BREAKING NEWS

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia botërore të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, cilat janë interesat e manjatit amerikan?

Bill Gates nxjerr kokën, kërkon që gjithë popullsia
x

Opinion / Editorial

Shpëtoni shpirtin nga komercialistët e ndyrë e me moral të ulët të pushtetit të medias

Shpëtoni shpirtin nga komercialistët e ndyrë e me moral të

Mora shkas për këtë shkrim nga statuset e mikut tim Bardhyl Bejko që denoncon disa gazetarë të medias, që shpirtin ua kanë shitur kuletës përkundrejt së vërtetës. Nëpërmjet statuseve të tij, jepet tabloja e kësaj medie dhe e përfaqësuesve të saj më të" shquar" të tillë si Fevzo, Andi, , Eni Vasili, Sonila Meço e të gjithë të ngjashmëve të tyre, të cilët me mllefin që u zihen përbrenda, masakrojnë opinionin publik me shkrimet, intervistat e emisionet e tyre televizive.

Ku po shkojmë kështu?- shtron pyetjen kruciale qytetari fisnik Bardhyl Bejko dhe vazhdon. Duke marrë shkas nga përballjet e kryeministrit me gazetarët në studion e Fevzos, ai thekson e se kryeministri, duket si një “mal” para një grumbull mbeturinash. Duket, por realisht a është kështu? . . . . mvaret se kë ka përballë. Ai ësht një politikan që e “zotëron” auditorin e vet, njeh e futet në bisede krejtësisht i përgatitur, duke i vënë vetes synim që të “fitojë”. . . . . . nuk i bëjnë fare përshtypje pyetjet, aq më tepër pyetjet agresive e deri edhe idiote e të politizuara, siç bën vaki shpesh nëpër studiot “tona”. Pa le më pastaj kur në to “ligjërojnë” gazetarë provokatorë e krejt të papërgatitur, dembel e me komplekse inferioriteti.

Ç’farë kokëboshësh!. . . . që nuk kane një shifër, që nuk njohin kurrgjë përveçse sahanit ku ju hedh qull pronari, kur veç jetës mizerabel prej zvarraniku i mbyt negativiteti, kur dhjesin gjak prej frikës të diktatit. Dhe atëherë kur ju hapet pak deriçka e lirisë bëjnë si cuba kanalesh, kur në vend teë përfaqësojnë sa më denjësisht opinionin publik, përfaqësojnë tamam llumin e këtij opinioni, politikën e gënjeshtërt të mashtruseve e të horrave që kërkojnë pushtet vetëm e veteëm për të grabitur?

Ti i pa sjellshëm, ti vagabond, ti horr e mi politik, ti servil i ndyrë që kurrë nuk ke kuptuar se nuk je njeri i lirë, por një vegël qorre, ti injorant i pështire që jo vetëm nuk ke mend për të bërë interpretime por vjen vetëm era kërmë, ti bakallaro që nuk e kupton dot se pandemija është një prag katastrofe mbarë botërorë, ti që hiqesh si gazetar apo analist e mbjell vetëm disfatë e fatkeqësi, mbylle tashme atë gojë të qelbur, mbylle dhe kuptoje më së fundi se je edhe ti njeri, e te paktën njerëzve të tu te dashur të cilët të durojnë e të kanë rritur, mos ju taks vdekjen, rri në hallin tënd që të ka gjetur e të ka mjeruar jo vetëm jetën tënde shoqërore, por edhe trurin, bashkë me shpirtin tënd që këto ditë të është bërë katran! Hesht, hesht, hesht! Ç’farë monstrash, ç’farë fatkeqësie!. . . . gallofë e mumje te medias, të këtij pushteti që i thonë “i katërt”, por që ka kaluar në vend te “katërdhetekatërt”, pra ne hiç? Komercialistë të ndyrë e me moral të ulët

Asnjë koment nuk mund t'i bësh këtij statusi, miku im, por me konkluzionin e fundit nuk jam dakord . Pushteti i medias sot në Shqipëri dhe jo vetëm, nuk është i " katërdhetikatërti" dhe në "hiç"! Jo! Jo! Është i gjithëpushtetshëm, është pushteti që ka pushtuar shpirtrat e njerëzve, është pushteti i " demonëve" shpirtërorë . Dhe do ta shpjegoj më poshtë se pse. ! Për këtë pushtet po investohet, madje fuqishëm, jo vetëm nga oligarkia financiare dhe politike por edhe nga vetë disa "demonë" milionerë të medias, si " themelues” të portalit të Çim Pekës të tillë " milionerë" si Andi Bejtja, Artan Hoxha, (ish kandidati për president), Sokol Shameti, Klodian Tomorri, Bledi Kasmi, Brikena Kasmi, Lutfi Dervishi, Armela Kromici. Këta janë "pronarët" , të cilët kanë vendosur të " investojnë " miliona euro për t'i dhuruar familjes Berisha, ku " rastësisht" Çim Peka i ka studiot brenda pallatit të Monika Kryemadhi në Astir. ,

Po mesazhin e Artur Zhejit "që shfaqet si engjëll duke u dalë në " mbrojtje" të varfërve", duke kritikuar kaosin e krijuar e keqqeverisjen e pas 2013, jo racionalisht dhe objektivisht por nga mllefi që ka përbrenda për arsyet që i di vetë ai. . . . .

Por nga motive të tilla ka edhe dhjetra " analistë, opinionistë e gazetarë", që ja vlejnë si të tillë por si ë përdorur ja vlejnë si " idiotë të dobishëm".

Me të drejtë çdo njeriu i lindin disa pyetje : A mund t'i shmangen këta përgjegjësisë dhe kontributit real që kanë dhënë në këtë kaos dhe kalbëzim të shoqërisë që kanë dhënë si komercialistë të ndyrë e me moral të ulët .

Çfarë kanë bërë gjatë këtyre30 vjetëve, këta " demonë" të medias " për të denoncuar jetën e shumicës së njerëzve që vuajnë nëpër kasollet e tyre, ndërkaq nuk kanë lënë rast pa promovuar VIP-at dhe politikanët për luksokracinë e tyre me " kuç e me maç " dhe asnjëherë nuk kanë investiguar për paligjshmërinë e pasurive të tyre? Çfarë kanë bërë për të denoncuar padrejtësitë dhe pabarazinë sociale që iu janë bërë shumicës së njerëzve që paguajnë, taksa nga grabitqarët e pashpirt e të korruptuar politikanë, qeveritarë, gjyqtarë, administratorë, , mjekë, profesorë e shumë të tjerë nëpunës shteti, , që iu marrin edhe kafshatën e fundit hallexhinjve të shumtë?

Çfarë kanë bërë për të denoncuar e përmirësuar situatën nga mashtrimi i madh kombëtar qe iu bëhet prindërve të studentëve duke i pajisur fëmijët e tyre me diploma papunësie, kur ndërkaq fëmijët e oligarkëve politike dhe financiare i sigurojnë fëmijët e tyre me diploma të universiteteve euro-atlantike? Për këto e shumëçka tjetër. . . . . . Ju heshtni, bëheni të shurdhër, para të fuqishmeve dhe të pasurve, por shpërfillës, cinik e ironik para të varfërve, pensionistëve, veteranëve, të papunëve, të pastrehëve, të dëshpëruarve. . .  Ja pra, jeta publike sot është e nëpërkëmbur, është qorre e anonime, pa drejtim autonom dhe e marrë peng dhe e pushtuar shpirtërisht nga këto media të shkruara, vizive dhe sociale. Dikur më parë . .

Dikur jeta publike drejtohej dhe ndikohej nga pushtetet e vjetër shpirtërorë si feja dhe shteti të cilët sot e kanë humbur primatin e tyre në "shpirtërim" dhe nuk kanë më influencë në jetën publike. Feja, sepse ka braktisur të tashmen e kryesisht merret me " psalme" dhe " sure", ndërkaq jeta publike është aktualiteti. Shteti po kështu sepse me ardhjen e demokracisë, nuk e drejton më jetën publike, përkundrazi është i qeverisur prej opinionit publik . Kësisoj, jeta publike i është dorëzuar të vetmes forcë shpirtërore që merret me aktualitetin -Medias.

 Për shkak të dezertimit të këtyre pushteteve, Medias i ka mbetur të merret me ushqimin dhe drejtimin e shpirtit publik, Medias që është jo vetëm një prej institucioneve më pak të ditura të shoqërisë së tashme, por që për çështje, të përkohshme, pranon në gjirin e vet pseudointelektualë të shkarë, gazetarë sharlatanë, komercialë të ndyrë e me moral të ulët, të mbuluar plot brengë e mllef, urrejtje e dëshpërim ndaj shpirtit të vërtetë dhe të vërtetës në përgjithësi. Paraja i bën të kuptojnë për realitet të kohës atë që për momentin bën zhurmë, çfardo qoftë, pa perspektivë dhe pa arkitekturë . . . . . . dhe sot.

Jeta reale është padyshim aktualitet i pastër, por vizioni gazetaresk e deformon këtë të vërtetë duke e reduktuar aktualen në në një gënjeshtër të zhurmueshme. Prej nga rrjedh që, në ndërgjegjen publike, bota të shfaqet sot nën një imazh krejt të përmbysur. Dhe e bëjnë këtë me një zell dhe pragmatizëm aq të madh sa humbasin "çdo druajtje dhe dinjitet" për të përfolur në vend të të folurit, për të gjykuar në vend të të menduarit, për të orientuar opinione publikut sipas porositësit, për të promovuar "eliksirin e demokracisë", të servirur nga çdo kush vetëm e vetëm për para .

Duke lëvizur, nga një medie në tjetrën, jo për profesionalizëm, jo për dinjitet, jo për të vërtetën, por për kuletën! Mjeranët këta çfarë nuk bëjnë për të shkretën kuletë. . . imagjinojnë, fantazojnë, denigrojnë, aludojnë, parashikojnë, profetizojnë, . . . . vetëm e vetëm për të krijuar"opinione publike", për shpëlarje truri. Edhe në këtë pandemi vdekjeprurëse . Shikoni mediat . Si në kohën e tërmetit. U gjend një zonjë e nderuar inxhiniere e profesoreshë dhe u kujtuan mediat që paska specialistë të aftë e të ndershëm Shqipëria, të edukuar nga sistemi i kaluar, të cilët politika idioteske 30 vjeçare e përfaqësuar nga " barbarët" e rinj të shek 21, i mënjanoi nga jeta aktive me dekrete, udhëzime, madje edhe me ligje si ai i 91, famëkeqi 24/1.  Dhe mediat e " linçuan" këtë zonjë dhe specialiste të nderuar: kush t'a ftonte sa më parë e më shpesh në studiot e tyre . Mirë bënë . Por pse nuk e zbuluan më parë ? Por a është e vetmja kjo apo ka edhe shumë inxhinierë të tjerë të talentuar që mund të promovoheshin e të dëgjoheshin?

Jo vetëm inxhinierë por edhe mjekë, mësues, profesorë, artistë, muzikantë, aktorë, agronomë, veterinerë, ushtarakë, punëtorë fshatarë po kaq të aftë e të nderuar dhe të aftë që kanë kontribuar në ndërtimin e vendit ? Por u mënjanuan në emër të " antikomunizmit". Ku ishte media gjithë këto vite në mbrojtje të të drejtave të njeriut për këta njerëz që u nëpërkëmbën, u pushuan nga puna, u dënuan, emigruan e shumicës së tyre ju mbyllën dyert në Shqipëri, madje edhe të detyruar nga kërcënimi i regjimit fashist të Përbindëshit të Shqipërisë, që edhe sot e kësaj dite është i preferuari i kësaj medie " kanibale" .

