BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Shkodra në 32 vite, dhe 'fasadat e pa suvatuara negative'!?

Shkodra në 32 vite, dhe 'fasadat e pa suvatuara negative'!?

Mendimi negativ krijon gjendje, veprim negativ, personal, social e urban dhe ndikon tek komuniteti, dmth tek 'fëtyra' e Shkodrës. Fasadat e ndërtesave janë 'fëtyra' e një qyteti, në të gjithë historinë e krijimit të civilizimit. Mendimi pozitiv dhe besimi për të ardhmen krijon një situatë krejt tjetër personale, ekonomike, urbane, komunitare dhe imazh, 'fëtyrë pozitive' për Shkodrën 2400 vjeçare. Në këtë kontekst më kujtohet, para disa muajsh nga reshjet e mëdha të vjeshtës dëmtohet rëndë ura e vjetër e Bahçallekut, monument kulture dhe asnjeri nuk e vlerësoi për të bërë diçka, as Bashkia e Shkodrës?! Të gjithë e kishin mendjen, sidomos administrata e Bashkisë Shkodër, se kush po i fiton zgjedhjet lokale, mbasi mbi 70 % janë ‘partiakë berishistë’ ose klane në 32 vite! Përditë edhe shkodranët që punojnë edhe në Bashki, bënin ecje nga Ura tjetër ‘monument kulture’, e Bunës dhe asnjeri nuk 'çante kokën' për dërrasat e prishura, që mund të thyeje edhe qafën, mbasi e kishin mendjen se kush po i fiton zgjedhjet në Maj dhe ura i takon ministrisë apo Bashkisë!? Drejtuesit e Shkodrës në 32 vite, nuk kanë menduar shumë për fasadat, fëtyrën e Shkodrës, por të shumtën e kohës për fasadat dhe fëtyrën e shtëpisë së tyre, kopshtin e tyre, lulet e shtëpisë së tyre. Më kujtohet në vitin 2005, kur filloi edhe ndryshimi i Shkodrës, shumë drejtues të ndikuar negativisht nga 'klane të caktuar', menduan dhe rregulluan 'lagjen e tyre', kopshtin e tyre, fasadën e tyre dhe harruan shkodranët e tjerë. Fasadat e një qyteti janë fëtyra e tij, pjesa e jashtme që ndikon tek njerëzit dhe tek psikologjia njerëzore. Fasadat e zymta, me tulla të pa suvatuara të ish-komunizmit, shtesat e pallateve ndikojnë shumë keq për prezantimin e Shkodrës tek të huajt, turistët mbi të gjitha nuk motivojnë për një jetë në komunitet të shëndetshme dhe të gëzuar. Po ndiqja një intervistë të arkitektit të njohur Zef Cuni që me të drejtë si specialist dhe arkitekt që e don të bukurën, qytetin e Shkodrës të bukur dhe të mirëmbajtur, e shpjegoi shumë mirë, thjeshte, situatën fasadave dhe shtesave te pallateve në Shkodër. Është konstatim me vend që përmirësimi i fasadave nuk kërkon projekte të mëdha financiare. Mirëmbajtja dhe rinovimi i fasadave kërkon dashuri për qytetin tënd, vendin ku jetojmë. Duke filluar që nga hyrja e Shkodrës, lagja Rus, dalja Xhabiej, në lagjet e tjera të qytetit, në periferi, mbas në rrugë kryesore dhe mbas apartamenteve gjendja e fasadave është skandaloze në Shkodër. Nëqoftëse teston fasadat e drejtuesve të Shkodrës në shtëpitë e tyre, janë të lyera dhe me kopshte me lule, biles 'shesin pordhë' kur pijnë kafe me ta. Por sic duket në 32 vite drejtues të Bashkisë së Shkodrës, 'dembel' dhe pa shije artistike dhe formim komunitar social, kanë menduar vetëm për 'bëthen e vet', shtëpinë e tyre duke nënvleftësuar shtëpinë e të gjithëve Shkodrën!? Kjo sjellje dhe të menduar e ka lënë Shkodrën, për 'faqe të zezë' duke ia ulur rëndësinë kulturore dhe sociale. Një fasadë është front ose fytyrë e çdo gjëje, veçanërisht një ndërtesë. Një fasadë është përgjithësisht pjesa e përparme ose e jashtme e një ndërtese. Është një fjalë e huazuar nga frëngjishtja fasadë, që do të thotë 'ballëfaqje' ose 'fytyrë'. Ka edhe përkufizime të tjera, për termin fasadë. "Fytyra e jashtme e një ndërtese që është front arkitekturore, ndonjëherë i dalluar nga fytyrat e tjera me përpunimin e detajeve arkitektonike ose zbukuruese." (Fjalor i Arkitekturës, Cyril M. Harris 1975). "Përpara ose lartësia kryesore e një ndërtese. Ndonjëherë lartësi të tjera quhen fasada, por termi zakonisht i referohet frontit."(John Milnes Baker, Norton, 1994). A mund të ketë një ndërtesë më shumë se një fasadë? Po. Një ndërtesë e madhe, e zbukuruar, si ndërtesa e Gjykatës Supreme të SHBA-së , mund të ketë më shumë se një hyrje të madhe, ndonjëherë të quajtur hyrje në lindje ose në perëndim ose në fasadën e Lindjes ose të Perëndimit. Për shtëpitë e vetme të familjes, megjithatë, fasada konsiderohet si anësore e oborreve ose e përparme e ndërtesës. Pronarët e shtëpive e konsiderojnë fasadën dhe gjithçka që ndodhet para ndërtesës për të shtuar ose rritur apelin e frenimit . Shtëpitë moderne që janë më pak drejtkëndore dhe më parametrike mund të jenë 100% fasadë.

-Komisionet Historike shpesh kanë rregullore për fasadat e shtëpive historike.

-Rrethet historike lokale shpesh kanë rregulla për atë që mund të shihet nga rruga, duke përfshirë ngjyrat dhe kombinimet e ngjyrave të fasadës dhe moderniteteve të bashkangjitura në anën e frenimit të një shtëpie.

Rehabilitimi fasadave ka filluar në Bashkinë e Tiranës nga kryeministri aktual Rama. Në këtë periudhë Tirana ishte e zymtë dhe ndikonte shumë keq tek të huajt dhe banorët e saj. Edhe në Shkodër pati ndonjë tentativë për të rinovuar fasadat por 'politika Berishiste' 32 vjeçare dhe mbi të gjitha mentaliteti i mykur gjoja 'demokratikas'. e ka lënë Shkodrën në një situatë të tillë, që ndikon tek fëtyra e saj. Prandaj siç i kanë rinovuar fasadat Tropoja, Lezha, Përmeti, Librazhdi dhe qytete të tjera duhet edhe një projekt i mirëmenduar për të ndryshuar fëtyrën e Shkodrës, fasadat anës rrugë dhe mbas apartamenteve. Por mbi të gjitha duhet të ndryshohet mentaliteti dhe të rritet përgjegjësia për 'fëtyrën dhe imazhin pozitiv te Shkodrës, fasadat e saj! Shkodra është shtëpia jonë e përbashkët, për të transmetuar pozitivitet dhe mundësi për të jetuar, punuar dhe argëtuar! Jam optimist për të ardhmen pozitive dhe zhvillimin e Shkodrës dhe 'fetyren pozitive' te qytetit te Rozafës!