
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Shkarkimi i ministrave pro, unanim, miratimet, pesëdhjetë përqind

Shkruar nga Bardhyl Bejko 18 Shtator 2023

Këto ditë në Kuvendin e Shqipërisë pas propozimit të ministrave të rinj nga kryeministri, u dërguan në kuvend për miratim pesë ministra dhe për shkarkim tre. Përmes votimit të hapur të deputetëve u bë shkarkimi i tre ministrave. Njëherësh u bë miratimi i pesë të tjerëve në ministritë, që cilësohen si gjymtyrët natyrore të shtetit me kompetenca të rëndësishme të politikave të brendëshme dhe të jashtëme. Cilido që ka ndjekur seancën parlamentare, ka parë se shkarkimet e ministrave janë bërë me njëqind përqind të votave të pjesëmarrësve në sallë ndërsa miratimi, vetëm me votat e mazhorancës. Askush që njeh sadopak politikën nuk pretendon për asnjë sekondë që opozita të bjerë dakord me emrat e rinj që do të zënë vendet në kabinetin qeveritar për çfarëdo arësye të jenë emëruar. Se janë të nevojshme ndryshimet apo kërkohet t’i jepet një ritëm i ri punëve të qeverisë. Opozitarët, ku ta gjejnë rastin që me votat e tyre dhe po qe e mundur me bashkimin e votave edhe me të të pakënaqurve prej mazhorancës të shkaktojnë krizë dhe qeveria të mos mbijetojë. Realisht kjo është filozofia dhe praktika e çdo opozite. Që të kërkojë të gjitha shtigjet për ta mposhtur qeverinë për t’i shkurtuar jetën asaj dhe për të bërë ose zgjedhje të reja ose në pamundësi një qeveri të askujt që t’i hapë opozitës rrugën për të shkuar drejt pushtetit, qëllim primar i çdo force serioze politike. Në këtë konceptim do ishte utopi që të kërkohej vota e opozitarëve për të të forcuar qeverinë ose për t’i bashkuar votat në formimin e një ekzekutivi më të kompletuar me individë teknicienë të aftë apo të dobët, mjafton të ndodhë rotacioni i ministrave dhe të largohen disa dhe të vijnë të tjerë që të vijojë puna e qeverisë. Në kontrast të thellë me demokracinë shqiptare, e cila është ende latante dhe në fillimet e veta, pa përvojën e mjaftueshme dhe pa tolerancën e arësyeshme, beteja për qeverinë zhvillohet e ashpër këtu dhe është shumë luajale në shtete që jetojnë në demokraci prej shumë vitesh. Në vendet me domokraci të zhvilluar, ashtu si fushatat zgjdhore, janë festa të demokracisë edhe mazhoranca dhe opozita e gjejnë fjalën për të bërë kur duhet kompromise të mëdha. Kështu vihet re se pas betejave përmes debateve në Senatin dhe Konsgresin e SHBA në përfundim demokratët, republikanët e gjejnë gjuhën dhe marrin vendime në interes të kombit dhe shtetit për të ecur përpara dhe për mos t’i vënë gurë nën rrota makinerisë së stërmadhe të shtetit. Kështu veprohet me miratimin e buxheteve pa të cilët shteti ngec dhe e gjithë struktura qeveritare dhe vetë shteti ndalet pasi pa financime buxhetore nuk ka asnjë mundësi për të zhvilluar ekonominë dhe vetë ekzistencën e shtetit. Mund të mos e pëlqejnë republikanët politikën e Biden, po në fund kurrë nuk e shpien betejën deri në ekstrem. Ata japin votën dhe buxhetet miratohen ashtu sikundër bashkojnë votat për probleme të karakterit kombëtar dhe interesit amerikan. Bashkim të votave dhe jo përdorim të tyre si kamxhik për hakmarrje deri në ekstrem ka edhe në shtete të tjera me demokraci të përparuar ku nuk mungojnë konsensuset dhe marrëveshjet, të cilat janë parimore dhe kurrë për qoka apo si marrëdhënie xhentëlmenësh, sipas parimit, më jep të jap, ti më plotëso këtë dhe unë atë si të ishim në pazarin e gjësë së gjallë, por që fatkeqësisht tek ne kjo është mënyra e të bërit politikë. Është e pamundur që një deputet opozitar të shkelë urdhërin e partisë dhe të dalë nga rreshti për të mbështetur një ndryshim apo miratim në ekzekutiv të një ministri