BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Shqipëri – SHBA, gur themeli për ardhmërinë shqiptare

Shqipëri – SHBA, gur themeli për ardhmërinë shqiptare

Më 15 mars 1991 bëhen 32 vite nga rivendosja e e marrëdhënieve shqiptaro – amerikane. Që nga ai moment këto marrëdhënie kanë pasur tatëpjeta dhe të përpjeta. Ato kanë pësuar shumë ulje – ngritje, të cilat kanë ndikuar shumë në demokracinë e brishtë shqiptare dhe në tranzicionin e tejzgjatur politik. SHBA-të kanë ndër të vetmet shtete në botë, që kanë mbrojtur dhe vazhdojnë ta mbrojnë çështjen shqiptare. Këtu kemi parasysh momentin, kur kjo çështje u trajtua në Konferencën e Paqes në Paris , që u zhvillua ndërmjet vitit 1919 dhe vitit 1920. Aty u debatua jashtëzakonisht nga bashkësia ndërkombëtare ndarja e vendit tonë. Dhe në atë konferencë më 6 maj 1919 presidenti amerikan Woodrow Wilson ndërhyri dhe vuri veton ndaj këyre planeve dashakeqëse të fuqive botërore, të cilat synonin të cënonin integritetin territorial të Shqipërisë. Ai deklaroi bukur, pastar dhe qartazi: “Shqipëria duhet të jetë e pavarur”. Ky veprim tepër domethënës dhe shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar nga presidenti amerikan bëri, që fuqitë botërore të ndalnin synimet e tyre ekspasioniste ndaj territoreve shqiptare. Në këtë mënyrë SHBA-të mbështetën kufijtë aktualë të Shqipërisë dhe në dhjetor 1920 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Madje Këshilli i Regjencës, që doli pas Kongresit të Lushnjes, me anë të një deklarate theksoi edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes pa kushte të presidentit Wilson, që bëri ndaj çështjes shqiptare dhe mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve dhe shprehu bindjen, që SHBA-ja dhe presidenti amerikan do të vazhdonin edhe në të ardhmen përkrahjen ndaj Shqipërisë dhe ardhmërisë së saj.
Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të datës 9 nëntorit 1921 rinjohu statusin juridik të shtetit shqiptar, si shtet i pavarur e sovran dhe rinjohu edhe njëherë kufijtë politikë të Shqipërisë të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913. Kjo gjë mundësoi njohjen e qeverisë së re shqiptare nga disa prej Fuqive të Mëdha. Nga ana tjetër qeveria shqiptare kërkonte edhe njohjen e qeverisë amerikane. Për këtë më 17 nëntor 1921, Komisionieri (përfaqësuesi jo-zyrtar) i qeverisë shqiptare në Uashington, Konstantin Çekrezi, dorëzoi kërkesën për njohje në Departamentin e Shtetit. Kërkesa u përsërit edhe njëherë nga qeveria shqiptare në 7 qershor 1922. Qeveria e SHBA dërgoi në Shqipëri përfaqësuesin e saj jo-zyrtar Maxëell Black me një mision hetimi paraprak për situatën politike në Shqipëri. Black kreu disa takime me përfaqësues të qeverisë shqiptare si dhe ndoqi zhvillimet politike në vend. Nën vazhdën pozitive të mbështetjes dhe përkrahjes amerikane më 28 korrik të vitit 1922 Black i dorëzoi Xhafer Ypit në cilësinë e Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme notën e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA, ç`ka do të thoshte vendosje zyrtare e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe. Ky ishte një ogur i mirë për të ardhmen e vendit tonë. Deri në vendosjen e marrëdhënieve të rregullta diplomatike Black përfaqësoi SHBA-në si Komisionier i saj në rangun e Ministrit të Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të SHBA-së në Shqipëri. Ambasadori i parë amerikan në vendin tonë, i cili e përshfaqi vendin tonë në arenën amerikane, qe Ulysses Grant Smith, i cili e filloi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Një diçka tepër pozitive dhe me shumë rëndësi në vijim. Në këtë formë Shqipëria u bë një shtet shumë i preferuar nga Amerika dhe amerikanët. Hapja e ambasadës amerikane në vendin tonë zgjoi interesin e tyre, se çfarë ishte Shqipëria, kush qenë shqiptarët dhe sa dorë mund t`i jepte Amerika vendit tonë. Ambasadori Smith vuri gurin e themelit në marrëdhëniet reale dypalëshe midis të dyja vendeve. Madje Smith në kujtimet e veta ka shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët: "Ky vend ësh…