BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x

Opinion / Editorial

Shkruan histori Oso Kukët antifashsitë

Shkruan histori Oso Kukët antifashsitë

Kalaja në lagjen “Firej” të Shkodrës, bëri histori

Perlat Rexhepi në mbrëmjen e 21 qershor 1942 futet ilegalisht në qytet, për të takuar shokët e qarkorit e të njësitit gueril për detyrat që dilnin në situatën konkrete. Shkon në bazën ilegale, në shtëpinë e komunistit Jordan Misja, ku u takua dhe me Branko Kadinë. Të nesërmen do takonin shokët në një bazë tjetër. Të tre vendosën të qëndronin në shtëpinë e Jordanit, duke qenë të bindur se nuk kishin rënë në gjurmë. Ata nuk e dinin që shtëpia mbahej nën mbikqyrjen e rreptë të fashistëve e spiunëve të fashizmit, të cilët atë natë kishin njoftuar se tre të “dyshimtë” ndodhen në atë shtëpi të vogël në lagjen “Firej” të Shkodrës. Fashistët kishin marrë masa nga më të fortat. Shtëpia u rrethua natën, u zunë të gjitha rrugët e rrugicat. Herët në mëngjes u dëgjuan trokitje tek porta dbe thirrjet: “Hapeni portën, jeni të rrethuar, dorëzohuni, mos e humbni veten, s’keni nga të ikni”, etj. Kalaja një katëshe e Jordanit ishte rrethuar, brenda qëndronin tre luanë, tre komunistë, tre bij besnikë të popullit, dy nga Shkodra kreshnike e një nga Labëria. Bashkë me ta, ishte nëna dhe motra e vogël e Jordanit. Heronjtë e epopesë së Shkodrës e kishin bërë betimin përpara nënës trimëreshë të Jordanit, ashtu siç e kishin bërë këtë betim kur u pranuan anëtarë të Partisë Komuniste.

“Ne do të luftojmë e nuk dorëzohemi, komunistët vdesin duke luftuar dhe vdesin vetëm një herë, jetën tonë ia kemi kushtuar popullit tonë të shumëvuajtur, partisë sonë të lavdishme; vdekje fashizmit dhe tradhëtarëve; shokët do të na e marrin hakun”. Ata zgjodhën rrugën e nderit e të lavdisë për të rënë duke luftuar me armë në dorë, duke qenë të bindur se bënin detyrën që i takon çdo shqiptari. Ata ishin Oso Kukët antifashsitë, e donte koha dhe vendi që të flijoheshin si dukur në Vraninë Oso Kuka me luftëtarët e tij. Perlati, Jordani e Brankua, tre shokët e idealit luftuan heroikisht për 6 orë rresht. Luftonin tre kundra qindra milicëve, karabinierëve e ushtarëve fashiste. Jehona e revolverëve, pushkëve, dhe të bombave të tyre u dëgjuan në mbarë Shkodrën, në tërë Shqipërinë e jashtë saj.

Për epopenë legjendare të Perlatit dhe të shokëve të tij shkruan gazetat e kohës, u ngritën këngë, u thurrën vargje nga populli, heronjtë u bënë të përjetshëm. Ata nuk vdiqën, por jetuan e jetojnë në mes të popullit të cilit i kushtuan jetën. Kënga për Perlatin me shokë buçiti anë e mbanë Shqipërisë, bile dhe në qelitë e burgjeve në Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korçë, Gjirokastër e gjetkë. Këngët, vjershat, poemat janë të shumta për në ato muaj të vitit 1942. Buçiti e fortë, impresionuese e mobilizuese kënga e ngritur nga shkrimtari Kolë Jakova: “Ç’ka po thot’ Perlati,/ burra baniu gati,/ se ka ardh’ sahati,/ t’huajt me i dhanë barot./ Hajde o toska i vogël,/ Tunde mal e kodër,/ Binde mbar’ nji Shkodër,/ Oso Kuk tamam...”.

Jeta dhe edukimi i toskës së vogël...

Perlat Rexhepi lindi në tetor të vitit 1919 në fshatin Vajzë të Vlorës, në një familje me tradita të shquara patriotike. Kjo familje patriotësh rriti dhe edukoi në fëmijëri, heroin, revolucionarin, antifashistein, komunistin dhe djaloshin trim Perlat Rexhepi. Rexhep Sulejmani, babai njihej në Vlorë dhe në Shqipëri si një patriot e demokrat. Së bashku me Halim Xhelon e Avni Rustemin themeluan shoqërinë “Shtizat e qytetërimit”, në Vlorë në vitin 1919. Rexhep Sulejmani mori pjesë në Luftën e Vlorës kundër forcave italiane në vitin 1920. Mori pjesë në Revolucionin demokratiko-borgjez të Qershorit të vitit 1924. Duke qenë aktivist i lëvizjes antizogiste u gjurmua nga regjimi i Zogut dhe mërgoi me familjen në qytetin e Korfuzit.

