Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria dhe Shëngjini, kanë nevojë për Shën Mëhillin, përndryshe ...!

Postuar: 25/08/2019 - 07:56

Po po, e dogjën malin e Shëngjinit me qëllim dhe sigurisht te ne është absolutisht epidemi kjo lloj piromanie e qëllimtë, e cila shkakton një dëm kolosal që nuk e paguan dhe ndreq më askush! Djegin për qejf, për kullota, me porosi, për inat, për leverdi të iksit apo ypsilonit, për të bërë sherr dhe për të "ndrequr sipas tyre" ndonjë punë tjetër më pas! Janë zjarrvënës me porosi shpesh herë dhe janë dhe pa porosi, por që dëmin e bëjnë njësoj! Piromanët e qëllimshëm pastaj në përgjithësi janë një specie kaq e përhapur në Shqipëri saqë "pak bëjnë " sa mundësi të pa fundme kanë të bëjnë! Po shikoja videot e një kolegeje gazetare në Lezhë dhe kuptohej qartë se zjarri ishte një qëllim, por dhe flakët diku tjetër maleve për kullota ishin një qëllim! Në fakt, po shikoja djegien e Amazonës dhe nga një rrezik i madh, nga një fatkeqësi e madhe botërore, po kaloja në një fatkeqësi marrisht e qëllimshme si e jona në Shëngjin! Ky qëllim përhapet shpejt nëpër Shqipëri dhe pastaj zjarret e përpijnë vendin! Një nga të mirat e të nesërmes së zjarrit të qëllimshëm, ishte se veriu Shqipërisë u fut në një kohë të paqëndrueshme me shi dhe ndoshta as piromanët nuk i bëjnë dot ballë natyrës! Por meqë ra fjala për Shëngjinin, me emrin e të cilit më vonë është pikërisht formuar, por dhe nga një vizitë akoma më e vjetër e Cezarit në luftën e parë kundër Pompeut - ai tashmë ka nevojë për Shën Mëhillin! Absolutisht po, ose mbrojtësin nga djalli, Luciferi, engjëllin e keq etj etj! Shën Mëhilli i armatosur, luftoi dhe mundi Satanain dhe prandaj në botën kryesisht katolike romane sikundër është dhe pjesa më e madhe banorëve të Shëngjinit ai - është mbrojtës i policisë apo forcave të rendit! Kanë nevojë për Shën Mëhillin ose San Michele-n që e kanë te kisha në Pllanë! Nuk ka nevojë për Shën Mëhillin vetëm Shëngjini, por ka nevojë gjithë Shqipëria! Jo vetëm për kundra piromanëve apo djegësit e qëllimshëm në përgjithësi! Jo jo, sigurisht, kanë nevojë për Shën Michele (Michael) arcangel-in, qytetarët në rrugë dhe trafik këto ditë! Ata që djegin - piromanët, janë patjetër një farë e keqe dhe bashkëpunëtorë të "satanait", por tashmë po bëhet e qartë që territori i Shqipërisë kontrollohet me shumë vështirësi! Janë shtuar shumë automjetet, po ashtu është shtuar me rreth 400.000 - 500.000 banorë popullsia dhe ka rënë shumë kontrolli mbi territorin dhe rrugët, mbi qendrat urbane dhe periferitë suburbane! Nuk janë vetëm qendra e Tiranës dhe ajo e qyteteve të mëdha që sigurisht duhen kontrolluar, janë mijëra e mijëra banorë dhe rrugë për tu mbajtur nën kontroll nga policia! Ose në fund të fundit nga Shën Mëhilli! E kjo i duhet bërë e qartë sidomos "Shën Alesandrit të Bergamos" ose ministrit tonë të Brendshëm që si një ushtarak nën shembullin e Shën Aleksandrit ( ushtarak edhe ai në rajonin e Tebea-s) të bëjë detyrën e vet pa ju përkulur askujt! Kjo puna e shenjtëve, sigurisht është diçka që i shkon dhe filmave "kolosalë", por unë e kam seriozisht kur i përmenda, sepse bota e qytetëruar është ngritur sigurisht mbi shembullin e tyre dhe mbi veprimtarinë jo vetëm religjonare, por dhe filozofike e të drejtë, që ata kanë bërë dhe ardhur pastaj në kohë si shembull! Përndryshe është e kotë të luajmë me emrat dhe termat religjonarë kur nuk ju përmbahemi parimeve të shenjta dhe shembullit akoma më të shenjtë që ato kanë dhënë deri për ditët tona sot! Këto parime sidomos të “Shën Mëhillit” i cili është i cituar dhe në Kur'an apo dhe në po të njëjtën mënyrë nga ortodoksia e besimtarët e Jehovait, pra besimit kristian në përgjithësi, por dhe mysliman apo dhe hebraik, duhen mbajtur si parime dhe te ne! Duhen luftuar ata përfaqësues të "satanait" të "engjëllit të zi" dhe pikërisht për këtë vlen dhe figura e madhe e luftëtarit Michele apo Mëhill si një shenjtor kundra të keqes! Po nuk i luftove do të thotë se - je më të keqen! Se pajtohesh me të! Se në fund fare, i shërben të keqes dhe unë nuk dua ta besoj këtë të fundit dhe pse sot shqiptari beson gjithçka që ka "gjigandomani" dhe fantazmagori brenda! Shëngjini dhe Shqipëria, kanë nevojë për shenjtin mbrojtës së rendit dhe policisë si Shën Mëhilli! Ju duhet më shumë se kurrë! Do të ishte një fatkeqësi që të mësoheshin me këtë mungesë kontrolli të territorit shqiptar! Jo vetëm për zjarret sigurisht, por dhe territorit në përgjithësi! Sjellja mirë me protestat nuk do të thotë se territori mos të kontrollohet dhe mos të jetë prezenca e policisë në çdo pikë të rrezikshme dhe problematike të Shqipërisë! "Shën Mëhilli" duhet për të ruajtur jo vetëm rendin, por dhe dhënë përgjigje njerëzve aty për aty! Për ti ndihmuar dhe për tu bërë palë me qytetarët e kundër djajve, engjëjve të zinj, apo satanait në veçanti! Nuk mund të rreshtohet policia kështu: ushtria e të keqes, populli përballë tyre dhe policia mbas popullit! Jo, kjo nuk mund të jetë aspak mënyra e përballjes me krimin dhe engjëjt e të keqes! Mënyra e vetme është rreshtimi - ushtria e të keqes, policia dhe mbas policisë populli, apo më qartë qytetari i Shqipërisë! Kjo është dhe ka qenë detyra e Shën Mëhillit dhe kjo duhet të jetë detyra e policisë së shtetit! Në qoftë se nuk bëhet kështu do të jetë sërish mjaft keq, mjaft rrezik nga padrejtësitë, dhunë rruge dhe qytetarë të frikësuar! Në qoftë se "Shën Mëhilli" nuk ndërhyn rëndë dhe shpejt, atëherë situata do të precipitojë, jo vetëm me zjarret e qëllimshme, por dhe me arrogancën e rrugës kundër qytetarit dhe kundër ligjit!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:22

Struktura Speciale Kundër Korrupsionit, Byroja Kombëtare e Hetimit, janë kthyer gati tunduese për drejtësinë shqiptare.

Postuar: 18/09/2019 - 07:18

Dukuria e korrupsionit, kjo gangrenë e shoqërisë shqiptare i ka përfshirë të gjitha shtresat.

Postuar: 18/09/2019 - 07:16

Po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit…, po ikin të gjithë.

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e kri

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet so

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa