
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Shqipëria dhe 6 miliardë eurot e Brukselit

Shkruar nga Fatos Çoçoli 21 Nëntor 2023

Më 8 nëntor, Komisioni Evropian(qeveria e Bashkimit Evropian) shpalli Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë euro në katër vjet, 2 miliardë euro grante(para dhuratë) dhe 4 miliardë euro kredi të buta, për të gjashtë vendet tona: Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë. Plani i Rritjes bazohet në katër drejtime kryesore. Ato synojnë (i) shtimin e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e këtij tregu; (ii) nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë mundësi të shtojnë ekonomitë tona me 10 përqind në katër vjet; (iii) përshpejtimin e reformave themelore, duke përfshirë ato tërësore(të quajtura cluster), për përmirësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të huaja në rajon, si dhe (iv) shtimin e asistencës financiare të BE-së, për të mbështetur reformat, përmes një Mekanizmi të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027. Në bazë të këtij Plani, çdo vend partner i Ballkanit Perëndimor do të ftohet të përgatisë një Agjendë(plan) të vetin reformash, bazuar në rekomandimet e BE-së, duke përfshirë reformat e synuara dhe fondet nga Paketa vjetore e Zgjerimit dhe Programet e Reformës Ekonomike arsyetimi që qëndron pas këtij plani rritjeje të Bashkimit Evropian, është fakti që niveli i të ardhurave për frymë dhe i rritjes ekonomike të gjashtë vendeve tona është shumë më mbrapa se ritmi i rritjes dhe niveli i të ardhurave të 28 vendeve të Bashkimit Evropian. Kështu që Komisioni Evropian ka caktuar një thes me para(6 miliardë euro), për të nxitur vendet tona të kryejnë reformat që kërkohen prej tyre. Në këmbim, do të marrin para në formën e ndihmës ndaj buxheteve të tyre dhe në formën e projekteve të zhvillimit. Pa dyshim që kjo mbështetje nga Brukseli do të shërbejë si një shtysë e madhe për vijimin e reformave nga vendet tona. Po ku jemi ne, përballë këtyre 6 miliardë eurove të Bashkimit Evropian? Si po punojmë të marrim pjesën tonë, që të paktën është një e gjashta(sipas popullsisë), pra 1 miliardë euro? A mund të marrim më shumë? Me takimin e nivelit të lartë të Tiranës për Procesin e Berlinit, zhvilluar në 16 tetor, ne jemi pozicionuar shumë mirë. Jemi një vend i qetë për Bashkimin Evropian dhe në këtë moment, dukemi të parët e klasës në vendet e Ballkanit Perëndimor, njëlloj si jemi të parët në grupin e eliminatorëve për finalet e Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit 2024 në Gjermani. Ne duhet të përqendrojmë punën me fondet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me qasje me të theksuar në drejtim të biznesit. Kjo, në mënyrë që të lehtësohet akoma me tej mënyra e të bërit biznesit dhe të përmirësohet klima e biznesit tek ne. Për hir të së vërtetës, sikurse e ka pranuar edhe Progres Raporti 2023 për Shqipërinë, kjo klimë është përmirësuar, por ka nevojë për përmirësime shumë më të thella, në mënyrë që sipërmarrjet shqiptare të gjejnë realisht mundësi konkrete hyrjeje në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian. Kjo duhet arritur, përpara së të ndodhë integrimi i plotë, i cili mund të kërkojë vite të tëra. Shqipëria, vendi ynë, duhet të tregohet i aftë për të përdorur më së miri instrumentet që do të ofrohen nga Plani i ri i Rritjes i Brukselit. Ne e kemi domosdoshmëri të forcojmë kapacitetet përthithëse të projekteve me rëndësi rajonale. Ne, sidomos Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, po punojmë mirë me projektet e përgatitura dhe të tjerat që duhet të propozojmë, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit të tij kryesor, që quhet Axhenda e Ndërlidhjes(Konektivitetit). Deri në shtator 2023, në vlerë totale, Shqipëria përfaqësonte rreth 13 përqind të projekteve të Axhendës (nga 7 përqind në fund të vitit 2019 dhe 11 përqind në fund të vitit 2020), duke përmirësuar pozicionin e saj, për shkak të miratimit të dy projekteve të reja në samitin e Sofjes, për rehabilitimin e HEC-it te Fierzës, me vlerë 43 milionë euro dhe për By-Pass-in e Tiranës, me vlerë 151 milionë euro. Shqipëria ka dhe shpërndarjen më të gjerë të investimeve në bazë sektori, duke përfshirë transportin, energjinë dhe sektorin dixhital. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka marrë miratimin për përgatitjen e projektit tejet ambicioz, pjesë e Korridorit Blu pan-evropian, që është Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, me vlerë investimi rreth 400 milionë euro. Po ashtu, Komisioni Evropian dhe autoritetet e Procesit të Berlinit kanë miratuar në parim projektin për hekurudhën tjetër Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të Tetë, për ndërlidhjen hekurudhore me Maqedoninë e Veriut. Po punohet me ritmin e duhur dhe jemi në kushtet më të mira për të tejkaluar “thelën” tonë në 6 miliardë eurot që jep për katër vite (2024-2027) Bashkimi Evropian për të mbështetur rritjen ekonomike në të gjashtë vendet tona të Ballkanit Perëndimor.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
