BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Shoqëria e dorëzuar përballë çmimeve dhe taks-tarifave të plutokracisë së pamëshirshme!

Shoqëria e dorëzuar përballë çmimeve dhe

Ndalem në rrugën mes Prizrenit dhe Gjakovës, për të furnizuar me benzinë makinën me çmimin 1.09 litri dhe kosovari që kryente punën e furnizimit më thotë: o zotni, pse dreqin nuk çoheni në protestë ju të “Shqipnisë” për çmimin e naftës, heee burrë. E keni 30% ma shtrenjtë o miku jem. I thashë se dhe vajin tonë “Olim”, e blejmë më lirë 30% te ju se te ne dhe se naftën na e vjedhin në pompë dhe cilësia është e keqe në krahasim me ju. I shpjegova me të qeshur se kështu është kur “je afër detit dhe afër mbretit”. Pra ke çmime shumë më të larta. Jo, nuk mund të protestojmë, sepse protestën në Shqipëri e ka vrarë opozita me politizimin e çdo gjëje për të përfituar ajo pushtet dhe kauzat e shumta të dështuara, si dhe arroganca e maxhorancës në çdo drejtim dhe çdo moment. Protestën në Shqipëri e ka vrarë politika dhe shoqëria shqiptare tashmë është një e “burgosur e vetes së vet”. Por kjo është një temë tjetër.  Unë e kam fjalën te sistemi tashmë antik i sundimit të njerëzve të pasur plotësisht veshur me politikë te ne, që nuk është një “oligarki”, por plotësisht një – plutokraci. Ka filluar me Berishën e dytë dhe është bërë ky sistem kompakt me Ramën e dytë dhe do të bëhet akoma më i fortë me Ramën e tretë. Termi "plutokraci" zakonisht përdoret me një kuptim negativ - rëndues, për të përshkruar problemin e përqendrimit të tepërt të parave në një numër të vogël individësh, ose për të paralajmëruar dikë për rrezikun e qenësishëm të një mosbalancimi të tillë, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të kapitalit në botën moderne. Personalitete të shquara, nga shekulli i njëzetë e deri në ditët e sotme, janë rreshtuar kundër plutokratëve, duke i dënuar haptazi ata, për mbizotërimin e përgjegjësive të tyre shoqërore: ata akuzohen për përdorimin e pushtetit me qëllimin e vetëm të kënaqjes së interesave të tyre, rritjen e varfërisë dhe pabarazisë dhe, rrjedhimisht, intensifikimi i mprehtë i luftërave të klasave duke i ndarë ato padrejtësisht më shumë se sa në fakt janë të ndara. Burri dhe mendimtari i madh Winston Churchill, historiani dhe sociologu francez Alexis de Tocqueville, Markezi spanjoll Juan Donoso Cortés, gjuhëtari dhe filozofi i famshëm Noam Chomsky janë vetëm disa nga intelektualët me famë botërore që kanë marrë pozicione të hapura kundër plutokratëve, gjithashtu duke i akuzuar ata që po “bëjnë pis” të gjithë shoqërinë me lakmi, hedonizëm (mbivendosja e kënaqësisë personale mbi moralin dhe etikën) dhe korrupsion Shembuj historikë të plutokracive përfshijnë Perandorinë Romake, disa qytete-shtete më pak Athina dhe më shumë Sparta në Greqinë e Lashtë, civilizimin e Kartagjenës, shtetet-qytete italiane / republikat tregtare të Venedikut, Firences, Revolucionit Para-Francez Mbretëria e Francës, Gjenova dhe Para-Bota e Luftës së Dytë Perandoria e Luftës II të Japonisë (zaibatsu). Një ish-kryetar i Rezervës Federale, Paul Volcker, gjithashtu besonte që SHBA-të po zhvilloheshin në një plutokraci. Një shembull modern, zyrtar i një plutokracie, sipas disa kritikëve, është qyteti i Londrës. Qyteti (i quajtur edhe Mile Mile i Londrës antike, që korrespondon me rrethin modern financiar, një sipërfaqe prej rreth 2.5 km2) ka një sistem unik zgjedhor për administratën e tij lokale, të ndarë nga pjesa tjetër e Londrës. Më shumë se dy të tretat e votuesve nuk janë banorë, por më tepër përfaqësues të bizneseve dhe organeve të tjera që zënë lokale në qytet, me votat e shpërndara sipas numrit të tyre të punonjësve. Arsyetimi kryesor për këtë marrëveshje është që shumica e shërbimeve të ofruara nga City of London Corporation përdoren nga bizneset në qytet. Në fakt, rreth 450,000 jo-rezidentë përbëjnë popullsinë ditore të qytetit, shumë më tepër se 7,000 banorët e qytetit. Ne kemi bllokun dhe disa rrethe “pak km katror” vicioze “pallatesh ku rri