BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Opinion / Editorial

Shpallja “non grata” për Berishën, e forcon PD dhe e çon atë drejt fitores!

Shpallja “non grata” për Berishën, e forcon PD dhe e

Shpallja “non grata” për z. Sali Berisha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken tregon sipas meje se- SHBA ka vendosur të ndihmojë dhe forcojë PD dhe ta çojë atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. SHBA kanë arritur në konkluzionin se: me ish liderin e PD në krah të kryetarit aktual z Lulzim Basha, partia demokratike nuk mund të shkojë asnjëherë drejt fitores, koha e tij ka mbaruar. Figura e tij është tashmë e papranueshme në popullin e ndershëm demokrat. Metodat berishiane të drejtimit të partisë nuk mund ta çojnë asnjëherë PD drejt suksesit. Me veprimet e tyre këto forca “pseudo-demokratike” kanë krijuar dhe fituar një urrejtje të madhe në popull. U bënë vite që kjo parti nuk fiton shpesh në zgjedhje. Edhe kur z Sali Berisha ishte në krye të saj, qysh mbas 1992 Partia Demokratike i ka vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet sistematikisht. Kjo ka bërë, që këto metoda të drejtimit të saj të urrehen dhe përbuzen nga populli i ndershëm shqiptar. Patjetër që: kjo parti duhet të reformohet. Me Sali Berishën brenda partisë kjo gjë nuk mund të ndodhë, ai duhet të largohet nga skena politike shqiptare dhe ta lërë Lulzim Bashën apo ndonjë tjetër, që ta drejtojnë këtë parti. Amerika mendon, sipas meje se Sali Berisha pengon ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet. Tërë këto kohë ai i ka diktuar Bashës dhe Partisë Demokratike berishizmin e tij, metodat e tij të kaluara në kohë, duke përcjellë në parti veprime ekstremiste si: djegia e mandateve, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, reformën zgjedhore, territoriale, përjashtimin e kundërshtarëve të tij në parti, luftën e klasave, duke i dhënë avantazhin Partisë Socialiste, të fitojë sa më shumë terren dhe pushtet. Prapa “non grata” të z. Berisha nuk mund të qëndrojë Edi Rama, PS apo Sorrosi. Kjo është e pamundur për shtetin më të organizuar në botë, atë amerikan. Shteti Amerikan punon me institucione dhe çdo informacion e merr nga institucionet apo njerëzit e saj në vendet përkatëse. Asnjë person apo drejtues shteti nuk mund t’i imponojë mendimet e veta qeverisë amerikane. Shteti amerikan planifikon në bazë të një pikësynimi dhe në bazë të arritjes së këtij qëllimi, ndërton strategjinë e tij. Ai nuk mund të ndikohet nga forcat politike në vend. Strategjia amerikane nuk varet nga drejtuesit aktual të shtetit, por ajo është e qëndrueshme dhe afatgjatë. Shteti amerikan nuk punon me ankesa dhe ryshfete nga drejtuesit aktual të çfarëdo lloj shteti, ajo ka levat e saj të marrjes së informacioneve për kontrollimin e situatës. Alibia se mbas “non grata” të Amerikës qëndron Edi Rama apo Sorrosi, është qesharake për Amerikën, duke pasur parasysh se si funksionon ai shtet. Është për t’u çuditur, se si shumë drejtues aktualë të pozitës dhe opozitës nuk e kuptojnë funksionimin e shtetit dhe të politikës amerikane. Patjetër që synimi amerikan kërkon të çmontojë berishizmin dhe levat e tij. Berishizmi lindi qysh në embrion të krijimit të PD. Prandaj ajo mendon se: ai duhet shkulur me rrënjë nga politika shqiptare. Berishizmi si një lëvizje apo ide pengon përparimin dhe demokratizimin e PD dhe si rrjedhim pengon ardhjen e saj në pushtet. Sipas z. Dashamir Shehi: “Protagonizmi i rinovimit të PD nuk mund të jetë z. Berisha, ai vetëm po e pengon atë. PD është peng i Sali Berishës dhe tashmë ka rënë velloja e tij”. Ai ka drejtuar partinë i vetëm me “dorë të hekurt”, duke marrë vendime të rëndësishme, duke përjashtuar mendimin e drejtuesve të tjerë në parti. Ai largoi nga partia të gjithë kundërshtarët e tij, pa forume siç po pretendon sot: Cekën, Imamin, Selamin, Peshkëpinë, Meksin etj. Sipas Ilir Demaliajt: “Kjo parti prej fillimit të saj nuk është ngritur në mënyrë organike, por prej emërimeve të njerëzve nga komiteti qendror dhe sigurimit të shtetit, prandaj kjo parti në lidhje është defektoze”. Basha nuk mund të trajtohet si kukull e Berishës, ai nuk mund të jetë më një hije e Berishës. Forcat demokratike dhe përparimtare duhet të triumfojnë në PD. Ka ardhur koha që Berisha dhe përkrahësit e tij, të largohen përfundimisht nga PD, pasi po bëhen pengesë në reformimin dhe ardhjen e saj në pushtet. Berisha po pengon përparimin e forcave demokratike në Shqipëri. Të gjithë ata që janë në Partinë Demokratike e dinë shumë mirë se z. Berisha nuk ka aspak lidhje me demokracinë. Sipas z. Artan Hoxha: “Z. Berisha nuk ka prodhuar demokraci të brendshme në PD”. Debatet që po zhvillohen sot në PD janë pozitive dhe demokratizuese për anëtarësinë, pasi të gjithë “kanë hapur gojën” më në fund dhe po flasin, gjë që nuk është lejuar gjatë gjithë drejtimit të Partisë Demokratike nga z. Berisha. Mbështetja e ambasadores amerikane për opozitën, tregon për lëvizjen demokratike dhe pozitive, që po zhvillohet sot në Partinë Demokratike. Në selinë e PD dhe konkretisht të kryetarit të PD ajo do të aludonte se do të jetë në krah të PD për fitoren. Kjo tregon qartë që Amerika tashmë e do në pushtet Partinë Demokratike, por gjithmonë me kushtin e largimit të Sali Berishës dhe të përkrahësve të tij nga kjo parti. Ajo dëshiron një frymë të re në PD, pro amerikane dhe europiane dhe jo berishizmin e vjetër të Berishës. Pro amerikanizimi i berishizmit është falsitet dhe një veprim i shtirur. Vazhdimisht europianët dhe amerikanët kanë qenë nën fokusin e sulmit të Sali Berishës dhe të përkrahësve të tij. U sulmua rëndë reforma në drejtësi të cilën e financuan dhe e drejtojnë amerikanët, me pretekstin se gjoja: kjo reformë është ndikuar nga Edi Rama. Shpallja “non grata” e Amerikës për shkelësin e demokracisë shqiptare dhe penguesin e reformimit të PD, është një veprim në kohën e duhur dhe shumë i pritur nga populli shqiptar.