BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Shqipëria nuk duhet të ketë edhe ligj edhe Maliq, z. kryeministër!

Shqipëria nuk duhet të ketë edhe ligj edhe Maliq, z.

Në vitin 1999, deputeti Teodor Keko bëri një deklaratë të fortë dhe tepër kurajoze në Kuvendin e Shqipërisë, të cilën ua drejtonte sinqerisht, ballë për ballë kolegëve të tij deputetë. Ai e lexoi atë deklaratë në foltoren e Parlamentit, duke i parë të gjithë kolegët në sy, që në thelb, mesazhi që përcillte ishte esenca e asaj që kërkohet sot me aq ngulm nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë e diplomatikë, vendas dhe të huaj dhe që lidhet ngushtësisht me çështje të reformës në drejtësi.

Ai deklaroi se: "Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit. Tetë vjet më parë, kur hyra në Parlament si deputet i PD-së, unë kisha një dhomë e një kuzhinë në katin e nëntë të një pallati. Ligji i aprovuar ato kohë ia ndalonte deputetit të merrej me biznes ose me dypunësi, qoftë dhe indirekt. Unë e respektova këtë ligj dhe mbeta në mënyrë të natyrshme në këtë apartament, megjithëse fëmijët u rritën. Mbeta në këtë apartament jo se desha të qëndroja në atë ngushtësirë, por se nuk kisha dhe nuk kam mundësi financiare të blej një apartament të ri. E nisa nga analiza e vetvetes, për t’iu treguar se edhe unë habitem se si shumë ish-kolegë të mi, dikur shumë më rrjepacakë ekonomikisht, nga unë dhe ndryshe nga unë, pa asnjë të ardhur shtesë nga honoraret etj., sot banojnë në vila, apo apartamente superluksoze. Një prokurori serioze duhet të ndalojë, para një peizazhi të tillë dhe të bëjë pyetjen e thjeshtë pa asnjë tendencë: Mund të më thoni se ku i gjetët lekët? Është vërtet kriminale të detyrosh një popull të shkojë të votojë për ca hajdutër pa asnjë princip!”

Fjalët e deputetit të ndjerë, sot më shumë se kurrë tingëllojnë tepër aktuale dhe të parin që duhet të lënë pa gjumë sot, është kryeministri Rama, pastaj të gjithëve ne, të madh e të vogël, çdo fëmijë, të ri edhe plak, të mundur dhe të pamundur, cilido që kërkon të ketë drejtësi në këtë vend. Nuk mund të ketë Reformë reale në sistemin e drejtësisë, nëse ligji i "vettingut" nuk fillon t’i shtrijë efektet e tij që në fillim me deputetët, ministrat, zyrtarët e lartë që janë të inkriminuar, të të gjitha niveleve, ekzekutive dhe administrative, ata që me paratë e krimit dhe të korrupsionit administrativ kanë zhbërë shtetin dhe kanë blerë, rekrutuar dhe kompromentuar prej 27 vjetësh elementë të korruptuar e kriminalë që veprojnë në një sistem të kalbur të drejtësisë, duke imponuar modelin dy standard të ligjit: ndëshkues për të dobëtit dhe të pambrojturit, mosndëshkues për të fortët e pushtetshëm dhe të korruptuar që "notojnë" në "detin" e parasë dhe të korrupsionit. Zoti Kryeministër! Nëse nuk ndërroni taktikë me këtë reformë që keni ndërmarrë, për të cilën prej 2 vjetësh po bëni kaq shumë zhurmë, atëherë të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të mendojnë se ju thjeshtë bëni shaka dhe asgjë nuk e keni marrë seriozisht, se prodhoni retorikë të panevojshme për populizëm dhe se "vettingu" nuk është dhe nuk ka si të jetë një prioritet real i politikës dhe i qeverisjes tuaj. Ju kujtoj se, jo më pak se 48 orë më parë, një deputet i Parlamentit Shqiptar masakron një këmbësor të pafajshëm në një aksident rrugor automobilistik, duke e lënë të vdekur në vend. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai largohet pa i dhënë ndihmën të aksidentuarit, për t'iu dorëzuar policisë dhe për të denoncuar ngjarjen si autor i këtij aksidenti. Këtë e thonë zërat e dëshmitarëve okularë të ndodhur aty në vendngjarje. Ata rrëfejnë një tjetër version të gjithë ndodhisë së aksidentit. Thonë se deputeti, drejtues i mjetit që shkaktoi i vdekjen e menjëhershme qytetarit, ishte me shpejtësi tej normës së lejuar dhe mbase edhe nën efektin e alkoolit, pretendim i cili nuk është konstatuar nga policia dhe hetimi paraprak. Prokurori i çështjes e ka lënë deputetin të hetohet në gjendje të lirë. Në Shqipëri, kjo nuk do të ndodhte në një rast tjetër, nëse autori i aksidentit do të ishte një qytetar i zakonshëm. Kështu ka ndodhur në gjithë këto vite të mungesës së funksionimit të ligjit. Çfarë është ky qëndrim me dy standarde i autoriteteve tona zyrtare të ligjzbatuese...!? Kjo është drejtësia përballë ligjit...!? Nëse kjo ngjarje do të ndodhte në një vend të Bashkimit Evropian, ky deputet sot, apo kushdo qoftë, së paku do të ishte i ndaluar në paraburgim, deri në momentin sa të përfundonte hetimi dhe të sqaroheshin rrethanat e ngjarjes. Ky është rregulli elementar, një standard që ndiqet në çdo vend të botës së lirë e demokratike, ku përball ligjit, çdokush duhet të jetë i barabartë. Kushdo qoftë ai qytetar, me ngjyrë ose pa ngjyrë, i pushtetshëm apo jo, i pasur apo i skamur, i përgjegjshëm apo i papërgjegjshëm, i dehur apo esëll. Këto janë parimet bazë të qenësishme në demokraci, në një vend ku funksionon ligji dhe vepron shteti i së drejtës... Ndaj reagoni Ju i pari z. Kryeministër. Ndryshe, si shumë të tjerë, do të më bëni të besoj (dhe kam të gjithë të drejtën e Zotit) të mendoj se, në këtë vend funksionon edhe ligji - (kërbaçi) për fakirët e pambrojtur që shteti i shkel me këmbë pa mëshirë, por funksionojnë edhe Maliqët, që shteti i merr me të mirë, i miklon edhe kur ata bëhen një rrezik potencial për funksionimin real të ligjit, për stabilitetin politik dhe shoqëror, ashtu edhe për paqen sociale dhe mbarëvajtjen e vendit. Aq më keq kur këta Maliqë janë deputetë apo ministra...!

Nga ILIR ÇUMANI