BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Opinion / Editorial

Shpallni demokratët tradhtarë, sa të mbeten vetëm ushtarë!

Shpallni demokratët tradhtarë, sa të mbeten vetëm

Histeria e post zgjedhjeve në PD, është dhe “historia” e vazhdueshme e shqiptarëve kundër shqiptarëve. Nuk është vetëm te Partia Demokratike e Lulzim Bashës e dhënë me “PPP” nga Sali Berisha, por te të gjithë partitë e trashëguara nga regjimi dogmatik folklorik i Enverit. Kush i bën vërejtje sot Lulzim Bashës ose humbësit më të madh politik, shpallet automatikisht me Ramën dhe tradhtarë i PD-së së Lulzimit. Ata që kanë formuar parti të reja sigurisht janë shërbëtorët e Ramës, ato që kanë kritikuar që përpara se Lulzim Basha është shërbëtor i Ramës me veprimet që bën - janë të shpallur armiq të “PD-së dhe njerëzimit” e kushdo që përpiqet të bëjë kritikë për reformim të PD-së për të bashkuar të djathtën apo për të bërë PD me vizion të ri, është i shpallur automatikisht tradhtar. Partia e Berishës dhe Bashës ka mbetur stalinistja pothuaj e fundit e parimeve bolshevike që “armiqtë e brendshëm” i shpall tradhtarë dhe i bën “spiuna të Carit, Kserksit” apo gjermanëve, por dhe në shërbim të imperializmit. I shpallin të menshevikë dhe padyshim i sulmojnë me gjithfarë militantësh, portalesh, gazetash dhe televizione që megjithëse thonë janë “të gjitha mediat e Ramës” i përdorin vetë. Tashmë në krye të një histerie të tillë folklorike dhe bolshevike është Lulzim Basha. Ai është njeriu ashpërsisht kundra demokracisë së brendshme në PD. Më i ashpër dhe i keqpërdorur, imitator grotesk aspak origjinal si Berisha. I pamerituar dhe i pazoti, për të bërë histori, po bën “histeri” me shpallje tradhtarësh, kur vetë është njeriu i humbjeve dhe pushtetit të mbajtur pa të drejtë mbi kryet e PD-së dhe opozitës shqiptare. Ai si dikur në çadër shpallte demokratë dhe kritikë brenda partisë tradhtarë dhe shërbim të Ramës dhe pastaj me Ramën. E gjithë histeria e tij mbështetet mbi faktet për grabitjen dhe blerjen e votave nga PS dhe Rama duke harruar se ai ishte garanti i vetëshpallur i zgjedhjeve. Ai i garantoi shoqërisë shqiptare më shumë se një herë se PD dhe opozita, do të mbronte votat dhe nuk do lejonte të vidheshin apo devijoheshin ato. Vetëm nisur nga kjo deklaratë ose përbetim Lulzim Basha dhe të gjithë konkubinat politike të tij në PD duhet të jepnin dorëheqjen në momentin kur deklarojnë se Rama na ka vjedhur dhe grabitur apo blerë votat. Sepse nuk tregojnë vetëm pa burrninë e tyre, por dhe pazotësinë e mbajtjes së fjalës. Kur në të vërtetë për mua dhe shumë si unë, janë thjesht “derrbederrë që thotë Noli” të shkatërrimit të pluralizmit në Shqipëri, duke qenë humbës dhe bërë si fituesin, kur nuk janë fitues as numerikë dhe as moralë. Unë nuk kisha varur shpresat te njeriu i dobët dhe pa “kërcell”, por akoma besoja se është disi i sinqertë – ose individi që quhej Basha. Kur në të vërtetë është pikërisht jo sinqeriteti i tij që e bën njeriun tashmë më të neveritshëm të demokracisë së zbërdhylur në Shqipëri. Të prisje nga organizimi Basha dhe konkubinat e tij politike si meshkuj dhe femra se largojnë Ramën dhe Rilindjen ishte njësoj si të besoje që krokodilin ta largonte nga zona e tij e gjuetisë një tufë me “Boni Boni Monkey me pasthirrmat e tyre luftarake”. Të besoje se Lulzim Basha me mediokritetin e tij “të kollarisur” dhe pse me premtime të mëdha, do të mund të largonte cinizmin humoristik dhe megashow-un e Ramës me mrekullitë e talentit të tij në