BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Shqipëria, vendi ku Gruevskët vazhdojnë të lulëzojnë

Shqipëria, vendi ku Gruevskët vazhdojnë të

Ish kryeministri maqedonas, që qeverisi vendin për 10 vjet më radhë, Nikola Gruevski u dënua për akuzën e shpërdorimit të detyrës me 2 vjet heqje lirie pasi bleu për përdorim personal një mjet “Mercedes” me vlerë 600 mijë euro të paguara nga fondet publike. Ish lideri i VMRO – DPMNE që u dorëhoq sa humbi zgjedhjet parlamentare, i bindur se drejtësia nuk do ta falte, u largua duke kërkuar azil politik në Hungari. Gjithsesi, shteti maqedonas e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shembulli i Maqedonisë ka çuditur gjithë shqiptarët. I ka çuditur për këmbënguljen, për dënimin e ish kryeministrit për shpërdorim të detyrës. Açik ai ka vjedhur, pasi me paratë publike ka blerë një mjet për përdorim personal.

Ndërsa maqedonasit, që kanë shumë probleme me grindjet e vazhdueshme nacionale, kur ende nuk e dinë tamam emrin e shtetit të tyre që i pengon në hyrjen e institucioneve ndërkombëtare, nuk ia përtojnë të dënojnë edhe figurën kryesore të tyre gjatë këtyre viteve të këtij fillim shekulli.

Ndërsa, ne shqiptarët vazhdojmë të çuditemi. Sepse as nuk na shkon mendja të ndëshkojmë ndonjë prej peshkaqenëve të shumtë që gjatë këtyre afro 30 viteve të pseudodemokracisë ia kanë arritur ta plaçkitin krejtësisht gjithë pasurinë kombëtare të këtij vendi. Duke zhytur shumicën e shqiptarëve në një varfëri dhe mjerim të paparë. Aq sa të gjithë e kanë mendjen për të ikur ku të mundin.

Shqiptarët e dinë mirë se ç’ndodhi në Gërdec, ku u vranë në mënyrën më kriminale 26 persona dhe u shkatërrua një pronë e madhe e shqiptarëve të varfër. Po askujt nuk i hyri gjemb në këmbë, edhe pse të gjithë nëpër botë u çuditën se si mund të demontoheshin miliona tonelata predha 110 apo 200 metra larg shtëpive të banimit. Gjithçka u mbyll me një justifikim: “Ishte aksident teknologjik”, që vetëm raca e budallenjve dhe e hale – politikanëve shqiptarë e besoi. Gjithsesi, kaq mjaftoi për ta mbyllur gjithë historinë.

 Sa shembuj të tillë mund të sjellim nga kjo Shqipëri me shumë plagë, po pa asnjë të dënuar? Me dhjetëra, ndoshta me qindra raste të tilla, që e kanë çuar drejt një vdekjeje klinike këtë vendin e shqiponjave. Aq sa tashmë as shqiptarët vetë nuk e besojnë se mund të vijnë ndonjëherë ditë më të mira. Sepse të gjithë ndjehen krejt të braktisur, të braktisur nga llumi i politikës që përfaqësohet nga 129 parti politike, që vetëm llomotisin fjalë të pakuptimta dhe plaçkitin pa u ndjerë çfarë ka mbetur në këtë Shqipëri të mjerë. 

