BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shoqëria që prodhon e konsumon tepër politikë nuk ka asnjë sukses ekonomik!

Shoqëria që prodhon e konsumon tepër politikë nuk ka

Besoj e keni vënë re se te ne, nuk ka statistika që krahasojnë nivelin e pagave tona dhe atyre bie fjala greke dhe italiane si komshinjtë tanë në BE në vitin 2000, pastaj 2005, pastaj 2013, pastaj 2017 dhe sot në 2021!? Të krahasojnë në mënyrë vertikale dhe horizontale fuqinë blerëse, rritjen e mirëqenies dhe pagës, punësimin dhe çmimet! Jo nuk ka, por dhe sikur të ketë nuk ia përplasin kujt në fytyrë! Nuk lejohen, sepse si OJQ-të dhe shteti, BE dhe përfaqësimi politik i saj në Tiranë, media, por dhe politika urdhërohen nga pothuaj e njëjta zyrë! Çfarë kemi bërë këto vite si vend në zhvillim në raport me komshinjtë tanë në BE ose si vende të zhvilluara!? Kuptohet se ne duhet të kishim ritme shumë më të shpejtë si pikërisht vende në zhvillim? Ishin (ata) dhjetë herë (ndoshta më pak) më shumë në 2000-shin dhe a janë dhjetë herë më shumë dhe sot apo është zvogëluar kjo distancë mes nesh dhe bie fjala Italisë dhe Greqisë! Jo vetëm si pagë, të ardhura, GDP, prodhim për kokë, borxh, por dhe si kualitet të jetës dhe mirëqenie, fuqi blerëse dhe prodhim?! Nuk merret kush me të tilla gjëra dhe ato që merren paguhen pastaj për statistika dhe këtu merr fund dhe … gjëja?! Në të vërtetë, ka një shprehje të madhe José Luis Sampedro që është kjo: Ka dy tipa ekonomistësh, ata që duan të pasurojnë të pasurit dhe ato që duan të bëjnë më pak të varfër, të varfrit! Por kush nuk e di se në Shqipëri tipi i dytë i ekonomistëve nuk egziston?! Kush nuk e di!? Në fakt, ka arritur si marrëzi post moderniste një konsulencë idiote për të varfrit që Oscar Ëilde i thotë kështu: Konsulenca e ekonomisë të varfërive është në të njëjtën kohë groteske dhe afensive! Është si të këshillosh të hajë më pak, ai që po vdes urie! E në fakt, të mos ishte shoqëria informale, uria do të vazhdonte të vdiste njerëz me shumicë në Shqipëri. Në të vërtetë, prandaj ky vend nuk shërohet kurrë nga informaliteti, sepse prodhohet tepër politikë dhe si konkluzion dhe pasojë, pak ekonomi ose aspak! Pra nuk ka sukses ekonomik. Nuk ka rritje si vend në zhvillim dhe jo vetëm te pagat! Por në mirëqenie dhe shkurtim të disnivelit të madh ekonomik mes vendeve komshije me ne, por të BE-së! Ne super prodhojmë politikë! Jemi shoqëria dikur e indoktrinuar ideologjikisht dhe sot e super politizuar! Prandaj prodhojmë vetëm grindje, korrupsion, largim nga vendi dhe hashash! Ne nuk “prodhojmë” ekonomi! Jo nuk e bëjmë këtë gjë. Ne nuk jemi shoqëri që ka në bazë të zhvillimit të saj prodhimin dhe filozofinë e tillë, por politizimin dhe ideologjinë që nuk të çojnë askund tjetër përveç greminës! Pse nga vitet 2000 e deri tani, Shqipëria ka larguar (kanë ikur) rreth 35% të popullsisë së saj në Perëndim!? Po dhe sigurisht jo vetëm në kohën e Ramës, por dhe të Berishës dhe Nanos! Duke u marrosur me politikën e shumë prodhuar, nuk prodhojmë asgjë tjetër përveç hashashit dhe largimit nga ky vend, por dhe një prodhim korrupsioni të jashtëzakonshëm dhe qelizor! Dy kryefolklorikët antiekonomi normale si Berisha dhe Rama kanë bërë vetëm “ekonomi politike” dhe jo “politikë ekonomike”! Po, por në leverdi të kastave të tyre ose elitokracisë së sëmurë shumë keq në Shqipëri! Taksat në Shqipëri janë për t’iu shërbyer vetëm një plutokracie idiote që prodhon çdo ditë padrejtësi shoqërore dhe ekonomike! Pikërisht si ndihmë nga politika! Hanë treçerekun e taksave të shqiptarit, duke e penalizuar atë nga mirëqenia dhe përdorimi i parave për rritjen ekonomike, por thjesht për apalte tendera pra, që pasurojnë njerëzit e qeverisë dhe shushunjat të demek kapitalizmit anti demokraci në Shqipëri! Ja pse duan që në Shqipëri të prodhohet kryesisht politikë? Ata duan (elitokracie korruptive) që shoqëria shqiptare