BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Shkodra humbet trashëgimtarin më të denjë të krenarisë së saj artistike muzikore!

Shkodra humbet trashëgimtarin më të denjë të

-Kujtim Alija ishte njeriu i pasionit dhe punës madhështore për artin e qytetit kulturor!-

Para gjashtë ditësh takohem rastësisht me Kujtim Alija-n në lagje dhe sigurisht as që më bëhej ta pyesja për shëndetin, sepse gjendja e tij fizike ishte tashmë e qartë. Por ai kishte cilësinë e leximit të mendimeve. Më thotë se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se jeton ditët që i kanë mbetur një nga një. Kujtuam shumë emisione që kemi bërë bashkë në mediat televizive dhe u nis ashtu me atë ritmin e tij që nuk njihte ngadalësi dhe gjunjëzim. Iku nga kjo botë pikërisht kështu. Pa u gjunjëzuar. Pa u përkulur dhe duke luftuar dhe punuar deri në fund. Nuk mund dhe nuk dua të kujtoj biografinë e tij, por ai mbetet “maja e një përmendoreje artistike dhe kulturore” të Shkodrës si asaj në fund të diktaturës dhe asaj të këtyre 30-të viteve në demokraci. Ishte realisht një “Mjeshtër i madh”. Janë mbi 4 dekada të një pune të ethshme të Kujtimit dhe kolegëve të tij që në saj të aftësisë pikërisht fantastike të tij mbetën miq të gjithë me njëri-tjetrin. Në fakt Kujtimi ishte mik me ne gazetarët dhe me shoqërinë shkodrane në fund të diktaturës dhe sikundër e thashë në tranzicion dhe deri më sot. Kujtimit i dedikohet suksesi i Festivalit të Fëmijëve që mbeti në Shkodër, që nuk e morën ose nuk e “shuan” fare, si kanë zakon sa në Tiranë dhe po ashtu njerëzit e “papunësisë artistike në Shkodër”. Kujtimit i dedikohet ringritja e Filarmonisë dhe Bandës së qytetit. Dy kulturave të mëdha të Shkodrës. Fitoret e mëdha të tyre dhe shfaqet e mëdha i dedikohen figurës së tij. Talentet e shumta të dala nga festivali i Fëmijëve dhe nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, janë arritje ku Kujtimi është sigurisht mrekullia njerëzore bashkë me miqtë e tij kolegë të shumtë. Si me fonde dhe si pa fonde, Shkodra nderohej kur futej në punë dhe realizonte atë Kujtim Alija. Si në “fukarallëk dhe bollëk” muzika dhe arti i tillë në Shkodër nderohej kur e përfaqësonte Kujtim Alija. Miqtë e tij janë kudo, kudo në Shqipëri. Fëmijët që ai ka nxjerrë si këngëtarë dhe instrumentistë janë tashmë yje të muzikës së vërtetë asaj muzike që nuk të bën të pasur, por që ruan dhe trashëgon moralin muzikor shkodran dhe shqiptar, pa ndërhyrje idiote të deformimit butaforik dhe grotesk të sotëm. Kujtim Alija këtë pakt me djallin nuk e bëri kurrë. Nuk ja dorëzoi “shpirtin shejtanit muzikor dhe artistik të sotëm”. Mbeti në relativen shqiptare i varfër (si shumica e atyre që nuk shesin parimet dhe vlerat në muzikë) por nderoi Shkodrën dhe Shqipërinë. Ai ngriti gjithmonë Shkodrën muzikore, kur shpesh njerëz të pushteteve të sëmura e hidhnin poshtë. Mësoi të mos ankohej kot, as të fliste kot. Ishte racional dhe me vullnetin e papërsëritshëm, i palodhur kurrë punonte deri në pikën e fundit, për realizimin e një shfaqjeje dhe një mbrëmje muzikore apo festivali. Kujtim Alija ishte talenti organizator dhe muzikor, dirigjenti më i jashtëzakonshëm i Shkodrës artistike të fundit të shekullit 20-të dhe dy dekadave të shekullit 21.

Në Shkodër, janë mësuar të lartësojnë vlera njerëzore të muzikës dhe artit që kanë kohë që kanë luajtur pjesën e tyre, duke nënvlerësuar disi të sotmit. Por unë kam mendimin se Kujtim Alija është trashëgimtari më i mirë i Shkodrës kulturore dhe i papërsëritshëm në stilin e tij. Ai është në piedestalin e lartë të artit shkodran. Një njeriu të tillë, vdekja e parakohshme i largon fizikun, por kurrë veprën dhe punën e tij madhështore. Ai dhe pse nuk do të jetë më fizikisht, do të jetojë në rrugët, sallat dhe trashëgiminë e qytetit të madh kulturor.