BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Opinion / Editorial

Shpëtim Idrizi, “çam në shpirt” apo “kalë Troje”?!

Shpëtim Idrizi, “çam në shpirt” apo

“Ne jemi partia e kauzave kombëtare, e çështjes çame, e bashkimit kombëtar, e mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë në menaxhimin e vendit. Atdheu është kryefjala që duhet të na udhëheq”. Kjo është deviza e partisë çame, e PDIU. Por meqë në vendin tonë të gjitha partitë identifikohen me vetë kryetarin po themi shkurt “Partia e Shpëtim Idrizit”. Të mbush me krenari, të bën të ndihesh me të vërtetë çam. Vetëm kur e lexon se … nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë, më saktë në këtë rast një det i tërë. Të njihesh me realitetin shfryhesh menjëherë dhe bën natyrshëm pyetjen që ne e kemi vënë në këtë rast si titull të shkrimit. Kjo po të njihesh jo vetëm me metamorfozën në vite të figurës së Shpëtim Idrizit, por me vetë ecurinë politike të tij. Ai ishte madhor kur nisën ndryshimet politike në vend, por askush nuk e mban mend për ndonjë figurë të spikatur të asaj lëvizje. As si shqiptar dhe aq më pak si çam. Kushedi ku fshihej, “profesion” që e përvetësoj më mirë në vitet që erdhën dhe e vë në zbatim sa herë ia kërkon interesi. Ajo që thotë sot ai se “jam çam i lindur” është fantazi për romane. Në kauzën çame ai hyri shumë vonë, por falë oratorisë dhe aftësisë për të mashtruar u bë njëshi zyrtar i saj. Portreti i tij u bë i njohur për publikun jo si çam apo politikan, por si teknicien rreth vitit 2003 kur Nano e emëroi drejtor të Doganave. Se pa Nano ndonjë aftësi të jashtëzakonshme si ekonomist tek Idrizi apo u detyrua nga qarqe të errëta pro greke për këtë emërim, këtë vetëm ish-kryeministri mund ta shpjegojë. Qëndroi në atë detyrë sa e mbushi llogarinë e tij bankare aq sa nuk e kishte parë as në ëndrrën më të guximshme por kjo i mjaftoi të konkurrojë për deputet në zgjedhjet e 2009 dhe të fitojë një karrige në Parlamentin shqiptar, gjithmonë si majtist. “Çam i lindur” ende flinte gjumë në shpirtin e tij. Ai do përfshihej dalëngadalë në strukturat e PS-së, por kurrë si çam apo në emër të kauzës çame. Kur partia e tij, PS-ja, mbeti në opozitë ai, mjeshtërisht nis e zhvendoset dalëngadalë tek kauza që për momentin menaxhohej nga Tahir Muhedini, ku pas disa fërkimeve arrijnë të bien në kompromis për të qenë të dy në një front. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU merret në dorëzim nga Shpëtim Idrizi, i cili me mandat të PS-së kalon si deputet i saj në Parlament, ama butë e butë, pa bërë fjalë me Ramën, të cilit, siç e tregoi dhe koha, ia mbajti syrin shkelur edhe gjatë aleancës me Berishën në vitet 2009-2013, duke qëndruar si veshka mes dy masave të dhjamit në qeveri, PD-së dhe LSI-së, me jo pak drejtori e poste administrative të marra, ku veçohej ajo e Transportit Rrugor, ndryshe “Patentat”, që binin era lekë më thasë. Madje gojët e liga talleshin me faktin se si kauza çame mund të merrte udhë zgjidhjeje nëpërmjet patentave! Ndryshuan kohët, ndryshuan qeverisjet, por merrte formë sipas tyre edhe Shpëtim Idrizi. Njëherë nga e majta e njëherë nga e djathta, por tashmë si “çam i lindur” ai do të ishte mes tepsisë së pushtetit, madje deri edhe nënkryetar i Kuvendit. Por ndërsa në politikë tashmë ndjehej si pjesë e pandarë e pushtetit, ç’bënte ai për kauzën çame? Asgjë. Erdhi me një premtim të madh se do ta zgjidhte atë çështje, por edhe pas më shumë se një dekade në drejtim është në vend numëro. Mblodhi sa mundi fonde nga biznesmenët e fuqishëm çamë, bëri ca tubime më tepër butaforike se sa zgjidhëse