelegrinazhi ku bashkohen të gjithë ata që vijnë në këtë qytet. Kjo shetitore është projektuar dhe ndërtuar me shije dhe cilësi dhe hyrjet në thellësi të detit të pistave të veçanta i kanë dhënë dimensione të tilla pasi njëherësh mund të shëtisin mijëra njerëz në kuadrate të stërmëdha. Gjatë tërë ditës, jo vetëm buzë mbrëmjeve, po deri në orët e para të mëngjezit edhe gjatë ditës,,kur dielli djeg si saç, pushuesit ecin nën hijen e pishave dhe puhia e detit u frekon fytyrat, si të ishin poshtë një flugeri të stërmadh. Buzë detit kurrë temperaturat nuk janë ekstreme. Ndaj qyteti është i freskët dhe në shëtitore freskia nuk mungon në çdo orë të ditës. Shëtitorja e Sarandës në perspektivë do qarkojë bregun nga Marina Detare deri tutje pranë grykëderdhjes së lumit “Bistrica”. Kur të përfundojë ky projekt, frekuentuesit nuk do largohen nga skajet për të mbërritur në shëtitren egzistuese. Se ndodh gjatë mbrëmjeve për një shëtitje në breg të detit të vijnë pushues nga Ksamili deri dhe nga Lukova. Të gjithë duan të shijojnë disa hapa te shëtitorja, e cila shërben si një pistë me përmasa të mëdha. Shëtitja në mbrëmje është relaks i jashtëzakonshëm. Cilido e ndjen se këtu nis frymëmarrja e qytetit dhe merr rrugë për t’u kthyer në rrugicat e qytetit.Shumica e turistëve, shumë herë e lënë shëtitoren në orët e para të mëngjezit. Pra shëtitorja është vendi i pelegrinazhit dhe ritit, ku në mbrëmje zbresin të gjithë për të shijuar mrekullinë nën ndriçimin e hënës që varet mbi majën e Lëkurësit, ku kështjella ngrihet mbi bedenat shekullore si një zgjatim i këtij mali emblematik me formën e piramidës. Nga shëtitorja,Lëkurësi dhe mali, ku është ndërtuar shekuj më parë “Manastiri i dyzetë shenjtorëve “ të krijojnë ndjesinë se je mbi një anije të stërmadhe gati për lundrim. Vlera e shëtitores është shumë dimensionale. Pa atë Saranda do ishte e zbehtë, pa atë nervin që të krijon kjo hapësirë. Pa të do ishte e ashpër, gati si një gërxh i xhveshur pa bimësi. Në se mund të flisnim për cilësinë e lungonares së Sarandës mund të numëronim detaje pa fund. Po lungomarja buzë detit, veç anëve pozitive të njohura nga të gjithë ka shumë problematika që i’a zbehin vlerat dhe e bëjnë atë problematike për të gjithë ata që e zgjedhin. Cilat janë plagët e lungomares, të cilat i’a zbehin vlerat dhe në jo pak raste e bëjnë të pakëndshme dhe të rrezikshme për ata që e frekuentojnë? E para, tendenca për zgjerimin e radhëve të karrikeve dhe tavolinave, duke krjijuar rrëmujë dhe pamundësi frekuentimi lirshëm nga ata që dan të shëtisin. Secili që ka një lokal me shtrirje të kufizuar qoftë edhe një lokal modest për tregtim akulloreje, kërkon të zgjerohet në kurriz të bulevardit, duke kafshuar disa pllaka, të cilat janë për t’u shërbyer atyre që duan të shëtisin. Kjo lakmi sa vjen e shtohet dhe duket se bizneset gjykojnë se kjo sipërfaqe është bërë për ata për t’i shfrytëzuar dhe përfituar sa të mundin dhe ku të mundin. Kjo është njëra nga plagët e lungomares, e cila kërkon kurim urgjent. Ndalim dhe kufizim për të zbatuar cilido ligjin dhe sipërfaqet e lejuara. Ndryshe turizmi cënohet shumë rëndë dhe qytetarët kanë të drejtë të kthejnë shpinën dhe të lsrgohen drejt vendeve më të qeta. Atëherë si duhet ndalur ky fenomen? Organet e pushtetit vendor dhe institucionet e kanë detyrim ligjor ta ndalojnë këtë fenomen të kundraligjshëm. Ndryshe çdo sezon turistik do shtojë tavolina e karrike deri sa e tërë shëtitorja të shndërrohet në një restorant gjigand. Po a është plaga e vetme kjo e shtrirjes së bizneseve në shëtitore? Plagë tjetër, jo më e vogël, është dëmtimi i pllakave dhe mos riparimi i tyre si dhe përdorimi pa kriter i çezmave portative rrugës. Ashtu sikundër zaptimi i bordurave nga tregëtarët e çikërrimave, të cilët shpalosin artizanatin e tyre dhe lodra apo qëndistari të ndryshme. Po problemi më i mprehtë dhe më shqetësuesi që e thonë gjithë frekuentuesit e shëtitores është lëvizja e makinave, motorrëve, biçikletave dhe prej kohësh edhe i skuterave, të cilët lëvizin me shpejtësi nën drejtimin e fëmijëve, të rinjve, po edhe më të rriturve. Janë dhjetëra skutera, për mos të thënë qindra, që parakalojnë mes për mes shëtitores pa u ndalur në një varg të gjatë në gara të etëshme, cili do mbërrijë i pari në skajin fundor. Atje ku nis shëtitorja pranë kompleksit të notit deri tutje tek turizmi. Skuterat në rradhë garojnë me shpejtësi në pikun e lëvizjes së qytetarëve. Lumi i atyre që dalin për shëtitje përbëhet nga fëmijë në karroca deri tek të moshuarit, që ecin e ndalen në stolat buzë detit. Të gjithë janë të rrezikuar. Më së shumti fëmijët e të moshuarit, pastaj varet cili ta ketë fat të goditet prej tyre me tërë forcën. Vetëm pesë ditë më parë në mbrëmje, njëri prej skutareve të shumtë, goditi një qytetar, turist nga një qytet i Shqipërisë. Goditja ishte shumë e fortë dhe qytetari u rrëzua mbi pllaka pa frymë. Ishte kaq shokuese sa u rrëzua sa gjatë e gjerë mbi pllakat e gurta, duke pësuar dëmtime në trup dhe gjymtyrë. U desh ndihma e shpejtë për ta nxjerrë nga gjendja e rënduar. Madje u njoftua edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën spitalore, e cila e transportoi në urgjencë nën shërbimin dhe kujdesin e mjekëve. Po sa raste të tilla ndodhin nga papërgjegjshmëria, jo vetëm e drejtuesve të skuterave, po edhe e lëvizjes kaotike të biçikletave dhe motorrave. Qytatarët vendas dhe turistë të huaj duan ta shfrytëzojnë shëtitoren për t’u zbavitur dhe relaksuar për të thithur jodin e mbrëmjes. As u shkon ndërmend të udhëtojnë bashkë me dy rrotshat dhe t’u varet jeta prej tyre? Po cila është zgjidhja emergjente dhe kostoja e ndalimit të tyre? E para dhe kryesorja është ndalimi rreptësisht i tyre në orët e lëvizjes së qytetarëve. Të qëndrojë policia e bashkisë dhe e rendit, si dhe përmes formave të tjera, që të ndalohet rreptësisht lëvizja e tyre në shëtitore. Nuk ka njeri të mos ta dijë se këto mjete kërkojnë kokë, të bëjnë dëme të pariparueshme në shëndetin e qytetarëve. Nga përgjegjësia për përdoruesit. Adoleshentët a nuk mund të shmangen nga prindët e tyre të cilët nuk duhet të lejojnë garimin e fëmijëve në shëtitore. Për pasion fëmijët le të zgjedhin pista të tjera duke mos cënuar rendin dhe lirinë e të tjerëve. Shëtitorja në mënyrën si përdoret gjatë këtyre ditëve e ka humbur sensin. I është cënuar intimiteti. Ajo nuk mund të trajtohet sipas dëshirave. Përdorimi i saj ka një kod. Dhe ky kod duhet të zbatohet nga të gjithë, nga fëmijët deti tek të moshuarit. Ndryshe të gjithë kanë të drejtën të pyesin me habi: Shëtitorja e Sarandës është për relaks dhe qetësi apo pistë për garim të skuterave dhe motoristëve nga të rinjtë ?!