BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

"Show" i kokëfortësisë, që ndihmon fajtorët të duken "burra të mirë"!

"Show" i kokëfortësisë, që ndihmon fajtorët

Nuk ishte ndonjë shfaqje kaq interesante dhe sidomos kaq dobiprurëse ajo e Kryeministrit me Dudushin! Jo se KM-ja ynë nuk ka talent si "showman"! Përkundrazi, ai është një person i talentuar në këtë drejtim, sa Dudushi mbase është ndjerë keq, por unë besoj se nuk është koha për një diçka sipërfaqësore të tillë! Përballja me studentë sigurisht të edukuar dhe të mirë, edhe pse një pjesë e FRESH-it të partisë së KM-së, nuk sqaroi asgjë! Ose më mirë se asgjë, komplikoi realisht raportin që ka politikani dhe sidomos shtetari, me një protestë që bëhet nga studentët! Tanimë "ejani të bisedojmë" është thjesht retorikë! Showman-it, mbase i lejohet shpesh retorika, ekzagjerimi në talent, por sigurisht jo kaq shumë "burrit të shtetit"! Tani mes "burrit të shtetit" dhe "showman-it", KM-ja duhet të zgjedhë cilin do të përdorë përballë fëmijëve që quhen studentë! Sigurisht fëmijëve të qytetarëve shqiptarë! Ato janë të rritur, por për ne mbeten fëmijë! Kur ju jep të drejtë dhe thua fjalë që lëkunden nga patetizmi politik mbi të drejtën e pohuar dhe realisht të mohuar - nuk ka nevojë më për dialog! As në TV-në e Dudushit, as në atë të Fevziut dhe as në shesh! "Burri i shtetit" është bujar dhe i drejtë dhe kur thotë: keni të drejtë! Vendos mbi gjithçka fjalën dhe e bashkon me veprimin politik! Kjo pritet padyshim dhe as dialogu dhe as shfaqa në "kazane" cilado qofshin ato, meqë vetë KM-ja mediat i quan kazan!

Mërzitja, padurimi, turfullimi, shpërthimi në zjarr përpara si kamerave dhe studentëve qofshin të FRESH, nuk mund të jetë krijim besimi dhe praktikisht besim politik, që transmetohet nga një që duhet të jetë "burrë shteti"?! Burri i shtetit nuk është kokëfortë, por e përsëris bujar i qartë, se vetëm marrja përsipër e zgjidhjes politikisht, largon situatën! Nuk bën ndonjë gjë të madhe në publik ajo kthimi me karakter i fjalës "nuk dua" Dudushit, që ja mori mendja të bënte drejtuesin e një "dialogu" i cili sërish rezultoi monolog! Ishte një "show" kokëfortësia dhe për mua "llastimi" që zakonisht njerëzit e zgjuar në lartësitë e mëdha politike, nuk mund tja lejojnë vetes kur ka një problematikë të tillë! E KM-ja jonë për mua, mbetet një burrë i zgjuar! Por sigurisht ky imi është një opinion dhe pa dashje dhe unë bëhem kokëfortë duke thënë se "aq më bën në se e kam gabim apo mirë këtë që them"! Unë nuk dua të llastohem të mendoj se "jam showman" por padyshim jam kokëfortë të them se "burri i shtetit" nuk mund të jetë pikërisht "showman"?! Tanimë është kuptuar se protesta del jashtë kornizave të asaj që kërkojnë tetë apo nëntë pika - studentët! Nuk ishte "show" më i mirë ai i Fevziut me ato të FRDP (disa), por e drejta për show, është në kazanët e TV-ve e lirë dhe në demokraci nuk ka asgjë të keqe pse është ky show! Tani është e qartë se mërzitja dhe humbja e besimit, është në majë të protestës dhe kjo nuk është pasojë e universiteteve copë-copë në Shqipëri! Kjo humbje besimi vjen nga qeverisja arrogante dhe opozita dallkauke (moralisht keq) në Shqipëri!

