BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x

Opinion / Editorial

Shqipëria na qenkërka shtet monist?!

Shqipëria na qenkërka shtet monist?!

Re të murrme po sillen në qiellin Arbëror. Edhe pse e përçarë dhe në gjendje kaotike opozita nuk rresht së hedhuri tullumbace që gjithsesi janë shqetësuese për të ardhmen e afërt. Lideri i saj zemërak, Non Grata Berisha, kërkon krijimin e një fronti të përbashkët me të gjitha forcat opozitare, individët, organizatat e shoqërisë civile që duan të angazhohen për çlirimin e Shqipërisë, që e konsiderojnë monizmin si një mënxyrë të vërtetë.''Do të bashkohemi me ata që janë për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim''. Po të ishte kjo thirrje vetëm nga një person, pra, vetëm nga doktori, edhe mund të nënvlerësohej, po kur atë e mbështesin edhe ish udhëheqës të tjerë të PD-së, kjo bëhet shqetësuese. Në një bisedë televizive, ish ministri i jashtëm i PD-së, zoti Aldo Bumçi tha se Shqipëria është në monizëm.

        Ata ose janë shumë injorantë ose me dashkeqësi shtrëmbërojnë kuptimin e fjalës monizëm. Në politikë monizmi konsiston në një sistem njëpartiak. Është vetëm një parti që qeveris vendin. Ajo ka nën kontroll gjyqësorin, parlamentin se shtetin dhe çdo institucion po e po. Shteti në monizëm është pronari absolut i gjithëçkaje. Shqiptarët e provuan për gjysmë shekulli monizmin e Partisë së Punës me Enverin timonier dhe e dinë mirë se çdo të thotë monizëm.

        Edhe kur Sali Berisha dhe PD-ja kishte kapur Presidencën, Parlamentin, shtetin si dhe gjyqësorin, duke qeverisur si dëshironte doktori, atë periudhë, edhe pse jo e ndritur, nuk mund ta quajmë monizëm. Thjesht për faktin se në Shqipëri ishin më shumë se 40 parti politike. Kishte shumë gazeta dhe stacione televizive ku të gjitha palët paraqisnin programet dhe idetë e tyre. Populli fliste lirisht dhe nuk dënohej më për agjitacion e propagandë për hiçmosgjë si në kohën e monizmit. Çfarë epitetesh nuk i vunë Berishës në atë kohë: autokrat, neodiktator, shpellar, etj. po  qeveria e tij nga askush me dy para mend në kokë nuk u quajt monizëm.

       Pse tani po hidhet si tullumbace ky term që katërcipërisht nuk ka lidhje me qeverisjen aktuale të Shqipërisë nga Partia Socialiste dhe kryeministri i saj Edi Rama? Thjesht për faktin se socialistët duke qenë tejet të organizuar dhe Rama si drejtues autoritar me vizion, ka shumë gjasa  të fitojnë përsëri zgjedhjet parlamentare, për të siguruar fitoren e katërt radhazi. Duke e ndjerë se përmes kutive të votimit liderët e opozitës sonë të përçarë nuk mund t'i fitojnë zgjedhjet, kërkojnë të vijnë në pushtet përmes dhunës. Non Grata Berisha si komunist dhe sekretar partie për shumë vjet që ka qenë e di mirë se ç'është monizmi. Ai ishte pjesë e asaj piramide ogurzezë që shtypte popullin. Me që populli e urren atë kohë, do t'ia paraqesë sidomos të rinjve vijimësinë e qeverisjes së PS-së si monizëm. Të vjetrit, përveç doktorit dhe Aldo Bumçit, nuk mund ta hanë sapunin për djathë, po ama synimi i tyre janë brezi i ri. Ata që nuk kanë hequr mbi kurrizin e tyre bëmat e monizmit, edhe mund të gënjehen e të marrin për monizëm, pra për diktaturë, qeverisjen e Ramës.

       Me këtë kor tërë stonatura të PD-së së përçarë është bashkuar edhe Presidenti Ilir Meta që thotë  se ç'kapja e opozitës, do të sjellë ç'kapjen e shtetit. ''Beteja ime është t'i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.'' O lumë madhi President, ç'ka mbetur t'u kthesh shqiptarëve ti ,kur me votën e tyre të lirë  shqiptarët vetë për të tretën herë radhazi,kanë zgjedhur këtë qeveri që ti po e anatemon?! Në qoftë se Berisha është Non Grata i shpallur nga SHBA dhe Europa, Ilir Metën si President ka mbi 18 muaj që nuk e ka takuar as edhe një personalitet Perendimor që ka ardhur në vendin tonë. Një injorim total nga që populli edhe atë e përflet shumë  për korrupsion . Mund edhe të jenë fjalë, ka të drejtë të thotë dikush. Për Metën e vërteta e hidhur është se  nuk janë vetëm fjalë. Ka edhe  fakte.

            Të pezmatuar nga situata ku kanë rrëshqitur partitë e tyre ata kërkojnë të trazojnë dhe ngatërrojnë mëndjet e njerëzve duke quajtur qeverisjen aktuale për diktaturë. Në çdo shtet demokratik ajo parti që fiton zgjedhjet dhe ka maxhorancën ose që krijon koalicion pas zgjedhjeve, ka të drejtë të qeverisë vendin sipas programeve të parashtruara. Ata nuk kanë pse marrin dorën ose dëgjojnë klithmat e opozitës kur ajo mashtron ose gënjen. Atyre u ka dhënë populli votën për t'i drejtuar dhe jo opozitarëve. Këtë po bën dhe PS-ja nën drejtimin e kryetarit të tyre, njëherit kryeministër i Shqipërisë, Edi Ramës. Detyra e tij është t'u qëndrojë punëve mbi kokë. Të vazhdojë plotësimin e programit. Të luftojë aq sa mundet korrupsionin, sepse nuk ka as edhe një vend në botë që kjo dukuri negative nuk ekziston. Të zbatojë dhe mbrojë kushtetutën. Të kërkojë që edhe politikanët të kalojnë procesin e vetingut. Të stimulojë çdo sektor të jetës që të bëjmë hapa përpara. Po as ai dhe asnjeri në botë nuk mund ta bëjë Shqipërinë sa hap e mbyll sytë si Svicra, Gjermania, Franca, Holanda, Norvegjia... Pse atje jetohet shumë më mirë, shqiptarët kërkojnë të emigrojnë. Mijëra emigronin edhe në kohën e Berishës. Do të isha i poshtër  të thoshja se ata emigruan për faj të PD-së.

Duke i mëshuar edhe kësaj plage të shoqërive të varfëra lideri i foltoreve thotë:'' Revoltat në zemrat e qytetarëve po ziejnë...qytetarët e kanë të vështirë të presin deri në shtator'' Kjo kërkesë na qenkërka universale?!

        Vërtetë këto janë fjalë dhe populli thotë se fjalët i merr era. Kur ato pasohen me organizim protestash, nuk mbesin vetëm fjalë. E dimë që në demokraci protestat nuk janë dukuri negative. Përmes tyre populli ballafaqohet me qeverinë kur ky ose ai problem nuk po zgjidhet si duhet. Kjo ndodh kudo në Europë dhe në botë. Tek ne, me një demokraci pak si të çalë, sidomos nën drejtimin e PD-LSI-së, të gjitha protestat me leje ose pa leje kanë përfunduar në akte dhune. Kanë ushtuar shashkat, janë djegur makina ,është sulmuar e dhunuar Kryeministria. Puna ka shkuar deri  te heqja e pllakave të mermerta te sheshi i madh i qendrës së Tiranës. Shumë djem të gënjyer edhe janë arrestuar e dënuar, ndërsa lidërve të tyre nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Vetë toni i çiftit opozitar Berisha-Meta të detyron të mendosh se ata me që nuk i do populli dhe nuk u jep votën për t'u rikthyer në pushtet, kërkojnë ta marrin  ashtu siç dhe na mësonte Lenini: '' Proletariati vjen në pushtet vetëm përmes dhunës.'' Ashtu e morën Bolshevikët atëhere pushtetin. Sot nuk është më ajo kohë, zotërinj Berisha-Meta. Kur Non Grata pati rrëzuar Nanon me tanket e Gardës, duke pushtuar edhe RTSH-në, bota Perendimore i tha qeverisë sonë të mos arrestohej komplotisti Berisha. Kanakarin e tyre e morën në mbrojtje edhe pse bëri një krim të dënueshëm penalisht. Sot ai nuk është më beniamini i tyre. Jo vetëm ata, po as edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që ende është duke fjetur, nuk besoj se s'ka për t'u zgjuar. Këtë duhet ta ngulisi mirë në tru cilido që ka për të synuar të destabilizojë Shqipërinë gjoja për t'ua kthyer atë shqiptarëve, duke e ''shpëtuar nga ky regjim'' i votuar masivisht nga vetë populli.