Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria ham, Greqia bam në 100 e ca vjet!?

Postuar: 08/11/2018 - 07:17

Bëhet e çfarë nuk bëhet me këtë vendin tonë. Nuk e kam fjalën për qeverisjen se atë do e gjykojnë shqiptarët kur të ketë zgjedhje, nëse vërtet do bëhen të pa vjedhura. Por e kam fjalën për ngjarje të ashtuquajtura rastësore, por që janë gjëmime si daulle për ata që kanë veshë. Ta kuptojnë. Ngjarja e ndodhur në Bularat me një grek greku, nuk është thjesht një ngjarje, por është dora e zgjatur e Athinës zyrtare si një moment për t’u shënuar në mosdakordësimin për punën e detit dhe të tjera interesa të Eladhës.

Nëse kjo ngjarje ishte e fundit në rradhën kohore, ajo është edhe fillim i të fundit i një seri ngjarjesh që kanë ndodhur nga thellësia e shekujve sa na i ka bërë të qartë edhe i ndrituri Faik Konica, kur shkroi tregimin për grekun Thanas që donte nga një shportë me sy shqiptarësh për të kënaqur ndjesitë e tij antishqiptare me krime kundër njerëzimit. Pas fitores së revolucionit grek dhe shpalljen e Pavarësisë më 1828 me ndihmën e arvanitasve, ëndrra për Greqinë e madhe u sanksionua në Megalo-Idenë e tyre më 1840 dhe të gjitha këto kishin në themele kontributin e shqiptarëve arvanitas që nuk e mendonin se një ditë kjo do të ishte një e keqe edhe për vetë ata.

Është bërë e çfarë nuk është bërë nga grekët kundër shqiptarëve, por sidomos në këto 105 vjet pas ndarjes së padrejtë nga Konferenca e Londrës të trojeve shqiptare në 6 pjesë që po vazhdon në forma dhe metoda nga më të ndryshme të dinakërisë greke, trojet shqiptare që u lanë jashtë trungut autokton, u bënë sheshi i ushtrimit të dhunës kriminale me vrasje dhe shfarosje se u ka dashur qejfi dhe asnjëherë nga pala shqiptare nuk u bë një protestë e madhe që të ndreqte padrejtësinë ose t’u tregonte vendin shovinistëve grekë. Domethënë ne kemi thënë fjalë pa fund, si një lehje pas dere, ndërkohë që grekët na kanë bërë gjëmën duke na vrarë dhe gjymtuar me çdo mjet.

Grekët na morën trojet dhe ne vetëm sa kemi pranuar me fjalë dhe asnjë vepër për rimarrjen e tyre nuk është bërë. Grekët na ndryshuan kufijtë, vranë edhe gjeneral Telinin më 1919, por asnjëherë nuk u tha e vërteta se cilët e vranë dhe përse e vranë, kur dihet se vrasja ishte për shkak të drejtësisë së veprimeve të gjeneralit italian që sanksiononte trojet shqiptare në ato që grekët i konsideronin dhe i donin si troje të tyre. Grekët nisën masakrat më 1913 në Çamëri si ajo në Prroin e Selanit më 26 mars 1913, por askush nuk protestoi, as Fuqitë e Mëdha që gjatë gjithë një shekulli pretendojnë për drejtësi europiane që asnjëherë nuk u duk në horizontin e së drejtës. Grekët na përzunë nga trojet më 1920–1924 dhe u pranua në heshtje verdikti me ca protesta vetiake apo me ca nota proteste që nuk i dëgjoi njeri. Grekët na ulën flamurin, na mbyllën shkollat, na ndaluan gjuhën shqipe, dhe askush nuk u shqetësua dhe ata bënë si u desh qejfi se ata kishin një Megalo-Ide për të realizuar. Grekët bënë sikur pranuan ca kërkesa të Mbretit Ahmet Zogu, por shpejt i shkelën marrëveshjet dhe më pas bënë masakrat e mëdha më 1944-1945 si “zgjidhja përfundimtare” e qëllimeve greke.

