BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Shpërdorimi fjalës "liri" në diktaturë dhe asaj "demokraci" në postdiktaturë!

Shpërdorimi fjalës "liri" në diktaturë dhe asaj

Nuk mund të përdorej më shumë se sa fjala "liri" në diktaturë! Është zakon dhe "privilegj" diktature, që "ai mall" që mungon më shumë, të shitet si më i liri dhe më i shumti! E gjithë propaganda jonë në kohë diktature shpërdoronte me fjalën apo termin klasik në politikë që është liria!  Ndaloheshin libra dhe dëgjimi radiove apo TV-ve të huaja, ndalohej moda dhe veshja dhe propaganda thoshte se "ishim shteti i vetëm i lirë nga kapitalizmi dhe borgjezia, nga diktaturat fashiste dhe reaksioni botëror"?! Nuk hanim mish dhe kishte tallon dhe "propaganda ulërinte" se ishim të lirë, jetonim të lirë dhe prodhonim në liri bukën në vend!?  Ishim të izoluar dhe nuk mund të kalonin kufirin, apo të takonim njerëzit e gjakut jashtë kufirit dhe propaganda bërtiste "jetojmë të lirë në pjesën e qiellit që na takon"?! Propaganda thoshte që duhet të "shpreheshim lirshëm" dhe kur dikush ankohej pse ka rradhë buke - dilje armik i partisë dhe i popullit! Liria jonë ishte ajo që lejonte vetëm partia dhe ideologjia, e cila prekte rëndë pronën, mendimin, fjalën, idenë, leximin, këngën, romanin, dramën, televizionin, modën, punën, shkollim (të ndalonte në saj të lirisë për të mos ju dhënë shkollë fëmijëve të tjerë jashtë biografisë së mirë) dhe me lirinë e ardhur në saj të pushkës dhe partisë e popullit mbas saj, liria e një shoqërie abuzohej dhe transformohej në një marrëzi kolektive! Po, sepse pastaj të gjithë mundoheshin të jetonin në "lirinë e mashtruar" ose komanduar ose të qelbur me servilizëm dhe spiunllëk masiv! Sigurisht që ka pasur idealistë të vërtetë, por dhe ato "liria" e komanduar i rrihte në fund!

Nuk është shpërdoruar asnjë fjalë më shumë se sa ajo "liri" në diktaturë! Pikërisht me atë që mungonte shpërdoronte më shumë si lidershipi politik, por dhe qehallarët e tyre poshtë! Para se të dënonin politikisht, të përvisheshin duke të thënë: po çfarë do mor qen bir qeni, lirinë ta solli partia, të dha punë dhe të shkolloi, të rriti dhe të mbajti, tani ti kërkon t’ja kthesh kështu?! Hëëëë!?

Por nuk mjaftoi kjo! Po i njëjti tarikat politik njerëzish, akoma më i keq, pa ideale të vërteta, i ricikluar nga shërbëtor parullash idiote dhe shfrytëzimi moral dhe fizik në demokrat! Po pra, prodhimi më i qelbur i diktaturës, më pa skrupuj dhe pa identitet urban dhe qytetar nisi shpërdorimin e një termi politik dhe shoqëror, por dhe fjale si ajo - demokraci! Dikur ajo që ishte më pak ose liria, shpërdorohej në fjalë si pasuri e madhe e regjimit dhe presionohej apo mbytej akoma më shumë, kurse sot...?! Sot e ka nisur që nga viti 1991 të përdhunohet dhe shpërdorohet termi e fjala - demokraci! Dikur mungonte liria dhe shpërdorohej si fjalë, sot mungon plotësisht demokracia dhe shpërdorohet si term dhe fjalë! Biles kohët e fundit as si fjalë nuk përdoret se të gjithë e kanë kuptuar se të thuash demokraci në Shqipëri është njësoj si të thuash "ujë në Hënë"?! Po pra,  dhe kam frikë se në Hënë, mbase dhe mund të...?!

