BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shqipëria e dyzuar përballë lirisë së fjalës dhe lirisë së dezinformimit

Shqipëria e dyzuar përballë lirisë së fjalës dhe

OSBE organizon më 11 tetor deri në 14 tetor në hotel Rogner, Tiranë Konferencën e 8 vjetore për Median në Europën Juglindore me temë “Gazetaria në Krizë”, ku marrin pjesë 120 pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, përfaqësues të qeverisë, medias, shoqatave të gazetarëve, shoqërisë civile dhe sferës së akademisë. Ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme në kuadër të Javës së Medias do të vazhdojnë deri të enjten, 14 tetor. Në këtë Konferencë do të diskutohen këto probleme:

-Çështja e dezinformimit dhe shkaqet që e krijojnë atë, tek rreziku përkatës dhe tek roli kundërshtues që mund të luajë gazetaria.

-Angazhimi ndaj parimeve themelore të gazetarisë, si paanësia dhe raportimi me fakte, është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar besimin tek media dhe shërben për të ndrequr dezinformimin.

- Praktikat më të mira dhe përpjekjet për të lehtësuar situatën e rënduar të gazetarëve të rajonit, duke përfshirë pengesat që ata hasin përgjatë zhvillimit të veprimtarive gazetareske dhe zbatimit të të drejtës së shprehjes.

-Diskutimin e sfidave profesionale të kohës dhe rreziqet e posaçme për shkak të gjinisë me të cilat përballen gazetaret në rajonin e Europës Juglindore.

-Pasja e redaksive të ekuilibruara nga pikëpamja gjinore dhe të përmirësojmë gjendjen e gazetarëve në rajon.

-Korniza e dokumentit për shprehjen e qëndrimit për rininë dhe median, zhvilluar përgjatë Kampit Rinor të këtij viti “Vëmendja tek të Rinjtë dhe tek Media” si pjesë e “Shtigjeve Rinore: Përkrahja e Vlerave të OSBE-së në Ballkanin Perëndimor”

(https://ata.gov.al/2021/10/11/gazetaria-ne-kohe-krize-tirana-mirepret-konferencen-e-8-te-te-osbe-se-per-median-ne-evropen-juglindore/).

Dihet se Shqipëria sidomos gjatë 30 viteve të pas diktaturës ka vuajtur shumë nga mediat e shkruara në fillim dhe ato radio-tv dhe tani pas viteve 2010 edhe nga mediat elektronike për sa i përket dezinformimit, kryesisht dezinformimi politik dhe ai social-ekonomik, të cilat vepronin dhe veprojnë në dobi të qeverisjes përkatëse që është në pushtet. Interesant mbetet fakti se me futjen gjerësisht të Medias Elektronike, lufta mediatike ka marrë një zhvillim të madh dhe përplasja midis mediave që përfaqësojnë grupet politike të fuqishme në Shqipëri (dhe ndoshta edhe të fuqive të huaja antiamerikane dhe anti-BE). Kjo luftë mediatike është përqëndruar kryesisht në luftën midis informacioneve opinionike dhe informacioneve që bazohen në fakte.

Kjo luftë qoftë ajo brenda llojit si ajo brenda PD ashtu dhe midis Opozitës dhe Qeverisjes, ka dëmtuar rëndë reputacionin e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit, madje Opozita aktuale vite më parë përdori informacione që unë i quaj në mënyrë të thjeshtë opinione dezinformuese ose gjysmë të vërteta që i ngjanin si dy pika uji tregimit në librin për fëmijë “Dinpaku dhe shokët e tij”, shkaktoi një valë akuzash dhe çështjet apo debatet e rënda brenda dhe jashtë Parlamentit përfunduan në gjykata, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë duke minuar shumë besimin e shoqërisë shqiptare ndaj politikës dhe politikanëve. Një nga shfaqjet më të sofistikuara të përplasjes mediatike të internetit dhe të Tv, të cilat janë blerë nga grupe politike shqiptare për të shpëlarë trutë e shqiptarëve dhe për t’i dhënë të drejtë vetes së tyre janë: hedhja e dyshimeve ndaj zgjedhjeve, nxitja e idesë se Shqipëria na qenka baza e prodhimit të kanabisit dhe shpërndarjes së kokainës e për pasojë dëmtimi i imazhit të Shqipërisë në Europë dhe në botë, njollosja e policisë, debatet shterpa për probleme ekonomike e tendera, të cilat duheshin dërguar së pari në prokurori me fakte dhe jo opinione, ngritja e grupeve të gazetarëve dhe analistëve të blerë për të justifikuar humbjet në zgjedhje qoftë dhe për të kamufluar imazhin e këtij apo atij politikani, përhapja e dezinformimeve ku raste të veçanta vdekjesh, vrasjesh, suicidesh, përdhunimesh, konfliktesh në familje shumëzohen dhe shumëfishohen sikur të jenë masive, pra duke përdorur gjysmë të vërteta për të destabilizuar situatën sociale dhe ekonomike, duke nxjerrë lloj lloj konspiracionistësh për të trembur popullin gjithashtu me gjysmë të vërteta të përkthyera direkt nga anglishtja ashtu shpejt e shpejt nga celulari apo kompjuteri. Kjo ka dëmtuar dhe ka shkelur vijën e hollë e të kuqe midis faktit dhe opinionit duke përdorur demagogjinë naziste të Gebels-it për të shpërndarë deinformimin. Dihet se Joseph Goebbels në librin e tij “Djalli i rremë” shpjegon teknikat e tij të propagandës dezinformuese naziste të asaj kohe duke e sintetizuar me një frazë: “Propaganda është si art. S’është nevoja të respektosh të vërtetën”.

Këtu vihet në pikëpyetje të vërtetë në kohën e sotme nëse liria e fjalës duhet të jetë absolute, kur në të njëjtën kohë përzierë me lirinë e fjalës është dhe liria e shpifjes apo me terma më sofiste-liria e dezinformimit. Dihet gjithashtu se liria nuk është absolute sepse liria e fjalës në shoqërinë njerëzore mbaron aty ku dëmtohet liria e fjalës së tjetrit, aq më tepër sikurse përmendi kryeministri shqiptar se: “kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së saj ka minuar njëfarësoj lirinë e fjalës”…. (https://kryeministria.al/newsroom/konferenca-e-osbe-se-per-europen-juglindore-gazetari-ne-kohe-krizash/). Idea kryesore është se duhet një ligj që rregullon Lirinë e fjalës nëpërmjet faktimit të saj në median e shkruar dhe atë elektronike dhe jo duke shkruar gjysmë të vërteta dhe opinione, sepse siç thotë një fjalë e urtë: “Para faktit edhe Zoti tërhiqet”. Së fundmi mund të përmend se grupe të caktuara politike shqiptare dhe ndoshta dhe ato fqinjë apo ato që kanë interesa gjeopolitike kërkojnë ta mbajnë Shqipërinë të destabilizuar duke financuar dezinformimin dhe shpifjen, prandaj duhet që ligji për Median të miratohet duke përfshirë edhe median elektronike, e cila praktikisht po përdoret më shumë duke ndotur trurin e shqiptarëve me informacione dhe opinione djallëzore dhe të pasakta, për të realizuar atë që përmendte i madhi Noli tek 5 Anarkitë që sundojnë në Shqipëri që nga viti 1912 e deri më sot. Qëllimi? Qëllimi për gjeopolitikat fqinje është mbajtja e Shqipërisë nën një përçarje të vazhdueshme, të një Shqipërie të dobët dhe që të mos integrohet, e të bashkohet me Kosovën.