Në këtë mjedis demokratësh u formua Perlati, duke edukatë të lartë nga prindërit e tij. Ai ishte një djalë i thjeshtë, i zgjuar, i sjellshëm në rrethet shoqërore, i donte njerëzit, shokët e fëmijërisë. Kreu shkollën fillore në Korfuz. Në verën e vitit 1929 familja u kthye në Atdhe dhe u vendos në Vajzë, fshatin e lindjes. Më tej bëri dy klasë në shkollën qytetase të Vlorës dhe në vitin 1932, filloi studimet në Shkollën Tregtare.

Në Shkollën Tregtare mësonte shumë mirë, ishte i dashur me shokët e klasave të ndryshme, shumë i sjellshëm e mjaft korrekt me mësuesit, megjithëse disa prej tyre qenë italianë. Mori pjesë në aktivitete kulturore e artistike të shkollës, ai merrej dhe me sport etj. Mësuesit italianë, panë tek Perlati dhe një numër nxënësish urrejtjen ndaj Italisë fashiste. Kishin filluar të flisnin hapur nxënësve të tjerë dhe mësuesve fashistë. Drejtoria e shkollës e përjashtoi Perlatin nga shkolla si shkaktarin kryesor të prishjes së rregullit në shkollë, për goditje të mësuesit, për ofendim të regjimit të vendit dhe të atij italian. Djaloshi i ri 16 vjeçar Perlat Rexhepi, kundërshtar i regjimit italian dhe i të dërguarve të tij në shkollën e Vlorës, u largua nga shkolla dhe shkoi në familjen e tij në Vajzë. Pas shumë përpjekjesh babai, me shumë vështirësi, me ndihmën e disa miqve e regjistroi në shkollën teknike në Tiranë.

Në shtator të vitit 1935 Perlati ishte nxënës në shkollën teknike në Tiranë, në degën e ndërtimit. Edhe në këtë shkollë u dallua si nxënës studioz, inteligjent e me një horizont të gjërë. Aty gjeti shokë me prirje dhe ide përparimtare e revolucionare, u brymos si një revolucionar i paepur, luftëtar i guximshëm, patriot i zjarrtë. Krahas mësimeve ai lexonte mjaft libra që i siguronte nga shokët e që qenë të ndaluara nga regjimi i Zogut. Perlati i lexonte, i përhapte tek shokët, fliste për përmbajtjen e tyre. Në komodinë kishte librat “Nëna” e Maksim Gorkit, “Puna me mëditje” dhe “Kapitali” i Marksit si dhe libra revolucionarë në italisht.

Përmes ideve të ndryshme të komunizmit

Dita e 7 Prillit 1939 Perlatin e gjeti në bankën e shkollës, ku mori pjesë në demonstratën e madhe të Tiranës, ku populli i kryeqytetit, kërkonte armë për të luftuar për mbrojtjen e atdheut. Shkolla Teknike u mbyll nga fashizmi. Perlati me shokë u arratisën dhe qëndruan 3-4 muaj në Mal të Zi. Kthehet në Tiranë dhe me pseudonimin “Tarzani” e “Sazani”, me ndihmën e shokëve në Tiranë filloi përsëri mësimet në shkollën teknike për vitin e fundit. Në qershor 1940, në ditët e fundit të shkollës, u fut në Grupin e të “Rinjve” i krijuar 2 muaj më parë. Në Grupin e të Rinjve në Tiranë, nuk gjeti shokë të shëndoshë, pasi kishin lloj-lloj pikëpamjesh. Perlati nuk u pajtua me pikëpamjet antimarksiste, nuk shikonte asgjë të përbashkët me ta dhe e braktisi grupin në vitin 1941. Perlat Rexhepi ishte një revolucionar i ri, një patriot e bir patrioti, një luftëtar konseguent antifashist. Ai e shikonte të ardhmen e Shqipërisë vetëm nga bashkimi i popullit në një parti komuniste dhe se liria e Shqipërisë nga pushtuesi do vinte nga lufta e armatosur. Ai e adhuronte komunizmin prandaj dhe luftonte e përpiqej të bëhej një komunist i denjë, një revolucionar i vërtetë, një luftëtar i paepur, i gatshëm për çdo sakrificë për popullin.

