BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shoqata e Ushtarakëve në Rezervë, në harresë të plotë!

Shoqata e Ushtarakëve në Rezervë, në harresë të

Thuhej dikur  një fjalë e urtë  që “Qengji i urtë, pi dy nëna”! Kur është thënë kjo, me siguri  ka qenë koha e “të urtëve” kurse sot, në kohën e “të fortëve” duhet të ndryshohet dhe të thuhet që “Të tëra”nënat” i pi “i forti” dhe i urti, jo vetëm që nuk i vjen radha të “pijë” por ha edhe“shkopinjtë”. Ata “të urtë” që kërkojnë shumë pak nga sa i takon me ligj, i tregohet “shkopi”, të “fortëve” u hapet rrugë, të “urtët”qëndrojnë në pritje për tridhjetë e kusur vite, të “fortët”, kanë përlarë gjithçka, kanë marrë pronat, pasuritë, paratë pa “doganë” edhe pa bërë “cak” në punë, kanë marrë  funksione të larta qeveritare duke marrë prapa tyre edhe një “duzinë”të pa aftë sepse kanë marrë  diplomën edhe pa mësuar një “shkrap”, shkojnë për pushime në Dubai, kanë vila e makina luksoze etj, etj dhe as “Rroftë demokracia” nuk thonë..!. Nën pretekstin e “çrrënjosjes” së komunizmit dhe të reformës në administratë u larguan të gjithë kuadrot e aftë mes tyre edhe ushtarakët dhe u zëvendësuan me militantët e “kusarokracisë” që vazhdon edhe sot me më intensitet.  Ushtarakët në rezervë që sot bëjnë pjesë në Shoqatën e Ushtarakëve të liruar, indiferentizmi i shtetit i ka lënë në harresë!. Të gjitha objektet ushtarakë në bregdet në mal e në fusha iu shitën militantëve të “kusarokracisë” dhe ishin të vetmit Ushtarakët që nuk përfituan as edhe një qindarkë pavarësisht që i qëndruan besnikë Atdheut. Qysh nga viti 2009, kur Shqipëria hyri në NATO, edhe kjo Shoqatë u bë anëtare me të drejta të plota në CIOR ( Konfederata Ndërkombëtare e  Oficerëve në rezervë të vendeve pjesëmarrës në NATO). Po të bësh një ballafaqim se si kjo shoqatë trajtohet në vendet anëtare të NATOS dhe si trajtohet në Shqipëri, është pak të thuhet që për shtetin as ekziston fare..Kërkesave të tyre të shumta me shkresa e me gojë as që ka denjuar t’i përgjigjet ndonjë shtetar nga institucioni që i ka në vartësinë e tyre. Kërkesa të njëpasnjëshme bëjnë  për hallet që kanë, kërkojnë takim me titullarët e Ministrisë Mbrojtjes, por askush nuk i ka në “defter”!. Edhe po  të kërkojnë diçka nga shteti që i takon me ligj,  fjala e parë që do t’i thuhet është “Qëndroni urtë sepse keni shumë pretendime”!. E megjithatë, të gjithë këta të fortë që kanë Shtetin e tyre, vetëm ankohen kurse “të urtët” qëndrojnë në radhë që këta “të fortë” t’i hedhin ndonjë thërrime.. Midis të urtëve, janë edhe ushtarakët, ata aktivë, apo ata që kanë dalë në rezervë. Në periudha të ndryshme, kur Atdheut i është dashur t’i vijnë në ndihmë, bijtë e vet, të parët kanë qenë e do të jenë ushtarakët që sot janë ndër shtresat më të pambrojtura ashtu si edhe shumë shtresa të tjera si para e tetraplegjikët, Shoqata e të verbërve, pensionistët  ku futen edhe ushtarakët në rezervë etj, etj  që shteti i ka lënë në haresë..Kujtojmë këtu, thirrjen që i u bë ushtarakëve në kohën e  Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, me mijëra ushtarakë u grumbulluan dhe u vunë në mbrojtje të objekteve ushtarake, e të ç’do institucioni që “të fortët”  i shkatërruan nga themelet..Ata, janë betuar dhe sa herë të bëjë thirrje Atdheu, janë të gatshëm në ç’do moment. Janë të gatshëm edhe në rast përmbytjesh apo zjarresh të shkaktuara nga natyra apo kur  “të fortët” dhe elementët sabotatorë vendosin zjarre e tritole, do të shkojnë ata, të bindurit, ushtarakët dhe forcat policore  të “armatosur” me degë shkurresh për të shuar zjarret e zjarrvënësve..!.Sa më shumë kohët kalojnë kuptohet edhe më qartë që “të fortët” që erdhën në pushtet në periudhën “post komuniste”  ushtarakët dhe ish ushtarakët, si të bindur që janë nuk i interesojnë më pushtetarëve të majtë apo të djathtë, sepse ata Shqipërinë, as nuk e zhvatin e as nuk e vjedhin, por vetëm kërkojnë minimumin e atyre që ju takojnë me ligj, me statusin e miratuar.. Masat e para që u morën nga gjoja Shteti ligjor, ishte largimi i kuadrove në ushtri e sektorë të tjerë që kishin dhënë prova profesionalizmi dhe gatishmërie për Atdheun, duke u zëvendësuar me ata që u morën nga rruga si “demokratë” sepse “besnikët” e Diktaturës, bëheshin “pengesë” për “zhvatokracinë” post komuniste. Në vend të Shtetit Ligjor aq shumë të kërkuar, kemi një shtet që i ka “ngordhur” ç’do nerv social, që mendon për pasurimin e atyre që nuk kanë asnjë fije kontribut.. Atyre që u takon prona u a kanë marrë “të fortët”, të drejtat e ushtarakëve dhe ushtarakëve në rezervë, i kanë marrë ata që nuk u takojnë.. dhe ky është “Shteti ligjor” që ka vendosur ligjin dhe “drejtësinë’!. Në këtë rrumpallë “demokratike” tridhjetë e kusur vjeçare nuk merr vesh i pari të dytin..... Ja t’i marrim me radhë. Edhe në vendet anëtare të NATO-s e në ç’do vend tjetër, ushtarakët në rezervë kanë statusin e tyre dhe mbi bazën e tij kanë trajtime siç i parashikon statusi. Por ja që statusi i ushtarakëve këtu, është harruar fare dhe ka mbetur si “përrallë” nga e kaluara. Sa më thellë që të “gërmosh” aq më “ruda” do të gjesh në këtë vend. Dikur, Ushtarakët, kishin një Shtëpi Qendrore në Kryeqytet, që tani i ka mbetur vetëm emri mbasi Basha e Bashistët e kthyen në “Kështjellë” për t’u mbrojtur nga sulmet e saliistëve të armatosur deri në dhëmbë!. Kryeministri aktual, deklaroi me pompozitet që “Sapo të qeveria socialiste të vijë në pushtet, do t’u a kthej atë ushtarakëve..”! Jo vetëm që nuk u ktheu pronën ushtarakëve por ky Kryeministër, i rrëmbeu edhe  ESCU-n (Entin Social Kulturor të Ushtrisë) dhe u a dha biznesmenëve “Fukarenj”! Vazhdojmë rrugën dhe  shkojmë në të ashtuquajturën Kovalishencë në Plepat, Durrës. Aty, pushojnë nja njëzet sirianë, që Shteti i ka flakur në rrugë të gjithë ata që shërbyen për vite të tëra në ushtri, që sakrifikuar rininë e tyre dhe sot aty janë strehuar sirianët. Ata mund të kenë të drejtën e tyre por ky shtet t’i dali për Zot dhe jo të tallet me të drejtat e ushtarakëve. Zot na Ruaj! Me ç’të drejtë shteti u privon një të drejtë ushtarakëve, për njëzet emigrantë sirianë?. Vera po i lë vendin dimrit dhe asnjë ushtarak apo ushtarak në rezervë, këtë vit, nuk ka shkuar atje për pushime..Ka edhe një Shtëpi pushimi në Jalë por atje  shkojnë pushojnë “mëkëmbësit” e “të fortëve” sepse ushtarakët, as ata të “vijës së parë” as ata të “prapavijës”, nuk mund të pushojnë në Shtëpinë e Pushimit të “VIP-ave” Atje, mund të   shkojnë vetëm disa punonjës që merren me mirëmbajtjen e automjeteve të Dikasterit bile edhe dy e tre herë.. Është edhe një Shtëpi Pushimi në Pogradec, por asaj i ka mbetur vetëm emri  sepse është “jashtë funksionit” dhe ushtarakët, presin që Shteti të gjejë ca para për të bërë investime.. Cilën të marrësh e cilën të lësh..Ushtarakët, në bazë të statusit të tyre, kanë edhe të drejtat për trajtimin shëndetësor. Edhe kjo është një e drejtë që e përmban statusi, por ja që Shtetit i duket sikur ushtarakët kërkojnë “qiqra në hell” dhe është fakt që ushtarakët në rezervë i ka lënë në ditë të hallit!. As edhe një mbështetje financiare nga ana e Ministrisë, nuk ka kjo Shoqatë, siç e përmban edhe neni 43 i Statusit të ushtarakut për aktivitete ndërkombëtare... Edhe mua më duket sikur “rrah ujë havadan” tek mendoj që edhe  vendimet e Qeverisë bien në “vesh të shurdhër” kur mendoj që një VKM, i vitit 2016 që bën fjalë për ngritjen e efektivit rezervist jo vetëm që nuk është zbatuar por është harruar fare.. Qofsha unë i gabuar mbase ndihen të sigurt kompetentët  nga armët e sofistikuara që janë pajisur dhe nuk e shohin të nevojshme të mobilizojnë efektivat rezerviste në rast gatishmërie... Aktualisht, as ushtarakët aktivë, as ata në rezervë, nuk janë të pajisur me karta identiteti të  Ushtarakut. Po pse? Përgjigjen më të mirë e jep një “i mëncur”, një funksionar i lartë i MM i cili thotë “Nëqoftëse do t’i pajisim me këto karta, ka edhe “avaze” të tjera pastaj që ne, nuk kemi fonde..”! E thënë thjesht kjo, ushtarakët në rezervë që mos kërkojnë të drejtat e tyre sipas statusit, është më mirë të mos i pajisim fare me karta identifikimi// Kjo është një zgjidhje e “zgjuar...”! Thuhet që po hartohet një Status i ri. Presim e të shohim se ç’do të bëhet dhe nuk duam të jemi zhgënjyes, por siç duken “bathët e Priftit, janë larg pashkët” sepse në këtë vend, thuhen shumë gjëra por jo për t’u zbatuar por për  të bërë siç kanë bërë deri sot...