dhe sensibilizues, bëri dhe nja dy tre rezoluta (rezoluta si ato që bën Idrizi sot në botën demokratike bëhen me dhjetëra në ditë dhe depozitohen në Bruksel apo në OKB por mbeten vetëm si dëshmi burokratike) madje lajmëroi se me një grup të njohur avokatësh kishte depozituar në Gjykatën e Hagës një padi ndaj shtetit grek, por asgjë produktive. Të gjitha mbetën vetëm ekraneve të televizioneve ku paraqitet herë pas herë në emër të kauzës, sikur i digjet zemra për të. Që të realizosh një detyrim ndaj komunitetit që përfaqëson së pari duhet ta dashurosh atë me zemër dhe duhet të marrësh parasysh edhe rreziqet që mund të paraqiten. Mundësitë për ta realizuar atë Idrizi i ka patur këto vite, por duket se qëllimi i tij është pushteti dhe jo çështja çame. Me aq votues çamë sa ka vendi ynë, partia e tij duhej të ishte e përfaqësuar në çdo legjislaturë në Parlament. Por fryma përçarëse që ai përfaqëson ka bërë që herë të ketë e herë të mos ketë përfaqësues të denjë në të. Ishte një çam i vërtetë dhe me shpirt në atë Parlament që nga tribuna e tij nuk e uli asnjëherë zërin e kërkesave çame, Dashamir Tahiri po Idrizi nuk la intrigë pa bërë deri sa padrejtësisht e largoi prej tij. Tashmë ai është i pastër nga çdo akuzë që iu faturuan dhe denjësisht konkurron në zgjedhjet e reja. Fitoi edhe mandate në Peshkopinë e largët ku mendohet se nuk ka aq çamë sa të të plotësojnë numrin për fitues por ajo menjëherë kalojë me partinë mëmë, PS. Nën shembullin negativ të politikës shqiptare edhe Idrizi i përçau çamët që tashmë kanë dy shoqata, dy parti dhe gjysma e tyre mban kokën mënjanë për gjysmën tjetër. Tashmë ka krijuar aleancë me të djathtën shqiptare dhe shkaku kryesor sipas tij është se kryeministri aktual ka mik kryeministrin grek. Po vetë Idrizi a nuk u bë tashmë mik me sivëllanë e kryeministrit grek Vangjel Dule (nga gjithë Vangjelët që njoh unë në Shqipëri vetëm ky Dulja është jashtë formatit) me të cilin do të ulet në një tavolinë, do të jetë pjesë e të njëjtit delegacion, do të… Ndërkohë që çamët e vërtetë ia kanë përplasur në fytyrë të vërtetën e veprimtarisë që bën Dulja në dëm të çështjes çame në mes të Parlamentit dhe parë e dëgjuar nga të gjithë shqiptarët. Unë nuk e vë dorën në zjarr që Idrizi është “çam i lindur” apo “kalë Troje” në kauzën e madhe, por di të them se ka patur aq shumë hapësirë dhe liri veprimi për të bërë realitet ngjarje historike për atë kauzë. Unë nuk them që ai të krijonte një UÇÇ (Ushtri për Çlirimin e Çamërisë, edhe pse kjo do më pëlqente), por i sigurtë se duhej patjetër të krijonte të paktën një kompani me 007 besnik dhe me financimet e biznesmenëve çamë që asnjëherë nuk i kanë munguar, do ti çonte në tokat çame për të sjellë dëshmi të freskëta për gjendjen aktuale të tyre në tokën greke dhe tua ngjiste ato atyre mijëra fotografive që tashmë i shikon gjithë bota nga reprezaljet që shovinistët grekë kanë bërë gjatë historisë mbi popullin e pambrojtur çam. Nuk kanë vuajtur më pak çamët se kosovarët, por këta të fundit sot gëzojnë liri të plotë, vetëm falë vendosmërisë për të çuar kauzën e lirisë deri në fund. Atij si kanë munguar ndihmat politike nga qeveritë që kanë udhëhequr vendin tonë gjatë viteve që të hartonte një strategji fituese për çështjen çame. Aq më tepër këto vitet e fundit kur edhe historianë dhe udhëheqës politikë grekë me peshë deklarojnë edhe publikisht se duhet njohur çështja çame. Por duket Idrizit i mjafton “furriku” politik ku është ulur dhe vegjeton. Ka ardhur koha që vetë komuniteti çam ta shkundë këtë të përgjumur dhe ta marrë vetë në dorë fatin e Çamërisë.