BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Shkolla, pandemia dhe sfida komunitare

Shkolla, pandemia dhe sfida komunitare

Sot starton viti shkollor me pjesëmarrjen e plotë fizike në mësim të nxënësve. Duke qenë se në bankë duhet të qëndrojë vetëm një nxënës edhe këtë vit mësimi do të zhvillohet me turne në shkollat tona. Periudha 1-24 shtator e konsultimeve të nxënësve për përmirësim të njohurive, sipas vetë përzgjedhjes së tyre për lëndët ku kanë boshllëqe ose duan të punojnë edhe më fort, na shërbeu si ne të trupit pedagogjik dhe nxënësve dhe prindërve, për të identifikuar lëndët e sfidës mësimore për këtë vit akademik. Këto katër javë të mësimit plotësues treguan interesimin real të nxënësve dhe prindërve, me pjesëmarrje mbi 50 për qind të nxënësve në çdo orë mësimi, me ndërveprim të plotë nxënës-mësues gjatë shpjegimit të lëndëve Gjuhë Shqipe, Letërsi, Gjuhë e Huaj, Matematikë, Fizikë, Kimi e Biologji. Me Koronavirusin ende në qarkullim në variantin e tij më përhapës dhe dominues Delta, përballja e sistemit tonë arsimor është tashmë është ajo klasike: me maska të detyruara për t’u mbajtur në mjediset e mbyllura shkollore, me matje temperature, dezinfektim duarsh dhe mjedisesh, distancim fizik dhe një protokoll të rreptë mbrojtës. Ajo çka shkon përtej rregulloreve të reja, ka të bëjë me komunikimin e vazhdueshëm staf pedagogjik-prindër. Ky komunikim është përcaktues, në mënyrë që në çdo moment që nxënësja/nxënësi të ketë një problem sado të vogël shëndetësor, mësuesi ta dijë dhe të merren masa për të mbrojtur nxënësin vetë dhe të gjithë ata që ndajnë klasën dhe mjediset e tjera me të. Shkolla jonë e mesme “Petro Nini Luarasi” realizoi regjistrimin e plotë online të nxënësve për këtë vit shkollor. Kjo u kurseu prindërve kohën dhe radhët për të pritur përpara derës së shkollës, për procedurat e zgjatura të regjistrimit fizik. Tashmë secili prind ka në e-mail dhe celularin e tij adresat e komunikimit, jo vetëm me mësuesen/mësuesin kujdestar të fëmijës së vet të regjistruar, por edhe të një administratori/përgjegjësi të shkollës dhe të mjekut e psikologut të saj. Më datën 31 gusht, të gjithë prindërve u shkoi një mesazh urimi, së bashku me rregulloren e brendshme, orarin e orëve për përmirësimin e njohurive për periudhën 1-24 shtator, hartën e orientimit në shkollë dhe sqarimin për zbatimin e orarit. Komuniteti i prindërve reagoi në shumicë absolute pozitivisht ndaj kësaj nisme komunikimi. Besojmë se tashmë lidhjet staf pedagogjik-prindër janë më të forta se në vitet e mëparshme, pasi komunikojmë më dendur dhe e njohim njëri-tjetrin më mirë. Mësueset kujdestare në çdo klasë në përgjegjësi të tyre, kanë krijuar rrjetin në What’s App të komunikimit me prindërit e nxënësve dhe nga raportimet e tyre, këto rrjete janë aktive. Prindërit në rrjetet Ëhat’s App, jo vetëm që u përgjigjen në shumicë njoftimeve dhe informacioneve që jep mësuesja/mësuesi kujdestar, por kanë propozuar ata vetë masa për të përmirësuar procesin mësimor konsultativ të 1-24 shtatorit 2021. Mendoj se në këtë situatë ku ndodhemi, planifikimi dhe mobilizimi i hershëm për çdo shkollë i burimeve të saj njerëzore, si dhe rishikimi i planeve rregullisht, sipas zhvillimit të gjendjes me Covid-19, janë lëvizje thelbësore. Edhe pse jemi në vjeshtën e parë dhe koha mban shumë ngrohtë, duhet që secila nga shkollat tona të mendojë për dimrin që po afron. Do të jetë edhe ky një dimër i vështirë, me praninë e Koronavirusit në varantin e tij shumë të rrezikshëm Delta. Ne në Petro Nini Luarasi, jemi përpjekur dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe të Universitetit Europian të Tiranës (UET), po realizojmë kondicionim me ngrohje me sistemin “Chiller” në klasa dhe korridore. Kjo do të na mundësojë të ruajmë më mirë shëndetin e nxënësve dhe të mësuesve në shkollë, gjatë dimrit shumë të vështirë 2021-2022. Sfida e menjëhershme tani është të planifikojmë mënyrën e procedimit për testet tremujore të dhjetorit 2021. Kjo kërkon përcaktimin e skenarit pjesëmarrës që tani, në mënyrë që nxënësit, prindërit dhe mësuesit të dinë se çfarë të presin që në fillim të këtij viti akademik. Në kohë pasigurie, të sigurosh që planet dhe strategjitë janë kuptuar mirë nga palët e interesuara, përdoruesit dhe përfituesit, merr rëndësi parësore. Komunikimi në mënyrë transparente mbi procesin e planifikimit, sigurimi i mundësive të vërteta për angazhimin në komunitet dhe komunikimi i qartë dhe i rregullt, do të luajë rolin parësor për ne si staf pedagogjik, në sigurimin e familjeve të nxënësve për mbarëvajtjen e kontrolluar në maksimum, jo vetëm të procesit mësimor, por edhe të situatës shëndetësore në shkolla për fëmijët e tyre. Sigurimi i monitorimit të vazhdueshëm të situatës shëndetësore dhe të zhvillimit të mësimit, duke përfshirë mënyrën se si masat e propozuara dhe zbatimi i tyre perceptohet nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit, do të na largojë nga moskuptimet dhe indiferenca e komunitetit prindëror, e cila zë rrënjë, kur komunikimi i stafit pedagogjik me prindërit është jo i vazhdueshëm dhe i paktë. Edhe me rrezikun e të qënit tejet mase invadentë në privatësinë e prindërve, duhet si mësues të komunikojmë edhe në nivel ditor me ta, për problematikat e shfaqura në shkollë. Deri tani, prindërit e kanë mirëpritur me vlerësim këtë qasje dhe kjo tregon se jemi në rrugën e drejtë. Mendoj se të gjithë prindërit duhen vënë në dijeni, qoftë dhe për një rast specifik të problematikës shëndetësore apo për një rast tipik të problematikës së mësimdhënies e mësimnxënies. Kjo është një praktikë që zbatohet gjerësisht në sistemin parauniversitar të vendeve anëtare të Bashkimit Europian e më gjerë dhe që ka marrë në ditët e sotme në pandemi, një rëndësi akoma dhe më thelbësore. Një komunitet prindëror i mirëinformuar do të jetë për ne garancia kryesore, që të kemi një bashkëpunim të plotë dhe efektiv me nxënësit dhe prindërit, për të përballuara sfidat e këtij viti akademik, sërish tejet të vështirë e sfidues.

* Drejtoreshë e shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”