BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x

Opinion / Editorial

Shpërblimi për Shkodrën: energjinë e Kaskadës së Drinit ia kthejnë me përmbytje!

Shpërblimi për Shkodrën: energjinë e Kaskadës së

Erdhi në vendin e krimit të tij të përmbytjeve Sali Berisha! Po dhe akuzon sot E Ramën sepse edhe ai e akuzonte dikur atë. Nuk ka më keq sa kaq për Shkodrën dhe shkodranët. Ju vjen njeriu që lëshoi kur ishte kryeministër 4000 metra kub nga Vaudejsi dhe sëbashku me Kirin ju shtua deri në 6000 metra kub ujë në sekond në urën e Bahçallekut ose afër urës së vjetër Monument Kulture që ju rrëzua Margaritit sot! Erdhi Berisha që mbyti Shkodrën tre herë plotësisht me fajin që ai sot akuzon Ramën! Ju tha shkodranëve se unë di të mbys me ujë, sepse ju vjen deri në Parrucë niveli tij. Rama ose Ballukja e tij ( që hap dyert pa paralajmërim dhe ble energji) kanë mbytur 20 katunde por ai (Berisha) ka mbytur 15000 hektarë dhe vetë Shkodrën përnjëherë? Po dhe nuk ju jepte as paratë dhe ju marrte votat si më i miri sepse atij i besojnë..! Kështu ju thotë në fakt shkodranëve që e besojnë sharlatanizmin e tij folkloriko-koruptiv dhe ja përplas Ramës në kohën kur ky i fundit është në marrinë e tij të delirit të shitmendjes ( dhe zërin tip kukull me korrent i Ballukes) me pushtetin që ja kanë dhuruar Berisha, Basha dhe Meta! Këto tipat kanë mbytur Shkodrën për 12 vitet e fundit gjashtë herë, me dëme të jashtëzakonshme materiale deri sa ta kthejnë të pabanueshëm dhe të rrezikshëm. Qytetarët dhe folklorikët e Shkodrës ja kanë lejuar këto krime Sali B dhe Edi R! Pamjet pastaj për të dhënë ndihma dhe organizim kur përmbyten mijra e mijra hektarë tokë dhe qytet janë për konsum jashtë Shkodre dhe për besimtarët e Berishës që dikur thoshin se – ju janë mbytur rikat dhe patat! Por Shkodrën e tashmë dalë në periferi të shëmtuar zhvillimi ekonomik dhe të një politike kriminale kundër saj mirë ja bëjnë, sepse i ka vdekur nervi, qytetaria dhe morali i saj. Ajo është kthyer në një të përdorshme të Berishës dhe dhunës së tij për pushtet dhe familjen e tij personale dhe nga një urrejtje dhe frike të përzier të Ramës që inatoset, pse nuk është i zoti njëherë të vetme ta kontrollojë atë. Janë në dyluftim politik dhe Shkodra e shkodranët viktimat. Po por dhe viktimat e vetvetes dhe injorancës dhe intrigës idiote së tyre. Ballukja dhe KESH nuk llogaritën dot shiun që e llogarisin dhe njerzit kur shkojnë për turizëm dhe ju kthye dhe restoja me Kosovën që nuk e lanë në terr dikur dhe sot nuk ju mori prodhim energjitik. Si përfundin hapën portat dhe mbytën Shkodrën! Kurse në fakt politikisht Shkodra shpërblehet për energjinë që i jep Shqipërisë, por shpërblehet me përmbytjen e saj. Shkodra shpërblehet me përmbytje se Tirana dhe Durrësi apo Vlora po të doni, duhet të kenë energji. Kaskada e Drinit dhe menaxhimi i saj vjen deri në një pikë kur ka rreshje të shumta që nuk vlen më asgjë dhe hapen portat. Do hapësh dyert se nuk bën. Aty pastaj fillon dhe përmbytja. Për 30-të vite në Shkodër kanë ndërtuar dhe një HC tjetër si ai i Ashtës dhe po i rëndis në teritorin e saj dhe pak jashtë saj janë bazenet dhe digat e Hc Ashta, 60 mega Hc Vaudejës 250 mega, Hc Fierza 500 mega dhe Hc Koman 600 mega. Kaskada pra, që përfundon në Shkodër. Të gjitha daljet e tyre ujore përfundojnë në Shkodër dhe një pjesë në Lezhë. Po te nyja “hidroalike në Bahçallek”. Për më tepër kanë lejuar daljen e Bunës dhe liqenit me ndërtime pa leje. Kanë lejuar ngushtime të pa arsyeshme dhe kriminale. Shteti e kam fjalën dhe bashkia e ngjashme me të në Shkodër. Po ti shtosh dhe liqenin me ujra nëntoksore dhe Cemin që derdhet në të, kuptohet se në Bahçallek bëhet një krim mjedisor dhe fillon ekspandimi i ujrave deri në Velipojë. Del dhe Buna dhe prishet gjithshka që nga Bërdica, Trushi dhe fusha e Velipojës. Mbytet gjithshka. Po të llogaritës së fshatarët kanë ndërtuar dhe në fushë dhe jo si në kohë të regjimit që nuk të lejonte kush, sepse ishte zonë ekspandimi të ujrave të prurjeve të kaskadës ju e kuptoni mirë se 70.000 banorë janë nën ujë që në fillim. Po mbi 40 fshatra dhe lagjeve të fushës të nën Shkodrës ose super fushat prodhuese dhe hambar i zonës. Sot po ta pyesësh Ramën thotë ishte fatkeqësi dhe po ti thuash se kështu do ta lësh të mbytet të përgjigjet “se po ndërtojmë ujëmbledhësin e Hc Skavicës” dhe ai do të stabilizojë prurjet! Por në fakt Shkodrës janë kanë marrë energjinë e pasurisë së Drinit dhe shpërblimi është përmbytja. Biles ja kërkojnë dhe paratë e energjisë mbasi e mbysin qytetarin shkodran akoma më shumë se kur është thatë. Po, si Berisha nuk ju dha as dëmshpërblimin e dy përmbytjeve të fundit të tij. Shkodrës as Berisha dhe as Rama nuk ja stabilizuan shtratin e lumit të zëmëruar Kir. As Bunën dhe as Drinin nga dalja e Ashtës! Nuk pastruan Bunën dhe nuk bënë asgjë për të kontrolluar prurjet dhe kalimin pa përmbytje në skarapate të ngritura që përmbajnë sasi dyfish uji dhe mos lejuar daljen nëpër shtëpitë e njerzve ose në fushë të Shkodrës. Asgjë përveç argjinaturave që në fund të fundit asgjë nuk bëjnë. Sepse nuk vlen investimi i pjesëshëm, por ai kompleks dhe që kalon 150 milion euro. Paguan Rama një shifër të tillë për një rrugë të vetme interesi turistik kryesisht në jug, por nuk ka për ti paguar kurrë të mbrojë Shkodrën që akoma i beson një fosili politik si SB por akoma dëmprurës në saj të militantvulgun që e ndjek pas. Rama e ndihmon në këtë mes dhe Saliun për të mos e lënë pa një qytet të madh mbas tij politikisht në Shqipëri. E kështu të dy e mbysin sipas rradhës, kur janë në pushtet. E mbyti katër herë Berisha tani janë rradhët e Ramës. Ky është shpërblimi që i japin, pse ajo ju jep energji elektrike dhe mban pasojat e ujrave të tepërta të kësaj energjie. Ja kaq është analiza dhe kaq kollaj shpjegohet.