Ku hyn këtu kokëfortësia!? Jo sigurisht nuk hyn! Ajo nëqoftëse vazhdohet më gjatë nga KM-ja nuk bën asgjë tjetër, por forcon dallkaukët e opozitës! Nuk i bën njerëzit të besojnë më shumë te PD dhe LSI, por fut në valle misionin e dështuar të tyre, për të qenë përfaqësues të mendimit racional politik në Shqipëri! Po çfarë rëndësie ka në se Luli thotë kështu apo ashtu dhe çfarë rëndësie ka që Monika ka plagjiaturë në doktoraturë! Po këto janë gjëra të vogla dhe pa rëndësi! Janë sipërfaqësore dhe bëjnë vetëm për të qeshur, por kaq! Çfarë rëndësie ka që Luli paturpësisht ju thotë punonjësve të bashkive " të veta" çohuni për karburantet, mbasi u çuan francezët dhe Luli fjeti me militantët e vet, për të reaguar kur u rëndua ashpërsisht pesha fiskale dhe taksimi mbi shqiptarët në naftë! Sot KM-ja po rreshtohet në faj dhe në dyshim dhe shpesh herë në zemërim njësoj si ndaj z Lulit dhe znj. Mona pa përfshirë këtu njeriun numër një të keq përdorimit të shoqërisë, politikës dhe partisë si doktori i partisë demokratike!

Duke mos gjetur forcë dhe zgjidhje politike, KM-ja ju jep argument njerëzve politikë në opozitë që si universitetet dhe reformat i kanë bërë jo lëmsh, por i kanë shkatërruar fare! Sot ato sigurisht që përkrahin studentët, por janë po aq fajtorë për të keqen e madhe që e ka zënë sistemin universitar dhe atë arsimor për gryke! Ka 6 vite që këtë përgjegjësi e ka qeveria e KM-së! "Kokëfortë me studentët"...?! Po çfarë rëndësie ka nëse janë fresh-ista, lri-sta dhe Frpd-ista! Dikush dhe mund të jetë, por nuk janë të gjithë! Po çfarë rëndësie ka sot mbas dhjetë ditëve nëse kanë përfaqësi dhe nuk vijnë të bisedojnë! Së paku studentët nuk i thonë Dudushit - nuk dua! Të vegjël (të rinj) janë, por këtë fjalë nuk e thonë! Thjesht thonë nuk mundem të ngremë përfaqësi sepse jemi të barabartë! Arroganca prej dy dekadash me ta, i lejon të tregohen një herë të vetme "arrogantë" dhe mos të kenë përfaqësi dhe të mos negociojnë për ato pika që KM-ja ju thotë të drejta! Po pra dhe të drejta si deklarim - dhe ejani të negociojmë! Por kur janë të drejta - çfarë ka për të negociuar!

Unë po moderohem duke thënë "kokëfortësi" dhe nuk bëj keq, por kjo në fakt nuk është as kokëfortësi! Kjo është të neglizhimit të "burrit të shtetit" të cilën një PM duhet ta ketë medoemos! Ne, pak burra shteti kemi pasur! Më tepër kemi pasur "kokëfortë" dhe burra të fortë që sigurisht nuk janë burra shteti! Ishte ai përpara KM-së sot, e ku është e mira e përsëritjes!

Mbase kjo kokëfortësi sot ka si qëllim futjen në garën politike të opozitës së degraduar! Ky pastaj nuk është moment që duhet "marrë me të keq"! Mbase PM-ja ynë, mendon se pa Lulzim Bashën, zonjën Monika Kryemadhi dhe sidomos pa doktorin e PD-së - ky vend nuk bëhet!? Mbase ka leverdi me to për të qenë në pushtet! E këtë e ka thënë shpesh!

Ose - tani kur po ngrihet SPAK dhe BKH, duhet futur në lojë të vërtetë, pesha e madhe specifike e politikës së ditës, që kur të fillojë vlerësimi ligjor të ketë sa më shumë të "persekutuar politik në demokraci"?! Mbase them, por kjo nuk është as mjeshtri e "Burrit të Shtetit" dhe as e një "showman-i" që realisht di se gjëja e vjetër, e fajshme, e rrudhur, estetikisht e shëmtuar, nuk shitet dot në publik! 

Nga Besi BEKTESHI