BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shoqëria shqiptare përballë regjimit "fashopandemik" antikombëtar!

Shoqëria shqiptare përballë regjimit "fashopandemik"

Për fat të keq mu vërtetua paralajmërimi vetëm një ditë përpara në këtë gazetë, për prishjen e Teatrit Kombëtar! Kryeministri i Shqipërisë (piktor) me profesion artist si dhe Kryebashkiaku i Tiranës, kryen në kohë pandemi, situatë pandemie dhe emergjence dhe aktin e tyre të fundit pervers, tinzar dhe korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar. Godinës kur janë vënë në skenë qindra premiera shqiptare, ku kanë kaluar qindra korifenj të artit dramatik, por dhe komedi të mëdha tonat dhe botërore - ju nxorën themelet. Eshtrat e aktorëve të vdekur të Teatrit Kombëtar u kthyen përmbys nga një ekskavator që prishi fasadën e atij vendi që ishte tempulli i trashëgimisë tonë teatrore. Edi Rama përmbushi jo vetëm betimin e tij për Tiranën sigurisht e modelit të tij, (neronizmit dhe musolinizmit të tij) por dhe nxori dufin e inatit ndaj artit dhe teatrit të dikurshëm! Kishte ndihmë një epidemi dhe shfrytëzoi pandeminë. E ndihmuan frikësimi që ju bëri për dy muaj e më tepër njerëzve me izolim! Me rrahje të qëllimshme të një fëmijë 15 vjeç për t’iu treguar dhe artistëve se kështu do t’ua bëjë kur të vijë dita. Izoloi Tiranën dhe kërcënoi si ai dhe mjekët politikë në TV e pushtetit apo dhe gazetarët e tij konkubina, që të mos ketë njerëz në mbrojtje të teatrit. Ju vuri gjoba korifenjve të opozitës për të justifikuar se "nuk janë me mua" në këtë aferë që shumë shpejt do të dalë e qartë se pse u bë me kaq ngut dhe në kohë të tillë. Në një farë mënyre kishte dhe ndihmën e zotit Soreka (jo BE-së) dhe ndjesive të tij apo miqësive që nga Ministria e Brendshme dhe deri në Kryeministri. Fjalët në erë dhe të mefshta mbasi u prish teatri, janë vërtetimi se sa poshtë ka rënë ndjesia për demokraci në Shqipëri, standardi i saj nga institucioni më i lartë i BE-së në Shqipëri! Kjo nuk është çështje politike, por sensibilitet kombëtar të cilin zoti Soreka nuk kishte si ta respektonte ngaqë as që ja ndjen. Nuk i duhet asgjë se ka një histori arti dhe teatri aty dhe se ka një trashëgimi shqiptare në kulturë në pikërisht atë godinë. Po interesohet vetëm për Ministrinë e dashur të tij të Brendshme për makina të reja, duke lënë në harresë të qëllimshme artin dhe kulturën shqiptare. Po dhe kur rrëzohen monumente kulture vazhdimisht. Heshtje nga disa institucione ndërkombëtare dhe një bravo të madhe nga ambasada britanike. Gërmadhat e Teatrit Kombëtar janë në përvjetorin e 17 majit të marrëveshjes Rama Basha. Është dhurata që kryeministri i Shqipërisë i bëri partnerit të tij të opozitës. Fjalët e Bashës mbi vijën e kuqe që ishte teatri - janë dhe leksioni që duhet të marrë shoqëria shqiptare përballë një regjimi "fashopandemik" anti kombëtar! Tashmë nuk mjafton as "mea culpa" e Bashës. Kjo tashmë është e qartë. Shtyrja deri më 23 qershor me ligj të jashtëligjshëm të emergjencës, një nga qëllimet kishte dhe këtë aferë të shëmtuar që prish diçka kombëtare. Po pra, një sentiment të tillë kombëtar. Besoj se janë gëzuar ata artistë që firmosën atë letrën e famshme të prishjes së teatrit. Besoj se janë të qetë tani në pensionin e tyre dhe në gazin