BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x

Opinion / Editorial

Shqipëria si përballje mes urrejtjes dhe dashurisë

Shqipëria si përballje mes urrejtjes dhe dashurisë

“U pa fati ynë që kur lindëm në Shqipëri”, ka thënë në një sentencë shkrimtari i nderuar Dritëro Agolli. Me kaq pak fjalë, brenda tyre ka një filozofi të tërë të shprehur për jetën e shqiptarëve dhe për vendin e tyre. Keq me veten, keq me fqinjët, keq me Europën, keq me të ardhmen dhe asnjëherë një bashkim i mendjeve të urta për të menduar që të mundim të keqen që na është bërë peshqesh si nga vetja,edhe nga ata, fqinjët, Europa dhe asnjë dritë për të ardhmen.

Unë si njeri e ndjej veten krenar që linda në Shqipëri dhe këtë e ndjen gjithkush, por edhe Dritëroi ka një arsye që flet me këtë gjuhë. Mendoj se nga hallet që po kalon për mbi një shekull ky vend dhe ky komb, gjithnjë i shtrojmë vetes pyetjen se përse kështu. Përse kaq shumë anarki dhe një lloj analfabetizmi politik, përse ky xhahilizëm në sjelljet tona të përditshme mes nesh ku burri vret gruan pa të keq e pa shkak, ku vëllai vret vëllanë, ku polici merret me sensualitet e jo me kriminelët, ku politikani bën pasuri dhe i varfëri lutet për bukën, ku kryeministri flet si e ama Zeqos majë thanës dhe kryeopozitari nuk po gjen forcën e përmbysjes së asaj që mendoj se po bëhet keq.

Gjithë dituritë që kemi mësuar dhe kemi dëgjuar, gjithë mendjet e mira që kemi pëlqyer nuk po bëhen bashkë për të hartuar atë planin orientues për të dalë në dritë si ai mëkatari që është zhytur deri në fyt dhe që mund ta nxjerrësh më lehtë në dritën e ndryshimit të karakterit të tij. Kam mendimin se e keqja dhe analfabetët politikë kanë mbirë kudo, në qeverisje, në partitë politike, në administratë dhe në diplomaci, ku i pari i vendit vetëm se gjen ngushëllim tek batutat apo justifikimet dhe jo tek zgjidhja e problemeve qoftë të mbartura e qoftë të krijuara gjatë rrugës së viteve të fundit.

Pikërisht për këtë e ka fjalën Dritëroi kur thotë se “u pa fati ynë që kur lindëm në Shqipëri”. Por “nuk ka se çfarë të bëjë shkrimtari, kur faktet flasin vetë”, ka pohuar Balzaku duke gjetur postulatin më të goditur për të thënë se çfarë po ndodhte në Francën e shekullit 19 mes legjitimistëve dhe borgjezisë. Ndërsa këtu, në këtë vendin tonë nuk dimë se kujt dhe ku të drejtohemi se anarkia politike, sociale, morale, administrative kanë gllabëruar institucionet dhe jetët tona. Nuk do të harroja të citoja as shkrimtarin Betold Breht kur shkruante se “Analfabeti më i keq është analfabeti politik. Ai nuk dëgjon, nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike. Ai nuk e di se kostoja e jetës, çmimi i fasuleve, i peshkut, i miellit, i qerasë, i këpucëve e ilaçeve varen nga vendimet politike.

Analfabeti politik është kaq gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin duke thënë se e urren politikën. Nuk e di hajvani se nga injoranca e tij politike lind prostitute, fëmija i lënë rrugëve, grabitësi me thyerje, lind më i keqi i të gjithë banditëve, që është politikani mashtrues, mafiozi i korruptuar, lakeu i sipërmarrjeve kombëtare shumëkombëshe”.

Mund të imagjinohet një paralelizëm që dua të bëj me këtë rast me problemet e kohës së Bertold Breht që në Shqipëri duket se kanë pak vite që kanë gjeneruar vrullshëm sa nuk dihet se cili është kryeministri që duhet të drejtojë vendin nga e mbara, cilët janë ministra që duhet të drejtojnë administratën, për të mposhtur korrupsionin cilët janë politikanët që duhet të bëjnë ligje për tu zbatuar për të mirën e popullit apo cilët duhet të jenë sindikalistët që të bëjnë opozitën ndaj qeverisjeve të këqija.

