
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Shkodranët nuk mund të “hanin” bar për hatër të “Berishistëve”

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 24 Maj 2023

Në zgjedhjet e fundit lokale, shkodranët i dhanë fund 'sundimit' të një 'klani berishist' në Shkodër, që i ka fillimet që mbas viteve 1990-të. Në vitet e diktaturës që mbas 1945, Shkodra ka qenë një qytet me shumë persekucion politik, shpronësime të mëdha të ish-pronarëve, cenzurë totale për fjalën e lirë dhe për demokracinë perëndimore. Ish-komunizmi ishte kundër SH.B.A-ve, vendi që na ka mbrojtë nga coptimi dhe miqtë tonë të përjetshëm e natyralë. Në vitet e diktaturës ish-diktatori Enver Hoxha deklaronte se, barë do të hamë dhe parimet komuniste nuk i shkelim!? Në këtë kontekst mbas non-gratës së Sali Berishës, zonja Kim deklaronte me ironi me nën-tekst, se edhe ‘barë hamë dhe non-gratën nuk e lëshojmë’!? Pikërisht ky është mentaliteti i një pjese të Foltores, që i detyrohen Sali Berishës dhe nuk mendojnë për ndryshimin dhe largimin e qeverisë së Edi Ramës. Është shumë vështirë, por jo e pa mundur të ndryshosh bindjen e tyre, që po i bën dëm PD-së dhe i ka bërë dëm Shkodrës në 32 vite. Në vigjilje të vitit të ri 2023 ish-kryebashkiaku i Shkodrës Spahia duke u këshilluar me një 'gomar' që punon në bashki dhe një 'budallaqe' që përpilon skenare në dëm të Shkodrës (ndjesë për gjuhën) krijuan një skenë me 'dengje bari' para Bashkisë së Shkodrës, për të ironizuar Zonjën Kim. Këta zotërinj nuk e kanë kuptuar mesazhin e Zonjës Kim, kur priste ‘kokën e gjelit’ në Tropojë dhe kur deklaronte para disa muajsh, se do të jemi edhe 30 vite në Shqipëri dhe për amerikanët është e rëndësishme siguria e Shqipërisë e rajonit të Ballkanit dhe rritja ekonomike. Prandaj sic duket edhe Shkodra ndryshoi qeverisjen mbas 30 vitesh!? Asnjë politikan në botë nuk mund të luajë rolin e të fortit dhe të krekoset si ‘Gjeli në Pleh’ me përfaqësuesit legjitim të vendit më të fuqishëm në botë SHBA. Antiamerikanizmin dhe sovranizmin për qëllime personale nuk e pranojnë të rinjtë shqiptarë! Nuk dua ta kuptoj sesi mund të sulmohet një ambasadore e emëruar nga Zoti Pompey ish shefi i CIA dhe e që vazhdon në detyrë me qeverinë e Blinkenit?! Zoti Beci do ta zhvillojë Shkodrën në vitin 2023, ashtu sic ka punuar si menaxher në vitet 2005-2013, me mbështetje amerikane, institucioneve të zhvillimit kulturorë e ekonomik. E kam shkruar se nuk është e rastit që nuk ka një bust të Woodrow Wilson në Shkodër dhe propozoj gjithashtu që Zonja Yuri Kim të marri titullin ‘Qytetare Nderi e Shkodrës’. Reformat e mëdha, sic është ajo e drejtësisë dhe krijimi i institucioneve kundër krimit dhe korrupsionit masiv 32 vjeçarë janë vepër e SHBA-ve dhe e BE! Defender 2023 tregon qartë mbështetjen politike, ushtarake dhe ekonomike që na japin vecanërisht amerikanët si anëtarë të NATOS dhe vend që kërkon të integrohet në BE. Po si filloi krijimi i “Berishizmit” në Shkodër?! Duhet shkruar se Berisha arriti të bindë amerikanët që është politikani që mund të bënte kalimin nga dikatatura në demokraci në Shqipëri ne 1992. Por krahas arritjeve në 32 vite Berisha ka edhe shumë dështime që e larguan me 1 milion vota në 2013. Krahas lëvizjes studentore Berisha mori edhe mbështetje nga shumë individë të cilët e përdorën mbështetjen për përfitime personale dhe familjare duke i’u detyruar edhe sot Berishës. Një grup nga Shkodra i kërkoi ambasadorit Rajerson të mbështeste Berishën në 1992, ku mund të renditen edhe faktorë të tjerë. Prandaj Rajerson mori pjesë në fushatën e PD-së në vitin 1992. Janë pikërisht ky grupim dhe femijet e tyre që edhe sot i detyrohen Berishës, kur ambasada e SHBA heq foton e Berishës me Rajerson, për shkak të Non-Gratës. Pikërsiht ky grup i vogël 'shkodranësh' përfituan shumë për vehte dhe fëmijët e tyre, privatizime dhe vende pune. Ky grupim nuk i mbështeti të persekutuarit në grevën e urisë në Shkodër në vitin 1994. Ky grupim nuk mbështeti ish- pronarët dhe mbështeti ligjin kriminal 7501. Në vitin e vështirë 1997 shumë prej tyre u 'fshehën' ose u larguan dhe personalisht kam mbrojtur votat e PD-së në qendër votimi. Ky grupim disa prej tyre, që sot heshtin privatizoi ‘Hotel Rozafën’ pastaj e shitën. Kam kontribuar shumë për ringritjen e PD-së mbas vitit 1997. Berishistët në Shkodër kanë qenë shumë të kujdeshëm me qeveritë socialiste mbas 1997, biles edhe duke bashkëpunuar për interesa personale dhe famijare dhe dolën në skenë para vitit 2005 kur amerikanët i besuan edhe njëherë Berishës. Amerikanët kanë dhënë mbështetje të mëdha në vitet 2005 për zhvillimin e Shkodrës. Berishistët nuk reaguan për ndryshimet kushtetuese në 2008, as për koalicionin me LSI-në dhe heshtën kur Ilir Rusmajli nuk i dëgjoi ish-të persekutuarit që dogjën vehten. Berishistët një pjesë e tyre mbas vitit 2013 ‘infiltruan’ me Edi Ramën, mbasi kishte dosjet e tyre të korrupsionit dhe kanë ndikuar shumë negativisht tek Foltorja në të gjitha zhvillimet në PD deri në vitin 2023. Kjo lojë politike bëri që Shqipëria në 2023 të ngjyroset mavi dhe demokratët u tradhëtuan, rrotacioni u pengua, por klasa politike vazhdon e qetë, politikisht dhe financiarisht. Edhe në zgjedhjet e 14 Majit, Foltorja u refuzua nga 200.000 demokratë, që vazhdojnë me të njëjtën ideologji, pretendime dhe strategji mbas zgjedhjeve. Personalisht mbështes PD-në euro-atlantike. Rezulatet e 14 Majit ishin një shenjë shprese mbi 100.000 vota të pastra pa korrupsion dhe mbështeje nga qeveria e Rilindjes dhe paratë e korrupsionit. PD duhet të ringrihet, por duhet shumë punë kryesisht me të rinjtë dhe demokratët që nuk mbështetën Berishën dhe Metaj më 14 Maj. Personalisht dhashë një kontribut në lagjen time Rus dhe i falenderoj të gjithë që votuan për ndryshimin. Opozita është shumë e rëndësishme për një vend që kërkon të antaresohet në BE për të bërë ndryshimin dhe për të larguar 'Trekëndëshin e Bermudës' në 2025! Në këtë kontekst po citoj një demokrate të re G. Shllaku, që beson tek e ardhmja dhe është zgjedhur në këshillin bashkiak të Shkodrës në siglën e PD-së. Ajo shkruan në status në FB: 'Mirënjohje me zemër për çdo qëndrestar, për çdo banor të bashkisë Shkodër që në këto kohë aspak të zakonshme zgjodhi me i besu zanin e vet të mungum nji ekipi të rinjsh, të përbamë nga figura të pastra, pa mëkatet e nji tranzincioni pa mbarim mbi supe, profesionista dhe idealista që dojnë Shkodrën dhe besojnë fort se nji ditë filizat e kësaj bërthame të re, të votbesume me 14 Maj do lëshojnë shtat me qëllimin e vetëm, sublim, për me ringrit hap mbas hapi zanin e fjetun, të humbun e të dekurajum ndër vite nga politikat e mbrapshta në kurriz të nji qyteti që në rranjet e tij ka opozitarizmin dhe lirinë. Sot, përgjegjësia më shtohet edhe ma shumë, për faktin se NE, si përfaqësuesa të së djathtës të vërtetë, Partisë Demokratike të Shqipnisë kena luksin me fillu këtë rrugëtim,(që për shumë mund te jetë nga asgjaja) me bashkudhëtaren ma të shtrejtë në krah: “Lirinë, nuk jena peng i askujt dhe asgjajet, përveçse dashnisë të pa masë për këtë qytet”! Shkodranët nuk duhet të jenë peng i askërkujt, as “non-gratave” as “Trekëndëshit të Bermudës”!
Më të lexuarat


Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ

“Valkyrie” e mitomanëve post komunistë, si atentatorë “guerrilas” të pandreqshëm!

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorë?!

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Apeli që apelon
