Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria rurale dhe suburbane që Evropa duhet të pranojë!

Postuar: 15/09/2019 - 07:39

Shqipëria e një establishmenti politik tashmë fajtor, për zgjatjen në tranzicionin tonë pa fund, fajtor për mos kontroll territori, fajtor për mos sundim të ligjit dhe fajtor për mos futje të demokracisë në qelizën e shoqërisë dhe shtetit - është dy km si qendër në Tiranë dhe disa pika qendra të tjera në qytetet e mëdha apo të vogla kur urbania ka zënë disi vend! Por në kohë integrimesh duhet thënë e vërteta e qartë dhe e plotë: se pjesa më e madhe e Shqipërisë është ajo ruralja dhe folklorikja, por sidomos suburbania e madhe e jashtë qendrave të qyteteve! Po pra suburbania që i ngjan periferive të Mexico City apo periferive të qyteteve tipike jo stabël të Lindjes së Mesme ose atyre vendeve që kanë dalë nga lufta! Edhe ne nuk është kemi shumë kohë që kemi dalë nga lufta e 97-ës dhe 98-ës në fakt, jo vetëm duke shkatërruar ato financa që kishim, por dhe mundësinë për të pasur një shtet që rregullon ligjërisht marrëdhëniet e qytetarit në shoqëri të zhvilluar! Është e vërtetë që politika dhe qeveritarët, kushdo qofshin shikojnë dhe periferinë, por nuk e ndiejnë atë, nuk e prekin përditë dhe nuk jetojnë në të! Në fakt gjithë politika dhe njerëzit e saj në shtet, kur ngjiten lart, sa më lart, aq më shumë urrejnë këtë shoqëri!  At nuk pinë ujin e munguar në rubinetë dhe shërbimet e munguara, por dhe papunësinë e stër zhvilluar, mungesën e pushtetit dhe peshës së ligjit! Nuk e ndjejnë se sa shumë rëndon mungesa e shtetit që nuk ka kontroll mbi territorin e tij! As që ju bën përshtypje periferia dhe ajo jo kaq shumë larg qendrave disi me ndriçim led - që sa transformohet mënyra e jetesës, sa mblidhen plehrat dhe sa ka kanalizime apo dhe shërbime bazike! Nuk ju bën përshtypje, as depërton ligji dhe rendi me policinë deri aty! Kanë parasysh vetëm qendrat urban arkitektonike dhe qytetare që nuk kanë më shumë se dy apo tre km katror dhe pastaj e gjithë zona suburbane apo ajo rrotull qendrës, që nuk ka shërbim autobusi dhe nuk ka trotuare, nuk ka zhvillim norma,l urbaniteti që ka si karakteristikë qyteti normal në Evropë, duke filluar nga kazanët e plehrave që edhe kur janë nuk shërbejnë ose shërbejnë për gjëra të tjera! "Shpirtrat politikë sot" flasin në studiot televizive sikur vendi jeton i gjithi afër asaj studio dhe kur janë kundërshtarë njëri thotë situata është "yll dhe tjetri është m..t"! Në fakt asnjëra palë nuk është prezente, përveç kohës së fushatave elektorale që detyrohen për të bërë gam gam për votat! Kurse Shqipëria, në shumicën e saj është akoma një rrëmujë suburbane, një model që akoma i ngjan pjesëve degrad të periferisë Indiane apo Ameriko Latine dhe jo Evropës e cila duhet të na integrojë! Në të vërtetë dhe Evropa merret me kushtet e saj dhe e ka të vështirët të shikojë kushtin themelor që na ndan ashpërsisht nga ajo ose urbaniteti! Unë them e ka të vështirë, por që në fakt nuk është aspak e vështirë! Zonat tona suburbane dhe rurale periferike, janë një model anti BE dhe anti qytetërim i qartë dhe i dukshëm dhe këtë nuk e mohon dot askush! Aty nuk ka depërtuar akoma urbaniteti dhe qytetërimi, por nuk ka depërtuar rendi, rregulli, shkollimi dhe shërbimet e për më tepër ligji! Imagjinoni se çfarë bëhet me depërtimin e skajshëm të mafies dhe shtrirjes së saj në një territor tipik të favorshëm për të! Për krimin e organizuar, i cili dhe këtë zonë e mbush nganjëherë me makina luksoze dhe shtëpi të bukura dhe pastaj në "urbanitet jashtë ligjit" dhe jashtë kontrollit të shtetit! Kur anash ka atë varfërinë relative që sjell tipikja informalitet suburban që ka me shumicë Shqipëria, ku pothuaj çdo gjë falsifikohet që nga pijet dhe firmat apo vulat e pushtetit vendor si dhe makinat apo dhe dokumentet e pronësisë! Çfarë integrimi në Evropë mund të kenë periferi dhe zona të tilla, që janë dhjetëfish më të mëdha se sa qëndra e Tiranës apo ato të voglat, Durrës Vlorë, Korçë, Fier, Shkodër, Lushnjë, Kavajë e kudo?! Ku grupet e të fortëve dhe ato të organizuara në krim bëjnë dhe punën e tyre të madhe, si kontroll të territorit që nuk është nën sundimin e ligjit dhe kontrollin e shtetit! Sepse një territor që nuk kontrollon shteti sigurisht, këtë vend bosh e zë - krimi i organizuar! Po thuaj të gjithë duam që Evropa të na pranojë, por ajo duhet të pranojë dhe një diçka të tillë përveç korrupsionit dhe marrëzisë administrativo politike te ne! Thashë pothuaj, sepse e di qartë dhe mirë se janë një dorë politikanësh që nuk duan aspak! Nuk ju leverdis që ne të afrohemi me Evropën! Janë më mirë kështu dhe vetëm kështu, mund të sigurojnë prosperitet për vete dhe familjet e tyre! Si pasojë e tyre është kështu si zona suburbane dhe ajo folklorike rurale në Shqipëri! Në zonat që ju ka shkuar rruga dhe ju është bërë ndonjë investim si qendër urbane sigurisht çdo gjë është më mirë, por gjithë vendet e tjera janë për faqe të zezë! Afrimi jonë më Evropën është dhe më këto vende pothuaj anti BE! Me sisteme urbane të panjohura ndër kohëra dhe me vonesë alarmante me Evropën sot! Kurse kjo e fundit duhet të bëjë dhe integrimin e tyre! Sigurisht, sepse asnjë qeveri dhe asnjë parti, cilado qoftë ajo, nuk ka për ta bërë këtë gjë! Absolutisht që po!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron