BREAKING NEWS

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente Shqipërisë: Rrezikoni pezullimin e vizave nëse nuk heqni dorë nga...

Një tjetër paralajmërim! Komisioni Evropian thirrje urgjente
x
BREAKING NEWS

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada amerikane në Tiranë del me mesazh të fortë: Departamenti i Shtetit i SHBA-së...

MEPJ nis procedurat për zevëndësimin e Yuri Kim, ambasada
x
BREAKING NEWS

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Ja çfarë pritet të ndodhë në orën 12:00

"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para
x
BREAKING NEWS

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo rrëfen momentet e goditjes së Sali Berishës: Ishte e pabesueshme

"Njeri i rrallë, kishte gjakderdhje por...”, Floriana Garo
x
BREAKING NEWS

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i njohur zbulon emrat dhe prapaskenat, tregon përplasjet e qeverisë me ambasadën amerikane: Kjo është e pazakontë, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë

‘Armiqtë e Yuri Kim-it në Shqipëri’/ Gazetari i
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti: Do isha më i fortë se Këlliçi më 14 maj

U tërhoq nga balotazhi, 'shuplaka' e fortë nga Alimehmeti:
x
BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x

Opinion / Editorial

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi nga vetë shqiptarët

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi nga vetë

Kryengritjet e përgjithshme çlirimtare të vitit 1912 ishte rrjedhojë e masave administrative dhe ushtarake që ndërmori Porta e Lartë për të shtypur kryengritjet e vitit 1911. Nën kryesimin e Ismail Qemalit u mblodhën në Stamboll disa personalitete politike shqiptare, të cilët vendosën të ktheheshin në atdhe për të përgatitur kryengritjen e armatosur. Në të njëjtën kohë, në Stamboll deputetët shqiptarë të rrymës patriotike zhvilluan brenda në Parlamentin Perandorak, luftën për të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Qeveria e Stambollit u përgjigj me masa të reja shtypëse. Më 11 janar të vitit 1912, Hasan Prishtina në emër të grupit të deputetëve shqiptarë paralajmëroi në Parlamentin Osman Qeverinë Xhonturke se duhet të hiqte dorë nga politika shtypëse, shumë shpejt në Shqipëri do të shpërthente revolucioni çlirimtar. Në këto rrethana Ismail Qemali doli jashtë Perandorisë Osmane me qëllim që të siguronte armë dhe të tërhiqte vëmendjen e Fuqive të Mëdha në favor të çështjes shqiptare, kurse Hasan Prishtina shkoi në Kosovë për t’u marrë me organizimin e kryengritjes. Më 21 Maj të vitit 1912 u mblodh Kuvendi i Junikut nën drejtimin e patriotëve, Hasan Prishtina, Bajram Curi, Isa Boletini, Nexhip Draga, Mahmut Zajmi me të cilët u bashkua edhe Riza Kryeziu. Në Shqipërinë e Jugut u formuan çeta nën udhëheqjen e Spiro Ballkamenit, Themistokli Gërmenjit, Muharrem Rushitit, Izet Zavalanit. Në Shqipërinë e Mesme u formuan çetat nga Abdi Toptani në Tiranë dhe Aqif Biçaku në Elbasan. Jehonë të madhe bëri çeta e intelektualit shkodran Zef Simon Harapit. Forcat shqiptare të kryesuara nga Idriz Seferi hynë në qytetin e Shkupit mbas dështimit të bisedimeve në Prishtinë me marshallin turk me origjinë nga Manastiri Ibrahim Pasha dhe se qeveria e re nuk i dha përgjigje memorandumit të 9 Gushtit të vitit 1912. Rënia e Shkupit u dha goditje të madhe interesave tëqeverisë  të Stambollit e cila pranoi të korrigjonte disa kërkesa të memorandumit të Ferizajt. Frika se Porta e Lartë po kapitullonte para armëve të shqiptarëve dhe se kapitullimi i saj mund të çonte në njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vinte në rrezik aspiratat e shteteve ballkanike, të cilat synonin t’i ndanin mes tyre tokat shqiptare. Për këtë arsye, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi përfunduan bisedimet që kishin filluar disa muaj më parë, për një aleancë politiko-ushtarake kundër Perandorisë Osmane dhe t’i ndanin midis tyre zotërimet në Gadishullin Ballkanik, përfshirë dhe tokat shqiptare, me qëllim që ta bënin fakt të kryer, para se Shqipëria të fitonte autonominë.