Grekët na kanë ardhur si pushtues në trojet tona dhe sot ngrihen varre kudo ku do Jaullatosi që i bekon sipas ligjeve greke në tokën shqiptare, edhe pse është Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ndërkohë që për mbi 2500 shqiptarë të Çamërisë të vranë dhe të masakruar barbarisht dhe asnjë varr nuk kanë të gjorët që ishin në tokën dhe shtëpitë e tyre. Grekët prishën gjithçka shqiptare në trojet e pushtuara edhe xhamitë, edhe simbolet, edhe shtëpitë, edhe flamurin na e hoqën dhe nuk pranojnë minoritet shqiptar në territorin që sot quhet shteti i tyre, ndërsa në Shqipëri jo vetëm ka minoritet, por ata kanë edhe kisha dhe vazhdojnë të ndërtohen kisha tipike greke, u është dhënë tokë në pronësi dhe brenda asaj katedraleje kështjellë në mes të Tiranës nuk dihet se çfarë planesh ogurzeza fshihen, nuk dihet se çfarë qëllimesh gatuhen dhe se sa antishqiptarë futen e dalin si të ishte tokë greke..

Janë shumë të thëna dhe të bëra nga diktatori Enver Hoxha në lidhje me raportet me Greqinë dhe me tradhtinë që u bëri çamëve sa sot dalin një pas një të vërtetat, pabesitë dhe hakmarrja tipike sipas udhëzimeve që filogrekët ua mundësuan Enver Hoxhës se si të vepronte me të shpërngulurit, ndërkohë që në Kuvendin popullor nënkryetarja ishte minoritare.

Veçanërisht në këto 27 vjetët e fundit grekët kanë vazhduar të na vrasin brenda Shqipërisë si sulmi 1994 në postën kufitare të Peshkëpisë dhe vranë ushtarë dhe oficerë shqiptarë, kurse ne vetëm kemi “lehur” kot më kot, kurse ata ia kanë bërë “bam” sipas planit të mirëmenduar. Kur djemtë shqiptarë i gëzoheshin një fitoreje të Shqipërisë në një ndeshje futbolli me Greqinë, grekët i vranë dhe askush nuk u dënua, kurse një grek vjen në Shqipëri, bën propagandë, qëllon me armë, shan shqiptarët dhe nuk u dashka të vritet, por duhet të shpallet hero dhe një ditë të na thuhet se është dëshmor. Në Shqipëri ka shkolla ku mësojnë greqisht fëmijët e minoritetit dhe emërtime në greqisht, kurse në Greqi as që bëhet fjalë të flitet shqip, të mësosh shqip, aq më tepër që qeveria e Rilindjes lë tre vjet pa abetare fëmijët shqiptarë në Greqi. Kush duhet të shqetësohet për këto realitete të hidhura në Shqipëri?

Në Greqi ia bëjnë “bam” se e quajnë të ligjshme që një nxënës shqiptar të mos mbajë flamurin në emër të shkollës ku ai është i pari në mësime. Grekët na detyrojnë dhe na imponojnë me çdo çmim që të ndërrojmë emrat tanë të ligjshëm dhe t’i bëjmë grekë, kurse në Shqipëri asnjë greku nuk i është kërkuar as të ndryshojë emrin, as të ndryshojë fenë, as të ndalohet të këtë biznes dhe prona?!

Statistikat thonë se janë 154 të vrarë nga autoritetet greke në Greqi dhe asnjëherë nuk ka pasur një gjyq për dënimin e fajtorëve dhe të gjitha këto kanë ndodhur si hakmarrje greke ndaj shqiptarëve kur asnjë shqiptar nuk ka shprehur tendenca irredentiste apo ekstremiste siç bëri një i quajtur Kostandino Kaçifa që jo vetëm shau e kërcënoi, por edhe qëlloi me armë në drejtim të policisë shqiptare në tokën shqiptare në mes të ditës në një ditë feste të Greqisë që lejohet të festojë në Shqipëri. Për shqiptarët e vrarë nga Greqia nuk ka pasur një notë proteste apo kundërshtim veç “lehjeve” kot më kot.

Na kanë kërkuar e çfarë nuk na kanë kërkuar greket zyrtarisht që t’u falim detin, që të heshtim për Çamërinë dhe çështjen çame, që të vazhdojnë të ngrihen varre të ushtarëve pushtues grekë, që të respektohen të drejtat e njeriut për minoritetin grek e sa e sa të tjera, ndërkohë që Greqia bën sikur jep ndonjë lëshim për njohjen e patentave shqiptare ose sikur do heqë Ligjin e Luftës dhe kaq. Çamët ua dinë mirë syfetin grekëve se i kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre bëmat greke, pabesitë greke, krimet greke, vjedhjen e pronave nga grekët.

Cila nënë nuk do shqetësohej që i vritet djali në moshë të re dhe ka të drejtë nëna e Kostandino Kaçifae cila në vend të qajë djalin dhe fatkeqësinë që i ndodhi, shprehet se "Djalin ma vrau policia kriminale shqiptare... Djali im do ngelet hero i Vorio Epirit...", deklaroi Vasiliçia, Nëna e të ndjerit Kostandin. Kësaj nëne do t’i lutesha: “O Nënë, ushqeje rrënjën e lules që ke mbjellë me dashuri e respekt e jo me urrejtje. Jeta është e shkurtër...O Nënë!”. Sa nëna shqiptare nuk u hodhën një grusht dhe fëmijëve të tyre të vrarë, sa nëna nuk ua dinë ende varrin fëmijëve dhe të afërmve të tyre, sa nëna nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë në gjyqe të drejtën e tyre, kurse në Shqipëri do vijnë mijëra ekstremistë në ceremoninë e varrimit të një krimineli që luftoi për Elladhën dhe Vorio-Epirin. O Zot çfarë bëhet në këtë shtetin tonë, a ka gjak shqiptari në dejet e qeveritarëve dhe pushtetarëve që të thonë një herë “ndal se e tepruat me të drejta kriminale. Do të doja që fjalët e ish ministrit të Jashtëm të Greqisë, Theodoros Pangalos t’i kishte thënë ministri i Jashtëm shqiptar apo kryeministri apo kryetari i shtetit. Në një intervistë për televizionin e Athinës “Skai”, ish-ministri grek u shpreh:“Kishte armë apo jo? Unë jam i mendimit se kushdo që mban armë duhet të vritet nga policia, siç ndodh në SHBA dhe në vendet skandinave”, tha Pangalos. Ai rrëzoi gjithashtu pretendimet se 35-vjeçari Kaçifas u provokua nga policia për flamurin grek. Kjo pistë nuk është e vërtetë, u shpreh Pangalos, duke thënë se në fshatin Bularat ka parë fotografi të flamujve grekë të vendosur. “Ky djalë shkoi që të vendoste flamujt grekë. Por unë kam parë fotografi në internet të Bularatit edhe më 25 Mars dhe rrugët kanë qenë plot me flamuj grekë deri në neveri”, theksoi ish-ministri Pangalos.

Kostandino Kaçifas u vra nga forcat speciale RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës më 28 Tetor, pasi qëlloi me armë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Me këtë rast Greqia kërkon të na akuzojë dhe të na vrasë si shtet, duke shfrytëzuar një ekstremist për të bërë pazarllëqe sipas planeve të saj të zeza dhe antishqiptare. Greqia duket se ka nisur një taktikë tipike dinake dhe dhelpërore siç ka bërë jo vetëm në këto 105 vjet, por në shekuj si fqinji gjarpër që herë pas here na helmon trupin, shpirtin dhe tokën shqiptare dhe ata që pretendojnë se kanë më shumë merita për këtë vend, heshtin dhe mbyllin gojën dhe nuk thonë asnjë fjalë. Turp, vërtet turp!

Nga Hyqmet ZANE

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:48

Më në fund teqeja e Likes u dorëzua. Trimi Like zhgënjeu shpresën e vulëhumburve për revolucione apo puçe pallati, ku turma e bazhibozukëve pushtethumbur kërkonte një dorë për revansh. Likja i zhgënjeu.

Postuar: 17/11/2018 - 07:18

 Disa veprime dhe angazhime politike të kohëve të fundit të opozitës e kanë bindur plotësish

Postuar: 17/11/2018 - 07:15

 Tashmë besoj është e qartë se të gjithë ata lloj politikanësh që kanë të përbashkët "a

Postuar: 17/11/2018 - 07:14

 Nga ekrani i televizionit, Presidenti Meta sqaroi shumë probleme dhe u ndal në mjaft temati

Postuar: 17/11/2018 - 07:12

 E vizitova panairin e Librit në ditën e dytë të tij.

Postuar: 16/11/2018 - 07:11

Megjithëse sistemin e kaluar e lamë pas, duket sikur Sekretarët e parë nuk duan të shkulen nga po

Postuar: 16/11/2018 - 07:10

Sigurisht që duheshin sjellë eshtrat e Mid'hat Frashërit në Shqipëri!