BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shpresat e opozitës, të lidhura pas qerres së Berishës

Shpresat e opozitës, të lidhura pas qerres së Berishës

Opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin sepse ajo nuk mund të shkëputet dot nga obskuriteti i hijes së Sali Berishës. Nëse shumica e shqiptarëve sendërtimin e të ardhmes e mbështesin tek fryma evropiane për integrimin dhe ndërtimin e demokracisë, opozita e ka lidhur atë pas qerres së Berishës. Këtë e vërtetojnë lëvizjet e fundit të partive opozitare, me afrimitetin për bashkëpunim edhe pse dje e hodhën poshtë me neveri filozofinë e perënduar të tij. Aferat politike të ditëve të fundit, për ti bërë karshillëk pozitës i ngjajnë as më shumë e as më pak, shprehjes së popullit tonë: "për inat të sime vjehrre po shkoj të fle me minollanë". Këto lidhje midis krerëve të PD-LSI-PDIU, menjëherë pas sokëllimave të Saliut, nuk përbëjnë asgjë konkrete përveçse e thellojnë akoma edhe më shumë dimensionin pozitë-opozitë. Ata mendojnë se rishfaqja e tij në ekranet e disa televizioneve, me retorikat e tij të përsëritura me nocione komuniste të teorisë së revolucioneve proletare, do t'u bëjë të mundur rikthimin e tyre në pushtet.

Ky ngazëllim i ka nxitur edhe më shumë në aventurizmin e tyre jo vetëm të luftës për pushtet, por edhe për mbijetesën në politikë ngaqë partitë e tyre tashmë u ngjajnë ndërmarrjeve të falimentuara. Kjo opozitë nuk arrin të çlirohet nga mitizimi folklorik i tij, kur e di shumë mirë që ky njeri nuk ka qenë kurrë simetrik në politikë, por e ka konsideruar veten gjithnjë përpara të vetëve dhe kundërshtarëve bipolarë. Deklaratat e tij pacifiste nuk kanë gjallëruar vetëm opozitën e rënë në depresion dhe në aventurizëm politik, por edhe miqtë e tij të vjetër të ish Bllokut famëkeq, ku një nga zonjat e familjes diktatoriale shkruan me superlativa për këtë figurë, duke e veshur me kostumin e patriotizmit gjatë prononcimit për çështjet kosovare. Kur sipas dokumenteve të de-klasifikuara të CIA, Saliu ka qenë kundër çështjeve për pavarësisë e Kosovës. Zonja në fjalë, si një qytetare e lirë shkon edhe më tej, në shkrimin e saj duke fyer rëndë inteligjencën në Shqipëri, të cilën e quan të munguar dhe që po i mban shqiptarët në obskuritet.

Sipas saj, vetëm Saliu qëndron i fuqishëm dhe plotësisht transparent. Përsa i përket të parës, si njeri i fuqishëm zonja ka të drejtë, sepse ishte ai që ngriti në Shqipëri gjatë kohës që sundoi perandorinë e krimit, që shqiptarët po vuajnë edhe sot pasojat e saj. Ai e ngriti atë, jo vetëm për të mbrojtur veten dhe pushtetin autokratik të tij, por edhe për të mbajtur nën tutelën e frikës kundërshtarët. Ndërsa për transparencën, më mirë se sa e dinë shumica e shqiptarëve, që vuajtën doktrinën e berishizmit, nuk mund ta dijë zonja në fjalë si nostalgjike e figurës së tij. Ky njeri me trukimet e tij për çështjet shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë gjithnjë false, aq sa çfarë ka thënë në mëngjes e ka mohuar në mbrëmje. E megjithatë, opozita nuk mund të shkëputet dot nga ai, duke i besuar premtimeve edhe pse autoriteti i tij tashmë është i marrë fund. Kjo opozitë që ka vendosur të bëjë udhëtimin e Odisesë me qerren e Berishës, nuk ka marrë vesh akoma që filozofia e tij nuk bazohet në asnjë doktrinë me performancë demokratike.

