
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Shoqëria shpiptare, jeta dhe politika në periudhën e zgjatur të tranzicionit

Shkruar nga Gjon Neçaj 29 Shtator 2023

Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Në këtë aspekt është themelore të heqim informalitetin politik që nxjerr qeverisjen dhe opozitarizmin, pra në partitë politike. As kund nuk ka aq informalitet, aq falsitet, aq megalomani,aq mungesë demokracie, aq luftë brrylash,aq servilizëm, e braktisje të identitetit sa në partitë politike,në se partitë politike e bëjnë këtë. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe te ecim ne rrugën europiane. Mendojmë e forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të gjithë. Kombi po braktiset çdo ditë e më shumë shqiptarët po shkojnë drejt perëndimit,drejt parajsës që në vendlindjen e tyre nuk po e gjejnë dot,prandaj ndalojeni këtë plagë të hershme për shqiptarët. Askush nuk është më i mirë se unë,por as unë nuk jam më i mirë se të tjerët. Ky postulat i hershëm i popullit,mbetet kryekëput në jetën e tyre politike, si e përcakton populli tash një dekadë,por në rrugë të shtrembër. Pasi u dha lajmi zyrtarisht nga mbledhja e vendeve anëtare te BE ku një pjese e tyre nuk ishin dakord për hapjen e negociatave, duam te shprehim opinionin ne lidhje me këtë qëndrim, duke u bërë me dije këtyre vendeve që nuk ishin dakord se mos dhënia e dakortësisë për hapjen e këtyre negociatave i ka dhënë një goditje direkt popullit shqiptar dhe jo politikës. Presioni mbi politikën dhe qeverinë e këtij vendi do të bëhej më shumë po të hapej kjo rrugë e re, si pasojë e zbatimit te rregullave të lojës për të qëndruar në këtë organizëm te lartë europian,se edhe ndeshjet sportive kane nga nje arbitër kryesor qe në shumë raste nuk e shikon aksionin dhe merr mendimin apo ndihmën e anësorëve qe janë më afër aksionit për te qenë sa më i drejtë në dhënien e vendimeve. Kështu qe këto vende qe nuk ishin dakord do mendojnë se detyrat do te realizohen duke ndëshkuar popullin e pafajshëm dhe te pafuqishëm ndaj kësaj klase politike që ka privatizuar këtë vend prej shumë vitesh dhe ndoshta me mbështetjen e po këtyre vendeve gjoja dashamirëse,por qe nuk e duan stabilitetin në Shqipëri dhe ne Ballkan e me gjerë. Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së shumti se në çdo vend të Europës Lindore apo botës së qytetëruar demokratike, korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe institucionit më të përfolura, po deri në bazë në institucionet vendore. Etja për pasuri është nje ndjenje cytëse, e vjetër sa vete njerëzimi. Kjo etje shtohet ne progresion gjeometrik tek te pasurit. Ekziston nje lidhje korelative mes pasurisë e shpirtgjerësisë. A nuk duket kjo ditë për ditë ? Te pasurit mendojnë pak ose aspak për të varfërit. Te mbushur me pasuri e te zbrazte ne shpirt, kështu janë disa prej më të pasurve. Ne anën tjetër, të ç’veshur nga pasuria, por me shpirt te pasur. Po kështu ndodhë dhe me pushtetin. Njerëzit e pushtetshëm nuk ngopen me pushtet. Të varfërit ëndërrojnë në një mënyrë por në forma të ndryshme, ëndërrojnë për të pasur më shumë, për të jetuar normalisht dhe për të ndihmuar dikë që është më i varfër. Të pasurit gjithashtu ëndërrojnë në variante të ndryshme,por me një qëllim, për të patur më shumë. Të pushtetshmit ëndërrojnë një soj në të gjithë botën për të patur më shumë pushtet, mbi të vetët, të tjerët, shtetet, kombet, e deri mbi planet. Përfundimisht secili, ndoshta, mund të ketë vetëm dy metra katrore tokë, dhe këto jo përjetësisht. Këtë, në se nuk e dinë, duhet ta mësojnë edhe të pasurit edhe të pushtetshmit, pasi të varfërit e të pa përkrahurit e kanë mësuar prej shekujsh. Kjo nuk është misticizëm, teologji as fantazi, por realitet i vjetër sa vetë njerëzimi. E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikëbërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë.
Më të lexuarat


Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit

Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin
