BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e
x
BREAKING NEWS

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga
x
BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x

Opinion / Editorial

Shkëlqimi dhe humbja pa lavdi e "revolucionarit" të foltorizmit

Shkëlqimi dhe humbja pa lavdi e "revolucionarit" të

Ajo që pritej nga krahu ekstremist brenda PD, ndodhi duke marrë me vete jo vetëm paturpësinë, por edhe devizën e atentatorëve të demokracisë. Kjo kategori njerëzish me liderin e tyre të mitizuar në krye të turmës, demonstruan para shqiptarëve dhe krahut reformator brenda PD, se janë simbolet e destruktivitetit dhe agresivitetit që burojnë nga qenia e tyre njerëzore. Të karikuar dhe furnizuar me çfarëdolloj ndjenje kërcënimi real për shoqërinë, nga drejtuesi i tyre Sali Berisha, që ka bërë "gjeniun"në krye të tyre, më në fund mori me vete dhunën, urrejtjen, absurditetin dhe mashtrimin e madh si një demokrat falso. Ky njeri që gjatë 30 vjetëve spekuloi në emër të demokracisë në krye të PD, me sulmin ndaj selisë së tij e zhveshi veten lakuriq, si një bolshevik i tipit leninist i pandreqshëm. Këto tipa që i gjejmë në shumë vende të botës si në Kazakistan, Bjellorusi, Venezuelë, Panama, Nigeri, Siri e në vende të tjera, janë më të mirët në vrasje, në urrejtje, që predikojnë qiejt për dashuri e respekt, kur në fakt përgjumin të mashtruarit, për t'i besuar demagogjisë së tyre populiste. Duke folur në emër të demokracisë dhe të zotit, ata nuk i kanë besuar kurrë atyre, nuk e kanë dashur kurrë paqen sepse në fjalët dhe sytë e tyre lexon vetëm krim, dhunë e shkatërrim. Kjo ka qenë dhe mbetur diçka gjeniale në filozofinë e tyre, të cilët kanë si devizë urrejtjen për të shkatërruar gjithçka, që nuk përputhet me vijën dhe demagogjinë e tyre. Kështu ndodhi me liderin ekstremist populist Saliun, që i pushtuar nga çdo lloj ndjenje agresiviteti, nga shterpësia mendore dhe mungesa e koherencës, i shpërfytyruar përpara partisë që drejtoj dhe shoqërisë, ka shkelur jo vetëm mbi moralin e tyre, por edhe mbi parimet universale të demokracisë. Kjo devizë e tij të kujton thënien e disidentit rus Dostojevski i cili shkruante: "Ne i vrasim të gjithë në jetë miku im, dikë e vrasim me plumba, dikë me fjalë, një tjetër me vepra dhe dikë tjetër e vrasim duke mos bërë asgjë, me gjërat që duhet t'i kishim bërë". Por fatkeqësisht me figurën e tij, jo vetëm partia që drejtoi, por edhe Shqipëria humbi shumë. Kino-komedia që filloj të luhej prej tij, në muajit e fundit të vitit që lamë pas, nxori në skenë zbrastësirën e opozitës, të një uniteti farsë brenda demokratëve gojë mbyllur, që kanë dëgjuar për 30 vjet kambanat shurdhuese të Saliut. Filozofia e tij shterpë e pa ide, është karakterizuar gjithnjë nga destruktiviteti dhe ndjenjat e shkatërrimit, me të cilat ka furnizuar dhe karikuar mbështetësit e tij. E gjithë filozofia e karrierës së tij me natyrë diabolike, nuk ka pasur ndryshim nga ajo e nazistit Adolf Hitler. Me demagogjinë e mashtrimit dhe përgjumjes që u bëri, demokratëve në veçanti, por edhe shoqërisë shqiptare, duke marrë në dorë flamurin e demokracisë, përfitoi pushtet dhe influencë. Këto aftësi djallëzore të tij ai i tregoj pas kataklizmosë së 1997, më 1998 dhe tani së fundi në revolucionin foltorizëm. Kjo lëvizje që kishte në qendër pasionet instiktive, si dhe interesat personale të liderit të mitizuar të turmës, përfundoi me turp duke e ngarkuar me përgjegjësi penale organizatorin e saj Sali Berishën. Me një