Në këtë qerre nuk flitet asgjë në lidhje me interesat kombëtare të integrimit, përveç përrallave tunduese pa i nxjerrë asnjëherë tek morali i tyre, por si gjithnjë tek mashtrimi dhe gënjeshtra. Falë pandëshkueshmërisë që në Shqipëri nuk u bë kurrë realitet, po riorganizon amfiteatrin dramatik si dikur, për të luajtur kartën e patriotizmit, për të larguar vëmendjen nga institucionet e analizave të krimit politik dhe ekonomik, që pushtoi të gjithë sistemin gjatë sundimit të tij. Megjithëse nuk e ka merituar kurrë adhurimin e shumicës së qytetarëve, Saliu po idealizohet nga kjo opozitë, vetëm e vetëm për të realizuar ëndrrën e venitur të ardhjes së tyre në pushtet. Por këta drejtues partish të LSI-PDIU, që kanë qenë dikur mekanizma psikologjikë e moralë të doktrinës së tij, kanë harruar që ajo doktrinë humbi karakterin demokratik duke sjellë pasoja fatale për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Duke parë mungesën e performancës së drejtuesit aktual të opozitës, ata kërkojnë ta kthejnë Saliun përsëri në rolin drejtues të saj. Këtë, ai e sheh edhe si një mundësi për vete, por edhe për opozitën e cila tani ka pranuar dorashkën e bashkëpunimit, nga mungesa e një lideri kompetent inteligjent dhe i udhëhequr nga parimet demokratike. Si rezultat i paaftësive të tij organizuese e reformuese, opozita është plotësisht e çorganizuar, gjë që shumë gjëra brenda saj kanë humbur peshën e vet. Aq më tepër kur në adresë të liderit aktual Lulzim Basha vijnë lajme shqetësuese, nga që FBI ka prangosur dy bashkëpunëtorët e tij biznesmenët turq Lev Termenzhyn dhe Ekim Alplekin.

Ky i fundit është drejtues i këshillit të biznesit Turqi-SHBA miku i Lulzim Bashës, ku vetë ka pranuar miqësinë e tij në TV Klan. Të dy miqtë e Bashës akuzohen për mashtrim financiar, pastrim parash, mos pagim taksash dhe evazion fiskal. Por ajo që duhet ta shqetësojë këtë opozitë, publikun dhe ligjërisht drejtësinë shqiptare, është mos sqarimi nga Basha i shumave të mëdha të parave për lobimet e tij me një kompani offshore, për foton 800 mijë dollarëshe me presidentin e SHBA, z. Trump. Jo më kot gjurmët e kanë çuar FBI dhe gazetarët tek miqtë turq të Bashës. Ja, këta janë dy liderët aktualë de fakto dhe de juro të PD, të cilët vuajnë të njëjtën sindromë atë të pandëshkueshmërisë, e cila ju qëndron mbi kokë si shpata e Demokleut. Të dy këta liderë që kanë vendosur ura bashkëpunimi me partitë e tjera të hedhura në qerren e tyre. Po mbijetojnë jo falë aftësive të tyre politike dhe etiko-morale, por nga mungesa e sistemit elitar të drejtësisë, të cilën ata qëllimisht e asfiksuan, për t'i shpëtuar ndëshkueshmërisë.

Qëndrimet e tyre të deritanishme kanë shkuar përtej partiakes, duke sjellë padobi në çështjet madhore që shqetësojnë shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Hipja në qerren e shkatërruar të Berishës, nuk është zgjidhje për opozitën, por vetëm një strategji e përbashkët ashtu si shumë shembuj të tjerë të botës demokratike, që për interesat kombëtare kanë parë përtej të majtës dhe të djathtës. Politikat e aleancave përçarëse siç po veprojnë LSI e PDIU, nuk favorizojnë integrimin, por na largojnë edhe më shumë nga rruga drejt tij, prandaj duhen lënë mënjanë cinizmi e urrejtja, si dhe kalorësitë bipolare të epokës që lamë pas./Nga Kastriot ALIAJ