Është kjo arsyeja, që tashmë evidentohet një ndarje përfundimtare mes shumicës së shqiptarëve dhe oligarkisë politike, fajtorja e vetme që e ka zhytur vendin e shqiponjave në një llum të pamatë. Është kjo arsyeja, që sot shqiptarët kanë humbur çdo lloj besimi te kjo hale - oligarki politike, te kjo klasë politike që edhe pse e ka kuptuar të vërtetën, përpiqet të vazhdojë të qëndrojë mbi kurrizin e shqiptarëve. Kjo i ka bërë shqiptarët të mendojnë vetëm për t’u larguar ku të mundin, vetëm t’i shpëtojnë kthetrave të kësaj oligarkie të pashpirt, që pas afro 30 viteve të qëndrimit në pushtet ka treguar se vetëm shtet nuk di të bëjë. Dhe për këtë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm. Vetëm rrugën e daljes nga kjo krizë, ende nuk e dimë. Pasi me plazhistët e Durrësit nuk shkohet as në hale, pale më të ndërtojmë ndonjë Drejtësi. Është vetëm fillimi, po Vettingu ka gjetur xhevahire të këta plazhistë të Durrësit që bëhen milionerë me bixhoz, apo me dhurata të gjysheve, dajave, kunetërve, dashnoreve e kush e di ç’hall tjetër. I shprehin pa frikë idiotizmat, sepse e dinë mirë se janë të pandëshkueshëm. Sepse mbrojnë njëri tjetrin. Aq sa edhe kur largohen nga sistemi nuk kanë asnjë brerje ndërgjegje për zullumin që i kanë sjellë shqiptarëve ndër vite. Më e keqja është se, edhe pasi vërtetohen plaçkitjet e pafre të tyre, ata nuk ndëshkohen, po vetëm largohen nga sistemi. 

Sot jo vetëm në shqiptarët, po edhe miqtë tanë të mirë ndjehen të lodhur me ne. Kanë shpenzuar miliona dollarë për të na ardhur në ndihmë, po rezultati është negativ. Sa i ka detyruar të pyesin njëri tjetrin: Këta shqiptarët dinë, apo nuk dinë të vetëqeverisen? Pse për çdo problem të tyre, ne duhet të ndërhyjmë për t’i pajtuar? Deri tani na kanë treguar se nuk ia kanë haberin si mund të drejtohet një vend. Veçanërisht me këtë klasë politike që kanë zgjedhur. Me këtë klasë politike që kanë ata, duhet ta dinë se nuk shkohet as në...

Janë të gjithë këto arsyet që është ngritur një hendek i madh ndarjeje mes klasës politike dhe shumicës së shqiptarëve. Aq sa asnjëra palë nuk i beson tjetrës. Aq sa popullit i është mbushur mendja se është e kotë ta ndjekë më tej këtë oligarki të neveritshme politike, së cilës i punon mendja vetëm për të mbushur xhepat e familjes së saj. Jo thjesht përmes ngritjes së një pushteti nepotiko – familjar, tashmë i neveritshëm për shumicën e shqiptarëve. Sepse të gjithë e ndjejmë si po varfërohemi nga dita në ditë, ndërsa oligarkët politikë këlthasin me një hipokrizi të neveritshme për rritje pagash, apo për vende të reja pune që nuk duken askund në mejdan. 

Shqiptarët po shohin se si po afrohen me shpejtësi zgjedhjet e pushtetit vendor. Sërish do të jenë “mbretërit” e partive që do të na urdhërojnë kë të votojmë. Pasi ata na e caktojnë paturpësisht se cili duhet të jetë kryetari ynë. Me këtë kod zgjedhor që kemi, pritet të mbetemi nën thundrën e pakicës. Pasi është evidente që tani, kur duhen edhe 8 muaj të vijë dita e votimit, braktisja e votës nga shumica e shqiptarëve. Bile edhe ata që mund të shkojnë të votojnë, do të votojnë sipas parimit “votën po ia japim të keqes më të vogël”.

Te ne “e keqja më e vogël” është bërë mal. Gjithsesi asnjë i dënuar, të gjithë pasanikë të paskrupullt e hajdutë pa asnjë lloj morali. Ne ende nuk po dimë të marrim shembull diku. Qoftë edhe te ai shteti ende pa një emër siç është Maqedonia. Tamam, tamam, ajo na dha një mësim. Sepse ne ende, as cironkat nuk i kemi në hapsane, pale më peshkaqenët. Të paktën Maqedonia një peshkaqen e dënoi pa ia bërë tërr syri.

Nga Riza HOXHA