të merret mundësisht e gjitha me politikë që t’i ketë të përdorshëm! Ky përdorim është konstant dhe alarmant, sepse ka bërë të humbasë ndjenja e rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies! Jo vetëm që nuk ka rritje të mirëqenies, por ka ulje të saj dhe për më tepër ngritje çmimesh në mënyrë sa absurde dhe tinzare! Nga dje, të ideologjizuar, sot jemi të politizuar dhe ndeshja mes shoqërisë sonë dhe ekonomisë së përbashkët humbet gjithmonë nga njerëzit në politikë! Por kjo elitë politike do që kjo shoqëri të merret me politikë, sepse kështu sundohet më mirë, mbahet për bukën e gojës, e lidhur gjithmonë me politikën dhe urdhërohet tepër lehtë! Prodhonim dikur hashash në kohë të Berishës dhe stërprodhojmë dhe sot! Por njerëzit kanë vazhduar sidomos mbas vizave të ikin dhe kërkojnë qëndrim në Perëndim! Ky është prodhimi ynë pra! Të tjerat nuk kanë sukses! Përndryshe do të kishim kuptuar ngritjen e nivelit të jetesës! Ky politizim është mrekullia e pasurimit të atyre që me perversitet fitojnë kur sundojnë dhe medemek pasioni fukarenjve të flasin për demokracinë dhe lirinë për ditë e më shumë kur në fakt po vuajnë dhe rrënohen ekonomikisht si masivitet përditë e më shumë! Kështu ndërtohet administrata në shërbim të ekonomisë! Po e gjitha e politizuar, pothuaj njësoj si dikur në kohë të PPSH-së e ideologjizuar! Këtë lloj administrate kanë parapëlqyer si Berisha dhe Rama! Po ti shtosh dhe Nanon atëherë bëhet plotësisht e qartë se as të tjerët nuk dinë ndryshe! Perceptimin mbi ekonominë tonë e kemi politik dhe ngritje e zhvillim politik, në shërbim pothuaj personal që nuk ka lidhje me si të largojnë të varfrit nga varfëria! Jo jo, kanë idenë se si të bëjnë të pasurin akoma më të pasur, duke varfëruar akoma më shumë të varfrit! Në shërbim të politikës që nuk prodhon pothuaj asgjë, veç korrupsionit, hashashit dhe largimit nga Shqipëria të njerëzve janë dhe media dhe portale të shumta! Me politikë merren dhe dy shoferë taksie në pritje të klientit, dy pensionistë duke luajtur domino, dy shitëse te dera e dyqanit që nuk hyn kush, dy më shumë se pensionistë dhe të papunë që blejnë një gazetë dhe pinë një kafe me radhë, dy bujq (fermerë) që mendojnë se çfarë kimikati të hedhin që të kenë prodhim shumë pa menduar se po helmojnë shqiptarët, dy muratorë që kanë mendjen të ikin në Gjermani dhe dy infermierë që tashmë janë pothuaj të ikur në Gjermani! Merren me politikë dhe ky është kurthi i bërë apostafat që mos të kenë rritje ekonomike, sepse pastaj zor të merren me politikë dhe zor se i shkojnë kujt pas! Sa më të varfër shqiptarët aq më “politikanë”! Makinat e shtrenjta të drogës janë një shkëlqim idiot në fakt, por dhe ky shkëlqim merret me politikë dhe do mbështetje politike! Në Shqipëri nuk është asgjë jashtë politikës, kështu që akoma nuk mund të ketë një ekonomi normale! Po dhe do të duhet shumë kohë të riparohet kjo gjendje epileptike e përditshme dhe e pa fund! Ndërkohë pasurohet elita si në pushtet dhe opozitë, pse ata poshtë mbahen me “bukë thatë e politikë”! Pikërisht pasurohen duke bërë krimin e zhvatjes së pasurive në mënyrë absurdi të pa shpjegueshëm, në modelin e pangopshmërisë! Por ekonomi nuk rrit askush. Nuk mbjell askush mendimin e lirë ekonomik, jashtë batutës dhe krimit politik që lë gjysmën e shoqërisë pa mbushur barkun dhe një pjesë të madhe me barkun gjysëm plot. Ndrydhin iniciativën me taksa dhe nxisin prapë informalitetin politik nga anëtarët e partisë (tregtarë) kundër biznesit normal që nuk do të identifikohet me parti. Ekonomia nuk ka sukses dhe kjo është e garantuar! Shpresa vdes dhe njerëzit ikin. Po ashtu dhe sundimi i elitës zhvatëse rritet deri sa një ditë të plasë mes tyre grabitqarëve, sepse askush nga poshtë nuk ka as ndërmend dhe as forcë që t’i largojë nga vendi që të mund të prishin mundësinë e kësaj shoqërie të jetojë mirë dhe të ketë siguri në jetë.