BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Shqipëria e Rilindjes" mbi tekstin e Internacionales

"Shqipëria e Rilindjes" mbi tekstin e Internacionales

 

Nuk donte dhe nuk do dhe sot komandanti, që njerëzit të dilnin vetëm në mal, as të ishin me familjen në makinë dhe "korona" pastaj i sëmuri spitalet dhe fasoneritë. Është tipikisht shteti i atyre që jo vetëm nuk dinë ta ndërtojnë, por dhe që kur e ndërtojnë e bëjnë akoma më keq se sa kaq qenë. Ishte pra një faj i madh i joni, kur kujtuam se në 2013-ën, po largonim një person problematik folkbolshevik si Sali Berisha që i kishte bërë jashtëzakonisht keq Shqipërisë dhe demokracisë! Sot jemi në 2020-ën dhe jemi të qartë një shumicë e madhe, që edhe ai që zëvendësoi Berishën i ka bërë keq, shumë keq, si Shqipërisë dhe demokracisë. Sot KM-ja i Shqipërisë, mund të gëzohet se kungulleshkat e tij ministre e drejtoresha apo gjinkallat Manastirliu, Spiropali apo filozofi i madh i të majtës së PS-së, Balla e po ashtu disa dhjetëra cinxër që pikërisht KM-ja ju ka siguruar mirëqenie të pamerituar, poste të pamerituar, benefite të pamerituare e dashurojnë. Ai mund t’u gëzohet atyre që ju ka siguruar dhjetëra borde punë pagash dhe para plot nga taksat tona që hedhin firmat për çfarë t’i dojë qejfi dhe modeli i tij ideor mbi demokracinë në Shqipëri. Mund të kënaqen ata të cilët përdorin fondet "e pagës së luftës", e cila nuk është shpërndarë as te gjysma shqiptarëve, por sigurisht të kënaqur janë dhe ata që dalin në TV se çojnë një qese me ushqime si turpi i kohëve moderne në Shqipëri. Mund të kënaqet dhe PS-ja, që sot që i ngjan shumë partisë së Berishës, për të mos thënë akoma më keq me faktorin pushtet dhe atë që uljes dhe zhgërryerjes së asaj pjese të PD-së, e cila është në shërbim jo të saj (PS-së) por Rilindjes. Mund të kënaqet vetë KM-ja jonë me raportin që ka ai me urbanitetin dhe shenjën që ai do të lërë në Tiranë dhe Shqipëri, me investime si private dhe shtetërore, që kanë lidhje moroze në korrupsion. Po, por që vijnë si pasojë e një deviacioni të çuditshëm që vetë KM-ja ka me moralin e tij politik. Mund të kënaqet sot KM-ja jonë se është një batutaxhi politik, apo një njeri që bën debat inatçor dhe batutash me shqiptarët, apo ata që i konsideron njerëz për përleshje me batuta. Po sigurisht mund të kënaqet me gjithçka që bën dhe thotë për të shtrënguar popullin e tij të jetojë nën ankth. Po mbase kjo i sjell gëzim dhe ngazëllim. Por ai është kthyer si Berisha i 1996-1997 dhe 2004-2005 në mos më i bezdisshëm dhe më arrogant përpara kamerave dhe televizioneve të tij dhe atyre që i përdor për t’i bërë fresk. Ngjajnë tashmë si dy pika uji, Berisha-Basha dhe Rama-Veliaj. Rrugëtim dhe mënyrë e përbashkët me karaktere të ndryshëm, por me qëllim sigurisht të njëjtë, demokracinë e munguar dhe fitimin e siguruar. Po po, por është prishur me pjesën më të rëndësishme të shoqërisë ose shtresën e mesme normale në Shqipëri. Mund ta ketë mirë me një dorë enveristësh si pensionistë, por e ka keq me pjesën tjetër që nuk janë të tillë. As që bëhet fjalë se mund të kuptojë pse po i ngjan fundit të të gjithë atyre që janë nisur me parimin e tekstit të internacionales komuniste. Jam i sigurtë se ai nuk e di tekstin ose se nuk do fare ta dijë atë, por jam po aq i sigurtë, se ka të njëjtin mentalitet gjysmë jakobin dhe gjysmë korruptiv, që ky test i shërben të ardhmes së tij dhe elitokracisë së "tarikatit" të Rilindjes së tij, në trupin e PS-së tashmë në koma. Po absolutisht drejt në vdekje të plotë (demokracie them) si një motër e madhe dështuar e PD-së dhe bijë për fat të keq e sëmurë e PPSH-së. Vetë parimi i shkatërrimit të PS-së është absolutisht mbështetja më e madhe që ka KM-ja jonë dhe kryetari i Rilindjes brenda PS-së si zotësi e tij - sëmundja e pashërueshme e të majtës shqiptare. Po e pa ndarë as me vepra dhe as me veprime nga nëna e saj. KM-ja e ka luftuar dhe shkatërruar me parimet e Internacionales Komuniste, duke i larguar çdo gjë të mirë që mundi të konstruktohej në demokraci. Të mërkurën doli për herë të fundit (kështu thotë ai) për pandeminë që e shfrytëzoi në mënyrë të qartë për pushtetin e tij, jo vetëm duke mërzitur dhe torturuar shqiptarët, por dhe duke ju rënë në qafë sipas tij për t’iu mbrojtur shëndetin. Por shfrytëzimi i tekstit të Internacionales është më fantastiku për një artist që duket sikur na kthen në kohë revolucioni agresiv dhe ngadhënjyes kur në fakt është thjesht korrupsion. Teksti Internacionales në frëngjisht është ky: “Debout, les damnés de la terre. Debout, les forçats de la faim!. La raison tonne en son cratère. C'est l'éruption de la fin. Du passé faisons table rase. Foules, esclaves, debout, debout. Le monde va changer de base.Nous ne sommes rien, soyons tout”! Përkthimi në shqip do të ishte ky: “Në këmbë, të mallkuar të tokës. Duke qëndruar atje, të dënuarit e urisë! Arsyeja e bubullimave në kraterin e saj është shpërthimi i fundit. Nga e kaluara le të bëjmë një spastrim të pastër (plotë). Turma, skllevër, në këmbë, në këmbë. Bota do të ndryshojë bazat. Ne nuk jemi asgjë, le të jemi gjithçka”! Por transkriptimi apo përshtatja te ne e Internacionales u bë kështu: Ngrihuni ju o të munduar ju te urët skllevër anë e mbanë, na buçet gjaku i turbulluar s'duam padron dhe as tiran.

Botën mizore ne do ta shkat'rrojmë që nga themelet e pastaj - me duart tona do të ndërtojmë

botën e re në vend të saj. Biles akoma më e përpunuar pjesa "me duart tona" u zëvendësua "për veten tonë", do të ndërtojmë botën e re në vend të saj. As në rusisht nuk ishte teksti "botën e vjetër" për të shkatërruar! Pra si koncept i botës thjesht të kaluar, të cilën teksti e kishte si bota e krimit dhe padrejtësisë. Në të vërtetë, shqiptari dhe përdorimi i tij i internacionales ka të bëjë me "rrafshimin" e gjithçkaje që ka qenë më përpara, të rrafshimit të mundshëm të gjithçkaje që ishte përpara dhe fillimit të ditës një apo zero nga vetja. Jam i qartë që KM-ja jonë nuk e ka kënduar qoftë dhe një herë Internacionalen, por jam po kaq i bindur, se edhe pa e lexuar, ka të njëjtin mentalitet si përkthyesi jakobin (por korruptiv) nga frëngjishtja për tekstin në fjalë. Mentalitetin e rrafshimit të firmave dhe letrave, të arkitekturës dhe pikturave, të rrafshimit të pallateve dhe sjelljeve, ngjyrave të tyre dhe ballkoneve. E paralajmëroi kur nxori "policinë spanjolle" duke rrahur demonstruesit në një vide në Marok dhe pastaj rrahu artistët dhe gazetarët në pandemi për një shkatërrim të "botës së vjetër". Në botën e vjetër për tu shkatërruar janë jo vetëm ndërtesat dhe arkitektura që i duhen për ndërtesat e reja dhe përfitimet që dalin, por i duhet dhe për fillimin e vitit numër një me Edi Ramën. Sepse sigurisht ka në ndihmë dhe marrëzinë e Berishës dhe Bashës që nuk ndërtonin asgjë dhe nuk donin të ndërtonin mirë. Por i duhet dhe viti një - me policinë që tashmë do të spiunojë dhe pa lejen e ligjit. Sot nga "Bota e Vjetër" Rama do të mbajë po atë drejtësi dhe po atë sistem të zgjedhjeve. Pse? Po sepse e konsideron "botën e re në vend të saj" dhe të ndërtuar për veten e tij. Pikërisht sipas tekstit të Internacionales që thotë: Për veten tonë do ndërtojmë botën e re në vend të saj! Kaq asgjë më shumë se sa kaq! E pikërisht me këto të dyja do të ndërtojë atë botën e tij, atë të mallkuarën pa demokraci brenda. Botën e bazuar mbi tekstin e Internacionales!