që do tju sjellë gëzimi i pluhurit të teatrit të Frashërit, Roshit, Pitarkës, Manushit, etj. etj.! Edhe të tyrin! Besoj sa janë kënaqur që policia që ndihmon dhe delegacioni i BE-së i zotit Soreka ka shkarravitur aktorët protestues dhe mbrojtës të teatrit e besoj se lotët e aktores Roza Anagnosti ose Xhuxha do t’i gëzojnë. Besoj se do t’i gëzojnë ato pamjet e gardërobës të dala në kamerave kur prishej fasada e teatrit. Besoj se ndërkombëtarëve ju ka ardhur e bukur pamja e dhimbjes së një shoqërie që qan pse i prishet teatri në kohë pandemia, kur njerëzit ndalohen me një ligj fashopandemik dhe enverist, që i dënon me tetë vite burg. Besoj se ambasadave në Shqipëri, atyre demokratike "ju është bërë qejfi" pse shembet një teatër që ka fillin e lindjes së Teatrit Kombëtar Shqiptar. Atij që themeloi dramën e parë normale kombëtare, në një skenë zyrtare të shtetit shqiptar. Ju ka ardhur mirë? Ju duket europianizëm?! Ju duket e mirë ajo fadroma dhe të bukura ato çastet e rrëzimit të skenës? Në fakt shoqëria shqiptare ka problem të madh sot me "fashopandeminë" e anti kombëtares! Kjo klikë e dyshes Rama – Veliaj, e cila ka përkulur PS-në deri në marrëzi politike, nuk ndalet më nga opozita e Bashës dhe të tjerët në politikë! Shoqëria duhet të prijë dhe po të dojë zoti Basha dhe zonjat e tjera apo zotërinjtë e tjerë, le ta ndjekin pas. Aksioni shoqëror është mos lejimi i "fashopandemisë" dhe krimit aferë mafioze, të marrë të gjitha dhe për më tepër të ndalojë përfundimisht funksionin e demokracisë në Shqipëri. Kur një klikë e tillë sulmon vlerën kombëtare, jo si thjesht si ndërtesë, por si pjesë e kujtimit apo asaj që të huajt i thonë "collective memory" trashëgimisë tonë kolektive do të thotë se kërkon reprezaljen demokratike në Shqipëri. Për këtë i duhet dhe pandemia, që të bëjë dhe "rifashistizimin" e ideve të dikurshme të kreut të qeverisë me përkrah tij "konkubinat" sidomos femra, në veprim kriminal frikësues dhe demulues të shoqërisë shqiptare! Teatri Kombëtar duhet ndërtuar i ri si shumë teatro të rrënuar nga lufta në Gjermani dhe Itali. Shoqëria shqiptare duhet të ndalojë ndërtimin e tjetrit si aferë mafioze dhe në kushtet e mungesës së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por dhe si mbulim i krimit kombëtar. Asnjë teatër të modelit aferë kriminale (çfarëdolloj projekti i dalë nga mendjet djallëzore) nuk duhet të lejojnë njerëzit e demokracisë të zëvendësojë Teatrin Kombëtar. Shoqëria shqiptare duhet të vendosë në vend nderin e Teatrit Kombëtar, duke ndërtuar të riun po si ai që ishte dhe të mrekullueshëm nga ana teknike dhe skenike. Shoqëria duhet të marrë në dorë frenat e demokracisë në Shqipëri! KM dhe KB në Tiranë, të dy bashkë, nuk do të ndalen dhe do kenë dhe ndihmën e një aventurieri gjeneral mercenar në polici. Por në fakt, ajo (shoqëria) duhet t’ua bëjë të ditur se nesër do të përgjigjen rëndë për goditjen që i kanë dhënë ligjit, demokracisë dhe kombëtaritetit në Shqipëri. Shoqëria duhet të paralajmërojë të gjithë ata që do të marrin përsipër hedhjen e një leku të vetëm në vendin ku ishte teatri për diçka tjetër, që nuk ka as përmbajtjen dhe as formën e atij që rrëzuan padrejtësisht dhe pabesisht. Kjo shoqëri sot, duhet të përballet me fatin e demokracisë në Shqipëri.