batuta si postmoderniste dhe folkloriko shqiptare nga pushteti, ishte njësoj sikur të shpresoje që Teatri Migjeni në Shkodër, të mbushej plot e për plot se kishte shfaqe “Estrada e Librazhdit”. Biles dikush dhe do të shkonte për hatër, mos kishte bërë blerje të reja Taulanti i PS-së. Duhej të shpresoje (jashtë logjike) të fitonte PD-ja e mijëra ndarjeve brenda saj, mbetjeve të hatrit dhe largimeve apo sulmeve përpara fuqisë së pushtetit full si qendror dhe vendor që Lulzim Basha dhe Sali Berisha i falën Edi Ramës me largimin nga çdo lloj opozite të pranuar institucionale si brenda vendit dhe nga ndërkombëtarët. Tani ky lloj politikani, ka filluar sërish luftën tjetër me të vetët, duke kursyer sigurisht atë përballë. Atij po i “mbledh fakte” ndërkohë që shpall tradhtarë ndër demokratë. Pse e bën këtë gjë? Sigurisht për pushtet të tij dhe familjes Berisha dhe deri sa të plotësojë një - me sa duket porosi të dikujt jashtë vendit si shef fondacioni dhe amanet të dikujt brenda partisë që: Partia Demokratike të pastrohet edhe nga demokratit i fundit. O të shpallen tradhtarë ose spiunë të Ramës, ose armiq të partisë (PD) mjafton të largohen dhe PD-ja të jetë tjetër gjë, që nuk ka lidhje me idealistët normalë dhe që tashmë janë sunduar nga folklorikët, retro kulturorët dhe injorantët në njërën anë dhe në anën tjetër perversët dhe të degraduarit pa merita në parti që janë afër lidershipit Basha. Të fundit e atyre që kritikojnë dhe kanë kuptuar “betimin” e bërë për ta “çnderuar PD-në” për ta shëndërruar atë në një parti pushtetesh okulte dhe të shëmtuar interesash financiare tepër të korruptuar – duhen larguar më hir ose pa hir, duke i llangosur me historinë e terminologjisë tashmë groteske bolshevike për t’i shpallur tradhtarë. Në anën tjetër kulisat e marrëveshje jo të pastra, të dukshme dhe jo të sinqerta, përgatiten dhe janë në fokus e në sirtare, por dhe në takime sekrete. Vlojnë “telefonat e kuq” mes atyre që bashkëpunojnë me negociatorët e padukshëm dhe që janë interesaxhinjtë e financës dhe ekonomisë që del nga regjimet korruptive anti popullore dhe anti demokraci. Demokratët normalë do të shpallen armiq, sepse ata nuk mund të pranojnë regjime në parti dhe në qeveri. Kurse klika e humbësve me në krye Bashën, kanë projekt tjetër dhe joshje tjetër politike. Ata nuk kanë lidhje as me demokracinë dhe as me prosperitetin. Janë përtacë të ndjekin punët e zyrës dhe jo më të luftojnë, përpiqen për demokraci. Largimi dhe shpallja e tradhtarëve demokratë i pakëson ato në PD dhe rezultati është mbetja e ushtarëve të partisë. Këto i leverdisin Bashës dhe Berishës sëbashku me kokëboshët servilë që humbin dhe ulërasin fituam, që mjaullijnë si mace dhe kujtojnë se ulërijnë si luanë, që kujtojnë se janë origjinalë dhe në fakt janë “boni boni” të vegjël në mos më keq imitues. Shpallje demokratëve tradhtarë, është dhe shërbimi i madh ndaj elitokracisë plutokratike në Shqipëri. Është “vrasja” e alternativës dhe pluralizmit në Shqipëri. Sigurisht Basha kurrë nuk do të shërohet nga deliri i tij i mitomanisë dhe paburrnisë politike që turpëron shumë e shumë demokratë. Tashmë ai e ka të hapur dorën e shtrirë të Ramës, sepse ky i fundit është i turpëruar nga ndihma tinëzisht që “partneri i tij politik” i jep në çdo palë zgjedhje. Rama tanimë është i ngopur me një ndihmë të tillë të shëmtuar në kurriz të demokracisë në Shqipëri. Thellë thellë ai nuk e do këtë lloj ndihme idiote. E po deklaron sërish – dorën e shtrirë haptas dhe ballas shqiptarëve.