politika dhe pasuria në Tiranë”, ku merren të gjitha vendimet politike dhe financiare të Shqipërisë. Gjatë historisë, arena politike ka pësuar lloje të ndryshme të ndikimeve nga individë dhe organizata të rëndësishme ekonomikisht. Në epokën moderne, shumica e republikave demokratike parashikojnë, në sistemin e tyre ligjor, forma të mbledhjes së fondeve me origjinë private në favor të subjekteve politike; shpesh, për të financuar fushatën e tyre elektorale, këta të fundit përfitojnë nga ndihma ekonomike nga qarqet plutokrate të lartpërmendura. Nuk ka rëndësi nëse janë individë, kompani të tëra, ose shoqata të konsumatorëve: nga të tre rastet, duket se lind një sistem patronazhi ose patronazhimi, ku donacionet ofrohen vetëm në bazë të parimit “jep që të marrësh”. Asnjëherë nuk është mirë të përgjithësohet, por megjithëse financimi nuk është i lidhur drejtpërdrejt me vendime të veçanta legjislative, pritjet natyrore të donatorëve duhet të kenë ndihmë në këmbim të përfitimit të tyre; përndryshe, nuk do të ishte në interesin e tyre të mbështesnin këtë temë dhe ata do të preferonin një tjetër para tij. Po pra po, nuk morën tendera kur marrin pushtetin hidhen përpjetë dhe bëjnë namin. Në Shqipëri me Berishën dhe Ramën, por dhe Metën e Nanon ky sistem plutokracie e financës politike në bashkim mes lobeve të pasurisë qoftë dhe trafikut, apo dhe biznesit më të ndershëm, kanë sanksionuar tashmë “plutokracinë”, e cila sillet dhe bën si “bukuroshe demokracie”. Bëjnë akuza kot, sepse tre partitë kryesore këtë parim kanë në fushata me oligarkët e pasur dhe trafikantët, por dhe veten e tyre si politikanë super të pasur. Kështu vijnë në pushtet. Pastaj shajnë njëri-tjetrin për vjedhje. Kjo plutokraci ka vendosur taksat më të mëdha të karburantit në rajon në dallim me të gjitha shtetet dhe duke na barazuar me vendet e “Beneluksit”. Nuk jemi pas askujt në botë me çmimin e pamëshirshëm të naftës në saj të plutokracisë shqiptare financiaro-ekonomiko-politike në Shqipëri. E kjo do të thotë gjithçka më shtrenjtë. Absolutisht gjithçka më shtrenjtë në çmime transport dhe shërbime. Rama e ka bërë me dëshirë rëndesën absurde për karburantin biles dhe medemek ruajtjen e mjedisit. Jemi 30-40% më shtrenjtë me tarifa se sa Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Serbia. Shqiptarët blejnë çdo gjë më shtrenjtë dhe me cilësi më të keqe, por dhe me vjedhje në peshë e gramaturë si pasojë e shtetit plutokrat të pamëshirshëm për shqiptarin dhe në shërbim të oligarkisë politiko-financiare. E gjithë shporta bazike e ushqimit është më shtrenjtë në Shqipëri se sa të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Veza, vaji, mielli, makaronat dhe nënprodukte qumështi e vaji. Absolutisht më shtrenjtë. Këtë verë u bë tashmë e qartë se “restorantet dhe njerëzit e shërbimit turistik” sidomos në jug të Shqipërisë, ku ka investuar “plutokracia e bllokut në Tiranë” (janë disa blloqe në Tiranë) imponuan çmime marramendëse në ushqim dhe dhoma apo shërbime hotelerie. Më shtrenjtë se në Greqi dhe Mal të Zi, por dhe Turqi për klasin ku bëjnë pjesë si operator turistik. Duhet të paguash në këto zona si në “pesë yje” duke qenë një shërbim banal dhe shpeshherë i rëndomtë ose dhe arrogant. Tashmë “plutokracia shqiptare” ka arritur arrogancën maksimale të llojit të saj. Ka marrëveshje të plotë në politikën shqiptare që e sundon me anën e politikanëve të pasur dhe oligarkisë pasunare pa limite në Shqipëri. Majtas djathtas për plutokracinë nuk do të thotë asgjë.  Ajo është e pamëshirshme. Ajo njeh dhe shikon vetëm fitimin e saj dhe pasurimin e paskrupullt në kurriz të varfërimit të tejskajshëm të shoqërisë, e cila është e mekur dhe e sëmurë. Kësaj shoqërie pra që ka prodhuar këtë klasë politike. Ajo që ka mbi dy dekada që e “rrjep për së gjalli” me rëndesën e çmimeve si pasojë taksash dhe tarifash anti popullore dhe oligopoleve të shëmtuara që përdoren akoma më keq se në botë në saj të plutokracisë perverse, sunduese politikisht dhe ekonomikisht në Shqipëri.