BREAKING NEWS

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari dyshohet se u plagos me armë zjarri nga një...

Detaje nga ngjarja e rëndë në Pukë/ 11-vjeçari
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte
x
BREAKING NEWS

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në
x
BREAKING NEWS

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për
x
BREAKING NEWS

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në
x
BREAKING NEWS

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x

Opinion / Editorial

Shoqëria dhe kriza e institucioneve të “autoritetit social”…

Shoqëria dhe kriza e institucioneve të “autoritetit

Shoqëria shqiptare tani është në fazën më intensive të kalimit të krizës së brendshme, që lidhet me natyrën e veçantë të zhvillimeve intensive të jetës postmoderne dhe shfaqjes së sinkronizuar të dukurive më komplekse dhe kontroversale të saj. Gjëra që janë të natyrshme dhe të kuptueshme, por edhe anomali që vijnë nga mungesat endemike të veprimit të strukturuar e kompakt të institucioneve të edukimit dhe formimit qytetar. Jeta e shoqërisë është vënë nën presion dhe është inonduar nga fenomene të tilla si dhuna, krimi në familje, sjelljet sociale ekscentrike, nivelet në zgjerim të anomisë dhe çrregullimeve sociale, shfaqjet e rënda të incestit dhe pedofilisë, zgjerimi i krimit minor, vjedhjet dhe korrupsioni, si dhe shumë dukuri të tjera sociale bashkëshoqëruese të tyre. Të gjitha këto janë bërë anomali sociale serioze, dinamike e shqetësuese. Përgjithësisht masive dhe me natyrë patologjike, tejet preokupante për shëndetin e shoqërisë shqiptare.

Kjo situatë mund të matet dhe të vërtetohet me shumë tregues të shfaqura në jetën empirike, por dhe strukturore, kulturore, sociale dhe individuale. Kjo krizë sipas mendimit tim buron nga fakte, që duke qenë në kapërcyellin akoma të tranzicionit socio-kulturor, janë të kuptueshme, por nuk janë tërësisht të justifikueshme. As si sasi, cilësi apo tipologji. Në se këto probleme do t’i vëzhgojmë me një optikë sociale më të zgjeruar, në mënyrë evidente ato janë të lidhura me një kompleks faktorësh historikë, kulturorë, aktualë që lidhen me dobësimin e forcës së institucioneve të edukimit, formimit qytetar, të shtetit dhe të sigurisë morale. Dobësimi i të cilave ka sjellë situatën evidente, atë të shfaqjes së “krizës së autoritetit” në jetën e sotme shoqërore.

Janë disa institucione me natyrë sociale, shumë të rëndësishme për rregullimin e stabilitetit edukativ ekzistencial të shoqërisë, të cilat janë të tronditura deri në nivele kritike, të cilat kanë sjellë atë situatë tipike, të cilën ish presidenti i Francës Nikola Sarkozy me të drejtë e sintetizon me togfjalëshin “krizë e autoritetit” dhe e konsideron nominalisht si dukuri sociale të shfaqjes në shoqëri të situatës së “pamjaftueshmërisë flagrante autoritetit”. Një gjendje sociale shumë e përhapur dhe me pasoja në shoqëritë e sotme franceze, amerikane apo shqiptare. Padyshim edhe tek ne, kriza endemike e “institucioneve të autoritetit” është një nga faktorët më gjeneralistë, të determinimit të anomalive intensive në jetën e sotme sociale.

