BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shoqëria demokratike false e tipit "7501", në legalizim!

Shoqëria demokratike false e tipit "7501", në legalizim!

Eksperimenti me "reformën në drejtësi" në Shqipëri, është më i rëndësishmi në Europë! SHBA-të dhe BE-ja, kanë vënë një bast shumë të rëndë, të vështirë, por njëkohësisht me premisa të mëdha për tu fituar sëpaku në letër. Sot në Poloni po bëhen protesta nga gjykatës dhe kolegët e tyre në Europë, sepse shteti atje, qeveria, mazhoranca, po aprovojnë një ligj, i cili merr përsipër shkarkimin dhe lëvizjen e gjykatësve nga sistemi, me pikërisht ligj dhe nga qeveria. Në fakt, aty gjyqësori akuzohet se e ka tepruar, gjykatat dhe gjykatësit e kanë tepruar dhe sigurisht ka nevojë për një "radricim" apo reformë, por që qeveria atje kërkon ta bëjë me një ligj, që bie erë "kontroll mbi drejtësinë". E kjo patjetër që është e pa pranueshme për demokracinë në përgjithësi. Polonia nuk mund të jetë as Rusia as Turqia, por në përgjithësi ky duel mbi drejtësinë e korruptuar apo të anshme dhe arrogante dhe reformat të qeverisë po lind sidomos në ish-vendet e dikurshme të "demokracive popullore".

Kurse reforma jonë është një diçka "fantastike" edhe pse shumë e vështirë dhe e zbatuar nga disa tipa si në politikë dhe drejtësi - tepër po tepër interesantë. Gjithsesi reforma po nxjerr dhe nxori jashtë maskarenj dhe maskaresha, jo vetëm të korruptuar dhe degjeneruar, por dhe që u kanë shërbyer me një imoralitet profesional politikës dhe miqve që i kanë katapultuar në drejtim të pikërisht drejtësisë dhe kudo në sistemet e saj. Opozita ka bërë vetëm votimin e 140 votave të reformës dhe pastaj ka sabotuar, por përfundimisht reforma arriti të nxirrte institucionet e reja dhe të rëndësishme për ne dhe SHBA e BE, që janë SPAK dhe BKH. Askush nuk e ka bërë këtë reformë në Europë, e para se nuk ishin kaq keq sa ne dhe e dyta se atje është terren më i vështirë se te ne, që "sëpata" e kontrollit të pasurisë të bjerë si ra mbi gjyqtarët dhe prokurorët idiotë në pasuri te ne.

Mirëpo nisja e punës së SPAK dhe BKH apo drejtësisë, ka të bëjë vetëm me një gjë në Shqipëri. Ka të bëjë dhe kjo është studiuar shumë mirë nëpër kancelaritë e mëdha mike tonat, me riparimin e një shoqërie devijate, retro-kulturore dhe që nuk ka provuar një ditë t’i zbatohet drejtësia, e cila për mua mund të quhet shoqëria e tipit 7501! Në Shqipëri ka ndodhur padrejtësia më e madhe në Europë me pronën dhe pronarin! Jo vetëm nga regjimi diktatorial absurd deri në infinit kundër pronës i Enver Hoxhës, por dhe nga pasuesit akoma më absurdë mbas tij, që janë këto tridhjetë vite një pas një, që nga Sali Berisha dhe deri te Edi Rama. Kjo shoqëri e 7501-shit, është më e padrejta në botë, sepse nuk ka respektuar pronën dhe pronarin dhe ka zbatuar pikërisht si me ligj dhe me forcë, tjetërsimin e pronës dhe anulimin e pronës nëpërmjet urdhërit dhe ligjit anti-demokratik që është pikërisht ai 7501. Pastaj është bërë dualiteti i jashtëzakonshëm mes zbatimit të këtij ligji armik ndaj pronës si të pronarit dhe shtetit dhe atyre që kanë zbatuar tapitë dhe pronën e tyre përpara reformës agrare. E për më tepër, mbi këtë maskarallëqe politike dhe ligjore është palosur dhe "legalizimi" si faza përmbyllëse e padrejtësisë më të jashtëzakonshme dhe absurde në botë, që është tjetërsimi i tokës, pronës dhe pronarit. Po pra si të jetë individi dhe padyshim akoma më keq pronari shtet.

Çfarë ka sjellë kjo në "shoqërinë 7501". Ka sjellë që pothuaj mbi të gjitha pjesët më të bukura, turistike dhe pjellore të Shqipërisë si të ish-pronarit dhe të pronarit shtet të prosperojnë dhe pronësohen-horrat, gangsterët dhe kriminelët e trafiqeve, drogës dhe vrasjeve. Po sigurisht bashkë me miqtë e tyre politikanë! Republika e shoqërisë 7501, sepse është kjo shoqëri që e ka pranuar këtë ligj dhe që e ka përdorur kjo soj "republike"- po përmbyll sot aktin final legalizues, i cili është më problematiku, më i padrejti dhe më kriminali, anti pronë si ligj dhe reformë në Europë. E pse u bënë të gjitha këto? Sepse, asnjë ditë kriminelët si në pushtet dhe në politikë kudo për tre dekada, nuk lejuan drejtësinë, ligjin dhe moralin e tij, të zbatohet apo të funksionojë në Shqipëri! As PS as PD dhe as "teknefelët" e tyre pas, nuk kanë dashur kurrë, që drejtësia të ketë vendin e saj, rolin e saj dhe pushtetin e saj. Prandaj sot si SHBA dhe BE, duan të bëjnë dhe "legalizimin" e kësaj shoqërie e tipit 7501! Njerëzit e ngritur lart në postet e KM-ve dhe presidentëve në Shqipëri, kanë dashur të imitojnë Zogun dhe Enverin, por nuk mundeshin, sepse ata ishin dikur "feudalë, brigandë sigurisht, por të fisëm", kurse këta të këtyre tridhjetë viteve, janë "horra folklorikë të votuar nga një popull dhe shoqëri e tipit 7501", prandaj nuk ke se çfarë pret më shumë.

Sot SHBA-të dhe BE-ja e dinë këtë gjë! E dinë fare mirë dhe e kanë ditur dhe më përpara. Eksperimenti i fundit te ne këtë ka qëllim, që dikush duhet të paguajë për këtë mesele të trishtë që kjo shoqëri e tipit 7501, ka prodhuar për tre dekada. Kjo shoqëri është falso demokratike sepse që në themel, ose në pronë, nuk bazohet në demokraci dhe ligj! Reforma e imponuar nga të huajt do të "legalizojë" këtë padrejtësi, e cila nuk mund të ndreqet, por këtë mund ta bëjë duke ndëshkuar disa tipa që janë vënë në shënjestër ose që është marrë vendim, se do të jenë shembull i këtij legalizimi. Që janë parë si të përshtatshëm të jenë ushqimi kryesor i krijimit të besimit mbi drejtësinë në Shqipëri me ndëshkimin që i pret. A do të zgjasë, a do të ketë lëkundje të forta dhe a do të përmbysë diçka, kjo është për tu parë, por në fund të fundit, dikush duhet të paguajë dhe lart, sepse poshtë sigurisht paguajnë çdo ditë dhe për fajin e madh të tyre, i cili është qenia shoqëri e tipit 7501.