
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet


Nëse vinte dita kur dikujt do t’ia kisha nevojën për një shumë lekësh, do të ndiqja edhe unë shembullin e atij lypësit profesionist dhe jo shembullin e lypësit dështak. Njeriun që do ta vija në shënjestër do ta prezantoja vetëm me një hall, jo me shumë halle dhe as me gjithë historinë e jetës sime. Ndonëse brenda meje unë e di shumë mirë që jeta ime nuk do të rregullohet nga kjo shumë lekësh dhe as do të fshihen gjithë telashet e mia, fakti përse unë dikujt i flas vetëm për një hall të caktuar ka të bëjë me dëshirën time për të pasur sukses në këtë kërkesë, si edhe me natyrën time racionale.
Ashtu si qeniet racionale edhe unë diktoj një problem, i përqendrohem vetëm atij problemi, e shqyrtoj mirë, harxhoj energji dhe kërkoj me çdo kusht që ta zgjidh, përpara se të hidhem në problemin tjetër. Sigurisht, kjo veti nuk më dallon nga njerëzit e tjerë. Unë e di që edhe ata janë qenie racionale si unë dhe prandaj edhe kur i kërkoj borxh dikujt i flas vetëm për një hall dhe jo për gjithë jetën time. Nëse unë zgjidhja rrugën e dytë, jam i sigurt që njeriun që kam përballë do ta shpërqendroja dhe madje do t’ia largoja çdo shpresë ndihmese. Edhe sikur ky njeri të kishte dëshirën e mirë për të më dhënë para, sa më shumë t’i hapesha për telashet e mia aq më shumë do t’i krijoja dyshime dhe do t’ia largoja dëshirën për të më ndihmuar. Ashtu siç ndodh me bankat, edhe individi huadhënës nuk do që të dëgjojë shumë probleme, por vetëm një, në mënyrë që të sigurohet që kontributi i tij edhe do të ketë dobi, por edhe do t’i kthehet mbrapsht.
Kjo pra është mënyra sesi ndërveprojnë qeniet racionale (edhe institucionet racionale si bizneset dhe bankat), por një mënyrë që pothuajse e kemi fshirë fare në debatin politik. Tani sa herë që debatohet për të ardhmen dhe aktualitetin e Shqipërisë ka një frymë e cila problemet nuk i radhit dhe nuk i përkufizon në mënyrën e thjeshtë praktike, por i shumon, i zgjeron dhe i komplikon në një mënyrë që nuk është aspak normale për individët dhe bizneset. Kështu, kur plas ndonjë skandal sheshit, nga fakti i skandalit dhe nga shkaku i tij hidhemi në pyetje të tjera (të stilit “kush e vendosi çipin apo kamerën e fshehtë?”). Kur ka ndonjë protestë në Tiranë, rrimë dhe analizojmë VIP-at që shkuan në protestë. Kur kridhet Shqipëria me gjobat e Gjykatës së Arbitrazhit, akuzojmë qeveritë e mëparshme ose hidhemi në ndonjë lajm që paralajmëron Luftën e Tretë Botërore dhe kështu me radhë. Me pak fjalë, debatet politike tashmë (për shkaqe të qëllimta ose të paqëllimta) nuk ngjajnë me arsyetimin praktik të qenieve humane, por me një kakofoni që më tepër e dëshpërojnë qytetarin dhe ia largojnë çdo lloj shprese për zgjidhjen praktike të halleve. Nëse kjo kakofoni dhe zhurmë nuk sosin kurrë, atëherë jo vetëm që nuk do të shikojmë zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë, por do të shikojmë shtimin masiv të atyre qytetarëve që pa asnjë fije shprese vendosin të largohen nga vendi ose nga vetë jeta.
Ndërsa për ikanakët mund të thuhet që janë racionalë në largimin e tyre nga vendi, për të dytët, për qytetarët të cilët në Shqipërinë moderne vendosin të vrasin veten çdo ditë, unë për vete nuk e them dot që janë racionalë. Ka shumë psikologë dhe filozofë, përfshi Kantin, të cilët besojnë që vetëvrasja është akt irracional, kurse shpresa është pjesë integrale e arsyes praktike. Thënë ndryshe, njeriu që e ka humbur shpresën është njeri që ka vendosur të mos arsyetojë dhe nëse në rastin tonë ajo që e ka humbur shpresën është Republika e Shqipërisë, atëherë ajo ose nuk arsyeton njëlloj si qeniet humane ose nuk mundohet t’i imitojë qeniet humane në ndërveprimet e tyre racionale.
Nëse dikush ka ndonjë dyshim për konstatimin e fundit, mjafton që t’i kushtojë pak vëmendje skandalit të radhës në Republikën e Shqipërisë, marrëveshjes midis kryeministrit socialist Edi Rama me kryeministren e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni. Kryeministri ynë, pa i lajmëruar as kolegët e tij në selinë rozë dhe as qytetarët shqiptarë, u flet gazetarëve italianë për një ujdi nga e cila Shqipëria nuk ka asnjë interes. Shqipëria pra, sipas kësaj deklarate, qenka vend që nuk përdor arsyen në gjërat për të cilat bie dakord.