Profesor Kristo Frashëri në librin e tij “SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË” 28 Nëntor 1912, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në faqen 121 në kapitullin  11KUSH E FARKËTOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË i jep përgjigje pyetjes. Kush e farkëtoi pavarësinë e Shqipërisë-populli shqiptar apo Fuqitë e huaja. Më tej vazhdon shtjellimin e tij profesor Kristo Frashëri. Historianët që përkrahin tezën se Pavarësinë e Shqipërisë e farkëtuan Fuqitë e mëdha dhe jo vetë shqiptarët, i përkasin kryesisht historiografisë serbe dhe greke. Si argument kryesor në mbështetje të tezës së tyre ata përdorin faktorin gjeopolitik- pozitën gjeografike të Shqipërisë në brigjet e Adriatikut jugor dhe interesat strategjike që kishin disa prej Fuqive të Mëdha në këtë sektor. Sipas tyre, Fuqitë e Tripalëshit, në mënyrë të veçantë dy Fuqitë Adriatikase Austro-Hungaria dhe Italia, preferuan krijimin e një shteti të vogël shqiptar, si zgjidhje optimale për të penguar daljen në brigjet e Adriatikut të Serbisë dhe të Greqisë, të cilat ishin rreshtuar në anën e Antantës. Me rolin vendimtar që luajti “Adriatiku” dhe jo faktori shqiptar në krijimin e Shqipërisë së pavarur, historianët e kësaj teze përdorin tri argumente. E para, se Shqipëria e shpalli pavarësinë , pra shkëputjen , nga Perandoria Osmane, jo në luftë kundër saj, por kur ajo ishte e mundur nga monarkitë ballkanike. E dyta, se pa vendimin e Fuqive të Mëdha , trojet shqiptare do të ishin copëtuar, në bazë të së drejtës së fitimtarit, midis aleatëve ballkanikë. E treta, se pa ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, shqiptarët nuk ishin në gjendje t’i detyronin ushtritë serbe, greke dhe malazeze të largoheshin nga viset e pushtuara prej tyre. Shkurt sipas tyre shkruan profesor Frashëri, farkëtari kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë ishte( po të përdorim një shprehje të kohës)” Shën Adriatiku” dhe jo lëvizja kombëtare shqiptare. Por teza se lindjen e një shteti duhet ta kërkojmë tek faktori i jashtëm, nuk qëndron. Në radhë të parë se shtetet kombëtare nuk krijohen nga Fuqitë e Mëdha, në qoftë se nuk ekziston një popull që ka nevojë për shtetin e vet kombëtar dhe nëse ky popull nuk ka luftuar për të krijuar shtetin e vet të pavarur. Ato vetëm kanë në dorë ta njohin ose ta vonojnë apo ta pengojnë krijimin e një shteti të pavarur.

Siç dihet, gjatë shekullit XIX në kohën e Europës së dinastive, të paktën që nga Kongresi i Vjenës (1815), fatin e kombeve dhe të shteteve të vegjël e morën në dorë Fuqitë e Mëdha të kontinentit, të cilat në vendimet që ato merrnin, mbështeteshin, jo në parimet, por në interesat e tyre politike, strategjike, ekonomike ideologjike. Këtë të drejtë e kanë përdorur dhe shpërdorur vazhdimisht në Evropën Juglindore herë në fitim e herë në dëm të kombeve të shtypura. Dihet se Revolucioni Çlirimtar grek u shtyp nga Porta Osmane më1825 . Megjithatë, Fuqitë e Mëdha e detyruan Portën e Lartë që ta njihte pavarësinë e Greqisë. Po ashtu, ato e detyruan Portën e Lartë të njihte autonominë e Serbisë, Vllahisë, Moldavisë, Malit të Zi, ndonëse këto vetë nuk ishin në gjendje ta shtrëngonin Perandorinë Osmane që t’u njihte të drejtat e tyre kombëtare. Po ashtu, në Kongresin e Berlinit(1878), me kërkesën e Rusisë , Fuqitë e Mëdha e detyruan Portën e Lartë të njihte autonominë e Bullgarisë, ndonëse vetë bullgarët nuk qenë në gjendje që vetë të fitonin të drejtat e tyre kombëtare. Përkundrazi Fuqitë e Mëdha nuk i morën asnjëherë në konsideratë kërkesat e vazhdueshme të shqiptarëve, të shoqëruara kurdoherë me kryengritje të armatosura, për autonominë e atdheut të tyre. Madje, më 1881, kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte në përleshje të armatosur me Perandorinë Osmane për të shkëputur autonominë e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha mbajtën anën e Portës së Lartë. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit për tridhjetë vjet me radhë, shqiptarët nuk reshtën së kërkuari autonominë  e atdheut të tyre. Por, Fuqitë e Mëdha u treguan  vazhdimisht (njerkë) për ta, deri edhe përballë kërkesës së tyre për një autonomi të thjeshtë administrative-kulturore. Dëshmia e fundit se Pavarësia e Shqipërisë qe vepër e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912 dhe pastaj shpallja e saj në Kuvendin e Vlorës me nismën e vetë shqiptarëve, thekson ndër të tjera Profesor Kristo Frashëri.

Procesi i shndërrimit vendimit për një Shqipëri Autonome, që mori Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 17 dhjetor 1912, në vendimin për një Shqipëri të Pavarur, që mori ajo konferencë më 29 korrik 1913, është një dëshmi më tepër e rolit aktiv që luajti, siç u pa , vullneti i kombit shqiptar. Madje, jo Pavarësi e “mbikëqyrur” që vendosi Konferenca e Ambasadorëve më 29 Korrik 1913, por Pavarësia e plotë që shpalli Kuvendi i Vlorës më 28 Nëntor 1912, tregon se vullneti kombëtar i shqiptarëve ishte më i përparuar se vendimi i Fuqive të Mëdha. Megjithatë, vendimi i 29 Korrikut të vitit 1913, pavarësisht nga “kontrolli” apo “mbikëqyrja” që morën përsipër të ushtronin Fuqitë e Mëdha , shënonte një fitore historike, mbasi me të Shqipëria u pajis me statusin e një shteti më vete, pa asnjë lidhje me Perandorinë Osmane. Me të u realizua kështu ndonëse pjesërisht, programi madhor i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Me vendimin që Kuvendi i Vlorës mori për krijimin e shtetit të ri shqiptar, me karakter laik, me të drejta të barabarta për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia krahinore, shoqërore, fetare, etnike, parime këto që frymëzuan vazhdimisht Rilindjen Kombëtare. Shqipëria përvetësoi, që në çastin e lindjes, një identitet politik dhe juridik evropian. Themi pjesërisht sepse programi i plotë i Rilindjes Kombëtare parashikonte të përfshinte në kufijtë e Shqipërisë të gjitha trojet etnike shqiptare.