Nga analiza dhe studimi i situatës në shoqërinë shqiptare, sipas mendimit tim, kriza dhe pamjaftueshmëria e kushteve për “autoritet normal”, sot është në kulmin historik të saj. Kriza e shoqërisë shqiptare ka plot faktorë historikë e materialë, kulturorë e tradicionalë. Por mendoj se duke i diagnostikuar shkaqet, është me rëndësi të evidentohet e vërteta kryesore, se shkaku themelor i kësaj krize sociale, lidhet me krizën e disa institucioneve dhe autoriteteve kryesore. Të cilat duke qenë në krizën e tyre të identitetit dhe funksionalitetit, janë ndër shkaqet bazë të “tronditjes sizmike” dhe shqetësimeve individuale të njerëzve në shoqëri. Të gjithë e kuptojnë se këto autoritete që sot po përjetojnë krizën e tyre serioze, ekzistencialisht të thellë, dhe kjo është situate që determinon dëshpërime të thella sociale dhe impakte shqetësuese e destabilizuese në situatën e përgjithshme sociale të shoqërisë shqiptare. Tre institucionet që janë në “krizë autoriteti” dhe funksionaliteti sipas Sarkozisë janë dobësimi i rolit të familjes, tronditja e autoritetit të institucionit të shkollës, dhe “zbutja” e rolit të shtetit.

Familja shqiptare në procesin e riorientimit demokratik të strukturës dhe funksioneve të saj, ndikuar nga presioni horizontal demokratizues ka filluar të shfaqë ruptura edukative, bjerrje të autoritetit brenda strukturës së saj, mbi fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë. Në vend të përmirësimit të qëllimeve dhe funksionalitetit, autoriteti dhe “Kushtetuta” e brendshme e familjes shqiptare është dëmtuar. Për pasojë po shfaqen “vakuume” të bujshme të kalimit nga edukata tradicionaliste dhe paternaliste, drejt një “boshllëku edukativ”, liberalizmi dhe mungese të përgjegjësisë prindërore dhe bashkëshortore, e shoqëruar kjo me idenë e një lloj “teknoprofecie” mbi edukimin linear, përmes ndikimeve të teknologjisë digjitale në mënyrë spontane dhe pa nevojën e ndërhyrjeve sistemike dhe ndikimit permanent edukativ prindëror. Kjo ka cënuar autoritetin e familjes, kuotat e nevojshme të prindërimit, dhe peshën e familjes si “entiteti më i fuqishëm i të gjitha entiteteve që ngrihen mbi individin”.

Dobësimi i autoritetit të familjes ka cenuar atë vlerë të madhe sikurse ka qenë dhe duhet të jetë “cipa emocionale” e familjes shqiptare, marrëveshja sociale e përgjegjësisë prindërore për edukimin e fëmijëve të tyre. Padyshim, ishte e kuptueshme që në rrjedhat e transformimeve dhe tranzicionit edhe familja është kapur nga “virusi social” i familjes perëndimore, në të cilën njerëzit filluan t’i reduktojnë detyrimet, “mbingarkesat edukative” dhe përgjegjësitë ndaj familjes dhe fëmijëve, në emër të kërkesave dhe synimeve të personalizuara individuale për karrierë personale, vetpërmbushje e kënaqësi individuale. Mungesa e autoritetit familjar ka gjithnjë rrezikun që ta shndërrojë atë në një “guaskë edukative bosh”, duke e zhveshur nga “stenografia e normave” që sigurojnë funksionin, standardet dhe rregullat edukative të familjes, duke i cenuar asaj statusin e domosdoshëm të “familjes etike” me përgjegjësi edukative, duke e katandisur situatën e një familjeje të shpërbërë, pa autoritetin e nevojshëm e të domosdoshëm.

Institucioni i dytë që po kalon nëpër dallgët e krizës së autoritetit është shkolla, e cila është duke pësuar goditjet e dallgëve të edukatës paternaliste, duke e bërë edukimin në shkollë një proces të vështirë, të ndërlikuar, problematik. Ajo është bërë një vatër konfliktesh të zgjeruara midis mësuesit dhe nxënësit, me shfaqje të sjelljeve agresive buliste, me mungesa të theksuara të komunikimit, që kanë të bëjnë me problemet që cenojnë figurën integritetin dhe autoritetin e mësuesit por dhe disponibilitetin e dobët edukativ të nxënësve.

