Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpresë në tatime?

Postuar: 23/05/2019 - 07:17

Dy javë më parë, në deklaratën e tij përmbyllëse, misioni i FMN-së në Shqipëri shprehej: “E mirëpresim synimin e autoriteteve për të hartuar një strategji afatmesme për të ardhurat buxhetore, e cila do të mbulonte politikën tatimore dhe administrimin tatimor (https://www.imf.org/en/News/Articles/2019/05/06/mcs-050619-albania-staff-concluding-statement-second-post-program-monitoring-mission?cid=em-COM-123-38757). Ministrja e Financave dhe Ekonomisë i ka dhënë një qasje strategjike mbledhjes së të ardhurave nga taksat, të pavërejtur më parë. Ndërkohë ka sjellë njerëz të rinj që në këto dy muaj po provojnë një mision të vështirë, gati të pamundur. Të kthejnë besimin e njerëzve në administratën tonë tatimore, në një pjesë të mirë të paaftë dhe të korruptuar. Drejtori i ri i përgjithshëm i tatimeve Enton Duro vjen nga një eksperiencë me projekte të drejtuara nga USAID për funksionimin e drejtorisë së shërbimit të tatimpaguesve. Zv.Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve, Erjon Prifti është njohës prej vitesh i mendësisë së tatimorit tonë dhe asaj të tatimpaguesve, për t’i bërë të dyja palët të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën. Që mund të tentohet të jetë çelësi i suksesit për të tërhequr më shumë para në arkën e shtetit, pa traumatizuar dhe dëmtuar privatin. Përpara kanë një rrugë në ngjitje dhe me shumë pengesa. Një borxh tatimor kolosal (95.5 miliardë lekë ose 775 milionë euro në fund të vitit 2017), i ciliduhet nisur të mblidhet në mënyrë të qëndrueshme, pa krijuar trauma dhe rrënuar bizneset borxhlinj. Mbikqyrja e borxhit tatimor në drejtoritë rajonale të tatimeve tona(njohuritë për borxhin në nivel të secilit taksapagues) është e dobët, për të mos folur pastaj për punën për mbledhjen e tij.Nga organet tona tatimore nuk zbatohen me përpikmëri të gjitha hapat dhe mekanizmat e përcaktuar në legjislacionin tatimor, për të siguruar mbledhjen e borxhit. Vetëm për një kompani, e cila është në top-listën e debitorëve, u konstatua një borxh i fshehur dhe njëkohësisht një vlerë e munguar e tatimit mbi fitimit (për një vit ushtrimor) në shumën 5.72 miliardë lekë (ose mbi 46 milionë euro)! Nga ana tjetër, ka mangësi dhe parregullsi në zbatimin e planit të të ardhurave tatimore, me përgjegjësi për mosmbledhjen e shumave të duhura, që shpesh ngelen jetime. Ka thyerje të hatashme (qëllimisht ose nga pakujdesia) të rradhës dhe afateve të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Ndërkohë që për biznesin, fondet në para të thata janë jetike dhe me qindra e ndoshta mijëra sipërmarrje private presin me ankth kur do t’i marrin lekët që ju takojnë me ligj. Njerëzit e rinj e të panjollë në tatime lypset të krijojnë urgjentisht një regjistër të miratuar rimbursimi. Duke respektuar me rigorozitet afatet, por edhe rradhën e rimbursimit të TVSH-së. Deri tani, qëllimisht “mjeshtrat” e vjetër tatimorë kanë lejuar “xhepa financiarë” lidhur me vlerat e miratuara por të pa likuiduara të kësaj takse. Duke bërë që ata që kishin të drejtën e firmës për të dhënë rimbursimin, të majmeshin në kurriz të privatit dhe shtetit, duke marrë 10 përqindëshin e famshëm të rimbursimit dhe duke hedhur përtokë imazhin e tatimorit shqiptar në sy të qytetarit. Vetëm për deri në fund të vitit 2017, ky “xhep” i stërmadh me detyrimet e pashlyera të TVSH-së ishte 11,4 miliardë lekë (ose mbi 92 milionë euro!). Llogarisni çfarë parajse për abuzuesit e panumërt në administratën tonë tatimore! Tani kanë ardhur njerëz të rinj me mendësi tjetër. Drejtuesja e re e financave të Shqipërisë duhet të ketë besim tek njerëzit e rinj që ka thirrur për të menaxhuar paratë e shtetit, pse përbëjnë imazhin e duhur dhe të panjollë të tatimeve shqiptare. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ndjerë këtë në misionin e tij të fund prillit dhe fillim majit, kur është shprehur :”Ne mirëpresim planet e autoriteteve për të shlyer stokun e prapambetur të rimbursimit të TVSH-së sa më shpejt të jetë e mundur (dhe për pjesën më të madhe brenda vitit 2019)”. Po aty: (https://www.imf.org/en/News/Articles/2019/05/06/mcs-050619-albania-staff-concluding-statement-second-post-program-monitoring-mission?cid=em-COM-123-38757). Sfidat janë të mëdha e duket si mision i pamundur, por delegimi i duhur i kompetencave, besimi në integritetin e këtyre njerëzve të rinj, pavarësisht stërkëmbëshave që mund të duan të futin me dhjetra e dhjetra ujqër (apo mjeshtra) të vjetër, hajdutë me çizme në tatimet tona, do të mund të sjellë përmirësimin e menaxhimit të parave që hyjnë në arkën e shtetit dhe që na takojnë të gjithëve. Kryeministri dhe zv/kryeministri i ndershëm i këtij vendi kanë besim tek ministrja e re. Ajo duhet ta përçojë dhe delegojë këtë besim sot fort edhe tek vizionarët dhe të panjollët e parembledhjes publike shqiptare, që ka thirrur rreth vetes. 

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd