BREAKING NEWS

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë
x

Opinion / Editorial

Shoqëria pa aftësi krijimi të “antitrupave” kundër “corruptdemocracy”!

Shoqëria pa aftësi krijimi të “antitrupave”

Butaforia e fushatës elektorale duhet të zgjonte në pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare neveri. Neveri për gjestet tashmë klounadë të Ramës që cinizmin dhe talljen me kundërshtarin përballë e ka “kalë beteje”. Butafori “suksesesh”, të cilat kanë të bëjnë me investimet e mëdha të tij që kryesisht kanë brenda aferën e rregullimit financiar biznes politikë. Butafori me “përmbajtje ndaj rregullave të kovidit” nga PS-ja kur vendi i drejtuar nga kjo forcë politike nën sundimin e Rilindjes, nuk ka kurrfarë rregulli të zbatueshëm. Butafori fjalësh sa të zvarritura dhe sa kot, sa të shëmtuara përballë një realiteti që i ka mërzitur deri në palcë njerëzit normalë të këtij vendi. Butafori tipike të Ramës në ulje dhe ngritje personash të përdorur në mënyrë groteske (tashmë dhe në moshë të shtyrë) kur askush nuk iu vendos “pullën” më. Butafori tipike të Ramës që ecën takon njerëz, premton dhe frikëson me ata përballë, e këput batuta nganjëherë dhe marrëzi skenike, por që kjo e bën krenar përballë liderit të fjetur kundërshtar. Marrëzi butaforike që i shesin Rama dhe sidomos kryebutaforiku Lali, me llafazanet ministre, po po, e shesin dhe për modernizëm dhe koncepte që vetëm një shtresë rilindësish që Shqipërinë e grisur moralisht dhe financiarisht, kanë tetë vite që e sundojnë. Por butaforitë e demokratëve kanë demencën e tyre të shfaqjes kot në fillim ulëritjeve idiote “Edi Rama ka maru ka maru ka maru”, makinave kot dhe fjalimeve që lexoheshin në promtera që shyqyr që ishte Neritan Liçaj të fliste si njeri që di të flasë, sepse për ndryshe të tjerët kërkëllijnë kot marrëzitë euforike pa aufori të vërtetë. Por butaforitë elektorale nuk janë më faj i partive dhe Ramës apo Bashës e të tjerëve sojsorrollopësh të politikës shqiptare. Këta butaforikë janë përfaqësuesit më të denjë të një “shoqërie që nuk ka aftësi të prodhojë antitrupa kundër corruptdemokracy”. Kjo shoqëri që në fundin e diktaturës u korruptua për shumë pak ushqim apo para, në mënyrë tragjike vazhdon akoma më keq sot. U korruptua në çdo ndërmarrje dhe në çdo institucion, duke “degraduar moralin dhe vendosur vjedhjen në piedestal”. Pothuaj çdo drejtor, përgjegjës, institucion dhe kudo ishin në përballje me mungesën tragjike të çdo gjëje dhe korrupsioni dhe ryshfeti u bën jetesë, kurse puna u kthye në uri. Të gjithë këtë plehërllëk e morën dhe e zbatuan në demokraci. Shumica e kësaj shoqërie e di korrupsionin të vetmin mjet dhe mënyrë për të pasuruar veten dhe për jetuar më mirë. Ne nuk nxjerrim dot njerëz politikisht korrektë dhe të ndershëm. Sot ne kemi alternativë të korruptuarit e Ramës dhe të korruptuarit e partisë së shpartalluar moralisht të Berishës me Bashën, i cili është akoma dyzimi nëse është ai apo nuk është ai. Kjo shoqëri, ne në përgjithësi nuk prodhojmë dot burra dhe gra të ndershëm të administratës. I urrejmë ato po të ekzistojnë. Ne i kishin të korruptuar me Berishën dhe ishin nga PD dhe sot i kemi të stërkorruptuar të Ramës dhe janë me leje nga Rilindja. Në themel të mendimit filozofik të shoqërisë sonë është “korrupsioni si veprim i drejtpërdrejtë pasurimi” dhe jo puna e ndershme dhe e formalizuar në ligje dhe rend. Asnjë sistem i joni nuk ka “anti trupa kundër korrupsionit”. Nuk ka pasur dhe nuk ka as sot drejtësia. Nuk mund të ketë shembuj të mëdhenj gjyqtarësh të ndershëm dhe prokurorësh të tillë. Janë shumë pak dhe nuk ka asgjë që mund të na mbushë mendjen se do të ketë, sepse janë rritur në dy sisteme të qelbura që është fundi diktaturës dhe tre dekada “corruptdemocracy”. Kanë pirë “qumësht nga dy gjinj” sistemesh të molepsur. Të super korruptuar shëndetësinë tashmë dhe me afera privati nën Ramën në mënyrë