BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Opinion / Editorial

Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë 140 deputetë, 100 dalin dhe teprojnë

Shqipëria nuk e ka luksin që të ketë 140 deputetë, 100

Në kushtet e pandemisë virusale e sidomos të ndikimeve e të pasojave negative ekonomike, financiare, sociale e psikologjike mendoj dhe sugjeroj se ka ardhur koha që të reduktohet ndjeshëm numri i deputetëve pasi përbën një barrë të rëndë e të papërballueshme për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë dhe financat tona të brishta. Shembulli i Italisë fqinje që do të reduktojë e shkurtojë ndjeshëm numrin e deputetëve. Natyrshëm lind pyetja: Kur një masë të tillë shtrënguese e merr Italia fqinje ndonëse me një ekonomi të zhvilluar e ku e ku me ekonominë tonë, po ne çfarë presim?! Mos vallë presim që të na shtrëngohet deri në limitet e fundit laku ekonomik e të vazhdojmë të krimbemi në borxhe huamarrëse të vijueshme?

Po kështu edhe bullgaria po mendon për shkurtimin e numrit të deputetëve dhe 67% e bullgarëve janë shprehur dakord për një masë të tillë. Ndaj këtyre dy shembujve të dy shteteve dhe nevojës dhe domosdoshmërisë së shkurtimit të ndjeshëm të numrit të deputetëve dhe tek ne. Për çudi media shqiptare heshti, asnjë reagim, asnjë ndjeshmëri dhe reflektim publicistik dhe qytetar. Unë mendoj dhe gjykoj se është tamam koha dhe momenti për ta trajtuar këtë pasi zgjedhjet politike nuk janë larg, bile unë do të sugjeroja që për këtë çështje jo pak të rëndësishme në median e shkruar të hapet një rubrikë ku autorë të ndryshëm ekonomistë dhe juristë të shprehen e të shpalosin mendimet e tyre, madje nëpërmjet intervistave të merret edhe mendimi i qytetarëve të ndryshëm aq shumë i nevojshëm për të shprehur mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me këtë problem aq të rëndësishëm dhe aktual. Reduktimi i numrit të deputetëve është i domosdoshëm pasi ka dy avantazhe. Së pari, lehtëson buxhetin e shtetit nga barra e rëndë financiare dhe ekonomike që është edhe kryesorja. Së dyti dhe jo pak me rëndësi është rritja dhe konsolidimi i cilësisë së Parlamentit pasi fatkeqësisht ne kemi jo pak deputetë me figurë jo të pastër morale që rendin me hyxhym ndaj tenderave, allishverisheve për përfitime personale që mashtrojnë në mes të ditës elektoratin që premtojnë e nuk mbajnë asnjë premtim dhe pa pikë turpi i kthejnë kurrizin elektoratit. Akoma dhe më keq ne kemi deputetë që janë akuzuar dhe akuzohen për vepra penale vetë ata dhe të afërmit e tyre apo rrethi farefisnor dhe shoqëror. Gjithashtu ne kemi deputetë që nuk u dëgjohet zëri në Parlament, që bëjnë gjumin letargjik, që ngrohin kolltukët e që nuk bëjnë asgjë e që paguhen nga taksapaguesit e varfër shqiptarë. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për deputetë cilësorë e të papërlyer në afera korruptive që të demonstrojnë dukshëm instinkte të mprehta politike, të qarta, të sakta dhe sa më transparente.

Por a i demonstrojnë deputetët tanë cilësi dhe virtyte të tilla? Me keqardhje e them, por jo të gjithë janë të tillë. Po kështu për fat të keq ne kemi deputetë që vegjetojnë përjetësisht si deputetë që kanë parti kukulla, por jo elektorat që zgjidhen deputetë nga parti të mëdha si deputetë mercenarë e që shërbejnë me zell të papërmbajtur e me fanatizëm partive që u kanë dhënë padrejtësisht mandatin e deputetit kukull. Pra, na duhen deputetë me integritet e me moral të lartë pasi sikundër ka theksuar Mahatma Gandi, morali është baza e të gjitha gjërave dhe e vërteta është thelbi i gjithë moralit. Prandaj lypset që çështjes së moralit të pastër së deputetëve t’i kushtojmë rëndësi të posaçme. Kohët e fundit të dy krahët e politikës kanë atakuar shpesh problemin e listave të hapura apo të mbyllura për çështjen e zgjedhjes së deputetëve dhe unë gjykoj se listat duhet të jenë të hapura pasi kjo masë është më transparente dhe më e pranueshme ne të kundërtën listat e mbyllura bëhen pronë dhe çiflig i kryetarëve të partive që janë për lista të mbyllura.