BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

Shoqëria protestuese “jam socialist e demokrat” vazhdon “burimin e ujit të Enverit”!

Shoqëria protestuese “jam socialist e demokrat” vazhdon

Një fshat i vogël që proteston është një pamje që të prek, të bën të ndjehesh keq. Po, por kur merr vesh se për çfarë protestojnë, kupton qartë, se jetojnë në një realitet të dyzuar mes kohës së Enverit dhe kohës së një demokracie pa rregulla, të imponuar në këtë vite idiote tranzicioni pa ligje dhe pa shtet ligjor. Sigurisht të imponuar nga një realitet politik fatkeq dhe krejtësisht i dëmshëm për shoqërinë. Po prisja të thoshin se “ujësjellësi” është një aferë korruptive, që kjo aferë është bërë nga shteti që të përfitojë privati. Po jo. Po thoshin se “uji del lart se e ka falur zoti” dhe mos e luani, sepse nuk jemi në kohë të Enverit. Biles kryevepra ishte se njëri atje thoshte se – jam socialistë prej tridhjetë vitesh. Sigurisht ishin të zemëruar, sepse po kërkonin një diçka sipas tyre të drejtë, por që në asnjë shtet të botës normale nuk mund të konsiderohet një e drejtë legjitime, sepse burimi i ujit dhe ujësjellësi janë pronë e shoqërisë dhe jo e fshatit gjeografikisht afër. Do ishte sikur hidrocentralet e ndërtuar të shtetit të mos lejoheshin më, sepse nuk do fshati atje ku ndërtohen. Mos të lejohej as energjia e tyre të shkonte në fshatin ku sot protestohet duke thënë se – kam 30 vjet socialist. Po e përsëris, po kujtoja se atij fshati po ia merrnin ujin, po e thanin për ujë dhe ai jetonte me të dhe po i bënin ndonjë aferë sikundër i bën sot shteti me privatin, duke dëmtuar banorët. Por jo, po ndërtohej një ujësjellës. Ujësjellës pra, që të sjell ujin në çezmë. Këtu tani duhet ndalur, sepse kemi të bëjmë me një mentalitet pronari pa pronë që shitet në kapitalizëm duke u betuar si në kohë të Enverit – unë jam një komunist. Po pra, një fjalë e madhe, e cila të jepte shumë të drejta atëherë. Kurse sot fshati thotë – unë jam socialist dhe një fshat tjetër – unë jam demokrat. Ka ndodhur një “bashkim” mes marrëzisë kapitaliste me pronën e fshatit, që është në fakt e shtetit dhe betimit si në kohë të Enverit kur do të bësh veten, me biografi të mirë. Kur donin të të mbyllnin gojën në diktaturë në një debat normal të thoshin kur ishin anëtarë partie – unë jam komunist. E ti nuk mund të thoje asgjë sepse, ai ishte një komunist. Sot në shoqërinë politikisht plotësisht idiote që ka ndërtuar si regjimi i Berishës dje dhe ai sot i Ramës (edhe pse ky i fundit këtë formë vetëdeklarimi e urren) vazhdon në folklorizëm suburban dhe lagje pothuaj urbane shprehje – jam socialist apo demokrat për të deklaruar partinë për privilegjin ose mos privilegjin publik. Ose ankohen se jam socialist dhe nuk më keni bërë shërbim ose më bëni shërbim se ju kam votuar ju të pushtetit. Dikur mbanin flamur në derë të dyqanit, po pra flamur të PD-së dhe u thoshin atyre të taksa tatimeve – jam demokrat. Vazhdon një pjesë e shoqërisë të identifikohet me partinë, me udhëheqësin dhe me flamurin. Roje dere dhe shofer partie bie fjala në Shkodër që përmendin gjithë fuqitë e tyre me emra dhe mbiemra partie është si një telenovelë folklorike si me PS-në në pushtet dhe PD-në në opozitë. Kjo jona është një shoqëri që dhe për një kazan plehrash përmendet kryetari partisë, kryeministri, presidenti dhe kush t’iu vijë për goje. Nuk kanë faj. Kjo klasë politike dhe kjo filozofi politike korruptive dhe degraduese parimesh morale i ka mësuar natë ditë kështu njerëzit aty poshtë në bazë të shoqërisë. Kjo klasë politike i ka mësuar se çdo gjë zgjidhet nga partia dhe i forti sipër saj, ose të fortët anash tij. Prandaj ata përmendin kryeministrin ose kryetarin e partisë njësoj si dikur të ideologjizuarit dhe indoktrinuarit – shokun Enver. Jemi pjesërisht shoqëri mitomanësh politikë dhe sillemi pjesërisht kështu me televizionet dhe gazetarët, por dhe me veten tonë. Gati gati, besojmë se e kemi mik dhe komshi kryeministrin apo kryetarin e opozitës apo liderin e partisë. E dimë në xhepin tonë dhe nganjëherë mashtrojmë se e kemi në zemrën tonë. Pothuaj njësoj si nga frika dikur Enverin, sot nga lëngëzimi buzëtharë ekonomik dhe provincializmi politik, përmendim liderët e partive që kanë në dorë dhe ujësjellësin e fshatit. Në të vërtetë e kanë në dorë. Këtu fshati – nuk ka kaq shumë faj. Sepse në qoftë se dje sekretari i partisë së rrethit fuste në punë inxhinierë dhe mësues, sot kryetari i partisë së rrethit, fut në punë dhe pastruesen e shkollës me besim politik o socialist ose demokrat. Çfarë mund të presësh prej kësaj shoqërie? Unë asgjë. Pres vetëm keq. Pres që të vazhdojë kjo lojë budallaqe politike deri sa të mos sundojë injoranti i vlefshëm popullor për partitë që kemi. Po pra, për PS dhe PD e sigurisht LSI, bashkë me të tjerat varg e vijë. Nuk pres asgjë, as nga media në shërbim të “atyre që deklarojnë jam socialist dhe demokrat poshtë” dhe atyre lart, që tallen me të tillë fshatarë e qytetarë që kujtojnë se sot mund të përmendin Zotin, në zëvendësim të Enverit dikur. Sepse kur përmendin Zotin, për turp e për faqe të zezë, e besojmë më pak se dikur Enverin për t’u zgjidhur problemi i ujësjellësit. Po pra po, është shoqëria që burimin e ujit e vazhdon si të Enverit duke thënë se – është i Zotit. Ka nevojë për të. Më shumë për Enverin se sa për Zotin, sepse po të ishte e kundërta nuk do të flisnin kurrë në krahasim të tillë parimor, politik dhe filozofik. Ose sikundër thoshte dikur një mik imi – i kruhet akoma për pak Enver. E nuk është se këta sot – nuk ia sigurojnë. Si majtas dhe djathtas.