Në tetor 1940, pas shumë përpjekjesh për disa muaj u emërua gjeometër në shoqërinë italiane “Puriceli” në Vlorë. Shtëpia ku banonte në lagjen “Karabash” të Vlorës ishte kthyer në një bazë ilegale, ku çdo natë zhvilloheshin biseda të zjarrta antifashiste, dëgjonin Radio Moskën dhe lexonin literaturë marksiste. Perlati u shkëput nga krerët e grupit, me gjithë përpjekjet e Sadik Premtes për të qenë pjesë e tyre. Komunistët e Vlorës mblidheshin në Hotel Beuni, pronar ishte Feti Boraj, (dëshmor i Atdheut). Me komunistët e Vlorës Perlati u mbështet tërësisht nga Hysni Kapo, për kryengritjen e armatosur.

Perlati propogandonte në biseda me punëtorët e sektorit të tij, ngaherë u thoshte “do të armatosemi shokë dhe do t‘i hedhim përsëri në det pepinot, ashtu siç i hodhën baballarët tanë në Luftën e Vlorës më 1920”. Komunisti Perlat Rexhepi kishte pasion poezinë, të cilën nuk e linte pas dore. Ai shkruante në defter vargje të ndryshme me theks revolucionar. Ja disa nga vargje: “Një Pushkin dua të bëhem,/ një Mjakovsk pa dyshim,/ si Migjeni dua të ngrihem./ Si gojëëmbli Naim... Ose Shekspir të arrij në dramë,/ Enrik Hajne në poezi./ Si Aligeri me famë,/ Shqipërisë t’i thur lavdi...

Në gusht 1940, drejtuesit italianë të ndërmarrjes “Periceli” e larguan Perlatin nga qyteti i Vlorës dhe e dërguan në fshatin Dushkarak, për të punuar në rrugën gjatë luginës së Vjosës deri në Tepelenë. Në kushtet e reja të krijuara, Perlati nuk e ndërpreu aktivitetin revolucionar. Këtu vazhdoi të punonte me punëtorët që drejtonte si dhe me masën e fshatarëve duke propaganduar idetë komuniste mbi luftën e armatosur kundër fashizmit e tradhëtarëve, për bashkimin e popullit në një front të përbashkët antifashist. Në vjeshtën e vitit 1940, Italia fashiste filloi sulmin kundër Greqisë. Patriotët shqiptarë e dënonin këtë agresion dhe u bënin thirrje bijëve të tij të mos shkonin në front si ushtarë apo milicë. Perlatin e kishte paralajmëruar nga kuestura se do arrestohej e do dënohej po u vërtetuan veprimet antifashiste.

Binde mbar’ nji Shkodër

Në fillim të vitit 1941 largohet nga Vlora pasi qëndrimi i mëtejshëm aty, rrezikonte jetën e tij. Në mars 1941 Perlati u gjend në Shkodër, në punë si teknik në Zyrën e Botore. Këtu njohu shpejt shokët e shëndoshë që punonin në Botore. Ai u bë i njohur dhe i dashur me punëtorët. Këtu u njoh me shumë shokë, anëtarë të grupit komunist si Qemal Stafën, Jordan Misjen, Branko Kadinë, Shyqyri Hafizin etj. Në fillim të qershorit 1941, bëhet anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës dhe shkëput nga Grupi i Të Rinjve. U bë i njohur në qytet dhe në disa fshatra të Koplikut, ku shkonte për punët e Botores si teknik. Anëtarët e Grupit Komunist të Shkodrës, kudo si në Shkodër dhe në Tiranë, e veçanërisht Qemal Stafa e Vasil Shanto, që ndodheshin në Tiranë, si dhe të tjerët që ishin në Shkodër Jordan Misja, Branko Kadia, Qamil Gavoci etj., panë tek Perlati një komunist të sprovuar e të vendosur revolucionar, të papërkulur, një djalë trim, të zgjuar dhe me një horizont të gjërë, ndaj dhe kishin besim të madh tek ai, se mund të kryente me vendosmëri çdo detyrë që mund t’i besohej. Me krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, Perlati bëhet anëtar i saj më 8 Nëntor 1941. Me krijimin e Qarkor të Shkodrës, Perlati zgjidhet anëtar i tij. Kështu filloi puna e organizuar dhe me një program e detyrë të qartë. U organizua demostrata e 28 nëntorit 1941, ku në ballë të tyre ishte dhe Perlat Rexhepi. Ai njihej nga shumë punëtorë, fshatarë e nxënës shkollash të Shkodrës.

Perlati njihej si njeri i aksionit. Ai ishte i pranishëm kudo me revolver në brez e me bomba në xhep. Në një natë prilli të vitit 1942 me shokët e njësitit gueril të qytetit, i veshur me uniformën e oficerit italian u fut në godinën e kuesturës dhe i vuri zjarrin ndërtesës. Kjo ngjarje i tmerroi fashistët. Ata filluan të ushtronin kontroll të rreptë për çdo lëvizje e veprim që quanin të dyshimtë. Gjatë atyre ditëve fashistët e kishin zbuluar Perlatin dhe e ndiqnin për ta kapur. Duke parë rrezikun që e priste Qarkori vendosi që Perlati të hidhej në ilegalitet për t’i shpëtuar arrestimit. Ndërpreu punën në Botore dhe kaloi në ilegalitet duke qëndruar në qytet, pranë hundës së fashistëve ku vepronte i maskuar herë si fshatarë e herë si punëtor i leckosur dhe herë me uniformë ushtari e oficeri duke kryer detyrat që i ngarkonte Partia.

Me formimin e Qarkorit të Partisë, Perlatit ju ngarkua detyra e organizimit të Rinisë Komuniste të Shkodrës, së bashku me Manush Alimani e Branko Kadia. Ai kryente detyra në teknikën e qarkorit, në njësitin gueril etj. Perlati së bashku me Branko Kadine u thirrën nga Enver Hoxha në Tiranë. U takuan e biseduan në shtëpinë ku u themelua Partia, morën udhëzime për organizimin e Rinisë Komuniste në Shkodër etj. Enver Hoxha për këtë takim shkruan në librin “Për Pushtetin Popullor”. Aktiviteti i Perlatit nga formimim i Partisë deri sa u vra ishte i shkurtër, veprimtaria prej komunisti ishte e madhe dhe e rrallë nga krahasimi. Ai kishte një gjurmim të vazhdueshëm, përsëri punoi natë e ditë në qytetin e Shkodrës e në fshatra si agjitator e propagandist i shquar i Partisë, si organizator e udhëheqës aksionesh.

Më 5 qershor 1942 ai kalonte me biçikletë në një rrugë të Shkodrës për të plotësuar një detyrë Partie dhe u zbulua nga patrullat e karabinerisë, të cilët e thirrën disa herë të ndalonte. Ai vazhdoi rrugën me shpejtësi. Fashistët hapën zjarr dhe e plagosën në këmbë. Me këmbën e plagosur ngiste biçikletën, vazhdoi rrugën doli nga qyteti dhe mbriti në fshatin Dobraç. Fashistët i humbën gjurmët. Me këmbë të plagosur vazhdoi të ecte derisa u gjend në shtëpinë e nënë Lahja familjeje simpatizante e luftës. Shtëpia e kësaj gruaje patriote shkodrane ishte streha e Perlatit dhe bazë e luftës që nuk ishte zbuluar nga fashistët. Me plagën e pashëruar, ai nuk e ndërpreu aktivitetin, takohej vazhdimisht me shokët...

Krenarë për heroizmin

Epopeja e Shkodrës ishte e paparë deri në ato vite të luftës antifashiste. Ajo do të përsëritej më vonë nga tre heronjtë e Kodrës së Kuqe në Tiranë nga Vojo Kushi, Sadik Stavaleci e Xhorxhi Martini, nga Heronjtë e Topanasë në Vlorë, Hajredin Bylishi, Mumin Selami, Bajram Tushi dhe Hiqmet Buzi. Heroizmi i Perlatit u bë shembull frymëzimi, trimërie e guximi në radhët e çetave partizane. Emri i heroit u bë flamur lirie në masat e gjëra të popullit shqiptar. Në Shkodër formohet çeta partizane që mori emrin Perlat Rexhepi, ishte çeta e parë në Shkodër dhe një ndër të parat në Shqipëri. Kjo çetë në vitin 1943 rritet në batalionin po me të njëjtin emër. Edhe në Vlorë me vendim të Komitetit Qarkor krijohet çeta “Perlat Rexhepi” e më vonë batalioni me këtë emër.

Epopeja legjendare e Perlat Rexhepit më 22 qershor 1942 ishte shembull i madh frymëzimi për popullin tonë, një kushtrim për luftë e përpjekje, për jetë a vdekje, një betejë ku luftonin tre bij të popullit kundër një ushtrie të tërë. Populli i Vajzës kur mësoi rënien heroike të Perlatit, u bashkua më shumë me Frontin Nacionalçlirimtar dhe me komunistët. Heroizmi i Perlat Rexhepit, bëri që nga Vajza të dalin mbi 70 bij dhe bija partizanë, prej të cilëve 22 ranë dëshmorë, kurse 10 të tjerë viktima. Ky ishte Perlat Rexhepi, heroi ynë, biri i Labërisë trime. Me veprën e tij heroike krenohet Shqipëria, krenohet Shkodra që e mbajti në kohën e zjarrtë të luftës, krenohet Vlora për birin e të mbuluar me lavdi, krenohet fshati Vajzë për birin e tij komunist dhe antifashist.