BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Opinion / Editorial

Shoqërisë dhunuar me urdhrat "kovidiane", nuk ia "mblidhni" dot për një maskë!

Shoqërisë dhunuar me urdhrat "kovidiane", nuk ia

Fjalimi i një ministreshe tipikisht brenda sistemit "shit mendës" për të mos thënë diçka më banale, apo brenda sistemit urdhër dhe presion, ishte kapaku i një administrimi që pikon si një "kullesë makaronash" në foltoren e Kuvendit. Teatralizëm mbushur me tërheqje vëmendjeje dhe kërcënim, por dhe me "bëma" të mëdha që doli në konkluzion që këto shtatë vite kishte sistem shëndetësor. Ne sipas kësaj ministreshe të biokimisë, nuk paskemi pasur kurrë sistem dhe spitale e tani kur paska ardhur kjo që i ulëret nga foltorja e Kuvendit popullit që duhet ta kuronte, fajin e paska shoqëria që nuk vendos maskën. Harron (sepse disa gjëra nuk i di ngaqë nuk ka moshën) se ka dekada që Shqipëria ka pasur shëndetësi dhe sistem, ka pasur dhe universitete të mirë që prodhuan mjekë të talentuar. Ka pasur spitale sigurisht të varfër, por që shërbenin dhe nuk korruptoheshin si në kohën e saj dhe pak para saj. Që kur shkoje, të dilnin zot dhe nuk të linin barkas në korridore, apo të thonin shko bli ilaçet te farmacia përballë spitalit, ose të shikonin xhepat në kishin gjë. Mendjemadhësia dhe arroganca idiote të çojnë deri në pikën kur i hakërrehesh popullit tënd dhe kjo ndodh me të gjithë soj sorollopin e pasuesve të atyre që "popullit dikur" i thoshin - u çuan kafshët. Harron për PPP-të e sajuara për fitim dhe jo për shërbim dhe për aferat që sigurisht nuk kanë filluar me rilindjen, por që kanë një qëllim - atë të krijimit të "tarikatit" të grabitjes në sistemin shëndetësor. Por nuk e kam fjalën këtu, sepse ju përgjigja vetëm atyre ngërdheshjeve në fytyrën e denatyralizuar nga "po..ët" e pushtetit, i cili shet mend dhe nuk bën punë ose e bën keq atë! Në fakt që në fillim dhe maskën të tilla "këshille ndrikullash" në shëndetësi (nuk e kam fjalën për mjekët dhe infermierët e vijës së frontit kundër koronës), të cilët janë "çalamanë politikë" ose të anësuar forcërisht politikisht - e dyshuan dhe shpeshherë binin në kontradiktë për të. Por nuk është kjo. Në fakt, po përsëritet marrëzia e përdorimit të urdhërit dhe jo zbatimit të ligjit. Zonja në fjalë, ju bind dhe dha edhe ajo urdhëra, e nuk ktheu asgjë në ligj real. Po njësoj si në një shtet që vepron me urdhër dhe jo me ligj. Po pra në tiranokraci kovidiane. E sa urdhëra jepeshin kur shqiptarët u dhunuan në dy muaj e gjysmë pandemi të forcuar me largim të demokracisë dhe deri në nxjerrje me urdhër të blindave. U frikësuan pra, u futën brenda, duruan të cenohej liria e tyre, u kërcënuan natë për natë me vdekjen dhe me kthimin e të sëmurit si armik publik ose armik i popullit. Nuk mbeti natë që të mos dilte një urdhër, apo VKM - urdhëra administrative dhe ligj me burg që ishte më shumë urdhër se sa logjikë e ligjit. Po pra dhe shqiptarët zbatuan sa mundën. Tani mbasi ulëritën dhe trembën dhe mbasi mbyllën për muaj familjet, të rinj, pleq, shoqërinë me një orë dalje të një personi dhe kërcënimet me burg dhe gjoba - vjen puna dhe na qenka maska problem, që i paska ngritur nervat në foltore biokimistes së Rilindjes. Po mirë, si ka mundësi që nuk e bindën popullin e tyre për maskën "tash katër muaj"? Pse nuk ja bëjnë pyetjen vetes? Pastaj cilën maskë? Atë që përdorin përditë (ditë për ditë) shumica e atyre që e përdorin? Atë maskën që është bërë "zhul" me koronë dhe pluhur korone? Apo atë maskën 100 lekëshe që nuk ruan asgjë, por që dhe prej saj duhen tre në ditë? Ku ka 300 lekë të reja (9000 lekë të reja në muaj) një pensionist apo kaq di nga shkollimi biokimik ministresha jonë! Kujt po i bërtet nga foltorja trimëresha e shëndetësisë këto shtatë vite? Atyre që i mbajti tre muaj izolim dhe pastaj mbasi mbaruan urdhërat i la të lirë (shpërndarë si ju desh qejfi) sepse ishte bërë "mullar" puna si politikisht dhe ekonomikisht dhe kishin mbaruar rrëzimet e disa gjërave dhe tenderave të hedhur. Kujt i ulurin nga foltorja një person i tillë me mungesë të madhe edukate normale? Njerëzve që janë mësuar të pësojnë urdhëra?! Sa herë ju është thënë të tillë kacabunjve të pushtetit se urdhri asnjëherë nuk drejton apo shpëton shoqërinë! Ai vetëm e ndrydh dhe e bën që kur të vijë dita e "lirisë" nuk pyet më as për ligjin dhe jo më urdhërin kot dhe bosh që ka bërë me dhjetra ministresha këto "shtatë vite të lumtura" para pandemike dhe gjatë pandemisë. Të tillë rrufjanë pushteti nuk kanë për të ndërtuar kurrë shtet. Asnjëherë sa t’i bjerë drita diellit tokës. Ato nuk njohin ligjin, nuk bëjnë dot shtet ligjor, ato trembin me urdhëra përkohësisht dhe kujtojnë se bëjnë ligjin. Janë delirantë pushteti dhe tani po bëhen dhe delirantë foltoreje duke shitur mend për sukseset dhe i ulëritur shoqërisë në akuzën si e papërgjegjshme. Nëqoftëse ka të papërgjegjshëm janë pikërisht komitetet ndrikulla si këshill që kanë mbajtur një popull nën urdhëra dhe tani janë kaq të pabesueshëm sa askush nuk i dëgjon më dhe as që ka për t’i dëgjuar kurrë më. Pavarësisht nga e gjitha kjo, maska në mjediset e mbyllura duhet. Ky rregull normal epidemiologjik duhet zbatuar dhe jo mbaj copat kot në hundë që kanë mundësi shqiptarët, por me maska profilaktike të një sistemi të certifikuar dhe që qeveria duhet t’iu ia japi falas shumicës së popullsisë. Kurse fjalimet arrogante dhe patetike të urdhërdhënësve rilindistë me "çezme të prishur" nuk i vlejnë askujt. Njerëzit duhet të mbrojnë veten, sepse këtu ka mbetur dhe fundi i ndrikullave të shëndetësisë. Po pra te maska që "shqiptarët kanë inat" dhe që ndrikullat e mjekësisë tani kanë për "urdhër mbajtje" ose në vend të shërbimit që nuk bëjnë dot kaq shumë, popullit nga i cili fatkeqësisht janë edhe ata pjesë. Po sigurisht maskën me bindje dhe aspak me urdhër në mjediset e mbyllura sepse askush deri tani nuk ka gjetur një shpëtim tjetër.