BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

Shqipëria është sot kështu sepse politika e shoqëria janë ortakë me korrupsionin

Shqipëria është sot kështu sepse politika e shoqëria

Parimi i moralit porosit: jini të drejtë e të vërtetë, guxoni e kundërshtoni të keqen, hipokrizinë, zullumet dhe intrigat e tradhtitë, padrejtësitë e pushtetit dhe më të fortit kundër të dobtëve dhe sidomos kundërvihuni korrupsionit i cili prish moralin dhe njerëzoren. Dhe a po e bën, dhe a po e zbaton këtë parim të moralit shoqëria shqiptare?Nëse shoqëria shqiptare do ta zbatonte e respektonte këtë parim, gjendja në Shqipëri nuk do të ishte ashtu si është sot. Kur korrupsioni pushton dhe sundon gjithë sistemin, atëhere edhe shoqëria, politika e drejtësia bëhen ortakë të atij sistemi korruptiv. Këtë e ka vërtetuar edhe diktatura komuniste, ku i gjithë sistemi politik dhe ai shoqëror ishte ortak dhe oksigjen i atij regjimi. Dhe u desh të pritej 45 vite kalbëzimi i komunizmit dhe ndihma e ndërkombëtarëve që ai sistem të vetëshembej. Problemi është se sa është e aftë shoqëria për ta bërë ndryshim dhe për të dalë e çmontuar sistemin e sotëm të korrupsionit të këtij tranzicioni, apo mos duhet të presim që ai të bjerë e të çmontohet vetë, apo të na ndihmojnë ndërkombëtarët sepse nuk është e aftë për ta bërë këtë vetë shoqëria shqiptare. Që politika shqiptare është ortakë e korrupsionit, kjo dihet dhe duket, dhe madje vetë politika shqiptare identifikohet me korrupsionin. Por mos vallë është edhe akoma shumë më keq, mos është ajo se vetë demokracia është kapur dhe asfiksuar nga korrupsioni, e që si e tillë edhe ajo është ortake e korrupsionit?! Nëse demokracia bashkëpunon me korrupsionin, dhe nëse demokracia bëhet palë me korrupsionin dhe me paranë, atëhere aty nuk funksionon as ligji, as shteti dhe as shoqëria. Dhe prandaj Shqipëria është sot kështu si është. Pse është thënë e thuhet se politika është “lavire”?! Politika kanë thënë mendimtarë madje, se ajo është si lavire, dhe kjo nuk është thënë kot, sepse lavirja gënjen, mashtron dhe se lavirja është lavire sepse ajo është e pandershme dhe tradhton. Dhe prandaj edhe një filozof i madh ka thënë se politika është aktiviteti i cili punon pandershmërisht kundër demokracisë, pra kundër popullit. Dhe po kështu politika aktuale në Shqipëri a nuk është ajo e cila faktikisht mashtron, gënjen dhe premton për të mashtruar, për të gënjyer e tradhtuar? Dhe prandaj duke qenë e tillë politika 32 vjeçare e derimësotme e tranzicionit si një politikë mashtruese, amorale, korruptive, tradhtare e interesave publike e kombëtare, dhe prandaj kjo politikë nuk pranon individë më dinjitet e me personalitet, të aftë e patriotë. Dhe nëse në politikë angazhohen individët me moral, me dinjitet, patriotë e kombëtarë ata sapo mësojnë e shohin se politika është e sillet si kundramorale, korruptive, antipublike , hajdute dhe e papërgjegjshme ata largohen nga politika. Dhe nëse politika e pandershme, korruptive,hajdute dhe tradhtare e mposht demokracinë, dhe kur dështimi i demokracisë vjen edhe kur populli zgjedh vazhdimisht në krye të vendit të korruptuarit, hajdutët ,tradhtarët, zullumqarët e halabakët, pra, nese populli zgjedh në krye të punëve të këtillët, të keqen dhe të këqinjtë, atëhere ai populli nuk është më viktimë që e pëson prej tyre, por është ortak me to. Dhe në këtë rast vuajtjet e pësimet i vijnë si meritë. Edhe nëse populli gabon, atëhere ai paguan me meritë për gabimin e vet, ai fiton me merite atë që ai zgjedh e që punon. Në shoqërinë e korruptuar nuk ka demokraci, sepse ajo është bashkëpunëtore e korrupsionit.