tragjike. Duken sikur kanë bërë zgjidhje, por në fakt kanë bërë vetëm zgjedhjet e tyre në biznes, kurse zgjidhje për shërbim dhe punë të ndershme në spitale nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë me të tillë mentalitet që nuk i shërbehet shtetit dhe shoqërisë, por atyre që kanë para (nga tonat si tendera) dhe të japin fitim ty si pushtet. Nga rrumpalla idiote korruptive e Berishës në rrumpallën keqane dhe aferë të gjithën të Ramës, ky është kalimi. Cilin sistem ka ruajtur nga qelbëzimi korrupsionit kjo shoqëri? Policinë? Ajo është rreshtuar mbas popullit, (fshihet) duke e lënë atë vetëm përballë krimit, sepse një pjesë e madhe e saj i shërben pikërisht krimit të pasur si super lob i drogës në Shqipëri. Edhe po të dojë nuk ka karakterin dhe nuk ka “by.. ë” të kundërshtojë, sepse ia presin veshët. Edhe kur qëllon ndonjë burrë e ka të shkurtër. Vetë sistemi e bën armik të tij dhe e nxjerr jashtë, ashtu si dhe në administratë ku shërbëtorët e partisë dhe “puth-by.. ësit” e Rilindjes e kanë degraduar akoma më keq se në kohë të Berishës veprimin me ligje në shtet. Kanë vetëm formë dhe ngjyra, kurse përmbajtja është pis fare, e pagëlltitshme dhe e papranueshme nga pakica e shoqërisë që kupton se çfarë po ndodh, por shumica i ngjan PS-së dhe Ramës dhe PD-së së BerishëBashës. Kush është i ndershëm arsimi apo kultura? Po a ka sot vend që arsimohet dhe edukohet apo kulturohet më pak se sa ne? Me konkubina llafazane forme partie, do kulturohet Shqipëria. Sepse Rama pyet pse me Monikën, Bashën dhe Ilirin apo dhe Berishën, Shehin, Ndokën apo Dulen do të komandohet Shqipëria. E sigurisht sipas tij i bie më mirë nga ai vetë dhe lali Fiku dhe të gjitha konkubinat politike korruptive dhe llafazane të formës dhe jo përmbajtjes dhe grabitjes me letra që dinë të bëjnë në krahasim me grabitjen pa letra të dikur Berishës. Rama ka alternativën e vjedhjes me rregull dhe përmasa të mahnitshme në krahasim me vjedhjen pa rregull dhe përmasa idiote të atyre përballë sot dhe në qeveri dikur. Por këtë ai e ka, sepse e njeh pothuaj si shoku Enver popullin nga ka dalë. Ose njeh mirë mentalitetin korruptiv të shoqërisë shqiptare. Asaj shoqërie që akoma di për burrë të mirë një që i shërben të pasurve dhe bën sikur do, të varfrit. Kësaj shoqërie që kujton se është burrë i mirë që tallet me të. Që e mbush me fjalë të marra batutash plot folklorizëm mesdhetar dhe rural. Që tregon përralla orë e minutë dikur Berisha në hapje mbledhje qeverie, kurse Rama në çdo dalje alla Fidel Castro para kamerave dhe “gaze-qareve bukuroshe” që rrumbullakojnë sytë nga mrekullia e fjalëve të tij. Faji i madh i kësaj situate është shumica e shoqërisë shqiptare që nuk prodhon njerëz ndryshe Ramës dhe Berishës. Tipikisht një jugori dhe veriori që kanë problem me demokracinë. Po që ndërtojnë “corruptdemocracy” dhe që kjo shoqëri nuk ka aftësi për antitrupa kundër kësaj të keqe të madhe. Kurse antitrupat vaksinë që të huajt demek duan të kenë në Shqipëri dhe që është SPAK apo BKH kanë në themel një të keqe të madhe. Po po, kanë dalë nga ky vend i sëmurë dhe nuk ka logjikë të mund të “rrokë arsyen” pse do të jenë më të mirë se ato me të cilët kanë jetuar dhe ngrënë në një çanak? Pse duhet të jenë më të mirë se kolegët e tyre të stërkorruptuar? Kjo të bën të mendosh se nuk janë as trima, as të drejtë dhe as profesionistë. Janë thjesht njerëz të privilegjuar që do të shfrytëzojnë kohën e tyre, pasurohen me pagat e mëdha dhe pastaj me bisht në shalë do të turpërohen, duke mos bërë kurrë akuza dhe drejtësi në Shqipëri. E vetmja arsye për të besuar do të jenë kalimi i viteve deri sa “biologjikisht” të përfundojë brezi i “corruptdemocracy” në Shqipëri. Por deri atëherë, butaforikët Rama dhe të tjerë në politikë këtu do t’i kemi dhe pa asnjë problem e them se nuk është faji i tyre, por plotësisht i kësaj shoqërie të shkatërruar moralisht prej më shumë se 50-të viteve.