apo të barabartë prej tij që duhet vota e deputetëve. Me këtë kurrësesi nuk duam të themi se opozita duhet të thotë për gjithçka “jes ser” pasi roli i saj është kontrolli permanent dhe i thelluar i punëve të qeverisë. Nëse një deputet opozitar ka një gjykim tjetër për një ministër kur largohet edhe kur miratohet për të qënë anëtar i qeversë i mban sytë nga lideri politik. Në se voton kundër urdhërit dhe orientimit ai shihet pas kësaj më e pakta si qokaxhi i pa vlerë dhe më tutje si deputet tradhëtar që ka dalë nga rreshti dhe i ka dhënë oksigjen qeverisë dhe është njeriu i kryeministrit ashtu siç ndodh kudo tek ne që të gjithë trajtohen si njerëz të qeverisë në se nuk janë në mbështetje pa kushte të liderit të opozitës. Politikë pa marrëveshje dhe kompromise të mirëfillta në interes të të përgjithëshmes nuk mund të ketë sukese demokracia. Tek e fundit mazhoranca dhe opozta në kuvend janë pjesë të së njëjtës shoqëri, jo vetëm si individ, por edhe si të votuar pasi sot janë opozitë dhe nesër janë mazhorancë në se populli i beson me votë. Sjellja me ekstremizëm dhe vota në bllok sipas udhëzimit të partisë flet për sjellje adoleshente në politikë dhe moskuptim të thellë të demokracisë parlamentare. Njëherësh edhe për mungesë pjekuria politike. Beteja për votat kundër dhe pro në sallën e parlamentit vetëm thellon divergjenencat dhe i largon palët. Jo vetëm kur miratohen apo shkarkohen ministra apo drejtues të institucioneve me peshë, por edhe për miratimin e ligjeve, investimeve e githçka tjetër që kërkohet për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Kontrasti i votës pro dhe kundër është shumë më i shprehur sa herë në kuvendin e Shqipërisë shkojnë propozimet për ministra apo funksionarë të lartë që duhet të marrin votat në parlament. Askush nuk kërkon kompromise për çdo votim. As për unifikim . Aq më pak shkrirje të opozitës me mazhorancën, kjo do ishte utopi dhe një hap i pamundur. Po njëherësh është i patolerushëm mllefi dhe urrejtja që shprehet në sallën e kuvendit, atje ku janë ulur përfaqësuesit e shqiptarëve me votën e tyre që kur vjen puna për shkarkimin e minstrave si me komandë opozita me sytë nga Berisha, bashkon votat me mazhorancën dhe është unanime në votime. Kur bëhet fjalë për miratimin e ministrave të rinj atëherë inati dhe urrejtja është totale. Pro shkarkimit sikur t’u jetë sosur durimi, njëqind përqind e votave janë pro. Këtu nuk nuk përjashtohet as qëndrimi me votë e deputetëve të mazhorancës që nuk është thenë të jenë kaq solid. Secili prej tyre ka dinjitetin e vet. Është i zgjedhur. Ka sentimentet e tij për secilin prej atyre që shkarkohen apo miratohen. Dhe nuk është hata e madhe në se voton kundër rrymës. Po që ta bësh këtë kërkohet, jo vetëm kurajo, po edhe vullnet i mirë. Edhe pse kundër të gjithëve, vota kundër e Erjon Braçes për shkarjimin e ish - Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka është jo thjesht qëndrim parimor dhe i pavarur, por edhe i dinjitetshëm, qëndrim ndryshe. Besojmë se sytë e Braçes nuk ishin tek Rama në këtë vendimarrje. Askush nuk e qorton dot Braçen për këtë votim ndryshe. Përkundrazi është sjellje me integritet. Në se tek mazhoranca gjendet ende ndonjëri të votojë ndryshe, tek opozita deri sot në këto dhjetë vjetë nuk ka ndodhur. Nuk dihet sa vite do kalojnë që në sallën e kuvendit të mos kemi 140 numra. Po të kemi edhe disa personalitete të fuqishme që të jenë zëri ynë me dinjitet dhe personalitet. Deputetë që mbi partitë në radhë të parë, vë kombin dhe Shqipërinë. Deri atëherë le të presim dhe në fund të themi: Ia mbërritë të kemi demokraci funksionale si në vendet e përparuara!
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
