BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Shkolla që meriton notën dhjetë

Shkolla që meriton notën dhjetë

Në putpurinë e fotove që Kryeministri publikoi pak kohë më parë për shkollat fillore dhe të mesme që përgatiteshin të mikprisnin me dhjetra mijëra nxënës këtë shtator (https://www.facebook.com/edirama.al/photos/pcb.10158968869901523/10158968867061523/ ), spikasnin dy foto të shkollës së mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi”. Dy vjet më parë, në Maturën 2019, shkolla renditi 36 maturante me mesataren e notave 10.00. Një vit më vonë, në provimet e maturës shtetërore, me notën 10 u vlerësuan në matematikë 57 nxënës, në gjuhët anglisht dhe frëngjisht 203 nxënës, ndërsa në lëndët me zgjedhje 163 nxënës. Në fundvitin shkollor 2020-2021, kalueshmëria e shkollës ishte 100% dhe nota mesatare 8.7. Në Maturën Shtetërore 2021, nota mesatare e katër provimeve ishte 8.5. Këtë vit si asnjëherë tjetër, shkolla ka 5 kandidatë për Medalje të Artë. Që nga viti 2011, shkolla aplikon kurrikulën (programin mësimor) me zgjedhje, ku nxënësit i zgjedhin lëndët sipas preferencave të tyre. Kjo qasje i motivon fort ata për më tej. Lëndët e zgjedhura, si dhe vlerësimi i Maturës Shtetërore, kanë ndikuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen dhe vijimin e studimeve universitare për maturantët. Shkolla është përfshire vazhdimisht në projekte dhe nisma të nxënësve, të kuruara dhe mirëdrejtuara nga stafi pedagogjik, me në krye Drejtoreshën Teuta Braçaj. Një nismë e tillë e fundit ishte revista online e nxënësve të talentuar të klasës 10C, e titulluar “Ditari i Petroninsave”. Revista ka plot 22 faqe me ilustrime me ngjyra. Shkolla është djep i laboratorëve dixhitalë, ku nxënësit zhvillojnë orë mësimi me tableta dhe tabela interaktive, si dhe realizojnë video tutoriale, në kuadër të nismës “3 lëndë në 6 orë”, në lëndët letërsi, gjeografi, filozofi dhe informatike. Pandemia nuk ka shteruar aspak nervin krijues të nxënësve të “Petro Nini Luarasit” dhe ndihmesën e pakursyer të mësuesve. Kjo shkollë është dalluar në vijimësi për numrin e lartë të nxënësve me notën mesatare mbi 8, ndërsa ende vijon të mbajë koefiçientin më të lartë ndër gjimnazet e Republikës, për numrin e nxënësve që kanë vazhduar shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit. Shkolla e kaloi me sukses sfidën e regjistrimit online të nxënësve të rinj, që vinin nga shkollat nëntëvjeçare, duke u kursyer prindërve rradhët dhe sprovat e marrjes së dokumentacionit, për të pranuar fëmijën e tyre në shkollë. Kur thua “nxënës i Petro Ninit” (shkurt “petronins”, në të folurit e përditshëm të nxënësve dhe mësuesve), nënkupton një mjedis të hapur e gjithëpërfshirës, me klube me prani fizike dhe online të matematikës, fizikës, gjeografisë, biznesit, teknologjisë së informacionit, gjuhëve të huaja, etj. Nënkupton një mori veprimtarish nga të gjitha sferat dhe interesat e jetës. Kjo shkollë, që meriton notën dhjetë dhe në gjykimin tonë si qytetarë, përbën një mjedis ku ndërthuret cilësia e mësimdhënies, me eksperiencën dhe formimin, në radhë të parë njerëzor dhe qytetar. Shkolla është nismëtare aktivitetesh nga më të larmishmet, nga ndihma për më të moshuarit në projektin “Adopto një të moshuar” të Komunitetit të San Exhidios në Shqipëri, tek dhënia e abetareve shqip për disa shkolla në Itali, ku mësohet shqip. Tek pjesëmarrjet e suksesshme në konkurse artistike, në ese për Bashkimin Evropian, në gara sportive, etj. Kur i thua vetes petronins, nënkupton se i përket një institucioni ku qeveria e nxënësve funksionon jo vetëm në letër. Ku senati i parë i shkollës e nisi aktivitetin që në vitin 1997, si një projekt me ndihmën e fondacionit “Soros”, me një mori aktivitetesh shoqërore, kulturore dhe artistike, duke e gjallëruar jetën në shkollë. Katër vite më parë, në vitin 2017 u realizuan binjakëzimet me senatet e shkollës se mesme “Gjon Buzuku” në Prizren dhe me atë të shkollës së mesme në Comachio të Italisë. Kjo shkollë është mjedisi ku betimi i senatorëve të klasave ka vlera dhe emocione reale. Shkolla “Petro Nini Luarasi”, njëlloj si dikur personaliteti i madh i mësuesisë dhe patriotizmit shqiptar, emrin e të cilit ajo mban, u mundëson nxënësve të saj të jenë vetvetja, të lirshëm, të talentuar, të guximshëm dhe të angazhuar në kërkime të rëndësishme përtej klasës. Duke ua dhënë të plota mundësitë e të shprehurit në nisma dhe projekte, në gara dhe konkurse, në binjakëzime dhe vizita të ndërsjella. Është mjedisi i eksperiencave unike, ku nxënësit nuk marrin notën dhjetë vetëm në mësime, por edhe në komunikimin shoqëror dhe në aktivitetet e shumta jashtë programit mësimor.