Duke bërtitur "demokraci" politika shqiptare nga fillimi dhe deri tani, ka prishur një nga sistemet që mbajnë pikërisht demokracinë në këmbë ose - pronën! Kanë ulëritur demokraci dhe kanë bërë lëmsh dhe qelbur përfundimisht dhe pa kthim pronën! E ka shkatërruar atë në themel. Jo vetëm me 7501-shin famëkeq! Por dhe me drejtësinë në shërbim të krimit dhe politikës kriminale në Shqipëri! Pra bërtasin të gjithë "demokraci" dhe "pjesa më nevralgjike" që na dallon nga diktatura ose "drejtësia" ka thyer pikërisht demokracinë, ka varrosur të drejtën dhe padyshim i ka dhënë një goditje vdekjeprurëse lirisë!  Kanë bërtitur "demokraci" dhe kanë prishur sistemin e ndarjes së pushteteve! Që nga 1991-shi nuk kemi realisht pushtete që veprojnë ndarazi nga njëri tjetri! Jo, kemi një mpleksje fatkeqe dhe të urdhëruar nga tiranët mbi partitë pa demokraci të brendshme në Shqipëri! E kjo, ose  mungesa e demokracisë së brendshme është një nga fatkeqësitë e mëdha që sqaron mirë dhe bukur, mungesën e demokracisë në qelizë të shoqërisë! Mungesën e lirisë në diktaturë e zëvendësuan me mungesën e zbatimit të ligjit në demokraci! Po po,  duke goditur rendin dhe rregullin demokratik në zhvillim shoqëror! Kanë bërtitur demokraci ku njerëzit do të ishin të barabartë dhe jua kanë anuluar barazinë në votim! Pse?! Sepse kanë ulëritur demokraci dhe kanë vjedhur vota, i kanë devijuar ato, i ka blerë dhe shitur, duke mësuar një shoqëri të jetë shitblerëse vote!  Në saj të lirisë së famshme të bërtitur në regjimin e diktaturës, bënin luftën e klasave, por sot në saj të demokracisë kanë ndarë shoqërinë keqas në klasa në mënyrë bastarde dhe pa skrupuj! Kanë pasuruar korruptivisht një dorë të vogël njerëzish, të cilët kontrollojnë pastaj lirinë dhe demokracinë e prosperitetin financiar dhe ekonomik të shqiptarëve! Me fjalën demokraci në gojë, e përsëritjen banale, kanë grabitur toka dhe fonde, duke bërë monopolet më të egra në Ballkan! Shpërdorojnë me termin dhe fjalën demokraci! Sepse duan ta bëjnë atë të papranueshme për shoqërinë! Duan ti bindin se nuk është gjë! Se është e "korruptuar! Sepse vetë - janë prodhim i kohës së kolerës ideologjike dhe injorancës shoqërore! Biles kjo e dyta është sëmundja e madhe reale në Shqipëri dhe në përgjithësi ku ka shqiptarë!  Koha e sotme ka vërtetuar dhe këtë e them pa frikë të dy elementët e shpërdorimit me termat politikë apo fjalët "liri dhe demokraci"?! Për më tepër se kështu ulëritën dhe pothuaj të gjithë me afsh dhe e me zjarr kërkuam në vitin 1990!

Dy këto shpërdorime në dukje gjëra të vogla, na kanë rënduar tepër si shoqëri! Kanë prishur kohezionin shoqëror dhe atë moral! Kanë prishur pothuaj pa kthim raportin që ka shoqëria me edukimin moral dhe atë human! Kanë dërmuar arsimimin! Kanë qelbur sistemin e drejtësisë! kanë prishur sistemin shëndetësor! Po, duke shpërdoruar dhe thënë fjalën demokraci!

Uroj të mos jetë fatale për ne! / Nga Besi BEKTESHI