Është e bërë e ditur se Nju Jork Times për Shqipërinë ka shkruar se “Ekziston një vend në Ballkan i cili kufizohet me vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë. Ku të gjithë nxitojnë për në punë, dhe askush nuk arrin në kohë. Aty ku tetë-orëshi i punës zgjat 12 orë. Aty ku shëndetësia është pa pagesë ndërsa shërimi i shtrenjtë. Ku gazetarët janë të lirë të shkruajnë çdo gjë që ju urdhërohet. Ku sekretet shtetërore janë publike. Aty ku historia përsëritet çdo ditë. Ku më të pasurit janë njerëzit të cilët kurrë nuk kanë punuar. Aty ku përdoret valuta e huaj. Aty ku të mençurit i deklarojnë të çmendur dhe të çmendurit të aftë. Aty ku analfabetët e shkruajnë historinë. Aty ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa anarkia gjendje normale. Aty ku jetohet për të ardhmen se për të tashmen nuk kemi të drejtë. Aty ku çdokush e përqesh tjetrin dhe askush askujt nuk ia dëshiron të mirën. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta. Ku përmbytjet janë e vetmja mënyrë për ujitje. Ku konsiderojnë se vendi do të përparojë më shumë nëse stagnon gjithnjë e më tepër. Ku normalët nuk janë të nevojshëm dhe punësohen të përshtatshmit dhe jo të aftët. Është në Ballkan një vend ku me ndershmëri, sinqeritet dhe zell, kurrë nuk do të arrish qëllimin e dëshiruar”.

Cili politikan u shqetësua, cili opozitar e përmendi këtë pohim, cili diplomat e ka pasur parasysh këto të vërteta dhe që për fatin e keq ky popull i di, i thotë dhe nuk bën asgjë që të ndryshojë këtë realitet. Dhe sekreti i kësaj gjëje është se ne shqiptarët nuk po dimë vlerat e vetes, por jetojmë me paranojat, na sugjestionon një politikan që ka lidhje me kriminelët, na çudit një deputet që merret me pisllëqe të çfarëdollojshme, na bën me sy një opozitar që edhe gënjen, na afekton një akademik që nuk dimë se çfarë ka shkruar për nder të kombit dhe që mund t'i shërbejnë kombit. Duket sikur pedagogët në mësojnë dhe në vend të dijeve tona kërkojnë para. E çfarë nuk i sugjestionon shqiptarët, por asnjëherë nuk shqetësohen të kuptojnë se ku buron e keqja, është e shkuar dhe e mbartur apo i kemi krijuar në emër të demokracisë. Shumë gjëra nuk dimë, por hiqemi si të ditur dhe kërkojmë që edhe botës t’i japim mend. Faktet flasin për të vërtetat dhe shqiptarët nuk i pranojnë, duhet që t’i gënjesh që të besojnë se ke vlera.

Me keqardhjen intelektuale them se ne si komb përjetojmë kaq shumë mbrapshtira dhe keqpërdorim të mirësive që na ka dhënë i madhi Zot, por që xhahilizmi na ka shoqëruar, në vend të dashurisë për veten dhe kombin e vendin tonë. Ende manifestojmë urrejtje dhe dëshpërim, humbje të shpresës dhe ikje e vetëm ikje nga sytë këmbët të rinisë, veç të shpëtojmë nga mënxyra që krijohet në këtë vend. Ndoshta kanë qenë këto arsye që përsëri i madhi Dritëro të shkruante: “Tek pi duhan mes tymit flas menduar: / Sikur me shekuj rron një fis i marrë: / Përjetësisht në urrejtje i bashkuar, / Çuditërisht në dashuri i ndarë!”.

Në këtë përballje mes urrejtjes dhe dashurisë gjenerojmë më shumë urrejtje si një e keqe që duket si trashëgimore dhe jo si një e keqe që na e la trashëgim një sistem ideologjik që na ndau politikisht dhe sot vuajmë keq e më keq. Kur dëgjoj se në Shqipëri njeriu i mirë duhet të rrojë sa don i ligu, kjo nuk është demokraci e servirur apo tranzicion, por një skëterrë për interesat e oligarkëve të politikës analfabete.

Nga Hyqmet ZANE