BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

Shqipëria jonë do të bëhet nga ne shqiptarët…

Shqipëria jonë do të bëhet nga ne shqiptarët…

Miq, të afërm, mirëdashës, kolegë ende mantelbardhë, bashkëkombas brënda dhe jashtë Trojeve Arbërore…..Në çdo sekondë të jetës sonë për NE shqiptarët jo gjakshprishur e jo mëmëdhemohues, kudo që valët e jetës na kanë hedhur TRINOMI i shenjtë: FAMILJE, ATDHE dhe ATDHETARI janë gdhendur përjetësisht në mëndjet dhe në zemrat tona….Dashutinë për NËNË LOKEN SHQIPËRI të 28.11.1912-ës, KURRË nuk mundet të na e zbehin zullumet e zullumqarët kelimtarë të pulitikës, për të cilët  Atdheu e Atdhetaria janë të huaja e të largëta, përpara Pusht-Shtetit, Parave e Pronave të tyre korruptive…..DASHURUNË e RESPEKTIN për njëri-jatrin KURRË nuk duhet të na e zbehin interesat meskine materiale apo ato politike…..Jemi qënie humane e duhet të mbetemi të tillë dhe jo objekte materiale….NE jemi të gjithë motra e vëllezër të një gjuhe e të një gjaku, dhe nuk jemi aspak disa gurë shahu në duart e politiqenërve të çdo force politike…..Më shumë VETËDIJE e DINJITET në çdo hap të jetës e në çdo dekikë të jetësimit të saj….Pas vetes kurdoherë do u lëmë si trashëgimin më të vlertë fëmijëve tanë atë çka bëmë për ta, për familjen, për Atdheun dhe për Shqiptarizmën, duke qënë VETVETJA dhe jo KONFORMISTI post e paredashës, për të cilat pranon të bësh gjithshka pak ose apak të moralshme si dhe profesionalisht jo lartësuese….”OMEN EST NOMEN” (“Njeriu është emër”)…..Sa krenar ndihemi për jetën, punën e veprën e Prindërve tanë, po aq krenar në mos edhe më shumë duhet të bëjmë fëmijët tanë të ndihen për ne…..I lumi ai ose ajo që mbrin t’a kuptojë me kohë një lajtmotiv të tillë, për jetën familjare, jetën profesionale dhe atë shoqërore të tij….RESPEKTIN e DASHURINË rrënjësore ndaj teje, KURRË nuk ta ofrojnë Pusht-shteti, Paraja, Partia, Patronazhizmi, Delezimi, Servilizmi, Konformizmi apo Kleptokracija….Në një shoqëri Demon-kratike si kjo e jona sidomos të pas 31.03.1991, ku MERITOKRACIJA është një fjalë pothuajse e huaj për të marë atë çka çdokush duhet të marësh me PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRKUSHTIMIN e tij, mundesh të marësh “Respekt e Dashuri” për hir të postit jo meritor, por ato janë ndjesi thjesht pragmatiste e kalimtare, të cilat zbehen e zhfuken sapo ta humbësh atë…..PO humbasim dita-ditës po ashtu edhe NJERËZOREN në jetën tonë, duke vërtetetuar thelbin jo human të një shoqërie që rrekemi të ndërtojmë ku “Homo hominis lupus est” (“Njeriu për njeriun është ujk”)….MODELI ynë shoqëror ka shëmbuj të gatshëm kudo në botë , të ndërtimit e të frymëmarjes së saj sa më sociale, me sa më pak diferenca të thukta në shtresëzimim e saj, në funksionalitetin e një  shteti më meritor e me më shumë siguri jetësore për shtetasit e tij, për një shtet me më shumë ardhmëri mbrothësuese jo vetëm për “oborrin qeverisës e shpurën e tij”….. Është e pafalshme, është e turpshme që SHQIPËRIA me pasuri të pashterëshme mbi dhe nëntokësore, të mbetet vëndi i fundit në Europë për nivelin e jetesës e të zhvillimit të tij edhe pas 32 viteve DEMON-KRACIJE, e përse, sepse “mandaxhuesit” e qeverisjes së saj të të gjitha forcave politike përparësi u kanë dhënë kleptokracisë e korrupsionit, nepotizmit, mediokratokracisë, delezimit, patronazhizmit, kurrizpërkuljen ndaj çdo të huaji, që u garanton atyre PUSHT-SHTETIN në kurriz të SHTETBËRJES mirëfunksionale për shtetasit e saj dhe jo vetëm, në kurriz të Shtetbërjes dinjitare nl mardhëniet Rajonale, Europiane e Botërore…..SHTETBËRJA është një proçes i gjatë e plot sfida, të cilën e përballojnë dhe e realizojnë vetë e vetëm individët, që kanë mundur me plot punë, vetmohim e dinjitet të ndërtojnë dhe të mbeten VETVETJA…..Nxjerja e gjoksit përpara, stërhollimet në fjalimmbajtje, largimet nga vetja të çdo përgjegjësie në proçesin e shtetbërjes, kënaqësia se konformistët që gëllojnë rreth teje “të hosanojnë” e “ngrohin shuplakat” sa herë që të dëgjojnë, dëshira për të patur përballë një opozitë “me brekë nëpër këmbë”, gërrnjare që ende nuk e ka të qartë se cilin ka “të parë të fshatit”, etj, NUK e përforcojnë SHTETBËRJEN, por thjesht e vetëm PUSHT-SHTEMBAJTJEN…..Vetëm pesë gërma bart fjala SHTET, por në vetvete ato ngërthejnë Stabilitetin/qëndrueshmërinë e tij, Harmonizimin e funksionalitetit të çdo hallke të tij në çdo rrethanë socio-ekonomiko-politike, Transformimin përditësor të vëndit e mbrothësimin po përditësor të jetesës së vëndorëve e jo thejqafjen  e përditëshme emigratore të tyre, Ecurinë përditësore e paralele dhe jo të diferencuara të të gjitha hallkave të Shoqërisë sonë, dhe sidomos  Transparencë të plotë në çdo vendimarje me peshë e rol të madh për të sotmen e SHQIPËRISË dhe të SHQIPTARISË….Na duhet vetëm e vetëm PUNË, DASHURI e RESPEKT për çdo shqipfolës, PËRGJEGJËSI për gjthshka flasim e bëjmë, dhe mbi të gjitha më shumë ATDHEDASHURI…..SHQIPËRIA DO TË BËHET sepse jo rastësisht HIMNI i FLAMURIT, HIMNI ynë KOMBËTAR mbyllet me vargjet e madhërishme: “Se Zoti vetë e tha me gojë, Se Kombe shuhen për mbi dhe, Por SHQIPËRIA do të rrojë, për të për të luftojmë ne” (A. S. D.)…..Dhe ZOTI vetë ka folur SHQIP!!!!….Together forever!