E njëjta gjë ndodh edhe me këtë pandemi. Lani duart!""Ruani distancën sociale" . . . Tituj ngjarjesh "legjendare" : "Beteja ndaj koronavirusit", "Si te mbrohemi ndaj korona virusit". Ore këta, ose do ta sjellin "koronavirusin" në Shqipëri ashtu "me shpirt nëpër dhëmbë", ose do bëjnë "bam" si ato kamikazët që mbushin barkun me dinamit. Mos o "zot" të shfaqet! Është krejt e sigurt se pastaj "i madhi" do të merret me "martesat gey" kurse "beatifull lady" me "si duhet të ushqejmë macet tip caty dhe qentë pekinez"( B. Bejko).

 Larg qoftë po pësoi gjë mjeku Pipero, bllokohen të gjitha studiot ! Një absurditet me " këshillat" e mençura të modeleve, këngëtarëve, sportistëve, artistëve, filozofëve, psikologëve, politikanëve, të njëjtët, të përhershmit sharlatanë e " haliçunantë"" që na tregojnë se si jetojnë në izolim, na tregojnë hapësirat e dekorimet e shtëpive e na sugjerojnë si të sillemi . . o Kuje o Tempora, o Mores! Edhe në kohë " lufte" mediokritete të tilla do jenë modeli ynë?

Mjeranë, sharlatanë e groteskë kur përpiqen të mbahen si "profetë" të mëdhenj kundrejt të tjerëve, në vend që të heshtin derisa të mësojnë t'i thonë gjërat thjesht dhe qartë. E, kjo është tabloja që na paraqesin si " opinion publik" këta komercialistë të ndyrë e me moral të ulët, modeli më fatkeq i gazetarisë sonë, që kanë tradhëtuar interesat e shoqërisë vetëm e vetëm për para, para, para ! Mjeranë të pashpirt e të pështirë të tillët si Fevzo, Balliu, Vasili, Meço, Peka, Rakipi, Bejtja, Zheji, & CO , që kanë humbur edhe rrezen e fundit të së vërtetës dhe më kryesorja kanë humbur edhe cdo druajtje para këtij fakti. Terri dhe errësira janë instrumentet e tyre për të përdorur edhe energjitë tona të fundit. Njëlloj si "alkimistët" e Mesjetës!

Me një ftohtësi dhe dinakëri më të madhe se ajo e qënies mizantrop, këta "alkimistë të botës moderne", kanë llogaritur, paramenduar dhe zgjedhur pikën më të shenjtë- të vërtetën për ta përdhosur atë që në embrion dhe ia kanë arritur qëllimit; nuk pranojnë asnjë argument "ratio" por me arrogancë dhe vulgaritetin u përgjigjen atyre lidhur me këtë çështje: mjaft, nuk është e vërtetë, dhe nuk duam të jetë e vërtetë sepse prej kësaj nuk fitojmë asnjë gjë.

Në hierarkinë realiteteteve shpirtërore, këta " barbarë modernë" të medias janë rangu më i ulët i gazetarisë . Dhe duket se sot ndergjegjja publike nuk pret tjetër presion apo komandë, veçse atë që i vjen prej këtij " shpirtërimi shumë të ulët. , të shpërndara nëpër kollonat e gazetave dhe studiot televizive. . Shpesh është kaq i ulët sa nuk ia del të jetë shpirtërim, por është antishpirtërim.  Tradhëtarë të arsyes e shoqërisë

"Filozofia e rrobave të reja të mbretit" dhe "deformimi i të vërtetave" janë parimet themelore më të shëmtuara të këtij "demonizimi mediatik", duke kryer një, "tradheti ndaj arsyes, inteligjencës e shoqërisë me tautollogji dhe banalitete të lezetuara, me marrëzi paradoksale e fjalë bombastike që kuptohen me vështirësi". (K. Popper). Sa më shumë rëndësi thelbësore dhe afatgjatë të ketë një gjë apo një person, aq më pak do të flasin për të gazetarët dhe në shkëmbim do të veçojnë në faqet e tyre atë që shteron thelbin e vet në një " scoop" kalimtar dhe sa për ti dhënë vend një lajmi .

Paraja duhej të mbahej larg ndikimit të doktrinës së lajmeve dhe do t'i mjaftonte shtypit të besonte në misionin e vet për t'a pikturuar botën ndryshe . Jo pak nga përmbysja groteske që vuajnë sot gjërat, Shqipëria ecën me kokën poshtë e këmbët nëpër pirueta lart, zë vend falë kësaj perandorie të shtypit i vetmi pushtet shpirtëror". Është pra çështje jetë a vdekje për Shqipërinë të ratifikojë një situatë kaq qesharake dhe tragjike. Por si? Në ç’mënyrë? Kush do të ishte ai institucion që do të ndërhynte në këtë aktualitet si i tllë, për të trajtuar temat e mëdha të ditës prej këndvështrimit të vet të mirëfilltë kulturore, profesional dhe shkencor? Ndoshta mund të ishte Universiteti dhe Akademia e Shkencave. Por edhe këto janë për të qarë hallin, më keq se Media, Feja dhe Shteti . Nuk i beson njeri. Arësimi tek ne është një vetmashtrim, ndërsa shkenca nuk ekziston. , Ekzistojnë përkatësisht padituria e trafiku shkencor .

Në këtë mënyrë, sot në Shqipëri nuk ka asnjë institucion të besueshëm, i vendosur në mes të jetës, të urgjencave dhe problemeve të saj, të pasioneve të saj, që do të imponohej si pushteti shpirtëror sipëror ndaj Medias dhe figurave më groteske të saj Fevzos, Vasilit, Meços, Tares, Rakipit, Bushatit, Lubonjës, Balliut, Çollakut edhe gjithë " allçakëve" të tjerë të kazanit mediatik institucion, që do të injektonte qetësinë përballë frenezisë, mprehtësinë serioze përballë mendjelehtësisë dhe budallallëkut të shfrenuar. E kjo tregon se shoqëria shqiptare është kaotike dhe e kalbëzuar shpirtërisht .

Ju demonët e shpirtrave të njerëzve, komercialistë të ndyrë e me moral të ulët, mjeranë të pashpirt e " barbarë" modernë që jeni nën nivelin e ideve të kohës kushdo qofshi - politikan, qeveritar, gjyqtar, prokuror, mjek, akademik, profesor, gazetar, deputet, rektor, etj; pranoje veten ashtu siç je. Rruga më e pabesë për të dëmtuar një kauzë është ta mbrosh atë me argumentet e gabuara në mënyrë të qëllimshme"(Nietzschen. ). Mos u vetëmashtro dhe mos vepro me ligësi dhe mos u përpiq ti fshihesh e ti zbukurosh ato, se të gjitha në këtë botë peshohen me balancën e së vërtetës. Askush nuk mund ta ndalojë të vërtetën të njihet, sepse ajo lë gjurmë që nuk humbasin kurrë. Është e pashpresë tentativa për ta fshehur të vërtetën. Ajo ekziston përjetësisht, ndërsa ti, unë, ne, ju përkohësisht. Ajo ngelet, ndërsa ti, unë, ai, humbet dhe veç kjo mund të dëshmojë se ti ke qënë diku, dikur. . . . . i tillë apo i atillë. Kjo është kostoja e të ekzistuarit në këtë jetë. Është gjurma jote që dëshmon të vërtetën, kudo dhe kurdoherë.