Mund të më kundërshtojë lexuesi tani me argumentin që republikat dhe kryeministrat kanë interesa/arsye edhe atëherë kur nuk i shpallin publikisht. Ky kundërshtim është i pranueshëm dhe nuk kam ndonjë arsye të mirë që ta kundërshtoj. Përderisa nuk jam psikiatër vetë dhe as i njoh me hollësi rrethanat që e shtynë zotin Rama në këto deklarata absurde, mua më bëhet e pamundur që Edi Ramës t’i jap diagnozën e të sëmurit psikik. Mirëpo që nga momenti kur zoti Rama u thotë qytetarëve të Italisë që republika e tij nuk ka asnjë interes në këtë mes, ai nuk pyet për opozitën fare dhe Kuvendi i Shqipërisë do ta ratifikojë këtë marrëveshje shumë shpejt (shiko Corriere della Sera, 11/11/2023), atëherë duket sikur zoti Rama është ai i cili u ka mohuar racionalitetin Republikës së Shqipërisë, opozitës, deputetëve socialistë, por edhe gjithë shqiptarëve. Nëse ai nuk e bënte këtë, në fillim do të konsultohej me deputetët dhe me publikun shqiptar, pastaj do të merrte vendime dhe do të bënte kësi deklaratash të turpshme në Itali. Edvin Rama as nuk na pyeti dhe as nuk na e zbukuroi këtë aferë (siç do të bëja unë apo çdo shqiptar racional nëse i drejtoheshim një huadhënësi apo një banke) për asryen se në botëkuptimin e tij Shqipëria nuk është një ngrehinë racionale, por një sipërfaqe e banuar me zvarranikë të cilët ai nuk gjen ndonjë arsye përse t’i pyesë.
Nëse lexuesi ka ende dyshime për këtë verdikt, atëherë le të shikojë arritjet e Republikës së Shqipërisë në vitet e udhëhequra nga kryeministri Edvin Rama. Kemi një vend ku qindra mijëra njerëz ikin nga sytë këmbët (me sa thonë, në Shqipëri shpresa ka vdekur). Kemi një vend që gjobitet vazhdimisht nga Gjykata e Arbitrazhit (deri tani gjobat e qeverisë Rama flitet që kanë prekur shifrën e 156 milionë eurove), kemi një vend që sot iu bllokua hapja e kapitujve të integrimit nga qeveria greke e Qirjakos Micotaqis, i kanoset përjashtimi nga familja e partive socialiste të Evropës (mbas padisë së ngritur nga Partia Demokratike Italiane); një vend të ftohur keq me Mbretërinë e Bashkuar, me Shtetet e Bashkuara, me Kosovën dhe tërë diasporën. Nëse këto fakte nuk mjaftojnë për ta vërtetuar që Republika e Shqipërisë e udhëhequr nga Edvin Rama është një ngrehinë pa shpresë dhe pa arsye, besoj se mjaftojnë për të vërtetuar se Edvin Rama i konsideron shqiptarët si të tillë, si vegla që mund ta votojnë qeverinë e tij edhe kur ai i kredh me inflacion dhe borxhe, edhe kur u shet tërë veriun (ku pritet të procedohen 3000 emigrantë meshkuj në një grup, 36.000 në një vit, 360.000 në dhjetë vjet).
Nuk mundet Edvin Rama të ketë vizion më të mirë për shqiptarët për sa kohë që qeveria e tij gjobitet vazhimisht nga bota dhe ai shqiptarëve (përfshi socialistët) duket sikur u thotë: unë juve nuk ju pyes për asgjë, por ju vazhdoni të më votoni që të ecim “të gjithë” vetëm përpara. Ngritja e borxheve, gjobave, ndëshkimeve dhe detyrave ndaj vetes dhe pa ndonjë interes të qartë në mes nuk mund të shikohet asnjëherë si veprim racional. Ndërsa Rama ka qenë dhjetë vjet rresht i qartë në përçmimin e tij ndaj çdo shqiptari (edhe ndaj socialistëve të cilët i ndërron si çorapët e djersitur), ka ardhur radha që shqiptarët t’i tregojnë Ramës se nuk janë as të pashpresë dhe as të paarsyeshëm.
Një qenie e veshur me arsye dhe me shpresë nuk i përballon problemet ashtu siç ia paraqesin patronazhistët dhe mediat e korruptuara: me shumicë, të mbuluara me mjegull dhe pa kurrfarë radhe. Qeniet e arsyeshme problemet i seleksionojnë, i emërtojnë, i shqyrtojnë dhe i marrin sipas radhës, duke zgjidhur në fillim problemin numër një, hallin më të madh, dhe pastaj duke shpresuar që të kalojnë në problemin numër dy. Nëse Republika e Shqipërisë ende kërkon të gjejë shpëtimin dhe arsyen e pastër praktike, atëherë ka ardhur ora që ta kuptojë që sot për sot problemi numër një i saj, halli më i madh dhe stresues, është Edvin Rama. Po nuk u zgjidh halli më i madh Republikës së Shqipërisë, atëherë vështirë se mund të zgjidhen hallet e tjera. Problemet e shumta dytësore, alternativat politike, pikëpyetjet praktike, etj., vetëm mund t’ia shtojnë trashësinë mjegullës që ka mbuluar Shqipërinë (duke përfocuar prirjen e mijëra shqiptarëve për të braktisur arsyen dhe shpresën), por nuk mund ta shpëtojnë Republikën e Shqipërisë nga problemi numër një i saj, Edvin Rama.
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