Procesi i diagnostikimit pedagogjik dhe intervenimi kompakt edukativ i mësuesit dhe nxënësit, është bërë tejet delikat e antinomik. Dobësimi i “pushtetit disiplinor” të shkollës, është një nga arsyet madhore të cenimit të autoritetit të këtij institucioni me shumë rëndësi për formimin dhe sigurinë morale e formimin qytetar të fëmijëve tanë. Ky komponent është determinant në shfaqjet e jetës së zbrazur, qëndrimeve vanitoze të të rinjve në shkollë dhe faktor për zgjerimin e shfaqjeve të “sëmundjeve të pasionit” tek të rinjtë sikurse janë përdorimi i zgjeruar i drogës, alkoolit apo shthurjes së disiplinës së seksualitetit moshor.

Në këtë trinom të institucioneve që për autoritetin e tyre jo të plotë apo të cenuar dhe që kanë ndikime të zgjeruara në situatat e anomisë dhe çrregullimeve sociale, është padyshim edhe shteti, si institucion me rëndësi. Me funksione ligjore, autoritet juridik por dhe me “fuqi edukative” në të njëjtën kohë. Nuk është fjala për të risjellë mendërisht dhe fizikisht shtetin e dikurshëm. As atë totalitar por as atë supersocial, që ka përgjegjësi sociale për shoqërinë dhe individin, duke e “shoqëruar” atë prej dore që “nga djepi deri në varr”. Jo është fjala për shtetin që duhet të ketë autoritetin e plotë të institucioneve të tij ligjzbatuese, detyruese dhe harmonizuese. Qytetarët janë në të drejtën e tyre, kur kërkojnë një kuptim të plotë e të drejtë të rolit të shtetit në shoqëri. Sidomos kur është fjala për zbatimin pa lëkundje të autoritetit të shteti përballë krimit, korrupsionit, dhunës, shkeljeve të të drejtave të njeriut, etj.

Unë besoj se situata është e tillë, kur kërkesa e shqiptarëve për “autoritet” dhe forcimin e institucioneve të autoritetit sikurse janë familja, shkolla dhe shteti është tejet obligative, në kulmet e veta të shqetësimit social madhor. Tani janë të qarta dobësitë, ambiguitetet, të çarat në sistemin e institucioneve të autoritetit në shoqërinë tonë. Për pasojë duket se “kriza e autoritetit” është një nga tiparet e krizës që ka mbërthyer shoqërinë tonë, e cila është gjithashtu e lidhur dhe ndikuese në mungesën e besimit tek njerëzit tanë për të ardhmen e tyre. Sociologët mendojnë se kjo është situatë kur në shoqëri shfaqen shenja të sigurta të kaosit.

Mungesa e një strukturimi të qartë të këtyre institucioneve me rëndësi të shoqërisë, zgjerimi i sjelljeve kaotike e ekscentrike të njerëzve janë të lidhura me këto institucione të “autoritetit social”, dhe që pengojnë krijimin konsensual të atyre vlerave themelore me të cilat mund të ndërtojmë kulturën qytetare dhe sjelljet tona të përgjegjshme sociale. Kriza e autoritetit të familjes, shkollës, shtetit është e lidhur në mënyrë të padiskutueshme edhe me lidershipet që drejtojnë ato, sikurse janë prindërit në familje, mësuesit në shkollë dhe politikanët profesionistë, shtetarët menaxherë të institucioneve të shtetit. Përgjithësisht, në këto tre dekada ka pasur shumë lëvizje dhe tentativa për lidershipe sa më adekuate dhe autoritare në këto institucione të disiplinës, edukimit dhe sigurisë morale, por nuk kemi arritur të prodhojmë atë tipologji lideri që i duhet drejtimit koherent dhe me kompetencë të familjes, shkollës dhe shtetit…