BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Shkodra, përpara legjendës "Rozafa", ka historinë Teuta!

Shkodra, përpara legjendës "Rozafa", ka historinë

Gjithmonë vizitorët sllavë, kryesisht të tillë, por dhe jo sllavë sa hyjnë në kështjellën e Shkodrës interesohen për legjendën e Rozafës. Sigurisht legjendë, pa asnjë të vërtetë dhe me lidhje të Mesjetës së hershme sllave, apo më mirë të themi serbe. Pakuptimisht kjo legjendë, ka zbehur historitë e mëdha të kështjellës së Shkodrës që nga antikiteti Ilir dhe më vonë. Legjenda e Rozafës dhe emri i saj i huazuar nga Lindja kryesisht nga sundimi serb dhe sllav. Ka plot popuj mistikë dhe që legjendën e kanë parësore, sllavët kryesisht, sepse kanë më pak histori, por ne (një pjesë e artit dhe kulturës) legjendën e Rozafës e kemi ngritur gabimisht mbi historinë e kështjellës madhështore të Shkodrës. Dje ambasadorja Kim, ishte në Shkodër dhe i bëri elozhe për pavarësinë dhe shpirtin e lirisë të Shkodrës dhe tha gjithashtu se historia e kështjellës së Rozafës e lidh atë personalisht me këtë qytet. Përkthimi në gazeta e fjalës së saj është si gjithmonë gabim, por ajo tha “historia e kalasë Rozafa” dhe jo historia e Rozafës. Nuk kishte parasysh Rozafën legjendë, por historinë e kështjellës së Shkodrës. Sllavët dhe historianografia e tyre, pushtimi dhe sundimi i tyre, kanë dashur gjithmonë deri në Akademinë e Shkencave të tyre dhe ndikimin mbi ne, që më tepër rëndësi të kishte legjenda e Rozafës, gruas së sakrifikuar dhe vëllezërve, se sa antikiteti, qenësia, përkatësia dhe sundimi ilir dhe më vonë shqiptar i Shkodrës. Ju interesonte të kishte legjendë Rozafa se sa histori Teuta. Ose të mungonte historia e Agronit dhe Gentit, sepse mungojnë në atë kohë emrat sllavë dhe mungon historia sllave nga që sllavët në atë kohë, nuk janë askund. Edhe historinë Balshaj e bëjnë Balshiq dhe për Bushatllinjtë krenohen pse me tradhëti e pabesi (jo me trimëri) i kanë prerë kokën Karamahmudit. Maskarenjve të historisë së armiqve pushtues tradicionalë të djeshëm dhe deri në rrethimin 1912-13-të, ju leverdis legjenda Rozafa më tepër se sa historia e luftërave, mbrojtjes dhe gjakut të derdhur për lirinë e pavarësinë në kështjellën e Shkodrës. Në antikitet dhe histori, kështjella e Shkodrës nuk ka patur emrin Rozafa, aspak asnjëherë, sepse nuk është askund i shkruajtur as i përmendur nga askush. Ky emër është lidhur me etninë sllave, religjionin e mbajtur prej tyre dhe sjellë disi para tyre për nder të një qyteti larg shumë larg në Sirinë e sotme i quajtur "Rusaf" ku janë masakruar shenjtorët Sergi e Baku dhe kur dyluftimi sllav ortodoks dhe sigurisht kisha romane e ardhur për herë të parë si religjion në tokat ilire kanë bërë me njëri-tjetrin. Pra ndarja mes kishës lindore dhe perëndimore dhe perandorisë, po ashtu, ka sjellë dhe legjendat e reja e momentet e reja të emrave dhe pushtimeve. Por kështjella e Shkodrës është kështjella e Shkodrës, më përpara religjioneve monoteiste dhe frymës së tyre. Po pra po dhe fryma e pavarësisë, lirisë, janë në historinë Teuta dhe jo te legjenda Rozafa. Kështjella e Shkodrës është shumë më e vjetër se sa legjenda Rozafa (e kjo është apoteoza e transformimit me qëllim të keq etno religjionar) dhe pastaj vetë historia e saj është shumë më e bukur, më e mrekullueshme se sa legjenda e saj. Nuk kanë dashur pushtues dhe armiq të Shkodrës dhe kanë bërë paralele mes historisë e legjendës, mes një të vërtete dhe një sajese, që në fund të besohej sajesa dhe mbi sajesën sllavët të kërkonin dhe kështjellën e Shkodrës. Shpirti i lirisë e i pavarësisë së kështjellës së Shkodrës është te përballja e Teutës me perandorinë më të madhe të kohës ose asaj Romane, Genti gjithashtu, Agroni dhe mbretëria më e madhe Ilire e kështjellës së Shkodrës. Ose dy rrethimet 1474-1478, të cilat ishin më të mëdhatë që Perandoria Osmane ka bërë në Europë përfshi dhe Vjenën për të shkruar një histori lufte dhe rezistence të jashtëzakonshme. Shpirti i lirisë së saj janë përballjet e pashallarëve shqiptarë me portën e lartë, kryengritjet e bashkuara qytetare dhe malësore nën pashallëkun e shkëlqyer shqiptar. Gjaku i luftërave për kështjellën e madhe të Shkodrës, është më i shumti i derdhur në krahasim me të gjitha historitë e kështjellave iliro-shqiptare në një histori mbi 2500 vjeçare. Vetëm rrethimi i Shkodrës dhe kështjellës së saj nga ato që duan legjendën e Rozafës dhe mohojnë Teutën në 1912-n deri në prill të 1913-ës tregon se asnjëherë të tillë ngulmues për legjendën Rozafa, nuk heqin dorë nga historia e tyre legjendare për legjendën për të mohuar historinë madhështore iliro-shqiptare. Shpirti i Pavarësisë së Shkodrës, ai i lirisë në këtë qytet, është pjesë e historisë që të tjerët jo miq të saj qoftë dhe shqiptarë, duan t’ia largojnë duke i përmendur legjendën e Rozafës. E për më tepër fajin më të madh e kanë shqiptarët që duke nënvlerësuar historinë e Teutës, duke mos ngritur në piedestale Teutën, Gentin, Agronin, Balshajt, Karamahmud Bushatin e shumë e shumë njerëzve të lartë të historisë dhe jo legjendës - i bëjnë shërbim legjendave sllave. Ju kanë imponuar legjendën e "bukur" në Shkodër dhe i kanë ndaluar asaj të ketë në mermer figura historike reale të një madhësie të tillë, e cila do t’i bënte qytetit nder dhe lavdi. Pra dhe kur vjen një ambasadore apo ambasador i huaj dhe nuk i shikon këto figura në qytet, kur nuk i shikon në piedestale të lartë, e kupton se qyteti nuk ka kaq fortë të rëndësishme historinë e tij, por legjendën. Kur ndodh që një ambasador që ndan legjendën nga historia, atëherë fajin ua lë qytetarëve të Shkodrës që historinë e kështjellës së Shkodrës e ka mbas legjendës së Rozafës. Sigurisht kjo është gabim dhe për Shkodrën e sotme një faj i madh.