përvojë shumëvjeçare në politikë, "arkitekt" i destruktivitetit, i konflikteve politike, i frikshëm për këdo që ka punuar me të, shpërfillës i ligjeve dhe drejtësisë, të cilën e ktheu në ndërmarrje biznesi, ka qenë gjithnjë i gatshëm për të goditur ashtu siç bëri me 8 janar, duke sulmuar sipas shembullit të republikanëve në "Capitoll Hill", selinë e partisë së tij. Ky sulm tregoi se ky njeri, ka qenë gjithnjë agresiv ndaj punëve të mira, gjithnjë i gatshëm deri në shkatërrim. E gjithë doktrina e tij ka qenë skenarë intrigash, për improvizim të ngjarjeve dhe situatave irreale, duke dalë në rrolin e digjital gënjeshtrës. Si inspirues i turmave duke imituar Leninin në revolucionin e Tetorit më 1917, Saliu sulmoj selinë për marrjen e partisë në emër të reformimit të saj. Por ndërsa Lenini kërkonte vetëm një tribunë, Saliu në revolucionin e foltorizmit pati jo një, por dhjetëra tribuna, studio televizive që u bënin jehonë fjalimeve të tij në çdo foltore. E gjithë rruga e tij ka qenë një vullkan në vlim, që me nxitjet arkaiko-primitive. Ka qenë gjithnjë jashtë kornizave të njeriut normal. Me veprimet e tij si një bolshevik i devotshëm, krijoi marrëdhënie me demokracinë si një krah reaksionar, revanshist, me demagogjinë populiste antikomuniste, duke ju referuar nacionalizmit, për t'u bërë i besueshëm, nga ata që e kanë ndjekur pa e ditur se kush ka qenë digjital gënjeshtra. Por mbështetësit fanatik të tij, që kanë përfituar nga kamxhiku në duart e tij, nuk mund ta linin pa e shoqëruar edhe në këtë revolucion. Por jo vetëm këta që e shoqëruan nëpër foltore, por edhe ata gojë mbyllurit nga frika e agresivitetit të tij, duhet të binden se para këtij njeriu Shqipëria u vra, u vodh, u plaçkit, u shit tokë e det Greqisë, u vranë njerëz brenda dhe jashtë partisë së tij, për të qëndruar dhe sunduar në krye të partisë dhe të shtetit. Filozofia populiste dhe mungesa e koherencës politike, kanë qenë gjithnjë relevanca që dëshmoi, histerinë e pushtetit të tij politik dhe neurozës obsesive. Fushata zhurmuese, që u karakterizua me nota kokëfortësie, injoroj krahun reformator brenda PD që kërkon një reformim rrënjësor të partisë. Kjo fushatë histerike që nuk bëri asnjëherë spektralizimin në optikën psiko-analitike të aventurizmit të tij, duke e vënë atë përballë aleatëve strategjikë SHBA-BE, e çoi përfundimisht në dështimin me turp të filozofisë pragmatiste të tij. Dominimi i sindromës së kthimit të ëndrrës për pushtet partiak e shtetëror, me deklarata senile dhe sjellje të ashpra në fushatën e tij personale, duke frustruar modelin e të bërit politik, dha imazhin më negativ atë të ndarjes së epokave. Duke dalë me llambën e Aladinit, për të reformuar partinë, me retorika fiktive autoritariste e kontrakditore me realitetin, ai e shumëzoj veten me zero përpara opinionit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shoqëria shqiptare vërtetoj se edhe përballë kësaj furtune efemere, nuk mund të çekuilibrohet nga populizmi dhe arroganca e figurave të tilla që përligjin çdo të keqe që i bëjnë asaj. Në se kjo klasë politike ka nevojë për një revolucion të thellë, më shumë se kaq opozita, që e çliruar tashmë nga ekstremizmi dhe e keqja brenda saj, duhet të rinovohet duke ndërtuar një parti vlerash, si motrat e saj perëndimore. Vetëm një qasje e tillë pa kompleksitete përjashtuese, duhet të promovojmë shanse në vazhdimësi, për ndryshimin e fizionomisë së kësaj klase politike egoiste, për t'u rreshtuar me shoqëritë progresiste që aspirojmë.